Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (2)

Pėrgatiti: Shefki OLLOMANI

UFO-t / JASHTĖTOKĖSORĖT (2)

 

       Nė Shkrimet e Shenjta, si dhe nė shkrime tė tjera, janė prezente pėrshkrime tė shumta anijesh aliene tė shkruara sipas njohurive tė kohės, tė cilat tė habisin pėr saktėsinė nė pėrshkrim, aq sa kėto pėrshkrime tė kėtyre anijeve kozmike pėrputhen nė mėnyrė perfekte me anijet aliene qė dokumentohen shkencėrisht nė kohėt e sotme.

 

 

               Pėrsa i pėrket periudhės sė Mesjetės, faktet janė mė tė shumta, mė tė ruajtura, madje i gjejmė aty ku s’na e merr mendja, nė pikturat dhe afreskat fetare, nė bazilikatat, kishat, manastiret dhe objektet fetare tė kohės, pa harruar grafikat e shumta dhe shkrimet qė janė me tė ruajtura dhe mė tė detajuara. Dhe jo vetėm kaq, por ka edhe dėshmi kolektive qė datojnė nė shekujt e mėvonshėm, deri afėr lindjes sė shekullit tė teknologjise (shek i 19), fakte, pamje, skica dhe dėshmi tė shėnuara qė s’mund tė konsiderohen falsifikime apo sajime, sepse ekzistojnė nėpėr kisha, libra fetare tė ilustruar, piktura kishtare, biblioteka qė ruajnė nė arkivat e tyre libra tė vjetėr tė Mesjetė,…s etj.

 

 

I njėjti afresk, pra, Kryqėzimi, por nė njė pamje nga afėr dhe mė tė detajuar

 

 

 

Piktura e Shėn Marisė, qė ėshtė pjesė e koleksionit Loeser, nė Palazzo Vecchio nė Itali. Duket qartė objekti diskoidal nė njė pjesė tė pikturės. Shikoni bariun me qenin nė sfond, si ka drejtuar sytė nga qielli dhe shikon objektin fluturues.

 

 

 

Pikturė nė dru e vitit 1320, qė ruhet nė muzeun Earls D’Oltremond, nė Belgjikė. Nė pikturė duket Mojsiu me librin e tij tė famshėm tė 10 Pllakave tė Shenjta, kurse nė sfond qielli ėshtė i mbushur me UFO.

 

 

 

Ky afresk quhet Kryqėzimi i Krishtit dhe ndodhet nė Katedralėn Svetishoveli, nė Miskheta, Gjeorgji. Nė tė dyja krahėt shihen qartė dy UFO.

 

 

 

Dy UFO-t e zmadhuara nga piktura e mėsipėrme

 

 

 

Njė pikturė e shekullit tė 12-tė, marrė nga njė dorėshkrim me ilustrime i quajtur Analet Laurisiane, njė dorėshkrim me ngjarje historike qė fokusohet mė shumė tek pushtimi sakson i kėshtjellės Sigiburg Castle nė Francė nė vitin 776.

 

Kryqėzorėt kishin rrethuar forcat franceze, kur nė atė moment shfaqen disa objekte fluturuese dhe forcat saksone tė trembura nga ato objekte u larguan, duke e lėnė kėshtjellėn pėrsėri nė dorėn e francezėve.

 

 

 

                        4.UFO-t dhe Bibla

               UFO-t dhe Besimet Fetare

 

 

 

            Ekzistenca e UFO-ve, tė alienėve, tė qenieve multidimensionale, tė qytetėrimeve njerėzore qė kanė ekzistuar pėrpara nesh dhe gjėra tė tjera misterioze, janė plotėsisht tė pėrputhura me doktrinėn kristiane dhe, mė nė pėrgjithėsi, me Zotin. Por nuk duhet tė harrojmė se prej kohėsh njeriu i interpreton shkrimet e shenjta, duke besuar shpesh nė gjėra jo tė vėrteta, thjeshtė sepse njeriu nuk ka ditur t’i interpretojė shkrimet e shenjta. Faktikisht, nuk ėshtė logjike tė mendosh se Zoti tė ketė thėnė qė ekziston vetėm njė botė e krijuar, pra jona, dhe kėtė e dinin mirė shumė personazhe biblike, si Shėn Pali, i cili nė njė letėr drejtuar Hebrenjve flet pėr botė (tė banuara) tė krijuara nga manifestimi (fjala) i Zotit.

 

            Pėrshkrime UFO-sh nė Bibėl

            Nė Bibėl dhe nė tekstet e tjera antike vazhdimisht ka rrėfime pėr anije tė ndryshme kozmike, tė cilat pėrshkruhen ashtu siē mund t’i pėrshruanin popullsitė e atėhereshme nė atė periudhė, pa njohuritė e sotme shkencore.

            Emėrtimet: re tė ndritshme, qerre fluturuese, kolona tė zjarrta dhe sfera tė zjarrta, nuk janė tjeter veēse disqe fluturuese, pra, me fjalė tė tjera -  UFO.

            Qė nga lashtėsia e historisė sė Universit, ekzistonin qenie shpirtėrore dhe trupore qė shėrbenin Zotin me pėrkushtim dhe quheshin Engjėj. Sot i quajnė UFO dhe Alienė, por nuk duhet tė harrojmė qė midis tyre janė edhe ata tė kėqinjtė, qė veprojnė kundėr principeve tė Zotit dhe si rrjedhojė pėr tė keq, edhe pse nė pamje tė parė nuk duket kėshtu.

 

            Dėshmi e UFO-ve nė Bibėl

            Nė Shkrimet e Shenjta, si dhe nė shkrime tė tjera, janė prezente pėrshkrime tė shumta anijesh aliene tė shkruara sipas njohurive tė kohės, tė cilat tė habisin pėr saktėsinė nė pėrshkrim, aq sa kėto pėrshkrime tė kėtyre anijeve kozmike pėrputhen nė mėnyrė perfekte me anijet aliene qė dokumentohen shkencėrisht nė kohėt e sotme.

            Tė parėt qė zyrtarisht pranuan faktin se nė Bibėl kishim pėrshkrime UFO-sh, ishin astronomi amerikan Morris Jessup dhe shkencatri rus Matest Agrest. Pėr shembull, rrethanat e shkatėrrimit tė qyteteve Sodoma dhe Gomora ringjallin nė kujtesė njė shpėrthim bėrthamor, ashtu siē mund tė pėrshkruhej me fjalė nga njė vėzhgues qė jetonte nė kohėt antike, nė veēanti, vala e goditjes e pėrhapur nga shpėrthimi bėrthamor do tė kishte shkrirė vendndodhjet e gurėve tė kripės nė Detin e Vdekur dhe goditur me pjesėzat e tyre gruan e Lot-it, duke e shndėrruar nė njė “statujė kripe”. Pėrveē kėsaj ėshtė tepėr evident detyrimi pėr mos u kthyer pas dhe pėr mos tė parė dritėn e dėmshme tė shpėrthimit bėrthamor.

            Bibla pėrmend patriarkėt (udhėheqėsit fetarė), si Enoch (Enok), tė cilėt rrėmbehen nė qiell nga objekte fluturuese misterioze, dhe nga shfaqja misterioze e njerėzve nė shėrbim tė Zotit, tė cilėt pėrdorin teknologji tė lartė, siē dėshmon episodi nė tė cilin kėta njerėz misteriozė godasin me rreze verbuese disa persona tė pasjellshėm qė donin tė hynin nė shtėpinė e Lot-it. Nė librat apokrife tė Enoch, flitet pėr Enokun i cili dėrgohet nė hapėsirė nga astronautė dhe takon Engjej astronautė, tė cilėt i tregojnė Tokėn siē dukej nga hapėsira, dhe krijesa tė tjera “tė bardha” tė ngjashėm, por jo njėlloj sikurse njerėzit.

            Mjetet UFO nė Shkrimet e Shenjta pėrshkruhen si: karroca tė zjarrta dhe turbina qė rrėmbejnė nė qiell profetin Elia, lavdinė e Zotit (ky nuk ėshtė Zoti/Krijuesi i Universit, por ėshtė Prijėsi ushtarako-politik i Alienėve/Jashtėtokėsorėve) qė  i shfaqet nė shkretėtirė patriarkut Ezekiel dhe ”balena” qė pėr tre ditė dhe tre netė ”gėlltit”  Jonah-un pa e tretur (brenda sė cilės ka dyer, dritare dhe llamba tė varura), kolona misterioze e zjarrtė (qė ditėn ngjason me njė re) e cila i tregon Moisiut dhe hebrenjve rrugėn pėr eksodin, anijen kozmike nėnė nė formė cigareje ku pas kalimit tė saj hapen ujėrat nė Detin e Kallamave, i cili nuk ishte tjetėr veēse njė moēal (dhe jo Deti i Kuq siē mendohet gabimisht: ky gabim ėshtė bėrė gjatė pėrkthimit). Mė pas kemi pėrbindėshin e detit ose ”gjarpėrin me krahė” - Leviatan, i cili pėrshkruhet si njė mjet cilindrik i aftė tė lėvizė nė qiell si njė aeroplanmbartės pėr tė lėshuar mjete mė tė vogla prej tij, dhe nėn ujė si njė mjet amfib. Dhe mė tej, qindra citime te tjera, midis tė cilave: ”balena” (nėndetėse aliene), ”gjarpėrinj” me pendė, perla, turbina, karroca hyjnore dhe re formash e ngjyrash tė ndryshme,…: tė gjitha kėto ishin UFO (anije kozmike tė jashtėtokėsorve) tė pėrshkruara sa mė mirė qė mundeshin, me fjalorin dhe terminet gjuhėsore qė kishin personat e atyre kohėrave:

            - Abrahami pa natėn nga njė vend i caktuar dy objekte misterioze qė ai i pėrshkruajti si ”dy pishtarė” dhe njė ”furė me tym”, praktikisht njė UFO klasik tė ndritshėm nė formė tubolare dhe njė disk fluturues tė zakonshėm me mjegullėn klasike qė e rrethon.

            - Kėshtu komentonte profeti Ezekiel nė lumin Kebar njė disk fluturues, sipas njohjeve nė atė kohė: “…njė re dhe brenda saj njė rrotė dhe sipėr rrotės njė kupolė dhe poshtė saj disa zgjatime ose shkallė pėr tė zbritur”.

            - Profeti Isaia pa disqe fluturuesė qė riktheheshin nė anijen nėnė, si pėllumbat qė rikthehen nė derėn e tyre hyrėse.

 

            Dhe mos tė harrojmė kėtu njė ushqim alien tė vėrtetė: Mana

            Inxhinjeri i NASA Josep F. Blumrich arriti tė ndėrtonte njė prototip anijeje kozmike qė kishte mundėsinė tė fluturonte, duke ndjekur me pėrpikmėri tė gjitha pėrshkrimet dhe sugjerimet e profetit biblik Ezekiel. Ky i fundit, kishte parė njė “karrocė tė Zotit”, njė anije kozmike, mbi lumin Kebar, duke e pėrshkruar me fjalėt e njė personi qė nuk kishte njohurinė e fluturimeve nė hapėsirė. Krijesa aliene (jashtėtokėsore) qė ishte nė anije i mėsoi koncepte kozmike tė larta Ezekielit.

            Ēudira tė tjera biblike janė: emri i Matuzalemit (djali i Moisiut) qė do tė thotė “Njeriu i raketės” dhe sikur kjo tė mos mjaftonte, ky ka njė moshe mijėvjeēare, ndoshta djali i Mojsiut ka qenė astronaut, pilot i anijes kozmike aliene. Nėse vėrejmė nė mėnyrė analitike dhe kritike udhėzimet qė i jepen Moisiut pėr ndėrtimin e tė famshmes Arka e Beselidhjes, do tė vijmė nė pėrfundimin logjik dhe shkencor se kjo ”Arkė”nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė Kondensator me forcė disa qindra volt, pra njė makineri inxhinierike e teknologjike qė prodhonte rrymė elektrike.

            Nė Testamentin e Ri apo Dhjatėn e Re, gjejmė UFO qė pėrmenden nė Ungjill, nė Aktet e Apostujve, nė letrėn drejtuar Selanikasve dhe nė Apokalips apo Zbulimi.

 

            Krijimi, Zoti dhe Zotėrinjtė

            Gjithmon duke ju referuar teksteve tė shenjta, Zoti ka ndėrhyrė direkt nė zhvillimin e njerėzimit derisa njeriu tė mund tė arrinte njė zhvillim tė tillė tė trurit tė mjaftueshėm qė tė mėsonte artet, zanatet dhe shkencat. Duket sikur njeriu ka pėsuar njė proēes zbutjeje nga jashtė (dhe ėshtė treguar qė nuk mundemi tė vetė-zbutemi), qė ka filluar 1 milion vjet mė parė. Deri para 10 mijė viteve alienė-udhėheqės jetonin nė mes tė njerėzve, por qė atėherė njerėzit ishin tė aftė tė ecnin me kėmbėt e tyre dhe pati njė reduktim tė numrit tė alienėve-udhėheqės, tė cilėt megjithatė vazhduan tė mbanin kontaktet me njerėzit, duke vendosur bazat e tyre nė vende ku nuk mund tė zbuloheshin nga askush (p.sh. nė thellėsitė e  detrave, oqeaneve, nė Polet e Tokės, nėn tokė, nė Hėnė,…etj.).

            Sipas shkrimeve antike, nė epokėn e artė ”Perėnditė” (alienėt, jashtėtokėsorėt) ecnin nė Tokė dhe edukonin njerėzit, por u larguan kur panė se njerėzit filluan tė shfaqnin tendenca negative. Qė atėherė alienėt-udhėheqės morėn njė rol kryesisht mos-ndėrhyrės, neutral nė zhvillimin, veprimet dhe punėt e njėrėzve. Nuk mund tė pėrjashtojmė mundėsinė qė alienėt-udhėheqės, gjatė largimit tė tyre nga Toka, nė fund tė epokės sė artė, tė kenė marrė me vete grupe njerėzish, tė cilėt mė vonė, nė etapa tė ndryshme tė historisė njerėzore janė kėthyer nga alienėt nė tokė si profetė, ”tė dėrguar tė Zotit”, pėr tė udhėhequr, edukuar e zhvilluar mė tej qenien njerėzore.

 

            Udhėtimi nė hapėsirė i profetit Baruk

            Duke lexuar tekstet apokrife, mund tė hasen informacione interesante rreth njė udhėtimi nė hapėsirė tė bėrė nga profeti Baruk. Duke tentuar tė “ripėrpunojmė” shprehjet apo gjuhėn tė perdorur nga Baruk, sipas njohurive moderne dhe ufologjike, si rezultat kemi njė udhėtim tė vėrtetė hapėsinor nė bordin e njė anijeje kozmike aliene.

            - Ruajtėsit e hapėsirės (ose ndryshe ”engjėjt e rėnė”) duke kryer marrėdhėnie intime  me bijat e njeriut krijuan nje rracė gjigantėsh, e cila mė vonė u zhduk gati e gjitha, nga Pėrmbytja e Madhe (tė mbijetuarit do tė vriten nga hebrenjte).

            - Engjėjt e rėnė mė pas vendosen nė njė burg hapėsinor tė pėrbėrė nga nėntė yje tė ndritshėm.

            - Rreth viteve 600 para erės sonė, Baruk u mor nga njė engjėll (alien) nė bordin e njė anijeje fluturuese pėr njė udhėtim nė hapėsirė,qė t’ia  zbulojė disa mistere te “Zotit”.

            - Nė orbitėn e parė Baruk sheh krijesa tė ndryshme nga ato njerėzore dhe tė tjera tė ngjashme me fėmijė, nė njė vend tė sheshtė nė hapėsirė.

            - Nė orbitėn e dytė Baruk shikon rraca tė ndryshme alienėsh, gjithmonė nė njė vend tė sheshtė tė hapėsirės.

            - Nė orbitėn e tretė Baruk shikon nė hapėsirėn e pafund (ose Ade) njė makinė tė gjatė 6 km (ose dragua) afėr Diellit. Dragoi ha “hapėsirėn” por nuk e konsumon, ushqehet me tė por e nxjerr jashtė (njė vrimė e zezė?). Motorri i makinės ka pamjen e njė predhe topi dhe thith (por nuk konsumon) energjinė kozmike qė gjendet nė tė gjithė universin pėr tė lėvizur. Pastaj Baruk shikon diēka qė i ngjan makinės qė solli Ezekielin nė hapėsirė dhe mė vonė shikon njė objekt qė quan “ruajtėsi e horizontit”, i cili orbiton rreth Tokės. Ai ka panele diellore tė levizshėm, njė motorr qė prodhon shumė dritė dhe njė tip shenje i ndonjė fabrike aliene. Pas kėsaj, Barukut i tregohet Hėna.

            - Nė orbitėn e katėrt Baruk dėrgohet nė njė vend ku ka njė ujė tė veēantė, i cili ėshtė njėfarė eliksiri jetėsor, i cili mban nė jetė shpirtėrat e tė drejtėve. Pėrveē kesaj Baruk shikon mjete (satelitė) per telekomunikime.

            - Nė orbitėn e pestė Baruk gjendet nė njė vend ku ka atmosferė dhe gravitet. Kėtu kryeengjėlli Mikael i flet Barukut rreth njė zgjedhjeje tė vėrtetė gjenetike, nė fakt i thotė qė tė drejtėt dhe gjysėm tė drejtėt do tė ruhen dhe kurohen, por ata jo tė drejtėt do tė eliminohen me sistemet mė tė kėqia. Gjithashtu pėrmenden shpesh ”tiganėt”, qė mund tė jenė disqet fluturuese.

 

            Jobi dhe Satani hapėsinor

            Nė njė episod nė Bibėl, Zoti lejon qė Jobi tė vihet nė provė nga Satani dhe mbi kėtė histori janė tre raste qė meritojnė tė citohen dhe rishikohen, sipas njohurive tė reja moderne dhe ufologjike.

            - I pari ka tė bėjė me momentin kur Zoti pyet Satanin (tė dy kėta u shfaqėn pėrpara Jobit) se nga vinte ky i fundit, d.m.th. Satani dhe Satani pėrgjigjet se praktikisht ishte nė orbitė rreth Tokės.

            - Episodi i dytė interesant ka tė bėjė me njė sulm nga qielli tė Satanit mbi disa prona tė Jobit, tė cilat shkatėrrohen nga rreze tė ngjashme me ato lazer.

            - Episodi i tretė ka tė bėjė me pėrgjigjen e Zotit ndaj lutjeve tė Jobit, pėrgjigjet qė vijnė nėpėrmjet njė objekti ajror brenda tė cilit ndodhet “Zoti”, i cili flet me Jobin. Nė kėtė bisedė tė fundit “Zoti” flet me Jobin pėr pėrbindėshin Leviatan, duke e pėrshkruar si njė anije kozmike e madhe me aftėsi fluturimi nė hapėsirė, zhvendosje nė terren dhe veēanėrisht nė ujė. Kjo anije ėshtė nė formė cilindrike ose nė formė cigareje, ka njė mbėshtjellės tė dyfishtė tė padepėrtueshme, ka hyrjen nė pjesėn e pėrparme, lėshon shumė dritė dhe njė mjegull rreth saj. Mekanizmat e saj kryesore janė vendosur nė pjesėn e fillimit. Kur gjendet nėn ujė e bėn atė tė nxehet (pra lėshon nxehtėsi). Ka poshtė saj disa mekanizma qė lejonė perdorimin e saj edhe nė terren tė fortė. Kur lėviz lė njė shenjė tė bardhė pas saj dhe ka shume armė tė vendosura nė pjesėn e pėrparme, njėra nga tė cilat i ngjan shumė rrezeve lazer.

 

            Sulmi ajror i “Zotit”

            Nė Bibėl ka shumė episode nė tė cilat ajo qė pėrshkruhet si rracė aliene ndėrhyn dhe komunikon me njerėzit. Nė episodin biblik tė disfatės apo humbjes sė 5 mbretėrve, Jozuehu bėn tė mundur qė Izraelitėt tė fitojnė njė betejė tė rėndėsishme falė sulmit ajror te “Zotit” qė shkatėrron armiqtė e tij. Dhe nuk mbaron kėtu duke qenė se, para masakrės finale tė Izraelitėve kundėr armiqve, Jozuehu kėrkon dhe merr nga “Zoti” aprovimin pėr tė shfaqur mbi fushėn e betejės dy globe drite tė mėdhenj, qė ai i quan “diell” dhe “hėnė”, qartėsisht pėr tė ndihmuar Izraelitėt nė betejė. E gjithė kjo natyrisht qė nuk ėshtė njė rast i izoluar, sepse shumė herė “Zoti” merr pjesė edhe vetė personalisht nė fushėn e betejės nė krye tė ushtrisė Izraelite dhe lufton kundėr armiqve tė tyre, si nė rastin e betejės sė Barakut kundėr Sisarės.

 

            Elizeu dhe pėrforcimet qe erdhen nga qielli

Nė Bibėl lexohet qartė se kur Elizeu e sheh veten tė sulmuar nga forcat e mbretit Aram, ai i kėrkon ndihmė ”Zotit” (Alienėve), i cili i tregon Elizeut qė nė tė vėrtetė ėshtė i mbrojtur nga ajo qė pėrshkruhet si njė flotė anijesh kozmike tė ndritshme, tė padukshme pėr syrin e njeriut. Ėshtė interesante tė shohim se si qė atėherė UFO-t kishin aftėsinė e padukshmėrisė ndaj syrit tė njeriut dhe si rrjedhojė mundėsinė tė vepronin qetėsisht. Bėhet fjalė pėr diēka qė sot rregullisht dhe herė pas here dokumentohet, falė teknologjive tė avancuara qė disponojmė, prezenca e objekteve tė mistershme tė padukshme nė gjendjen normale dhe pa ndihmėn e kėtyre teknologjive tė reja.

 

            Vazhdon...

 

(1)          (3)