Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - VALIXHET E SHPRESAVE

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

      

VALIXHET E SHPRESAVE

 

 

Librin e autorit Mehmet Rrema "Valixhet e shpresave"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            PARATHĖNIE

 

         Me poetin Mehmet Rrema jam ‘’takuar‘’me vargjet e tija poetike nėpėrmjet rrjeteve sociale, por edhe nė shtypin e shkruar. Duke lexuar vargjet e poezive tė cilat i ngjajnė luleve tė malit, ato na pėrcjellin atė aromė poleni dhe freskinė e mesazheve deri nė skutat e shpirtit tonė si lexues e dashamirės tė poezisė. Vetė poeti ėshtė varg i shkruar,  nė radhė tė parė brenda qenies sė tij, pastaj ashtu si njė lum qė merr me vete gjithēka qė nuk kursen as gurė, ashtu edhe poeti Mehmet Rrema vjen e derdh ‘’Lumin’’ shpirtėror  bashkė me kristalet e fjalės poetike nė vėllimin e titulluar ‘Valixhet e shpresave’’. Ky vėllim pėrfshin nė gjithė brendinė e tij 72 poezi.Larmija e tematikave ėshtė e shumėllojshme. Ajo ka kolori tema duke filluar qė nga shpresat e gėzimeve, dashurinė, dhimbjen e tragjiken, personazheve tė pėrveēėm njerėzor, botės sė lirė qė na rrethon, e mbi tė gjitha poeti Lutet nė ZOT!

         Universi i poezive tė poetit Mehmet Rrema, na bėn qė tė fluturojmė bashkė me ėndrrat tona drejtė hapsirės sė qiellit blu, sepse lirizmi e metaforat e shprehura prej tij nė vargjet e poezive, kanė forcėn e shpresave dritėdhėnse, tė cilat i shqyejnė  rrugėt e valixheve tė kohės shtrigė qė ne jetojmė. Ky mesash duket qartė, lexuesi e gjen qysh nė fillim tė titullit tė kėtij libri poetik. E si rrjedhojė i kėsaj ai gjen farėn shpirtėrore duke i thėnė jetės: Tė Dua! Poetėt vijnė rreth botės qė na rrethon si gurė meteorikė, tė cilėt shpalosin fjalėn e skalitur plot ndjenjė e dashuri nė vėllimet poetike, pėr ti dhėnė liri e shpresė shoqėrisė njerėzore. Fjala tė jep dritė e jetė, por edhe tė vret. Poeti di ta shpreh bukur me gjetjen metaforike edhe me anėn e vargjeve tė shkruara prej tij duke treguar rrugėn e shpresave tė jetės. Tharmi i pjalmit poetik tė shkruar nga Mehmet Rrema frymon i thjesht, ai bėn thirrje sublime tėrė shoqėrisė njerėzore pėr tė mbjellė farėn e mirėsisė sė Jetės! Pa kėtė s’ka zhvillim e pėrparim shoqėria jonė.

         Ne u ndalėm nė disa prej poezive tė kėtij vėllimi pėr tė kapur  esencėn e tyre  edukuese e mesazhet qė pėrcjellin pėr te lexuesi ynė i poezisė. Poeti Mehmet, ka ditur tė pėrzgjedh tematikat dhe me ndjenjėn e dashurisė e tė shpresės i ngjitet majės sė malit, e aty takohet me yjet duke  shtruar tapetin e shpresave tė tė nesėrmes. Nė poezinė  me titull ‘’Meditim’’ metaforat e krahasimet janė si njė pjesė e atij gjerdani tė art ku rrinė shtruar rrezet e diellit mbi det duke pėrkėdhelur valėt e mėndafsha, ato lozin me pulėbardhat, ėndrrat e shpresave fluturojnė nė breg ku dėshirat i ‘’Flenė’’ tė qeta nė fshatin e lindjes sė tij. Kujtimet janė pjesė e asaj jete qė ‘’Takohen’’ edhe me gurėt simbolik tė shkruar me epitafet e tė afėrmve atje nė varre,i pėrkėdhel nė qetėsi si njė fėmi. Dhe ja si shprehet me vargje aq domethėnse e drithėruese plot mall e dhimbje , por e me dashuri:

 

          ‘’ mbi varre tė prindėrve tė mi.

         Atje desha sonte tė pushoj

         ta mbėshtes kokėn nė qetėsi,

         dhe ata do tė mė pėrkėdhelin

         prapė si atėherė,

         kur isha fėmijė.’’.

 

         Te poezia ‘’Trenat’’,vargu vjen i thjesht, ka lirizėm nė ndėrtimin e saj,por e ndėrthurur me atė ndjenjė tė brendshme qė bėn thirrje se si duhet tė eci para tėrė shoqėria e njerėzit drejt ardhmėrisė e pėrparimit social nė gjithė fushat e jetės.Poeti nuk i shmanget dot lėvizjeve akrobatike qė bėn shoqėria nė planin socialekonomik e politik.Duhet patur shumė kujdes , - thotė poeti Mehmet Rrema, sepse shpejtėsia tė ēon edhe nė rrugėn e gabuar e mundesh tė bjesh nė humnerė, pra treni kėrkon mashinist tė aftė e tė dijė ku ta stacionojė atė ‘’tren’’ tė zhvillimit socialekonomik e shoqėror pėr tė kapur pranverėn e jetės. Ja si e shpreh nė vargje:

 

         ‘’Trenat le tė jenė tė shpejtė

         dhe njerėzit po ashtu,

         por kurrė nė jetė,

         tė mos ecin kuturu!’’

 

         Poetėt janė tė ndjeshėm ndaj fenomeneve shoqėrore. Si tė tillė ata s’munden dot tė rrinė larg , por me guxim e mendje tė mprehtė luftojmė me forcėn e tyre tė mendimit e tė fjalės tė shprehur me anėn e vargut poetik. Ai shqetėsohet e ndjen dhimbje deri nė palcėn e kockės, sepse kohėt ‘’Moderne’’ sjellin edhe plagė shoqėrore tek njerėzit, si rrjedhojė ato duhen luftuar me ēdo mjetė, deri e me forcėn e fuqishme tė fjalės, siē ėshtė e magjishmja fjala e poezisė. Duke i hedhur njė vėshtrim lexushmėrie poezsė me titullin ‘’Dhimbje pėr njė vajzė nė rrugė’’, poeti Mehmet Rrema shpalos hapur uraganin e dhimbjes e tė urrejtjes ndaj kėtij fenomeni shoqėror social botėror. Ai nuk mund tė heshti, por merr penėn e hedh nė letėr vargun jetdhėnės e qė godet kėtė fenomen e plagė tė shoqėrisė njerėzore. Ai bėn thirrje mbarė shoqėror pėr tė shėruar plagėn e kėsaj drithėrime qė vajzat gjenden tė mashtruara e shesin trupin e tyre pėr pesė kacidhe te tutorėt mashtrues tė kohės  gjoja ‘’moderne’’, por nė fakt ėshtė mashtrim i hapur e skllavėres qė shkatėrron jetė njerėzish....

 

Durrės, Gusht  2018

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Mehmet Rrema "Valixhet e shpresave"

 

 

PYETNI  PĖR  MUA

 

Nėse do tė tė pyesni pėr mua;

kush kam qenė e nga kam ardh’

pyesni, por

jo pėr hallet e mia,

sepse,

ato askujt s’dua t’ja fal.

Kam lindur duke qarė

ashtu edhe mund tė vdes,

Por nė gjunjė nuk bie,

edhe sikur kėmbėt t’i pres.

 

 

DO TĖ MĖ GJENI

 

Nė se njė ditė do tė mė kėrkoni

do tė mė gjeni atje, nė mal;

duke thithur aromėn e pishave,

luleborėn duke e bėrė kurorė,

duke pirė ujin e ftohtė tė krojeve

nė hijen e ahut,

nė prehrin e erės,

nė ėndrrėn e vjetėr

atje do tė mė shikoni.

Nė se njė ditė do tė mė kėrkoni,

dhe s’do tė mė gjeni;

pyesni pėr mua ariun,

mysafir tek ai do tė jem;

tė mirė miq do tė thoni!

Nė se njė ditė do tė mė lypni

e s’do tė mė gjeni;

mos qani o njerėz

i lumtur do tė kem vdekur

bashkė me ėndrrėn e vjetėr

Nė tokėn e etėrve,

Dhe pėr kėtė gėzohuni!

 

 

TĖ FALEM O PERĖNDI

 

Tė falem o Perėndi

qė mė dhe sy,

tė shikoj lindjen e diellit

e perėndimin e hėnės,

blerimin e fushės

e shkrirjen e dėborės,

buzėqeshjen e fėmijės

e dritėn e xixėllonjės.

Tė falem o Perėndi!

Tė lutem o Perėndi

mos mė lejo tė shikoj

se si vriten njerėzit,

se si fshatra e qytete

po zhduken

nga luftėra, tėrmetet, uria.

Tė lutem o Perėndi!

Mbyllmi sytė

tė mos shikoj asnjė tragjedi.  

 

 

MEDITIM

 

Dielli kokėn ulur ka mbi det,

rrezja pėrkėdhel tė mėndafshtat valė.

Si pulėbardhė e harruar nė breg rri,

Vėshtrimin kam tretur atje larg,

Ku disku i diellit del ngadalė.

Do tė desha tė isha zgalem,

detin ta kaloja fluturim.

Tė ndalesha nė tjetrin breg

rrezet t’i shikoja sa bukur bien.

Kam dėshirė tė jem nė fshat,

atje ku mė thonė gjithė mirėsi,

hajde, vėlla sonte pėr darkė,

ta kthejmė njė gotė raki.

Tė shikoj lindjen e diellit

qė ėmbėl zbret nga mali

si vello mbi flokėt e vajzės,

nė kalin e nusėrisė,

dhe ec pėrkrah djalit.

Ta pres mbrėmjen,

nė fshat tė vijė

dhe freskun e purpurt lėshon

aty, 

mbi varre tė prindėrve tė mi.

Atje desha sonte tė pushoj

ta mbėshtes kokėn nė qetėsi,

dhe ata do tė mė pėrkėdhelin

prapė si atėherė,

kur isha fėmijė.

 

 

NE DHE ZOTI

 

Kur bie shi

rėndohet trafiku.

shoferėt shpalosin fjalorin e rrugės.

Shajnė njėri tjetrin,

rrugėn,

shiun,

shtetin,

shajnė edhe Zotin.

Zoti hesht!

Dėgjon dhe hesht.

Vetėm nganjėherė

psherėtin i dėshpėruar.

Dėgjon dhe hesht,

a  thua njė ditė do tė hipi

mbi majėn e Olimpit

e do tė bėrtasė me tėrė forcėn:

pėrse tė krijova o i mjeri njeri?!