Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Tinėzisht vdekja tė vodhi!

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

TINĖZISHT VDEKJA TĖ VODHI!

( Atdhetarit Sabit Veseli )

 

 

      Kėta idealistė, kėta burra tė dheut, qė as sot e kėsaj dite kurrė nuk u qanė pėr asgjė, qė Kosovės nuk i ranė kurrė nė qafė, qė atdheun kurrė nuk e vodhėn, nuk e pėrēmuan, nuk e zhgėnjyen, nuk e mashtruan, nuk e mohuan, qė emrin e shqiptarisė kurrė nuk e pėrlyen, nuk e pėrdhunuan... Ata me stoicizėm tė paparė, mbi kurrizin e tyre i duruan tė gjitha padrejtėsitė, dhe sot, tė margjinalizuar, tė lėnė mėnjanė si antikitete qė nuk i hyjnė nė punė as vlerave muzeore...

 

 

 

            Lajmi pėr vdekjen tėnde mbolli trishtim nė zemrėn time tė ndryrė, nė zemrat e miqve, tė shokėve dhe tė bashkėveprimtarėve tė ēėshtjes sonė kombėtare.

 

            Sabit vėllai!

 

            Vdekja qė tinėzisht tė vodhi ishte edhe njė goditje e rėndė pėr ne, ajo mori nga radha e kolonės sė madhe tė idealistėve tė atdheut edhe njė ushtar Lirie... e po, duhet tė pajtohemi, kjo ėshtė e vėrteta, duam apo nuk duam ne- jeta ėshtė e tillė dhe vepron pa dallime, pa mėshirė, pa intervenime, pa anime e prapaskena!...

            Me kėto copėza shkrimi pėr ty, Sabit, nuk dua qė tė rėndoj mė tė dashurit tuaj, pėrkundrazi e ndiej si borxh qė nė emrin tim, nė emėr tė shokėve tė vuajtjes, nė emėr tė atdhedashėsve tė tė kujtojmė, tė lehtėsojmė dhembjen pėr ty dhe tė jemi pranė mė tė dashurve tuaj nė kėto ēaste hidhėrimi,  pėr tė mikluar sadopak plagėt e shpirtit tė tyre liridashės.

            Sabiti, qė i ri ishte pėrkushtuar pėr tė njerėzishmen, pėr tė natyrshmen, pėr tė domosdoshmen siē ishte liria e atdheut. Ai ishte i qetė, i urtė dhe fisnik, fliste rrallė, nuk i pėlqenin fjalėt e tepėrta, adhuronte punėn konkrete, aksionet dhe veprimet nė shėrbim tė atdheut, dhe pėr kėtė ai nuk tė falte. Ai nuk i duronte dot njerėzit e papėrgjegjshėm qė paraqiteshin me pompozitet, prandaj herė-herė edhe tregonte ashpėrsinė e formės sė tij tė veprimit, ani pse ai kishte njė shpirt shumė tė butė e njerėzor. E veēanta e tij ishte energjia pėr jetėn, ai nuk nėnshtrohej kurrė para sfidave, pavarėsisht nga ngjyrat e tyre qė natyra na i kishte vėnė si sprova tė rėnda nė rrugėt e jetės. Ai nuk u luhat as atėherė kur u arrestua, ai nuk u luhat as nė hetuesi, ai nuk u luhat as nė burg gjatė vuajtjes sė dėnimit, ai nuk u luhat as kur mori lajmin e hidhur pėr rėnien e vėllait tė tij Bahriut nė gjirin e tokės sė dashur tė Kosovės...

            Sabiti si ri do tė gjendej nė ballė tė demonstratave tė viti 1981 nė Mitrovicė, ishte njėri ndėr organizatorėt kryesorė tė tyre nė qytetin e minatorėve. Pastaj do tė pasojnė burgosjet, hetuesitė e gjata, torturat ēnjerėzore, qėndresat heroike tė shokėve tė idealit, ngritjet dhe pėrgatitje pėr rrugė dhe pėr shtigje tė gjata qė po na prisnin!...

            Ai kurrė nuk fliste nė vetėn e parė, ai nuk thoshte kurė “unė”, ai gjithmonė thoshte “shokėt!”. Ky ishte njėri ndėr virtytet e tij qė atė e bėnte tė respektuar ndėr shokė. Sabiti, gjatė rrugės sė kėsaj jete kaq tė shkurtėr kishte pasur fatin qė tė takonte dhe tė bashkėvepronte me shumė shokė liridashės, tė cilėt edhe nuk janė mė nė mesin tonė, si: Afrim Zhitia, Fadil Vata e dhjetėra martir tjerė tė kombit.

            Dhe erdhi njė kohė kur Sabiti me shumė shokė u shtrėnguan qė me trastėn e halleve tė atdheut mbi supe tė merrnin rrugėt e arratisjes, rrugėt e mėrgimit nė sy. Ata morėn kėto rrugė me zemėr tė plasur, duke shkelur meridianėt e botės pėr t’i dalė atdheut tė zhuritur nė ndihmė dhe mbėshtetje morale, materiale dhe fizike. Sabiti me shokė, rreshtuar nė organizatėn e LPK-sė,  bėnė shumė pėr ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, ata dhanė tė pamundshmen nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut. Tė gjithė ata qė patėn dhe qė kanė nė gji dashurinė pėr atdhe pa dyshim se do tė prehen tė qetė dhe krenarė pėr atė qė atdheut ia falėn, nė mesin e tyre edhe Sabiti ynė!

            Ėshtė kjo kategori idealistėsh, kategori e tė dėnuarve dhe tė persekutuarve nga ish-sistemi jugosllav dhe shėrbėtorėt e tij, tė sharė, tė fyer, tė lėēitur e tė izoluar me varfėrinė dhe trishtimin e linēimit mbi kurriz, pa strehė e katandi... Kėta idealistė, kėta burra tė dheut, qė as sot e kėsaj dite kurrė nuk u qanė pėr asgjė, qė Kosovės nuk i ranė kurrė nė qafė, qė atdheun kurrė nuk e vodhėn, nuk e pėrēmuan, nuk e zhgėnjyen, nuk e mashtruan, nuk e mohuan, qė emrin e shqiptarisė kurrė nuk e pėrlyen, nuk e pėrdhunuan... Ata me stoicizėm tė paparė, mbi kurrizin e tyre i duruan tė gjitha padrejtėsitė, dhe sot, tė margjinalizuar, tė lėnė mėnjanė si antikitete qė nuk i hyjnė nė punė as vlerave muzeore... frymojnė nė mesin e kėsaj shoqėrie, pa status tė definuar, nėse kjo kategori idealistėsh, qė me gjokset e tyre rinorė mposhti muret e rėnda tė robėrisė, i takon nderit e krenarisė sė atdheut, apo ishin dhe mbetėn tė mohuarit e atdheut?!...     

            Dhe vjen njė ditė kur ata ikin nė amshim, e ne vetėm atėherė kujtohemi e themi: “ Ah, mes nesh paskan qenė e ne nuk i paskemi vėnė re!”...          

            Dhe vjen njė ditė kur ne duhet tė themi me shumė dhembje, por edhe me shumė krenari, pėr Ju qė ju patėm, fjalėn e zemrės nxjerrė nga thellėsia e shpirtit - jo pėr gjithkėnd!

            Sabit burri, i lehtė tė qoftė dheu i tokės mėmė!

            Fli i qetė me dashurinė e atdheut nė gji.

            Me respekt tė pėrjetshėm pėr Ty dhe pėr tė gjithė shokėt idealit.

 

                                                                                                                      10.8.2010