.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Veshjet kombėtare dhe tekstilet e regjionit tė Opojės nė kompleksin monumental...

Shkruan: Shpresa SIQECA

       VESHJET KOMBETARE DHE TEKSTILET E REGJIONIT TĖ OPOJĖS NĖ KOMPLEKSIN MONUMENTAL TĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT (1)

     Pjesėt kryesore tė veshjes sė nuseve janė: kėmisha, dimitė, xhamadani, mitani, pėr­parsja, qorapet, opingat, duvaku dhe stolitė. Kėmisha ėshtė e qepur prej mėndafshi. Rreth jakės, grykės dhe nė fund tė mėngėve zbuku­rohet me dantellėn "zyrefe" tė punuar me gjil­pėrė, me fije mėndafshi

 

 

            Nė kompleksin monumental tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė vitin 1978 ėshtė hapur ekspozita e pėrhershme tematike "Veshjet kombėtare shqipėtare nė kohėn e lidhjes Shqipėtare tė Prizrenit".

            Nė kuadėr tė kėsaj ekspozite, pos tė tjerash janė prezantuar edhe veshjet kombėtare dhe tekstilet e regjionit tė Opojės.

            Punimi u hartua nė bazė tė ekzemplarėve tė veshjeve kombėtrare dhe tekstileve tė prezan­tuara nė kėtė ekspozitė. Gjithashtu u shfrytė­zuan tė dhėna tė mbledhura nė terren me rastin e invertarizimit tė materialit etnologjik nė kėtė regjion si dhe literaturė e gjerė shkencore.

            Hulumtimet pėr veshjet kombėtare dhe tek­stilet e regjionit tė Opojės janė bėrė nė ēdo katund tė regjionit tė Opojės nė vitet 1977 - 8, 2003 dhe 2005.

 

            Veshjet kombėtare

 

            Regjioni i Opojės pėrbėhet prej nėntėmbed­hjetė katundeve, tė cilat administrativisht i takojnė komunės sė Sharrit. Nė kėtė regjion banon populli shqiptar i pėrkatėsisė fe­tare muslimane. Ky ėshtė njė regjion malor, prandaj banorėt e tij, sidomos burrat vishen me veshje tė punuara prej leshi. Nė katun­din Bellobrad edhe sot e kėsaj dite ekziston njė valavicė shumė e vjetėr pėr shkaljen e zh­gunit. Sot atė mė shumė e pėrdorin banorėt e regjionit tė Gorės e mė pak ata tė Opojės.

            Nė kėtė punim do tė bėjmė fjalė pėr katėr variante veshjesh: 1. Veshja e burrave, 2. Veshja e vajzave, 3. Veshja e nuseve dhe 4. Veshja e grave. Kėto veshje janė punuar nė fil­lim tė shekullit XX. Ato janė siguruar me anė tė blerjes nė vitin 1977.

 

           

 

           1. Veshja e burrave

 

            Veshja e burrave e regjionit tė Opojės ėshtė marrė nė katundet Bresanė e Bellobrad. Pjesėt kryesore tė veshjes sė burrave janė: kėmisha, brekėt, tirqit, rrogzinat, brezi, xhamadani, lurka, gėzofi, ferexheja, qorapet, opingat, plisi dhe stolitė.

            Kėmisha ėshtė e qepur prej pėlhure tė bardhė pambuku "tė tires" endur nė vek. Pėlhura e kėmishės ėshtė nė formė tė brezave tė rrud­hura, prandaj quhet "kėmishė e shportės". Ajo ėshtė e gjatė deri pėrfundi gjunjėve. Ka mėngė tė gjata qė mblidhen nė kapak. Rrethi i jakės, grykės dhe i mėngėve ka dantella tė gjėra punuar me gjilpėrė "zyrefe". Kėmishėt zbuku­rohen me motive gjeometrike "me topa".

            Brekėt janė tė qepura prej pėlhure tė bardhė pambuku endur nė vek. Ato janė tė thjeshta dhe pa ornamente.

            Tirqit janė tė qepur prej zhguni me ngjyrė tė bardhė ose ngjyrė kafeje. Ajo janė tė gjerė sidomos te kėmbėzat. Gajtanėt janė tė punuar nė formė tė drejtė ose tė valėzuar.

Dimrit burrat pėrdorin "rrogzina" prej zhgu­ni tė cilat mbėshtillen rreth tirqve. Ato janė tė gjata prej shpute deri nė gjunjė.

            Brezi ėshtė endur nė vek prej leshi ngjyrė krem, me katrorė ngjyrė kafeje. Mbi kėmishė vishet xhamadani prej zhguni, tjerri tė leshit ose pėlhure. Xhamadani prej zhguni ėshtė me ngjyrė tė bardhė ose ngjyrė kafeje. Ai zbuku­rohet me gajtan tė zinjė rreth jakės, xhepave dhe nė mėngė. Gajtanėt janė tė drejtė ose nė formė zigzage. Xhamadani ka dy xhepa, njėri ėshtė i drejtė e tjetri nė formė katrore. Xhama­dani prej tjerrit tė leshit punohet me grep. Mbi xhamadan vishet lurka "koporani" prej zhguni tė bardhė ose tė zi. Ėshtė e gjatė gjer nėn brez. Ka mėngė tė shkurtra gjer nė bėr­ryla dhe kapolen e quajtur "cuc". Lurka ka pak zbukurime nė formė tė shiritave tė punuar me gajtanė tė zi rreth jakės sė xhepave. Nė dimėr vishet gėzofi i cili ėshtė me lesh brenda dhe me lėkurė jashtė. Mbi gėzof vishet ferexheja e cila qepet prej zhguni me ngjyrė tė bardhė dhe ngjyrė kafe. Ajo ėshtė e gjatė deri nė fund tė kėmbėve. Ka mėngė tė gjata deri mbi llėrė dhe kapole. E pėrdorin mė sė shumti barin­jtė. Burrat mbathin qorapė, meste dhe opin­ga. Qorapet punohen prej leshi tė deleve mė ngjyrė kafe, tė gjelbėr, ngjyrė vjollce tė mbyllėt etj. me ornamente florale e gjeometrike. Qor­apet e dhėndrit zbukurohen me tel. Mestet thuren prej leshi me ngjyrė tė bardhė tė cilat mbėshtillen pėrreth kėmbėve. Tojat e dhėn­drit nė skaj kanė njė tufė dekorative.

            Burrat nė kokė vėnė kryesisht plisin e rrum­bullakėt ndėrsa nė disa fshatra pėrdorin plisin e rrafshėt. Rreth plisit e mbėshtjellin shami­nė.

            Prej stolive burrat pėrdorin sumbulla argjen­di, qostekė me orė dhe unaza tė punuara nga argjentarėt prizrenas ose orė xhepi tė pro­dhimit tė huaj.

            Barinjėt pėrdorin janxhik tė punuar prej lėkure. Ata gjithashtu pėrdorin kėrlik tė ci­lin e mbarojnė vetė. Kėrliku mbarohet prej druri. Ndonjė prej tyre zbukurohet me fig­urėn e gjarprit. Veshjet e burrave tė Opojės i qepnin terzinjtė shėtitės, tė cilėt ishin nga Prizreni dhe Tetova. Nė kėngėt popullore pėrmenden disa elemente tė veshjes sė burrit. P.sh nė kėngėt "Vish djal tirqit" gjejmė kėtė pėrshkrim tė veshjes: Vish djal tirqit, / me gajtan pėrmbrapa / vishi djal tirqit / me gaj­ton te koma / vishi djal tirqit / me koporanė / kmishen e bardhė / e me mongė tė gjonė / vishi djalė qorap e rrogzina.

            Sot, shumė rrallė pėrdoret veshja kombėtare e burrave. Gjatė ekspeditės hulumtuese nė katundet e regjionit tė Opojės, u evidentua njė plak 90 vjeqar me pantallona prej zhguni me ngjyrė kafe dhe qeleshe rrashtake dhe njė plak tjetėr me xhamdan zhguni me ngjyrė kafe.

 

 

 

            2. Veshja e vajzave

           

            Hulumtimet pėr veshjen e vajzave janė bėrė nė katundet Bresanė dhe Bellobrad. Pjesėt kryesore tė veshjes sė vajzave janė: kėmisha, dimitė, kulet, xhamadani, pėrparsja, ēorapet, opingat dhe shamia e kokės. Vajzat veshin kėmishė prej pėlhure tė bardhė pambuku endur nė vek. Rreth grykės dhe nė mėngė tė saj punohet dantella "zyrefe". Ato veshin dimi "qitjane" prej pėlhure me ngjyrė tė bardhė. Vajzat veshin edhe dimi tė ngushta "kule". Nė tė kaluar ato kanė veshur dimi tė zeza tė cilat ishin mė tė shkurtra dhe mė tė ngushta se dim­itė e sotme. Mbi kėmishė vishet xhamadani me ngjyra tė ndryshme i zbukuruar tėrėsisht me gajtan tė zinjė ose xhamadan i zbukuruar me fije argjendi. Pėrparsja "bofqja" endet prej pambuku me ngjyrė tė bardhė me dy fletė pėl­hure. Trualli i pėrparėsės zbukurohet me vija vertikale ose motive tė imta vegjetale. Kėto motive renditen nė breza tė ngushtė paralel dhe ndahen mes veti me breza tė bardhė. Bor­durat janė mė tė gjėra dhe kanė motive tjera florale dhe aty - kėtu, gjeometrike, tė rra­dhitura nė mėnyrė simetrike. Nė tė dy anėt, pėrparsja ka dy dantella "zyrefe" me ngjyrė tė bardhė tė punuara me gjilpėrė si dhe tri tufa tė vogla me ngjyrė vjollce tė mbyllėt.

            Sipas ornamenteve tė bordurės, pėrcaktohet modeli "yrneku" i pėrparėsės. Kėshtu, ai mund tė jetė i yrnektit "me lule" (motive veg­jetale) "me bajrak" (motive i flamurit), yrnek prej njė cope etj. ndonjėra prej pėrparseve zbukurohet me vija tė telit. Pėrparsja e va­jzave ėshtė shenjė e vajzėrisė dhe vishet deri nė martesė. Sot, nė disa shtėpi tė regjionit tė Opojės akoma mund tė gjendet pėrparse tė vajzave.

            Dimrit, vajzat mbathin qorapė tė bardha prej leshi tė punuara me kėrrabza "gjypnerė", ndėrsa verės mbathin qorapė tė bardha prej pambuku dhe nalla. Nė tė kaluarėn vajzat mbathnin opinga prej lėkurės sė gjedhėve. Vajzat mbajnė flokė tė gjata me njė ose dy gėrsheta prapa. Ato nė kokė vėnė shaminė tė blerė nė treg. Shamia ka ngjyrė tė verdhė me lule. Ka thekė nė tė katėr anėt. Ajo lidhet nėn fyt. Veshja e vajzave tė Opojės pėr tė cilėn bėjmė fialė, sot rrallė pėrdoret. Sot vajzat nuk e mbulojnė kokėn me shami. Ato veshin fus­tane, triko etj.

 

 

 

            3. Veshja e nuseve

 

            Pjesėt kryesore tė veshjes sė nuseve janė: kėmisha, dimitė, xhamadani, mitani, pėr­parsja, qorapet, opingat, duvaku dhe stolitė. Kėmisha ėshtė e qepur prej mėndafshi. Rreth jakės, grykės dhe nė fund tė mėngėve zbuku­rohet me dantellėn "zyrefe" tė punuar me gjil­pėrė, me fije mėndafshi. Ajo ka motive florale e gjeometrike. Dantellės me motive tė fletėve tė zbukuruara me rruaza i thonė "yrnek me fleta gjinaqe". Nuset veshin dimi "qitjane" dhe mintan prej pambuku tė blerė i cili ėshtė njėngjyrėsh apo shumėngjyrėsh. Materiali pėr dimi dhe mintan "lauraq" ėshtė sjellė nga Turqia. Dimitė kanė kėmbėza "kama nautli" me gajtan ngjyrė portokalli tė punuara me grep. Mbi kėmishė nuset veshin xhamadan e metal "minton" prej materiali tė njejtė si dim­itė. Ato poashtu veshin xhamadanin "jelek naut".

            Ky xhamadan ėshtė i qepur prej somoti me ngjyrė manushaqe i zbukuruar me gajtanė ngjyrė portokalli. Njė xhamadan i tillė i vjetėr rreth njėqind vjet u evidentua nė njė shtėpi nė Zgatar. Nuset gjithashtu veshin xhamadan tė zbukuruar me fije ari. Pėrparsen "bofqa e kuqe" e endin vajzat e fejuara. Si nuse atė e veshin pėr herė tė parė nė ditėn e katėrt tė martesės. Njė pėrparse e nuseve ėshtė sjellė nga katundi Kuklibeg. Pėrparsja ėshtė en­dur prej pambuku me ngjyrė tė kuqe me dy fletė pėlhure. Trualli ka ornamente tė imta tė renditura nė breza me ngjyrė tė bardhė. Ato janė tė punuara prej leshi, pambuku dhe prej fijeve tė telit tė verdhė vezullues. Bordure ka dy fusha tė ornamentuara me shumė ngjyra me motive florale. Nė tė dy anėt e pėrparėses ka njė zbukurim tė vogėl me ngjyrė tė bardhė tė punuar me gjilpėrė. Mbi ta ka rruaza tė imėta me ngjyrė kafe tė mbyllėt. Lidhet me dy gjallma prej pambuku me ngjyrė tė bardhė e tė kuqe. Pėrparėsja tjetėr ėshtė sjellė nga katundi Brrut i Vogėl. Pėrparsja ėshtė endur prej pambuku me ngjyrė tė kuqe tė qelėt me dy fletė pėlhure. Ėshtė zbukuruar larume" me ornamentin e zogjve qė i quajnė «me zogj". Nė dy skaje ka dantellė tė bardhė "zyrefe". Qorapet thuren me pesė kėrrapza "gjypnerė". Ato thuren prej leshi me ngjyrė tė bardhė dhe zbukurohen me motive florale, gjeometrike e zoomorfe. Nuset mbathin opinga "vizllake" tė cilat kanė lidhėse tė zbukuruara me petėza ve­zulluese. Sot nusja vishet me fustan tė bardhė tė nusėrisė dhe vė nė kokė vello tė bardhė. Dikur ajo ka vėnė nė kokė duvak tė kuq me njė grumbull leshi brenda. Prej stolive nuset pėrdorin kapuq, vathė, byzylyk, gjerdan, brez prej ari etj.

            Nuset mbajnė kapuq me njė rend monedhash prej ari dhe me njė monedhė "mahmudije" nė mes. Nė familjet nė gjendje tė dobėt ekono­mike nė vend tė monedhave prej ari pėrdoret imitimi i monedhave. Nuset dhe gratė e reja mbajnė vathė qė formohen me pėrshtatjen e monedhave "hajrije" ose "rnahmudije". Monedha kapet me njė paftė filigranike nė formė tė gjysmėhenės e cila zbukurohet me tre gurė me ngjyrė tė kaltėr. Kėto stoli blihen nė Prizren nga argjrentarėt prizrenas. Vesh­jet kombėtare nuset i vendosin nė arka prej druri.

 

           

 

 

 

         Vazhdon...

 

(2)