Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - UNĖ DHE TI NĖ 55 POEZI

Shkruan: Adem AVDIA

      

UNĖ DHE TI NĖ 55 POEZI

 

 

Librin e autorit Adem Avdia "“UNĖ dhe TI nė 55 poezi"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

TĖ SHOH NGA LART

 

Nga lart tė shoh,

vetėm atėherė

kur dora ime

zbrazet nė prehėrin tėnd.

 

Nga lart tė shoh,

vetėm atėherė

kur shpresa jote

ndrit nė sytė e mi.

 

Nga lart tė shoh,

vetėm atėherė

kur dora e plasaritur

lėviz drejt meje.

 

Nga lart tė shoh,

vetėm atėherė

kur tė ndihmoj,

tė NGRIHESH

 

 

FILL I KĖPUTUR

 

Dikur,

po, po, dikur

Mė thoje se ishe.

Unė nuk isha me ty,

se ti nuk rrije me mua

rrije me ATA

e unė rrija me ne, “tė tjerėt”.

 

Sot,

po, po, sot

mė thua jam i vetėm.

Unė tė vėshtroj.

ATA tani nuk janė.

“Tė tjerėt” nuk ishin,

me ty.

 

E ti

tani

Pa ATA

pa “tė tjerėt”,

Fillikat

fill i kėputur

 

 

VJESHTĖ NĖ PLEQĖRI

 

Vjeshtė,

kudo gjethe tė rėna

mbuluar nga pluhuri i hirtė

rrugėve tė palara nga shiu i mosardhur.

 

Vjeshta si Pleqėria,

e qetė,

e vakėt,

e ngadaltė,

pa ritėm,

e murrme,

e plasaritur,

dhe e pėrkulur deri nė pragthyerje.

 

Diku vyshkė njė gjethe,

diku thanė njė bar,

diku pėrkulė njė pemė,

diku shtrembėron njė gardh,

diku largon njė zog apo pėrgjumė njė flutur

e pasi zhduk e zhvesh tė gjitha jeshilėt qė mundet ... ... i lėshon radhėn borės dimėrore tė mbulojė gjithēka.

 

... edhe Pleqėria ashtu,

diku ... diku ...

 

 

MIKU

 

Kur vjen

Miku

Tė ėmblėn buzėqeshje sjell.

Nė vatrėn time tė ngrohtė

Atė e mbjell.

 

Kur ikėn

Miku

Ndjesi tė kėndshme lė.

Tė gjithė e shijojmė

Qė ndenjėm me tė.

 

 

PARAJA

 

Gjithēka,

po

sot e motmot,

ke qenė dhe je

Gjithēka ....

 

I dehur

nė ekstazė

i zbrazur nga marrėzitė

me dorėn lart

dhe ti shuk nė tė

tė them:

 

- Nėse s’e dija qė je krijesė e njeriut

Do ishe krijesė e Zotit.