.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Truri - "ky top magjik"

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

          TRURI - “KY TOP MAGJIK”

 

         Truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Me tė drejtė fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumė ligje tė funksionimit tė trurit, e quajti atė “top magjik” dhe konsideroi se truri do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t’i zbulohet njerėzimit.

           

            Pėr t’i kuptuar mė mirė sjelljet e njerėzve, duhet tė dimė mė shumė mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili ėshtė ai gjenerator aq i fuqishėm qė i futė nė funksion gjithė kėto procese psiko-fizike? Kush tjetėr, pos trurit.

            Truri ka tėrhequr gjithmonė vėmendjen, jo vetėm tė psikologėve tė sotėm , por edhe tė dijetarėve qė nga kohėt mė tė lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicėn e sjelljeve. I pėrbėrė nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerėzore) ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik. Sa pėr ilustrim, sėrish figurativ, po e cek se i tėrė rrjeti telefonik botėror, nė krahasim vėllimor me trurin, paraqet vetėm njė kokėrr fasuleje.

            Truri ėshtė edhe pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e ndėrlikuar e sistemit nervorė. Ai veēanėrisht luan rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e jetė psikike tė njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin nė pėrgjithėsi; bėnė tė mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nėpėrmjet transmetimit tė impulseve nervore) dhe paraqet bazėn fiziologjike pėr tėrė jetėn psikike: pra, ėshtė bartės i tė gjitha proceseve psikike.

            Pjesėt kryesore tė trurit janė tri: truri i madh, truri i mesėm dhe truri i vogėl, kurse pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e zhvilluar e tij ėshtė korja e trurit ose siē quhet ndryshe, korteksi. Nė zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet mė sė voni dhe ajo paraqet rezultatet mė tė larta tė evolucionit. Sipėrfaqja e saj ėshtė rreth 2m2 dhe pėrmban rreth 14miliard elemente qelizore.

            Truri i tė porsalindurit ėshtė katėr herė mė i lehtė se ai i njeriu tė rritur. Deri nė vitin e gjashtė truri arrin pėrafėrsisht 90% tė peshės dhe tė proporcioneve tė tij pėrfundimtare. Kėshtu, ndėrmjet moshės 9 dhe 10 vjeēare, truri i fėmijės arrin tė ketė proporcion gati tė njėjtė me atė tė trurit tė tė rriturit. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se pesha dhe mosha e trurit nuk ėshtė  e lidhur drejtpėrsėdrejti me zhvillimin e inteligjencė. Truri peshon rreth 1.5 kg.

 

            Forca e trurit

 

            Siē u tha edhe mė lartė, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetėrsia trurit. Mund qė njeriu nė moshė shumė tė re ose shumė tė vjetėr, tė arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi tė merret me art pas moshės 30 vjeēare. Mikeloangjelo, veprat mė madhėshtore i krijoi nė moshėn 80 vjeēare. Edhe Pikaso veprat mė tė mėdha  i krijoi n vitet e 90 tė jetės.

            Aleksandri i Madh i Maqedonisė i ka njohur me emėr tė gjithė ushtarėt e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me tė gjithė pa pėrkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, pėr njė ditė i mėsoi tė gjithė emrat e anėtarėve tė senatit dhe tė shumė njerėzve tjerė tė Romės, me tė cilėt u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh nė moshėn 10 vjeēare e recitonte Kur’anin pėrmendėsh, ndėrsa nė moshėn 14 vjeēare edhe tė gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilėn libėr qė  e lexonte dy herė, mund ta pėrsėriste fjalė pėr fjalė. Mocarti si 14 vjeēar, nė kishėn e Shėnė Pjetrit nė Romė, majti nė mendje gjatė kohės sė interpretimit gjithė muzikėn e njė muzikantit tė madh, notat e sė cilės mbaheshin nė fshehtėsi. Indiania, Shakuntala Devi ishte pėr gjashtė sekonda mė e shpejtė se kompjuteri  nė zgjidhjen e njė problemi tė ndėrlikuar matematikor (ėshtė fjala pėr vitet e 80-ta) etj.

            Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe nė dy gjysmė pjesė: e majta dhe e djathta, kėshtu qė secila anė e trurit  kontrollon pjesėn e kundėrt tė trupit: pra, nė qoftė se dėmtohet ana e majtė e trurit, pėson paralizė pjesa e djathtė e trupit dhe anasjelltas.

            Kėrkimet mė tė reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritė mė tepėr nė aktivitetin e kėtyre dy pjesėve tė trurit. Pjesa e majtė e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikėn, logjikėn, analizėn etj., ndėrsa pjesa e djathtė drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikėn, ritmin, fantazinė etj.

            Sipas Ornshtajn-it, njerėzit qė janė mėsuar ta shfrytėzojnė njėrėn anė tė trurit, e kanė vėshtirė ta shfrytėzojnė edhe pjesėn tjetėr. Ėshtė interesant se kur njėra anė e trurit dėmtohet, atėherė e gjithė forca kalon nė anėn tjetėr. Por nė qoftė se shfrytėzohen tė dy pjesėt e trurit, shumėfishohet aftėsia deri nė gjenialitet.

            Hulumtimet tek njerėzit, tė cilėt zakonisht konsiderohen artistė ose shkencėtarė tė mėdhenj dhe supozohet se kanė shfrytėzuar te dy pjesėt e trurit, japin kėto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencėtari mė i madh i kohės sė vetė. Ai nuk ishte vetėm matematikan apo fizikan, por edhe ėndėrrues i madh, i cili pėr ėndėrrimet gati qė pėrjashtohet nga kolegji. Sipas fjalėve tė tij, Teorinė e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar nė tavolinė,por i shtrirė nė njė rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmė tė mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nėpėr qepalla, oscilonin duke u shpėrndarė nė mijėra rrezatime tė imėta. Ajnshtajni pyeti vetėn se si do tė dukej udhėtimi nė njė nga ato rreze tė diellit. Kėshtu, fantazia e sillo atė deri nė atė vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte tė shkonte, por imagjinata (ana e djathtė e trurit) dhe njohuritė shkencore (ana e majatė e trurit) e sollėn atė deri te zbulimi mė i rėndėsishėm i tė gjitha kohėrave - Teoria e Relativitetit.

            Pikaso, njė ndėr piktorėt mė tė njohur tė kohės sė sonė, tregon se nė mėnyrė matematikore dhe gjeometrike e ka pėrshkruar atė qė ka dashur ta punojė, duke paraqitur detajisht marrėdhėniet specifike tė cilat ka pretenduar t’i krijojė me ngjyrė, formė dhe vijė.

            Ndoshta rasti mė i mirė pėr ilustrimin e forcės sė pėrbashkėt tė dy pjesėve tė trurit do tė ishte Leonardo da Vinēi, njė ndėr kokat mė kreative tė tė gjitha kohėrave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njėrėn dorė ka vizatuar, ndėrsa me tjetrėn ka shėnuar njėkohėsisht. Ekspertet qė janė marrė me punimet e Leonardos, thonė se pėr t’i pėrmbledhur tė gjitha punimet e tij, njė njeriu i duhet 40 vite punė tė pandėrprere, nga tetė orė nė ditė dhe atė, me njėrėn dorė tė shkruaj, ndėrsa me tjetrėn tė vizatojė.

            Siē pamė edhe mė lartė, kapaciteti i trurit ėshtė i pakufishėm. Sa ėshtė i pakufishėm aq ėshtė edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalėt tė tjera, truri ėshtė i vetmi organ qė e studion vetveten.

            Konsiderohet se truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe se ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi nė funksion vetėm 1%, ndėrsa Karl Shishar jep mendimin se vetėm 10% e trurit shfrytėzohet, kurse pjesa tjetėr (90%) ėshtė njė gjigant i vjetur. Ndėrsa sipas njohurive mė tė reja, supozohet se ne shfrytėzojmė vetėm 4% nga numri i pėrgjithshėm i qelizave nervore.

            Nga gjithė kjo qė u tha, del se truri posedon kapacitet tė pamatur, tė cilin asnjė tru elektronik, sė paku deri mė sot, nuk mund ta arrijė. Ai mund tė pranoj (teorikisht) deri nė 1015     mendimeve. Se sa ėshtė mundėsia  e pamatur e pranimit tė informacioneve mund ta kuptojmė vetėm pėrmes rrugės sė krahasimit figurativ. Pėr t’u numėruar kjo madhėsi e informacioneve, njė njeriu i duhen 30 milion vjet punė tė pandėrprerė, ditė e natė, me shpejtėsi: njė informacion pėr njė sekondė; ose nėse e paramendojmė se secila pjesė e mendimeve ose ēdo informacion ėshtė nė madhėsinė e njė kokrre gruri, atėherė kjo masė e pamatur e grurit do tė mund tė vendosej nė njė depo, e cila do tė kishte lartėsinė 3 metra, gjerėsinė 5 metra dhe gjatėsinė 4500 km.

            Nė koren e trurit, mendohet se ekzistojnė rreth 15 miliardė qeliza, tė cilat po tė vendosėn nė njė varg tė pandėrprerė, do tė formonin gjatėsinė rreth 100.000 km.

            Se si funksionojnė ato qeliza nė tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasė, deri nė fund, kurrė nuk do tė zbulohen.

 

            Historia e zhvillimi i trurit

 

            Siē e cekėm edhe mė lartė, truri ka tėrhequr vėmendjen e njeriut qė nga lashtėsia. Sipas shėnimeve historike truri pėr herė tė parė pėrmendet nė njė papirus, tė cilin historianet e mjekėsisė e konsiderojnė si libėr mė tė vjetėr mjekėsor nė botė.

            Ky papirus edhe u emėrtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit tė personit i cili e gjeti nė Ksar (Egjipt) mė 1862. Supozohet se ėshtė shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait tė mjekėsisė, nė formulėn e tė cilit edhe sot e kėsaj dite betohen  mjekėt e rinj para se ta fillojnė kėtė profesion).

            Truri pėrmendet edhe tek grekėt e vjetėr, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek mė vonė, nė shkollėn e Alkesandriesė, 335 - 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan tė merren nė mėnyrė sistematike me trurin dhe prej atėherė zbulimet pėr trurin pėrparojnė ngadalė nėpėr shekuj deri nė ditėt tona.

            Pėrsosja e pjesėve tė posaēme tė trurit, tek organizmat shtazor gjatė evolucionit, vėshtirė mund tė shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftė herėt, qysh nė kohėn kur janė formuar organizmat njėqelizorė.

            Mund tė thuhet se tek shqisat organike ekziston njė substancė, e cila ka rolin e baterisė pėr shndėrrimin e rrezeve tė marra nė energji elektrike me forcė tė ulėt. Tė gjitha kėrkimet pėr sistemin e komunikimit nėpėrmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vėrtetojnė se komunikimi kryhet posaēėrisht nėpėrmjet impulseve bioelektrike. Pėrshtypjet e jashtme bartėn nėpėrmjet shqisave (nė formė fotografish) nė qendrat pėrkatėse, ku njė pjesė e tyre mbeten pėrgjithmonė lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetėm tė njeriut, por edhe tė shumė gjallesave tjera, nuk janė gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesėn (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bėnin shumė dallime. Ato nuk do e dinin kė e kanė mik e kė armik; nuk do mund tė kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin  e vet. Praktikisht ato do tė silleshin nė mėnyrė shumė instinktive.

            Sipas shumė eksperimenteve me shtazė, tė cilave u ėshtė nxjerr truri i madh, ėshtė treguar se ato shtazė kanė treguar sjellje shumė tė pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund tė lėvizė shumė mirė, por nuk i njeh armiqtė e vetė. Pėllumbi, pa trurin e madh, qėndron pa lėvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarė interesi pėr ndodhitė qė zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikėn. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesė ose inteligjencė dhe jeton deri nė tri javė. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanė sjellje gati normale. Kurse, fėmija pa trurin e madh, nė njė rast ka jetuar tri vjet e nėntė muaj, edhe pse nuk e ka njohur nėnėn e vet e as qė ka mundur tė mėsoj diēka.

            Ndėrsa tek njeriu, gjatė eksperimentimeve, kemi kėto rezultate: Ērregullimi i funksionit tė trurit tė vogėl ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatė qėndrimit me sy hapur, luhatet tepėr, ėshtė jostabil, kurse symbyllur rrėzohet. Te ērregullimet apo ngacmimet e trurit tė mesėm, shkaktohet humbja e ndjenjės mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmėria e tepruar (hiperstezia). Ērregullimi i trurit tė madh, respektivisht i korės sė trurit, mund tė shkaktoj humbjen e plotė tė kujtesės apo mbamendjes ose tė shkaktoj rritjen enorme tė saj.

            Neokirurgu nga SHBA-tė dr. Wait-i, i pari arriti qė ta izolojė trurin. Mbi 100 trurė tė majmunėve, Wait-i arriti t’i ndajė nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe pėr orė tė tėra t’i mbajė nė jetė. Ndėrsa tre shkencėtarė japonezė (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritėn qė disa trurė tė maceve t’i ngrijnė nėn -20ŗ C, t’i ruajnė nė frigoriferė me ngrirje tė thellė dhe prapė t’i ringjallin. Kur arritėn ta ndajnė trurin nga trupi, atėherė lindi edhe ideja pėr mundėsinė e pėrrėnditjes (shartimit) tė trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj kėtė eksperiment qė mė 1965 nėpėrmjet transplantimit tė trurit tė qenit. Prapė lindi pyetja: a mund tė bėhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotė se ai nuk do e bėjė i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a ėshtė kjo e drejtė apo jo.

            Shkaqet e zhvillimit tė trurit nuk mund tė jenė vetėm dėshirat dhe aktivitetet e qenieve tė gjalla. Kushti, pothuajse kryesor pėr zhvillimin e trurit, ėshtė ambienti natyror, nė tė cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janė faktorė nga tė cilėt varet edhe zhvillimi i shpejtė ose i ngadaltė i trurit. Duhet tė cekim se inteligjenca trashėgohet nga paraardhėsit nė masė shumė tė vogėl, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatė gjithė jetės. Pra, me tė drejtė fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumė ligje tė funksionimit tė trurit, e quajti atė “top magjik” dhe konsideroi se truri do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t’i zbulohet njerėzimit.