Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Troja

Shkruan:  Iris AGOVI - Stamboll

www.mjellma.org

         NGA ĒUDITĖ E MĖDHA - TROJA

 

            Perėndesha Afrodita i propozoi atij femrėn mė tė bukur nė botė. Parisi, pasi qė ishte bari i thjeshtė, nuk deshi mbretėri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertėn e Afroditės - pėr njė femėr tė bukur...

 

      
            Sot, gadishulli qė mbetet mes detit Marmara, Grykės sė Ēanakkales dhe Korfuzit - Edremit, njė kohė njihej si qyteti i Trojės. Troja ishte njė qytet i gjallė i kulturės dhe qėndėr e mbretėrisė nė mijėvjeēarin e dytė dhe tė tretė p.e.s. Nė shekullin e 13-tė p.e.s, u pėrhap njė zjarr i madh i cili thonė se ėshtė shkaku i fillimit tė luftės sė Trojės.

            Legjenda thotė se, qyteti Troja, 3200 vjet mė parė ishte nėn drejtimin e mbretit Priamos. Qytetarėt ishin njerėz tė lumtur dhe trima. Por perėndive iu dukė e tepėrt kjo lumturi dhe vendosėn t'jua prishnin.

            Njė ditė e shoqja e mbretit Priamos, pa njė ėndėrr tė keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tėra. Mbreti i cili i besonte shumė kėtyre porosive, thirri njė fallxhor qė t'ia shpjegojė ėndrrėn. Sipas fallxhorit, mbretėresha ishte shtatzėne dhe fėmija qė do lindte duhej vrarė sepse do ti hapte shumė probleme qytetit. Pasi lindi fėmija, mbreti atė ia dha njė qytetari me urdhrin pėr ta vrarė. Por trojani shpirtmirė nuk mundi ta vriste dhe e la nė pyllė, me mendimin qė foshnja do vdiste. Por foshnjėn e gjeti njė bari dhe ai e rriti. Ky fėmijė u quajt Parisi, njeriu qė do t'i hap shumė probleme nė tė ardhmen Trojės.

            Nė atė kohė nė malin Olimp, ku jetonin perėnditė, perėndesha Eris, kishte vendosur tė hamirej ngase nuk e kishin ftuar nė dasmė. Ajo mori njė mollė tė artė dhe nė tė shkruajti: "mė tė bukurės", dhe pastaj e hodhi nė mes tė sallonit tė dasmės ku tė gjithė u hodhėn pėr ta kapur atė kokėrr molle. Mė nė fund, kjo mollė mbeti nė duart e tre perėndeshave; Herės, Afroditės dhe Athenes, tė cilat shkuan te Zeusi pėr ta ndarė, por ai u tha qė nuk merrte vesh nga kėto punė dhe ju kėshilloi tė shkonin nė malin Ida, sepse atje ndodhet njė princ i Trojės me emrin Paris, dhe ai do tė pėrcaktonte se kuj duhet t'i takoj molla. Tė tre perėndeshat largohen nė drejtim tė Malit Ida, ku nė tė njėjtėn kohė Parisi po kulloste delet pa ditur asgjė. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollėn qė t'ia jepte mė tė bukurės por kjo nuk ishte punė e lehte. Tė tre perėndeshat i propozuan gjėra tė ndryshme Parisit. Hera i ofroi qė ta bėj mbret mė tė fortė tė Evropės dhe Azisė nėse do t'ia jepte asaj mollėn. Athena i propozoi ta bėnte mbret mė tė zgjuar nė botė si dhe tė fitonte nė luftėn me Greqinė. Afrodita i propozoi femrėn mė tė bukur nė botė. Parisi pasi qė ishte bari i thjeshtė, nuk deshi mbretėri e zgjuarsi, prandaj pranoi ofertėn e Afroditės - pėr njė femėr tė bukur. Mollėn e artė ia dha Afroditės. Athena dhe Hera, tė pikėlluara, vendosėn ta shkatėrrojnė Trojė. Afrodita pėr tė mbajtur fjalėn, e nisi Parisin pėr nė Greqi, pasi femra mė e bukur nė atė kohė ishte mbretėresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos. Mbreti e priti shumė mirė Parisin dhe i tha tė qėndronte sa tė dėshironte nė sarajet e tij, pasi qė vet u nis pėr nė luftė duke e lėnė atė vetėm me tė shoqen, pa dyshuar nė besnikėrinė e tij. Nė kėtė rast Parisi e rrėmben Helenėn dhe e sjell nė Trojė. Kur mbreti Menelaos kthehet nė shtėpi dhe nuk e gjen tė gruan e vet, e kupton gabimin qė kishte bėrė dhe i shpallė luftė Trojės. Nė kohėn kur u martua mbreti Menelaos, tė gjithė mbretėrit e botės ishin betuar se, po t'i ndodhte gjė Helenės do merrnin pjesė nė luftė pėr tė dhe tė gjithė kaluan detėrat pėr ta mbajtur fjalėn. Mbreti Odiseu i cili ishte shumė i zgjuar dhe hileqar, nuk donte tė lente shtėpinė dhe u bė si i ēmendur, kur e lajmėruan pėr luftė. Por lajmėtari qė e dinte kėtė gjė ia mori tė birin peng dhe e hodhi nė pus. Odiseu menjėherė kėrceu dhe e shpėtoi tė birin, ashtu qė u zbulua se nuk ishte i ēmendur dhe u detyrua edhe ai tė marrė pjesė nė luftė. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqėn shumė njerėz nė tė. Vajzat rrėmbeheshin nga luftėtarėt. Mbreti Priamos, sė bashku me tė moshuarit e tjerė tė Trojės, e ndiqnin luftėn nga kulla. Mė nė fund, Parisi pėrballet me Menelaosin. Ata mirren vesh tė bėjnė dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndėrsa lufta do tė mbaronte. Gjatė dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin tė arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kėrkojė nė gjithė Trojėn. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosėn ta japin Helenėn. Por perėndeshat Hera dhe Athena nuk ishin tė kėnaqura me kėtė dhe donin qė Troja tė shkatėrrohej e tėra. Ato e plagosin Menalaosin, ēka dhe u bė shkak tė fillonte lufta pėrsėri dhe tė vdisnin me qindra njerėz, gjė qė e inatosi perėndinė Zeusin dhe vendosi tė ndihmojė Trojėn.

Afrodita

            Atėherė ēdo gjė ndryshoi dhe trojanėt filluan tė fitonin luftėn. Ndėrkohė djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje pėr Trojėn ngase e kishte vrarė shkaktarin e gjitha luftėrave. Ndėrkohė Troja po u mbronte mirė dhe qėndronte akoma e fortė. Atėherė Odiseu hileqar vendosi tė bėnte njė kalė prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarė. Kjo do tė ishte rruga mė e mirė pėr tė hyrė dhe pushtuar Trojėn. Ata nisėn pėrpara njė ushtar i cili do t'i bind trojanėt qė tė fusnin kalin gjigant tė drunjtė nė qytet. Njė mėngjes tė qetė, Trojanėt shohin tė habitur njė kalė tė madh prej druri nė hyrje tė qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit pėr tė dhėnė sqarim. Ai nuk ishte ushtar i thjeshtė por njė aktor i talentuar dhe duke qarė filloi tė tregonte sikur ishte arratisur nga grekėt se i urrente ata, kurse pėr kalin e drunjtė tha se ėshtė i shenjtė dhe ėshtė bėrė pėr perėndinė Athena. Kėtė storie e besuan tė gjithė pėrveē priftit, i cili u tha qė ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi. 
Trojanėt e vendosen kalin nė mes tė qytetit duke menduar se lufta mbaroi por njė natė kur tė gjithė flinin, Odiseu dhe ushtarėt e tij dolėn nga kali ku ishin fshehur dhe vranė ushtarėt trojanė, dogjėn kampet, i vunė zjarrin gjithė Trojės dhe qytetarėt qė dolėn nė mbrojtje tė qytetit tė gjithė i kaluan nė shpatė. Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priamos, tė shoqėn e tij dhe vajzėn. Helena atė natė iu kthye Meneleosit i cili e prite me gėzim dhe u nisėn drejt Greqisė duke lėnė prapa rrėnojat e njė qyteti tė djegur...

            Troja ėshtė njė qytet ku prej mijėra vjetėsh kanė jetuar shtatė kultura tė ndryshme. Thesaret e mbretit Priamos ndodhen nė muze nė Moskė. Kali i Trojės i cili ėshtė njė pėrfaqėsues i historisė ndodhet nė kėmbė dhe pret vizitorė tė ndryshėm, ai tashmė shėrben vetėm pėr fotografi.