Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Urtėsitė sufiste

Pėrktheu: Valdet FETAHU

      

URTĖSITĖ SUFISTE

 

 

 

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

 

Librin  "Urtėsitė sufiste", mund ta shkarkoni falas ne sektorin

 „Literaturė“

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Valdet Fetahu

 

 

 

 

 

            PĖRPJEKJET

 

            Rumi: Lidhi dy zogj. Nuk do tė mund tė fluturojnė edhe pse do t’i kenė dy parė krahė.

 

 

            MIRĖSIA E VĖRTETĖ

 

            Shabistiri ka thėnė: Mė mirė ėshtė me qenė me ata qė me tė vėrtetė janė tė mirė, sesa tė mendosh se je i mirė.

            - Mė keq ėshtė me qenė me ata qė janė tė kėqij, sesa me bė keq.

 

 

            HAJNI DHE PLAFI

 

            Hynė hajni nė shtėpinė e njė sufisti dhe nuk gjen asgjė. Dervishi e vėren dėshpėrimin e tij dhe duke u larguar, dervishi ia jep plafin me tė cilin ka qenė i mbėshtjellur hajnit, qė mos tė del duarthatė.

 

 

            BARBARI DHE PĖRKRAHĖSI

 

            Dervishi me emrin Barbari, duke u shtirur si nxėnės, rregullisht ka shkuar nė ligjėrimet javore tė njė sufi pėrkrahėsi, i cili ka imagjinuar se e ka studiuar rrugėn e Vėrtetė.

            Ēdoherė, dervishi paraqitej nė tubime dhe parashtronte pyetje qesharake kuazi sufistit.   Pasi qė e kishte qortuar me qindra herė, kuazi mėsuesi iu kishte drejtuar Barbarit:

            - Prej dymbėdhjetė vjet vjen kėtu dhe tė gjitha ato pyetjet e tua absurde janė vetėm varietete tė asaj qė pak mė herėt pyete!

            - Po, e di, tha Barbari, por gėzimi, tė cilin ma ofron shikimi nė hutinė dhe zemėrimin tėnd, ėshtė i vetmi ves i imi i keq.

 

 

            ANDAKI

 

            E kanė pyetur Andakin:

            - Kuptueshmėria dhe mirėsia janė udhėrrėfyes nė Rrugėn e Sufizmit. Pėrse atėherė duhet tė ekzistoj edhe diēka tjetėr pėrpos dashurisė dhe bukurisė, pėrse duhet tė ekzistojnė, pėr shembull, kalimi i kohės dhe gjėra tė tilla siē janė skepticizmi dhe qortimi?

            Ai u pėrgjigj:

            - Pjeshkės sė pjekur i nevojitet dielli dhe uji. E nuk e keni parė se ēfarė ngjanė kur dielli i bekuar rrezon shumė gjatė apo shumė fortė? Ai bėhet shkaktar i shkatėrrimeve. Kur i ujitni bimėt ngadalė uji pėr to do tė jetė i bekuar. Ujitni jashtė mase dhe bimėt do tė kalben dhe do tė sėmuret nga sėmundja qė ėshtė shenjė se uji nuk ka qenė i bekuar, por instrument i shkatėrrimit tė tyre.

            - Ofroj njeriut atė qė ai e quan mirėsi pandėrprerė dhe do tė dobėsohet aq shumė sa qė nuk do tė jetė i lumtur. Tė mos e kritikosh nė ēastin kur kritika do tė kishte pasur ndikim tė caktuar nė tė ti veē ke gabuar. Dhe tė gjithė ju po qe se refuzoni t’i pranoni kėto gjėra si kėshilla, nė tė vėrtetė, nuk parashtroni pyetje nė tė cilat me tė vėrtetė keni menduar!

 

 

            HASANI NGA BASRA

 

            Hasani nga Basra rrėfen:

            - E kam bindur veten se jam njeri i pėrkulur si ne veprime ashtu edhe nė mendime ndaj tė afėrmve tė mi. Kėshtu njė ditė duke ndenjur nė bregun e lumit e pash njė njeri duke ndenjur atje. Pranė tij kishte qenė njė femėr dhe para tyre kishte qenė njė shishe me verė. Unė mendova: sikur tė kisha mundur kėtė njeri ta ndryshoj dhe ta bėj siē jam unė vetė nė vend se siē ėshtė tash person i degjeneruar.

            Nė atė moment e pash barkėn nė lum e cila veē kishte filluar tė fundosej.

            Ai burrė pėrnjėherė kėrceu nė lum ku fundoseshin shtatė persona, dhe i nxori nė breg gjashtė prej tyre dhe atėherė m’u afrua dhe mė tha:

            - Hasan nėse je njeri mė i mirė se unė pėr hir tė Zotit, shpėtoje atė njeriun e fundit qė ka mbetur.

            Pėrpjekja ime qe e kotė, personi i shtatė ishte fundosur. Atėherė shpėtimtari mė tha:

            - Kjo femėr kėtu ėshtė nėna ime. Nė kėtė shishe tė verės ka vetėm ujė. Ja sesi ti gjykon dhe ēfarė je ti!

            Unė i rashė nė gjunjė dhe fillova tė qajė:

            - Siē i shpėtove ata tė gjashtit, mė shpėto edhe mua nga prepotenca e cila ėshtė fshehur nėn faskėn e meritės!

 

 

            E DREJTA DHE OBLIGIMET

 

            Njė fakir e shikon dervishin duke u larguar ngadalė nga teqja e mėsuesit tė madh Arif Halimit. Ai e pyet rojtarin ēfarė mund tė jetė arsyeja e dėshpėrimit tė kėtij burri.

            Rojtari pėrgjigjet kėshtu:

            - Ka kėrkuar tė merrė pjesė nė tubimin e tė sė Vėrtetės Popullore. Por, Populli e ka refuzuar, sepse ata qė kanė drejtė tė marrin pjesė nuk kėrkojnė, e ata qė kėrkojnė nuk mund ta fitojnė. Nxėnėsit nuk kanė nevojė tė flasin, sepse Prisi e di sipas qėndrimeve tė tyre se a kanė ardhur tė mėsojnė apo tė bėjnė pazarllėk!

 

            Pjesė nga libri "Urtėsitė sufiste"