Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Ushqimi optimal (6)

Shkruan: Nijazi BASHA

       USHQIMI OPTIMAL (6)

     Ushqimi i rėndomtė ose aktual zhvillon rreth 3000 sėmundje, tė cilat kryesisht janė sėmundje tė civilizimit bashkėkohor. Bujqit prodhojnė pemė dhe perime jo-biologjike qė janė shumė mė tė varfra me materie ushqyese se ato prodhime qė prodhohen nga bujqit biologjikė. Shumica e prodhimeve bujqėsore qė ne i hamė, jo vetėm qė janė tė tepėrta, por ka prej tyre qė nuk janė tė domosdoshme pėr t’i ngrėnė, madje janė tė shtrenjta dhe me pak vlerė. Pra, shumė nga prodhimet bujqėsore nuk janė cilėsore pėr t’i ngrėnė, por janė cilėsore pėr t’i parė.

 

 

 

            TĖ USHQYERIT E GRAVE SHTATZĖNA DHE  TĖ FĖMIJĖS

            Gruaja shtatzėnė nuk ėshtė e thėnė patjetėr qė ta ndėrrojė dietėn optimale. Mund ta rritė sasinė e ushqimit, por jo nė masė tė tepruar. Gruaja shtatzėnė duhet ta ruajė gjendjen shėndetėsore: tė dhėmbėve, tė veshkave si dhe peshėn e trupit ta mbajė normale.

            3 - 4 javė para lindjes mund ta rrisė dozėn e ushqimit tė karbohidrateve prej 100 nė 150 gramė nė ditė.

 

            Edhe disa tė dhėna tė rėndėsishme qė duhet t’i kemi nė mend:

            100 gramė albumina mund tė shndėrrohen nė 52 gramė karbohidrate.

            Trupi i njeriut nuk i rezervon albuminat.

            Mishi edhe pse zihet nuk i humb aminoacidet.

            Acidet e albuminave treten brenda 6 orėve.

            Krejt organet e brendshme tė njeriut pėrbėhen prej albuminave: truri, veshkat, zemra, mushkėritė, flokėt, muskujt etj.

            Yndyrat e patretshme tė bimėve lejohen tė pėrdoren vetėm 1-2%.

            Ushqimi mė i shėndosh ėshtė ai i cili ka shumė kolesterinė, kuptohet pra nga prodhimet biologjike.

            ATP - adenozintrefosfati ėshtė burimi i  energjisė kryesore qė e furnizon trurin  e njeriut.

            ATP - ja gjatė kreativitetit dhe lėvizjes fizike aktivizohet dhe riparohet.

            Tė gjitha llojet e karbohidrateve duhet tė kufizohen nė minimum.

            Krejt llojet e karbohidrateve dhe sheqernave tė njėfishta apo tė dyfishta kanė nevojė pėr prodhimin e lartė tė insulinės.

            Sa ma shumė insulinė qė organizmi detyrohet tė prodhojė, aq mė shumė njeriut i kanoset rreziku nga sėmundjet kancerogjene.

            Insulina e tepėrt e rrezikon njeriun nga diabeti, arterioskleroza dhe shumė sėmundje tjera.

            Karbohidratet janė shkaktare shumė tė rrezikshme tė mosdjegies sė yndyrave, sidomos nė mbrėmje nuk bėn tė hamė karbohidrate.

            Kur hamė ushqim tė dobėt, siē janė karbohidratet, rriten kėrkesat e nevojave pėr albumina. Nėse hamė ushqim me energji tė pastėr, siē janė yndyrat e shtazės, atėherė organizmi nuk ndjen nevojė pėr albumina tė tepėrta.

            Njeriut tė shendosh i duhen nė ditė nga 30 - 50 gramė albumina edhe atė nėse merren prej ushqimit biologjik.

            Pėr djegien e karbohidrateve trupit i duhen shumė vitamina tjera, minerale dhe enzime, kurse yndyra e shtazės i ka tė gjitha me veti; dijeni, pra, sa tė dėmshme janė karbohidratet e tepėrta; mbi 50 gramė karbohidrate janė shumė tė rrezikshme pėr shėndetin e njeriut.

            Duhet tė hamė, sepse e ndjejmė urinė, dhe do tė hamė derisa tė ngopemi; albuminat na ngopin shpejt, kurse karbohidratet sa mė shumė qė hamė aq mė shumė na bėjnė tė uritur.

            Tė ushqyerit me enzime i plotėson kėrkesat e pėrgjithshme tė materieve ushqyese; tė ushqyerit me vitamina nuk i plotėson as pėr sė afėrmi nevojat e njeriut nė krahasim me enzimat tė cilat merren drejtpėrsėdrejti nga yndyrat e shtazėve.

            Mė e rėndėsishme ėshtė tė ushqehemi me enzime sesa me vitamina.

            Hemoglobina e transporton oksigjenin nėpėr fijet indore-muskulore, hemoglobina ėshtė mė e vlefshme sesa hekuri. Enzimat – hemoglobinėn e gatshme mund ta marrin pėrmes ushqimit shtazor, si p.sh. nga mishi i mėlēisė sė zezė; pėrse, atėherė, tė pėrpijmė kokrra tė industrisė farmaceutike tė cilat na i preferojnė mjekėt!?

            Nuk ka nevojė tė marrim injeksione nga mjekėt pėr mungesė tė hekurit, por mjafton tė hamė hemoglobinėn e gatshme pėrmes suxhukut prej gjaku. Shumė popuj gjakun e shtazėve nuk e hedhin, por e ruajnė dhe e bėjnė suxhuk pėr shėndet natyror.

            Mėlēia e zezė nuk i duron albuminat e tepruara, nuk e do glukozėn, nuk do qė treglicoridet t’i shndėrrojė nė kolesterinė.

            Acidet janė 40 herė mė tė mira se glukozat.

            Yndyrat e shtazės aspak nuk e mundojnė mėlēinė e zezė, yndyrat thithen nga sistemi limfatik, dhe prej aty shpėrndahen nėpėr qeliza ku brenda 15 - 20 minutash ato largohen nga gjaku.

            Nė tė kuqtė e vezės nuk ka mundėsi tė zhvillohen qelizat e kancerit.

            Qelizat e kancerit zhvillohen vetėm nė karbohidrate.

            Perimet lakėrore janė tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e organizmit nga sėmundjet kancerogjene.

            Ushqimi optimal i pėrmirėson dhe i shėron tė gjitha sėmundjet e lehta dhe tė rėnda, pos atyre sėmundjeve qė e kanė bėrė tė veten.

            Ushqimi i rėndomtė ose aktual zhvillon rreth 3000 sėmundje, tė cilat kryesisht janė sėmundje tė civilizimit bashkėkohor. Bujqit prodhojnė pemė dhe perime jo-biologjike qė janė shumė mė tė varfra me materie ushqyese se ato prodhime qė prodhohen nga bujqit biologjikė. Shumica e prodhimeve bujqėsore qė ne i hamė, jo vetėm qė janė tė tepėrta, por ka prej tyre qė nuk janė tė domosdoshme pėr t’i ngrėnė, madje janė tė shtrenjta dhe me pak vlerė. Pra, shumė nga prodhimet bujqėsore nuk janė cilėsore pėr t’i ngrėnė, por janė cilėsore pėr t’i parė.

 

 

            EFEKTET ANĖSORE TĖ MUNDSHME GJATĖ USHQIMIN OPTIMAL

            Tek ata tė cilėt dietėn optimale e zbatojnė 100%, nė organizmin e tyre do tė bėhet njė ndryshim i madh dhe shumė pozitiv; ndryshim i natyrshėm. Tek ata qė janė tė rinj dhe tė shėndoshė, adaptimi i organizmit tė tyre me kėtė dietė do tė ndodhė brenda muajit, kurse tek ata qė janė tė vjetėr ose tė sėmurė adaptimi me ushqimin optimal mund tė zgjasė deri nė tre muaj. Duhet theksuar se nė kėtė rast ndodh njė proces shumė normal nė organizėm, njė ndryshim pozitiv i dobishėm, dhe nė kėtė rast nuk ka arsye qė dikush tė brengoset lidhur me ndryshimet qė pasojnė; ēdo gjė ka pėr tė pėrfunduar mirė. Ndryshimet mund tė jenė:

            Zvogėlimi i shijes nė ushqim: Nuk bėn tė brengosemi, sepse organizmi ngopet nga yndyrat biologjike tė shtazėve; ato kanė energji tė pastėr dhe tė fortė, njerėzit e rėndomtė ushqehen shumė me karbohidrate, prandaj ata janė gjithmonė mė tė uritur.

            Ngėrēi nė kėmbė: Organizmi ėshtė mėsuar tė marrė nė vete shumė karbohidrate dhe nė fillim paraqiten disa simptoma tė ngėrēit, por ato janė tė kalueshme; pėr tė mos u brengosur, bėnė qė gjatė drekės tė hamė diēka nga karbohidratet dhe ai fenomen shpejt do tė kalojė.

            Pengesat nė jashtėqitje: Nė fillim, derisa tė adaptohet organizmi me ushqimin optimal, do tė paraqiten pengesat nė jashtėqitje. Ata tė cilėt hanė ushqimin e rėndomtė janė mėsuar tė hanė gjithēka shumė, ta ngarkojnė organizmin me mbeturina, mbeturina tė cilat gjithmonė njeriun e detyrojnė tė ketė jashtėqitje tė shumta. Kurse me fillimin e ushqimit optimal, njeriut nuk i duhen shumė pemė, perime, brumėra, ėmbėlsira dhe shumė ushqime tė panevojshme. Pėr kėtė arsye nga ushqimi i rėndomtė na ėshtė dashur tė hamė shumė dhe tė bėjmė jashtėqitje tė shumta, kurse tash hahet shumė mė pak dhe ka jashtėqitje mė pak. Tjetra ėshtė se yndyrat e shtazėve nuk pėrmbajnė pothuajse aspak mbeturina, ato kanė mė shumė energji se sa mbeturina.

            Pėr ta lehtėsuar jashtėqitjen bėn tė hamė ndonjė kumbull tė terur ose mė sė miri, gjatė ushqimit, nė drekė ose nė mėngjes, nė fillim mund tė hamė diēka prej pemėve ose ndonjė nga perimet turshi, si p.sh.: tranguj, lakra ose lakra tė ziera. Kėto probleme bėhen tė tejkalueshme, pasi tė mėsoheni me ushqimin optimal.

            Aroma e pakėndshme e gojės: Pas fillimit tė ushqimit optimal ndodhin disa procese tė domosdoshme ndryshimi nė  organizėm. Nga tė ushqyerit e mėhershėm fillojnė tė lirohen disa helme, e pasi tė kalojė njė kohė disajavėshe organizmi zė tė pastrohet nga kėto helme dhe pastaj mė nuk do t’i vijė era e pakėndshme gojės.

            Dhimbje e barkut: Nėse paraqitet dhimbja, normalisht duhet tė kalojė brenda tri ditėsh. Nėse nuk kalon brenda tri ditėsh, atėherė duhet kėrkuar tjetėrkund shkakun e kėsaj dhimbjeje.

Dhimbja e mėlēisė sė zezė: Nėse dikush ka rastėsisht zall ose, siē thuhet, gurė nė idhėz, atėherė pėrmes ushqimit optimal organizmit i rikthehet normaliteti funksional. Prandaj, nė njėfarė mėnyre organizmi tenton tė vetėpastrohet ose tė rigjenerohet. Nėse gurėt nuk janė tė mėdhenj, qė nė fillim tė ushqimit optimal ka mundėsi tė largohen nga mėlēia; e nėse gurėt janė tė mėdhenj, ata nė kėtė rast tentojnė tė dalin, dhe dhimbja rritet. Pėr tė mos e duruar dhimbjen, ėshtė mirė tė kėrkohet ndihma e mjekut qė tė lehtėsohen dhimbjet ose t’i largojmė sa mė shpejt gurėt nga mėlēia.

            Ndjeshmėritė tjera mund tė jenė edhe tė kripės, sepse gjatė ushqimit optimal njeriut i duhet shumė mė pak kripė. Shumė lloje tė ushqimit qė hahen kanė kripė tė mjaftueshme pėr organizmin.

            Nė Kosovė gjithkush e di se ēfarė kuzhine pėrdoret. Fasule, patate, oriz, qepė, presh (purri), lakra, mish, vaj, sheqer, pije tė llojllojshme me gazra e sheqer, bukė dhe brumėra me masė e pa masė, shpageta e makarona, pica e pite etj. Kuzhina e Kosovės e ka pėr traditė t’i pėrdorė ushqimet me sasi shumė tė mėdha karbohidratesh (KH), vajrat e bimėve, po ashtu edhe shumė sheqer nė kafe, ēaj etj. Ushqimet e tilla janė bėrė aktuale dhe normale, kurse sipas ushqimit optimal janė tepėr tė rrezikshme, shkatėrruese dhe vdekjeprurėse. Mund tė supozohet se shumėkush tek ne nė Kosovė mund tė mos e marr seriozisht metodėn e ushqimit optimal, por unė e them me plot pėrgjegjėsi se duhet tė marrim masa urgjente dhe tė hamė ushqime biologjike, t’i reduktojmė sheqernat e tepėrta, kripėrat, vajin e bimėve, pijet me gazra e tė ėmbėlsuara me sheqerna kimike etj.

            Duam apo s’duam ne duhet t’i kushtojmė rėndėsi shumė tė madhe ushqimit biologjik dhe duhet patjetėr tė vetėdijesohet populli mbi bujqėsinė biologjike. Bujqėsia biologjike prodhimet e veta i ka biologjike, sepse ajo nuk i stėrpik pemėt dhe fushat e veta me preparate kimike, por nėse ėshtė nevoja vetėm me preparate biologjike. Plehrat artificiale nuk i pėrdor fare, pėrdoren vetėm plehrat biologjike tė shtallės ose tė prodhuara nga mbeturinat e gjelbra dhe kompostet e vetėpunuara.

 

            Vazhdon...

 

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)           (7)