Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - U jepem udhėve

Poezi nga Vera Istrefi

Libri  me poezi "U JEPEM UDHĖVE", i autores Vera Istrefi, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

Grimcat e kujtimeve

mė shpėrndahen

tek mbledh pluhurat

mbi orendi.

Nė ēdo lot timin

tė rrokullis

e lotėt

i mbaj nė sy.

 

*

T'u vara qerpikėve,

fundeve tė tyre.

Ishin si maja  heshtash

qė mė thernin.

Pėrse?

S' kisha qėllim tė keq

veēse

tė zhytesha

nė thellėsinė e syve tė tu.

 

*

Fletėve tė trėndafilit

vesuar mė ka gėzimi

Rrėnjėve tė tij

ujit lot-hidhėrimi.

Ndėr gjemba zvarritet

mendimi im i mjerė,

gjersa tė shpėrthejė

gonxhe nė pranverė.

Dhe prapė

fetėve tė trėndafilit

mė veson mendimi

ndėrsa ndjenja

mė zvarritet

gjembave tė tij.

 

*

Prej teje

shkėputur ėshtė

afshi i puthjes

 e pezull mbetur ka

mes meje e teje

Nė dhimbje zemre

vend ka zėnė

e s'luan.

Mbėshtjellur mė je

rreth trupit

e lėmsh i je bėrė

nė grykė

qetėsisė time.

Lermė tė qetė

nė vetminė time

tė zhurmshme!

Ti s'mundesh.

Buzėve tė tua

lodron puthja ime

e t'i pėrflak.

Kėshtu

s'mund tė mos mendoj

pėr ty.

Nė ēdo qerpik tėndin

therur kam shpirtin

 e nė sytė e tu

kam lėngatėn

Shetit puthja ime

aty

ku ti drithmat ia ndien

Dhe ti…

Ti s'e di

se larg e pranė jemi.

Njėherėsh

nė ėndėrr e realitet.

T'a marr fytyrėn,

t'a shėtis mollėzave

tė gishtave tė mi,

por..

Vetėm kur je larg.

Kur pranė jemi

unė vetėm hesht

Ndėrsa ti s'mundesh.

T'a ndiej ritmin e zėmres

e dehem

prej kėsaj ritmike.

Me ty

kam turp e dėshirė,

dhimbje e dashuri.

Oh, zot!

Ē'do t'u them nipėrve

kur gjyshe tė jem

pėr dashurinė time?

Dhimbje kam.

Hej, dreq!

S'di ē'ėshtė mirė

apo keq

para Perėndisė:

tė vras timen

apo njė zemėr tjetėr?!

 

*

Nė rrapėllime qepallash

ndeza zjarr

qė mė dritoi

qerpikėve tė gjatė

 

Kur zjarri

lotin ma thau

e kuptova se ishte ėndėrr…

ishte nate…

 

*

Mė ėshtė trishtuar

mėllagė e bukur

nė dritare.

Lulet rozė tė saj

kanė marrė arratinė

ndėrsa gjethet,

nga keqardhja pėr mua

rrinė.