Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - UDHĖ NĖ KOHĖ

Shkruan: Hasan M. SHAHINAJ

      

UDHĖ NĖ KOHĖ

 

 

Librin e autorit Xhevahir Cirongu "Udhė nė kohė"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            PARATHĖNIE

 

            Doli nga shtypi libri i 12-tė i shkrimtarit Xhevahir Cirongu, duke plotėsuar kėsisoj njė dyzinė nė kolonėn e tij botuese e tė suksesshme deri mė tash nė harkun kohor 2005- 2018, dmth ka botuar vit pėr vit.Ky libėr i ri, sipas autorit, tenton, realizon e shpėrndan natyrshėm vakumin e grumbulluar prej tij nė kohė dhe hapėsirė nė detyrėn fisnike, delikate e tė vėshtirė tė gazetarit; prandaj me tė drejtė shkrimtari e ka titulluar ‘’Udhė nė kohė…’’.

            Kjo, veē tė tjerash,na kujton tė madhin Dritėro Agolli nė fillimet e tia tė para letrare, nėse kujtojmė vėllimin e parė poetik ‘’Nė rrugė dola’’ tė vitit 1958; pastaj ‘’Hapat e mia nė asfalt’’ tė vitit 1961; mė pas ‘’Shtigje malesh e trotuare ‘’ tė vitit 1965. Kurse Xhevahiri ynė modest, nė fqinjėsi krahinore me tė madhin Agolli, ka ecur nė udhėn letrare me hapin e matur tė milingonės punėtore tė dheut, e cila plot pėrpjekje e ēon kokrėn e grurit nė folezėn e sigurtė duke sfiduar pėrherė atė gjinkallėn zhurmtare, landraqe e aspak letrare qė pėrpos dembelizmit tė saj vegjetues, mbetet urie; madje paturpėsisht troket nė derėn bujare tė milingonės pėr njė kore bukė ēdo dimėr tė pėrvitshėm!  Bėra kėtė paralelizėm tė pėrafėr, sepse nė tė 12- tė librat e Xhevahir Cirongut fryn lirizmi spontan, shpirtėror dhe i motivuar i trevės nga buron, gėrshetuar me epizmin heroik shqiptar, ndėrkrahinor, kosovar e mbarėkomėtar. Mua qė mė ra barra e rėndė e redaktorit tė paanshėm tė analizės sė kėtij vėllimi publicistiko-letrar pėrzgjedhur kėmbėngulshėm nga vetė autori, mė del sakaq pėrpara sysh ajo lartėsi qiellore Tomorrike pėr tė ravijėzuar linjat nė fjalė.Dhe ja, analiza ime e pėrmbledhur:

            Sė pari, i nderuari lexues, autori Xh.Cirongu e ka origjinėn burimore nga fshati Leskovė i Tomorricės sė Skraparit, pra nga njė trevė e begatė disaplanshe, shtrirė nėn hijerėndin mal tė Tomorrit. Dhe, ashtu sikurse ky kryemal i bekuar froni i perėndive, pėrthith e shpėrndan fort bukur rrezet mėngjesore mbrėmėsore rreth e qark nė njė hapėsirė tė pamatė; ashtu edhe autori ynė Xh. Cirongu reflekton me librin e tij mė tė ri njė mozaik tė pasur shkrimor tematik, shtrirė nėpėr trevat shqipfolėse qė nga Kosova martire e deri tek Ēamėria fisnike. Gjithashtu, qė nga Lura e Dibrės, Vlora e Pavarsisė dhe mėsonjtorja e parė e Korēės deri tek mėsuesit e spikatur e tė dekuruar delvinjotė e picariotė; deri nė Durrėsin antik e metropolitan ku hulumton ai vetė si krijues i mirėfilltė nė pėrbėrje tė Klubit tė shkrimtarėve dhe artistėve sėtoku me ne tė tjerėt, qysh prej 11 vitesh tė themelimit tė veprimtarisė intensive vlerashumė tė bashkėsisė sonė prej krijuesish tė zellshėm.

            E nisa me vendlindjen e autorit, sepse sipas meje H. Sh, ajo ėshtė ngjizja e parė, zanafilla e cicėrimave tė para poetike tė autorit tonė dhe tė ēdo krijuesi nė kėtė botė njerėzore ku ēelin sythat e parė tė pemės krijuese. Pikėrisht, pėrms esesė poetiko-prozodike ‘’Guri i vendlindjes’’ ( nė fq. 14 tė faqosjes sė librit), ai motivon e shpėrfaq mall e dhimbje pėr vendlindjen duke binjakėzuar shpirtin e vet poetik me atė tė poetes emigrante me rrėnjėt tomorricare Vjollca Koni Ajasllari, pėrms vargjeve tė skalitura:

            ‘’Mė prit tė shoh majėn e Tomorrit/, tė hedh sytė mbi Elbasan, Korēė, Gramsh, Skrapar/, mbi krejt Shqipėrinė siē bėnė Frashėllinjtė atdhetarė… ’’ Dhe poeti Xhevahir thur: ‘’Qenka zhur e prush/ ajo kėngė e bukur/ , gjoksin plot seē ma mbush…’’. Shkurt, guri i vendlindjes na portretizohet si gur mulliri qė bluan bukėn e jetės, kurse jazet ujrambledhės tė tij, njė sinfoni e pambaruar. Unė, redaktori i kėtyre paragrafėve, do tė shtoja sentencė vetiake se: edhe pse emigrojmė nga   fshati nėpėr qytete e shtete e kontinente, djepvarrin vendlindės e bartim pėrgjithmonė me vete!... Vendlindja ėshtė guri i themelit, ekzistenca dhe mbijetesa kulmore. Kjo tė mbush me krenari pėrmes qėndresės sfidante tė nėnės heroine Xhemile Hazis Kolgjegja, masakruar barbarisht pėr sė gjalli nė dheun e zi me fėmijėn nė bark nga pushtuesit austro- hungarezė gjatė Luftės I Botėrore, mė 28 korrik 1916 sėbashku me 108 banorė qėndrestarė burjanė. Xhemilja martire ishte nga Krej-Lura, vendlindja e Dom Nikollė Kaēorrit, n/kryetarit tė Qeverisė Shqiptare tė Pavarsisė; njėherėsh ai kryepersonazh i shkrimit publicistik nė fjalė (nė faqen 5 tė faqosjes sė vėllimit libėror.) 

            Sė dyti, libri publicistiko-letrar ‘’Udhė nė kohė…’’ prej 120 faqesh, ilustruar kėndshėm sipas rastit edhe me fotot pėrkatėse, strukturohet pėrmes 4 kapitujve bazė; gėrshetuar edhe me plot nėntituj e rubrika qė ka botuar autori vijėmisht nė median e shkruar dhe elektronike. Kapitulli I hapet me shkrime e pasazhe letrare pėr disa nga figurat emblematike kombėtare siē cituam mė lart N. Kaēorri e Fan Noli; ky i fundit dijetar i shquar poliedrik, i cili meshėn e parė nė gjuhėn shqipe e ka dhėnė nė Durrės. Vijon me kongresin e Lushnjes tė 1920-ės, ku jepet edhe fotoja e parlamentit tė pare shqiptar tė vitit 1921. Parakalojnė nė ekranin e mendjes sonė shkrimewt portretizuese pėr figura dėshmorėsh tė djeshėm e tė sotėm si Avni Kondi e Antigona Fazlliu, qė nga jugu shqiptar deri nė zemėr tė Kosovės. Rrėfimet ecin parallel edhe me dėshmitė e pėrjetuara nga invalidėt e veteranėt e luftės e tė punės sikurse Qemal Manēja me shokė; njė figurė e spikatur ndėrtimore shqiptare; madje njėherėsh mik i pėrherėshm i duarartėve mjeshtra tė Gollobordės kantjereve dursake.Kapitulli I pėrfshin 37 shkrime tė veēanta ku lexuesi njihet me bilbilat e vėrtetė tė kėngės skrapariote qė nga kryebilbili i majit Demir Zyko ‘’Artist i Popullit’’ dhe nė vazhdim me Asllan Ibron e Fatmir Ajasllariin; pra krenohemi me kėta figura tė shquara tė gurrės sė pashteruar tė folkorit shqiptar, pėr tė arritur tek rapsodi e valltari virtuoz Dervish Shaqa, shqiponja kosovare. Njihemi me artistė tė mėdhenj durrsakė e me jehonė kombėtare si psh. Nikolin Xhoja dhe Ramazan Njala, ky i fundit dalluar si sportist dimensional nė disa lloje. Po kėshtu edhe ish- mėsuesi e kėngėtari i spikatur lirik Naim Kėrēuku, dalluar si intelektual i palodhur pėr afro 2 dekada pėr veprimtaritė kulturore tė fėmijėve nė rang prefekturor, kombėtar e ndėrkombėtar nė drejtimin e QKF-sė sė Durrėsit.Shkrime analitike e mbreslėnse janė ato pėr poetėt e shquar kosovarė si psh: Adem Zaplluzha, Ismail Simica e Gani Pllana; tregimtarin e talentuar pėr fėmijė Izet Hotin, shkrimtarin e analistin Bedri Tahiri, poeteshėn Valbona Sulēe, dibranin Myrteza Baboēin, ish- mėsues e kėngėtar, piktoren Manjola Hoxholli etj. Vėmendje tė posaēme meritojnė pasazhet pėr poetin e publicistin tropojan Zeqir Lushaj, gazetarin dhe shkrimtarin cilėsor Bashkim Koēi nga Prishta e Skraparit e deri tek satira e mprehtė e Nebi Dragotit tė zonės sė Dumresė, qė lėvron ndryshe trivargėshin haiku-humoristik.Mirėpo, qershia mbi tortė nė kėtė kapitull, ėshtė poetesha dhe prozatorja ‘’Mjeshtre e Madhe e Penės’’, Vilhelme Vranari Haxhiraj, princesha e fjalės sė ėndrrave dritėdhėnse...

 

Hasan M. Shahinaj, redaktor i librit

Durrės, mė 2. 09. 2018 (e diel)