Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - VĖSHTRIM KRITIK PĖR POETIKĖN E KRIJUESVE TĖ DIASPORĖS

Shkruan: Isuf ISMAILI

      

VĖSHTRIM KRITIK PĖR POETIKĖN E KRIJUESVE TĖ DIASPORĖS

 

 

Libri i autorit Mustafė Krasniqi " Vėshtrim kritik pėr poetikėn e krijuesve tė diasporės"

u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

PASURI VLERASH LETRARE
 

Mustafė Krasniqi ėshtė njė nga shkrimtarėt, qė me pėrkushtim tė veēantė ka shkruar e vazhdon tė shkruajė qoftė poezi, qoftė prozė, duke vėnė theksin dhe shquarsinė tek idealet e lirisė, tė bashkimit tė popullit shqiptar dhe tė trojeve tė Shqipėrisė nė njė pėrbashkėsi tė qėndrueshme prej gjuhe e gjaku, terrori, historie e pėrpjekjesh shekullore mbijetese e krenarie ilire, arbėrore e shqiptare.

Ai jo vetėm poezi, por edhe analiza tė shumta ka shkruar qofshim me pėrmbajtje thjesht atdhetare, qofshin me pėrmbajtje politike shoqėrore, duke e vėnė theksin tek ato plagė tė dhembshme tė Kosovės dhe tė trojeve tė tjera tė Shqipėrisė, qė i kanė pushtuar pushtuesit serbė, maqedonas, grekė dhe malazezė. Ai ka shkruar edhe recensione letrare, sado qė poezia ėshtė pėrkushtimi e motivimi themelor i tij si krijues i veprės shpirtėrore.

Mustafė Krasniqi duke qenė i lidhur deri nė palcė me Atdheun, ia ka kushtuar atij vitet mė tė mira tė jetės sė tij: rininė, i organizuar me njė pėrkushtim tė madh nė Lėvizjen pėr Republikėn e Kosovės, organizatė kjo, atdhetare, qė nė rrethanat e atėhershme kishte si synim krijimin e njė republike pėr tė gjithė shqiptarėt nėn ish Jugosllavinė e atėhershme, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe krijimin rrethanave pėr bashkim me Republikėn e Shqipėrisė, pra pėr jetėsimin e Shqipėrisė tė tėrėsishme e tė natyrshme.

Mustafa si atėherė edhe tani qoftė duke krijuar poezi, qoftė prozė, qofshin krijimet tė tjera, analizat dhe recensionet i jetėson me frymėzime patriotike e humanitare, prandaj vijnė deri tek lexuesi natyrshėm, tė qarta, tė kapshme, tė pranueshme me porosi tė drejtpėrdrejta, tė shėndetshme nė kuptimin njerėzor dhe atdhetar.

Poezia e tij ėshtė e veshur plotpėrplot me shije artistike, por mbi tė gjitha ėshtė poezi e
pėrkushtimit atdhetar, ndaj ai natyrshėm shkruan pėr heronjtė e dėshmorėt, pėr idealet, pėr luftėrat e pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr demonstratat shqiptare nė Prishtinė, pėr heroin e shokun e tij Afrim Zhitia.

Tani Mustafė Krasniqi nxjerrė nė dritė njė vepėr vėshtrimesh letrare pėr njė pjesė tė krijimeve letrare tė disa poetėve shkrimtarėve nė diasporė. Libri titullohet: “Vėshtrime kritike pėr krijimtarinė letrare nė diasporė”.

Ky libėr vjen natyrshėm deri te botimi, i gdhendur dhe pėrpunuar pėr t`u kuptuar sa mė qartė, qoftė nga nxėnėsit dhe studentėt, qoftė nga studiuesit apo edhe njerėzit e profesioneve tė ndryshme, tė cilėt kanė dėshirė pėr tė pasuruar diapazonin e tyre tė njohurive dhe vlerave letrare, por edhe atdhetare.

 

Ky libėr do t`ju vijė nė ndihmė nė radhė tė parė poetėve, veprėn tė cilėve e ka marrė nė shqyrtim Mustafė Krasniqi.

Kėtė libėr qė po e publikojmė, pasi tė botohet dhe tė lexohet do tė jetė pikėrisht lexuesi ai qė do ta vlerėsojė, megjithėkėtė shpreh bindjen time se Mustafė Krasniqi e ka shkruar njė vepėr shumė tė rėndėsishme vlerėsimesh letrare, e cila do ta pasurojė fondin e librave tė mirėfillta pėr letėrsinė.

Uroj autorit qė tė shkruajė sa mė shumė dhe tė ketė sukses si nė krijimtari ashtu edhe nė jetė pėrgjithėsisht.

Isuf Ismaili