Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencë 2 - UDHETIM NE QENDER TE TOKES: REALIZOHET ENDERRA E JULES VERNE      

www.alien.al

UDHETIM NE QENDER TE TOKES: REALIZOHET ENDERRA E JULES VERNE   

  

        Nese do t’ja dalin mbane dhe do te arrijne te hapin nje rruge per te zhbiruar çfare fshihet nen koren tokesore, patjeter qe nuk do te gjejne dinozaure, oqeane te fshehura dhe pyje me kerpudha gjigande siç imagjinonte Verne.

 

 

            «Zbrit ne kraterin e Jokullit te Sneffels qe hija e Skartaris lepin perpara qirinjve te korrikut, udhetar i guximshem, dhe do te arrish en Qender te Tokes. Kjo ishte ajo qe une bera. Ame Saknussemm».  Keshtu shkruhej ne pergamenen e vjeter qe i dha shtytjen fillimit te “udhetimit ne qender te Tokes” te Jules Verne, ne vitin 1864. Dhe 150 vjet me vone njeriu vendosi ta provonte vertet. Nese protagonistet moderne te kesaj historie nuk kane si qellim qendren e Tokes, vend/pozicion i paarritshem (deri tani), shpresojne te pakten te tejkalojne ate pjese te vogel te shtreses tokesore ku jetojme, koren, per per te arritur ne shtresen poshte saj: manteli.

            Kush tha qe nuk ka me asgje per te mesuar mbi Token? 

            Damon Teagle, shkencetar i Qendres Kombetare te Oqeanografise te Universitetit te Southampton ka vendosur te hape nje rruge drejt qendres se Tokes, duke u frymezuar nga tregimi i Jules Verne. Teagle se bashku me kolege te tjere nga Qendra e Gjeoshkencave nga Universiteti i Montpellier do te drejtojne nje konsorcium europian prej 24 shtetesh te quajtur Ecord, gati per te tejshpuar me nje sonde koren e tokes duke arritur per te paren here ne mantelin e saj.

            “Kemi shkuar ne Hene, por kurre nuk kemi tejkaluar 2 km nen fundin e tokes” shpjegojne kerkuesit ne Nature duke prezantuar misionin e tyre qe tenton te arrije 6 km ne thellesi nga fundi i tokes, ku askush nuk ka guxuar te arrije deri me sot. Nje eksplorim emocionant qe premton te terheqe kuriozitetin e mediave edhe pse per momentin nuk i eshte dhene shume rendesi.

            Kerkuesit nuk kane pse te bejne shume parashikime per kohen e realizimit. Pikerisht muajin qe vjen (prill 2011) do te nise ekspedita per te arritur rekordin aktual te thellesise prej 2 km (2.111 metra nen dyshemene e oqeaneve) ne nje pike te Paqesorit lindor afer Kosta Rikes. “Por per te arritur ne mantelin e tokes i dhame vetes skadencen e fundit te dhjetevjeçarit” shpjegon Teagle. “Teknologjite e perdorura ne Islande ne sektorin gjeotermik na lejojne te punojme ne 300 grade nxehtesi. Sfidat kryesore jane trysnite shume te medha, gjetja e materialeve shume rezistente per koken e sondave shpuese dhe lubrifikante te efektshem”. Per shpimin jane hipotizuar tre pika ne Paqesor: ne lindje te Meksikes, ne lindje te Kosta Rikes ose te ishujve Hawaii. “Nen det – shpjegon Teagle – korja e tokes eshte me e holle dhe mjafton te shpojme per 6 km per te arritur mantelin”. Ndersa ne korrispondence te tokave mbi uje korja e tokes shkon dhe pertej 30 km. “Duhet te gjejme nje pike afer thellesive oqeanike, por jo me shume: aty korja formohet vazhdimisht dhe eshte me e holle, por temperaturat jane gjithashtu me te larta”, thote kerkuesi anglez.

 

 

            Shpimi do te behet nga nje anije: gjigandi japonez Chikyu, 210 m i gjate, 56 mije tone i rende dhe nje specializim ne shpime ne thellesi te medha per te studiuar termetet. Nuk do te kete nevoje te hidhen spirancat ne det: “Anija – shpjegon Benoit Ildefonse – eshte e pajisur me nje sistem “pozicionimi dinamik” qe i mundeson qendrimin ne vend vertikalisht mbi vrimen qe shpohet, e cila do te kete nje diameter prej 6 cm. Sonda ka nje pjese bosh brenda saj qe lejon terheqjen e materialit te germuar. Per te arritur mantelin do te na duhet te ndertojme sonda shpimi me te medha se aktualet, dhe per kete arsye duhet te gjejme materiale me te lehta”.

            Misioni i Ecord qe do te nise me 13 prill 2011 per te qendruar ne det deri ne 3 qershor, perkon me 50 vjetorin e tentatives se pare per te arritur ne mantelin e tokes. Projekti Mohole, ideuar nga Harry Hess, nje nga baballaret e tektonikes me pllaka, nisi ne Mars te 1961 nen flamurin e Fondacionit te Shkencave Kombetar Amerikan. U pozicionua ne ujerat e Guadalupe, ne Meksike, por u dorezua ne 183 metra thellesi si shkak i veshtiresive teknike, shpenzime jashte kontrollit dhe sherre mbi lidershipin e projektit. John Steinbeck, ne bordin e anijes, tregoi misionin e deshtuar ne revisten Life te 14 Prillit 1961. Sot, me nje eksperience prej gjysem shekulli mbi shpimet per nafte, kerkuesit kane çelesin per t’u bere, ashtu si eksploruesit e Jules Verne, “shkencetaret me te lumtur te botes”.

            Nese do t’ja dalin mbane dhe do te arrijne te hapin nje rruge per te zhbiruar çfare fshihet nen koren tokesore, patjeter qe nuk do te gjejne dinozaure, oqeane te fshehura dhe pyje me kerpudha gjigande siç imagjinonte Verne. Por pervoja do te jete gjithsesi fantastike, te pakten per shkencen, sepse do t’i dhuronte asaj nje mal me informacione dhe njohuri qe as mund te imagjinojme.