.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Veshjet kombėtare dhe tekstilet e regjionit tė Opojės nė kompleksin monumental...

Shkruan: Shpresa SIQECA

 

VESHJET KOMBETARE DHE TEKSTILET E REGJIONIT TĖ OPOJĖS NĖ KOMPLEKSIN MONU‑ MENTAL TĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT (2)

 

       Nė regjionin e Opojės janė evidentuar disa dysheme djepi, marhama fejese, marhama tė duarve, ēarēafė, qilima, sixhade dhe tekstile tė tjera. Kėto tekstile u evidentuan nėpėr shtėpi private dhe nė ndonjė xhami. Dys­hemetė e djepit enden prej mėndafshi dhe zbukurohen "larohen" nė dy bordure me mo­tive gjeometrike e florale. Njė dysheme djepi u evidentua nė katundin Bresanė.

 

 

            4. Veshja e grave

 

            Pjesė kryesore e veshjes sė grave janė: kėmisha, kracat, dimitė, mintani, xhamadani, pėrparėsja, ēorapėt, opingat, mafesi, shamia dhe stolitė. Gratė veshin kėmishė tė bardhė prej pambuku tė tires tė endur nė vek. Rreth jakės, grykės dhe nė fund tė mėngėve, zbukurohet me dantellėn "zyrefe" tė punuar me gjilpėrė dhe tė zbukuruar me rruaza me ngjyrė tė njėjtė si zyrefet. Ato janė tė gjelbra, roze etj. Nė punė fushore pėrdoren "kracat" tė gjata prej bėrryli deri te kyēi i dorės. Ato shėrbejnė pėr tė mos u pėrlyer duart gjatė punėve. Kracat i punojnė vajzat e fejuara. Gratė veshin dimi prej pambuku me ngjyrė tė bardhė qė ėshtė i cilėsisė sė mirė. Pėrparėset "bofqet" e grave enden prej pambuku, leshi tė pėrzier me pam­buk dhe leshi tė dhive. Ato enden nė vek me dy fletė pėlhure. Janė tė shkurtra dhe tė gjera. Ato e mbulojnė pjesėn e pėrparme dhe njė pjesė tė pasme tė trupit. Kanė ornamente tė pasura tė endura nė vek. Ornamentet e tru­allit quhen "larat" nėpėr bofqe, ndėrsa orna­mentet e bordurave "krevi" i bofqes.

            Disa pėrparėse gratė opojare i quajnė "bofqet e mira". Kėto pėrparėse enden prej pambuku kualitativ tė bogosisė me ngjyrė tė kuqe tė mbyllėt, qė e quajnė "bogosita". Nė to, orna­mentet e truallit dallohen prej ornamenteve tė bordurave. Disa pėrparėse pas endjes, qėndis­en nė dy bordure me teknikėn me tė mbushur ose me kryqe. Nė pėrparėse paraqiten orna­mentet florale (lulet), nė forma natyrore tė cilat emėrtohen sipas lules: "yrnek dranda­fili", "yrnek me vjollca", "yrnek me manush­aqe" etj. tė disa pėrparėse paraqitet ornamenti nė formė tė misrit me fleta qė e quajnė "lul kollomoqi". Kėto ornamente janė punuar me ngjyrė tė kaltėr dhe roze. Disa pėrparėse tjera kanė ornamente gjeometrike qė i quajnė "me kutia", sepse janė nė formė tė katrorėve ose kanė ornamente tė tjera. Disa pėrparėse kanė ornamente tė mėdha qė i quajnė "lul sexhadi" sepse u pėrngjajnė ornamenteve tė sixhadeve. Disa pėrparėse tjera emėrtohen "bofqe me bajrak" dhe konsiderohen si pėrparėse mė tė mira. Pėrparėsja e grave ka zbukurimet "larat" mė tė vogla se pėrparėsja e nuseve. Gratė e moshuara veshin dimi me lara dhe pėrparėse me ngjyrė tė kuqe tė ēelėt. Kėto pėrparėse zbu­kurohen me ngjyrė tė kuqe ose lule tė vogla. Ato flokėt i lidhin me shami.

            Sot nė shumė shtėpi tė regjionit tė Opojės akoma mund tė gjenden pėrparėset e grave tė punuara para 50 - 60 vjetėsh. Sot pėrparėset enden prej pambuku tė kuq tė blerė nė treg. Pėrparėset e grave tė regjionit tė Opojės pėr­doren edhe nė katundet Gurrė dhe Billushė tė regjionit tė Vėrrinit, nė katundin Zhur tė regjionit tė Lumės etj.

            Ēorapėt thuren prej leshi tė dhenve me pesė kėrrabėza "gjypnerė". Ato janė tė bardha, ndėrsa nė maje zbukurohen me motive veg­jetale, gjeometrike e zoomorfe me ngjyrė tė kuqe, tė gjelbėr etj. Janė tė punuara me teknikėn mbarė e mbrapshtė (me njė gojė) ose me gjysmė goje. Gratė veshin opinga lėkure. Nė jetėn e pėrditshme gratė vėnė nė kokė ma­fes tė bardhė i cili ėshtė i qėndisur skajeve dhe ka dantellėn "zyrefe" mbi tė vėnė shami prej mėndafshi me lule. Shamia ka thekė tė gjata skajeve. Nė tė kaluarėn jashtė shtėpisė gratė kanė veshur xhar tė zi. Pas xharit kanė veshur mantel tė zi "anteri" tė qepur prej pambuku, ndėrsa nė kokė kanė mbajtur havli tė bardhė. Pjesė tė pakompletuara veshjesh ruhen krye­sisht nėpėr shtėpi private.

 

 

            Tekstile

 

            Nė regjionin e Opojės janė evidentuar disa dysheme djepi, marhama fejese, marhama tė duarve, ēarēafė, qilima, sixhade dhe tekstile tė tjera. Kėto tekstile u evidentuan nėpėr shtėpi private dhe nė ndonjė xhami. Dys­hemetė e djepit enden prej mėndafshi dhe zbukurohen "larohen" nė dy bordure me mo­tive gjeometrike e florale. Njė dysheme djepi u evidentua nė katundin Bresanė. Ajo ėshtė e vjetėr rreth 50 vjet. Nė kėtė regjion gjithashtu punohen pėlhura tė qėndisura pėr mbulimin e fytyrės sė foshnjės.

            Marhamat dekorative enden prej mėndafshi dhe qėndisen me fije ari "kllabodan". Mar­hama shėnon fjalėn e dhėnė dhe varet nė dhomėn e dhėndrit si shenjė e fejesės. Ēarēafėt e shtratit enden prej pambuku me tri fletė pėlhure. Trualli i tyre "trupi" ėshtė me ngjyrė tė kuqe ose me ngjyrė vishnje, ndėr­sa stolisjet "larat" janė kryesisht me ngjyrė tė bardhė dhe me ngjyra tė tjera. Motivet e truallit janė me "bajrak ose gjysmėbajrak", ndėrsa ato tė bordurės janė nė trajtė tė rombit dhe quhen "me fotlla" (me thela). Motive tė ngjashme i gjejmė nė pėrparėset e grave tė regjionit tė Lumės.

            Marhamat e duarve "trupat e duarve" (ose marhama tė vekit") enden nė vek prej mėndafshi apo pambuku. Zbukurimet enden nė vek, ose ndonjėra qėndiset me gjilpėrė pas endjes, me ndihmėn e gjergjefit. Secila mar­hamė, ashtu si pėrparėset dallohet nga tjetra pėr nga ornamentet. Ato kanė ornamente me motivin e shqiponjės, me motive florale e gjeometrike / vija me trashėsi tė ndryshme dhe lloj - lloj ngjyra. Disa prej tyre, nė bor­dure kanė motive tė rombit, qė i quajnė "me fotlla". Pėrfundojnė me thekė nė trajtė tufash. Ēevretė punohen prej pėlhure shumė tė hollė. Ato qėndisen me gjergjef me motive gjeometrike dhe florale. Qilimat enden prej leshi, me kombinimin e ngjyrės sė kuqe dhe tė zezė. Motivet nė to i quajnė "lulat e qylymit" nė truall motivet janė me ngjyrė tė zezė ndėr­sa nė bordure me ngjyrė tė kuqe. Njė qilim i vogėl me tjetėr motiv ėshtė endur prej leshi me njė fletė pėlhure. Ky qilim ndodhet nė ka­tundin Plavė. Sixhadet janė tė zbukuruara me ornamente florale - lule. Sot, gratė punojnė dantella me gjilpėrė ose sovjakė "zyrefe", pėr kėmisha e pėr zbukurimin e kokės sė nuseve dhe tė grave tė reja. Nė regjionin e Opojės, aty - kėtu mund tė gjenden vegla pėr punimin e tekstileve prej lini, leshi dhe pambuku. Kėtu gjejmė krehėr dhe furka pėr punimin e linit, vekun, shtjellcin, shtizėn e boshtin pėr punimin e leshit e tė pambukut etj. Ndonjė grua e moshuar aty - kėtu endet nė vek. Nė tė kaluarėn, veku ėshtė pėrdorur shumė. Nė ka­tundin Kuk ėshtė regjistruar njė kėngė popul­lore ku bėhet fjalė pėr punėn e gruas nė vek:

            Po baj vek-o tak e rrak,

            Po baj kmish -o pėr bajrak

            tak e rrak po baj vek

            Nga pesė kuti deri nė drekė.

 

 

            Ornamentet nė veshje dhe tekstile

 

            Nė veshjet kombėtare dhe tekstilet e regjionit tė Opojės paraqiten kryesisht ornamente flo­rale, gjeometrike e zoomorfe.

            Ornamentet florale kryesisht janė nė formė tė luleve e tė fletėve. Ato paraqitėn nė zyrefet e kėmishės sė dhėndrit, pėrparėse, shami tė va­jzave e tė grave dhe ēorapė grash.

            Ornamentet gjeometrike janė formė vijash nė forma tė ndryshme, tė katrorit e tė rombit. Ato i gjejmė nė pėrparėset e vajzave e tė grave, ēorapė grash, ēevret, marhamat e duarve dhe dyshemetė e djepit.

            Ornamentet zoomorfe janė nė formė tė zogjve, tė shqiponjės e tė fluturės. Ato i gjejmė nė pėrparėset dhe ēorapet e nuseve, nė ēorapet e fėmijėve, marhamat duarve dhe nė ēarēafėt e shtratit.

 

            Aspekte etno - sociale

 

            Nė tė kaluarėn, vajzat e fejuara kanė pėrgat­itur vetė pajėn e martesės. Pėrveē tė tjerash ato kanė endur pėrparėse dhe gjėsende tė tjera tė cilat ua kanė dhuruar anėtarėve tė familjes sė dhėndrit.

            Qerrja e nuses mbulohej me qilim tė kuq, ndėrsa arkat me pajėn e nuses mbuloheshin me sixhade.

            Kur nusja arrin nė shtėpinė e dhėndrit, njė djalė tė vogėl tre - shtatė vjeē, me prindėr tė gjallė, e fusin nėn duvakun e saj me dėshirėn qė ajo tė lind djem. Gjithashtu mbi kokėn e saj vendosin disa qeleshe burrash.

            Nė ditėn e dasmės, muzhdexhiut i dhurojnė kėmishė, ēorapė e marhamė.

            Vajzat dhe gratė nuk punojnė me gjilpėrė dhe me vek gjatė festės sė Shilbutit, e cila festohet tė enjten e parė pas festės sė Shėnkollit si dhe nė ditėn e Jeremisė.

            Ditėn e Jeremisė vajzat shkojnė derė nė derė dhe kėrkojnė nga zonjat e shtėpisė qė t'i dhu­rojnė vezė, pite, copa mishi, ēorape etj.

 

            Roli i ansambleve folklorike tė regjionit tė Opojės nė prezan­timin e veshjeve kombėtare dhe tė tekstileve tė kėtij regjioni

 

            Veshjet kombėtare dhe tekstilet e regjionit tė Opojės i prezantojnė disa ansamble folklorike tė cilat funksionojnė me vite tė tėra. Nė rep­ertorin e tyre prezantojnė ritualin e dasmės, traditat e punės, valle rituale tė festive popul­lore etj. nė kėto ansamble mund tė gjenden veshjet komplete tė burrave, vajzave dhe tė grave, si dhe instrumentet muzikore: tupani, defi, zurla, fyelli dhe kavalli.

            Nė vitin 1980 shoqėria kulturore - artistike "Sezair Surroi" e shkollės fillore tė katundit Bellobrad prezantoi etnokulturėn e regjionit tė Opojės nė Festivalin Ballkanik tė Ohrit, Maqedoni.

            Sot, me veprimtarinė e vet shquhet ansam­bli folldorik "Bresana" i katundit Bresanė, i themeluar nė vitin 1986. Nė vitin 2004, ky ansambėl mori pjesė nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Gjirokastėr, ku u shpėrblye me ēmimin e tretė.

 

 

            Invertarizimi i veshjeve kombėtare dhe i tekstileve nė regjionin e Opojės

 

            Nė vitet 2002 dhe 2003 u bė invertarizimi i arkitekturės fondorike veshjeve kombėtare, tekstileve, zejeve dhe artizanateve nė regjion­in e Opojės.

            Gjatė invertarizimit u evidentua njė jelek zhguni, njė kėmishė, tri qeleshe burrash, dy kėmisha, dimi "lauraq" dhe njė xhamadan gruaje "jelek naut". Gjithashtu u evidentuan dy pėrparėse tė vajzave, dy pėrparėse tė nu­seve, tridhjetė e pesė pėrparėse tė grave dhe rreth njėzetė palė ēorapė. Pėrparėset e grave ndodhen pothuajse nė tė gjitha katundet e regjionit tė Opojės.

            Prej tekstileve, u evidentuan: katėr qilima, tre ēarēafė pambuku, rreth njėzet marhama tė duarve, pėlhura pėr kėmisha burrash dhe zhgun pėr qepjen e tirqve.

            Ndėrkaq prej veglave pėr punimin e tekstilit u evidentuan dy boshte dhe ty shtiza, shtjellci dhe furka.

 

            Pėrfundim

 

            Nė kompleksin Monumental tė Lidhjes Shq­iptare tė Prizrenit, nė kuadėr tė ekspozitės sė pėrhershme "Veshjet kombėtare shqiptare nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit", pos tė tjerash janė prezantuar disa variante tė veshjeve kombėtare dhe tė tekstileve tė regjionit tė Opojės. Kėta ekzemplarė i takojnė fillimit tė shekullit XX.

            Eksponentat janė punuar prej leshi, pam­buku, lėkure dhe fije tė telit vezullues. Ato janė punuar me teknikėn e endjes, qepjes, tė punimit me grep e gjilpėrė dhe tė thurjes. Dekorimet nė veshje kanė motive florale e gjeometrike. Veshjet, stolitė dhe tekstilet janė punuar kryesisht nė kuadėr tė artizanatit shtė­piak, nga barinjtė dhe zejtarėt. Ato gjithashtu janė punuar nga terzinjtė e Prizrenit dhe tė Tetovės si dhe nga qeleshepunuesit dhe argj­endarėt e Prizrenit.

            Veshja kombėtare e meshkujve i takon tipit tė veshjes me tirq, ndėrkaq veshja kombėtare e femrave tipit tė veshjes me dimi.

            Nė mes tė veshjes sė vajzave, tė grave tė reja dhe tė atyre tė moshuara, ka disa dallime. Elementet mė karakteristike pėrcaktuese tė statusit familjar janė pėrparėset dhe shamitė e kokės. Pėrparėset dallohen pėr nga ngjyra dhe ornamentėt. Pėrparėset e vajzave janė tė bardha, ndėrsa ato tė grave tė kuqe, me nu­ance tė ndryshme. Veēohet pėrparėsja e nuseve e cila ėshtė me ngjyrė tė kuqe tė ndritshme dhe me mė shumė ornamente.

            Nė pėrgjithėsi nė katundet e regjionit tė Opojės sot rrallė pėrdoren veshjet kombėtare, stolitė dhe tekstilet, ndėrkaq gratė rrallė en­din nė vek, pos ndonjė gruaje tė moshuar. Sot, burrat, vajzat dhe gratė e reja kryesisht vishen me veshje evropiane. Aty - kėtu burrat e moshuar vėnė nė kokė plisin e rrumbullakėt ose nė formė rrashatake. Gratė e moshuara veshin dimi dhe flokėt i mbulojnė me shami. Ndėrkaq, nuset dhe gratė e reja vishen me veshje kombėtare nė raste solemne, sidomos nė dasma.

            Ekzemplarėt e veshjeve kombėtare dhe tė tek­stileve tė regjionit tė Opojės, nė kompleksin Monumental tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, janė njė thesar me vlera tė mėdha njohėse. Krahas ekzemplarėve tė tjerė, ata e pasurojnė koleksionin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė veēanti dhe muzeologjinė kosovare nė pėrgjithėsi.

 

            Marrė nga revista "Sharri", revistė informativo-kulturore e shkencore opojare

 

 

(1)