Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - TROKU  I  KALIT  TĖ  ZI

Shkruan: Begzat  RRAHMANI

      

TROKU  I  KALIT  TĖ  ZI

-POEZI-

 

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Begzat Rrahmani, "Troku i kalit tė zi" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

 

 

 

QIRIRI  I  VERDHĖ

 

Natėn se prisja

por ajo ishte futur

tinėzisht nė dhomė

bashkė me trishtimet

dhembjet dhe prapėsitė

e kohės moderne.

Iu luta yllit pėr shpėtim

ai s’dėgjoi ishte shumė larg

prita tė vinte hėna

edhe asaj ia zinin rrugėn mjegullat

ndeza qiririn e verdhė

qė prej kohėsh thahej nė dhomė...

 

 

 

 

PAFAJĖSIA

 

I duroja fashat e trupit

nė turmėn e plehut plot ofkėllima

qė kundėrmonin qelbėsirė vdekje

duke na thėnė:

pafajėsinė tregojani Zotit

atje lart nė katin e shtatė

dhe zbritni tė lumtur

nė jetėn e amshuar...

 

 

 

 

JETA  E  HARLISUR

 

Ėndrra ka aromėn e jetės nė errėsirė

njerėzit harlisen nėpėr hapėsirėn pa fund

mėngjesi i ditės i gjen nė pėrsiatje

pėrralla e horoskopit u fut nė rrugė shkencore

ngjyrėn dhe shijen e kafesė i sheh si fushė e bleruar

herė here bėhen xhelozė pėr djalė apo leshzezė

dhe rrugėt e purpurta tė yjeve nė galaktikė

dikur kujtohen pėr jetėn e harxhuar si uji nė djerrinė?!

  

 

 

 

LĖKUNDJET  E  DJEPIT

 

Valle mortore bėnin mjegullat

sė bashku me valėt

ėndrrat shembeshin si kulla rėre

duke i shuar rrezet e hėnės rinore

me ato sy pėrcjellės nė fundin e ferrit

shuheshin shpresat e djepit qė lėkundej

nga vaji i fėmijės i lidhur nė pranga robėrie

pėrherė i ngopur me uri tė mallkuar

nga kufijtė e botės pa rrugė...?!

 

 

 

 

DREDHI  GJARPRI

 

Gjarpri me kokėn lart nė qiell

mbi sipėrfaqen kėsulė breshke

bėnte ca numra tė ēuditshėm

ajo ngadalė me kėmbėn e majtė

ia gėrvishte bishtin e pistė

kurse me tė djathtėn bėnte hapa

shqiponja nga lart e shikonte me kujdes

ēapkėnllėkun dhe jo rehatinė e breshkės

dikur u bind pėr egėrsinė gjarpėrore

dhe iu vėrsul me tėrė forcėn e saj...

 

 

 

 

QAFA  E  UJKUT

 

Armiku pa ndalur na pinte gjakun

dhe ankohej pėr t’i zhdukur gjurmėt e krimit

ne shkuam e pyetėm plakun e fisit tjetėr

qė kishte pasur tė njėjtin dert

ai me shumė nervozė na tha:

-a dini pse ujku e ka qafėn e trashė?!

Frėngjitė duhej hapur pėr armikun

dhe me plumba ta qėlloni nė kokė

mjaft u bėtė copė e thėrrmijė...

 

 

Poezi nga libri "Troku i kalit tė zi"