Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TRI HISTORI ME GJIROKASTRITĖ

Shkruan: Pėrparim HYSI

TRI HISTORI ME GJIROKASTRITĖ

(rrėfenja)

 

     Kur punoja nė Drejtorinė Arsimore nė Fier (unė mbuloja gjuhė-letėrsinė), kisha njė koleg gjirokastrit, Skėnder Karagjozi (mbulonte biologjinė) qė ishte shumė bujar, por, nga ana tjetėr, e kishte shumė qejf djathin. Kur uleshim pėr ndonjė "gosti" tė vogėl, i thosha: - Mos mė rri afėr, se mė ha djathin.

 

 

            "Ka shumė gjėra nė botė qė unė nuk  i di, por kurrė nuk shkruaj pėr gjėra qė nuk di"

LEO  FILIPE (poet spanjoll)

 

 

            Tė tri rrėfenjat qė sjell pėr lexuesit, i kam vjel nga tė njohur tė mi nga Gjirokastra. Pothuaj se i kam sjell si nė ligjėratė tė drejtė.

            Neim Peshkėpia  qe zooteknik nė fermėn tonė. Specialist i zoti dhe njeri shumė i edukuar. Jo vetėm i rrinte punės mbi kokė, por saj punės (qe me "hije" nė biografi), kish bėrė emėr nė gjithė fermėn "Ēlirimi", njė nga mė tė mėdhatė nė vendin tonė. Njė mbasdite, tek shkoja nė klubin e vetėm qė kish fshati, i them: - Hajde tė jap njė kafe se i "fituar" je si gjirokastrit. Sfidės time miqėsore, ia ktheu po me shpoti:

            - Do vij, - tha, - dhe mos tė vij keq pėr pagesėn, se, ndėrsa ti do paguash paratė, unė do tė "darovis" me njė rrėfenjė qė mban vulėn e Gjirokastrės.

            U futėm brenda dhe, ndėrsa prisnim  tė bėheshin kafetė, miku im filloi:

            - Ashtu ėshtė, siē thuaj ti, pėr ne, gjirokastritėt dhe dėgjoje tani rrėfenjėn time.

            - Qenė tre veta. Qė tė tre nga vende tė ndryshme dhe unė po i  pėrmend ashtu siē ma kanė rrėfyer.

            Njėri qe ēek, tjetri ēifut dhe i fundit gjirokastrit. Vunė bas me njė copė bukė tė madhe (tė tri porcionet u bukės qenė njėlloj) dhe thanė: - Kjo ėshtė copa e bukės. Pėrballė dhe tri porcione djathi tė barabartė. Kush do mbaroi porcionin e bukės, me sa mė pak djathė?

            I pari filloi ēeku, preu njė fetė djathė sa mund tė shikohej vetėm me lupė dhe iu fut bukės sė thatė. Kur e mbaroi, - tha, - aha s'ka mė pak se kaq!!!

            I erdhi radha ēifutit. Ky e futi porcionin e djathit nė njė gotė me ujė dhe ngjyente nė shėllirė.
            U vura poshtė, - bėrtiti i gėzuar ēifuti, - dhe "kopjime" nuk ka, - iu drejtua gjirokastritit.
            Gjirokastriti nuk e prishi fare terezinė.

            I nguli pirunin porcionit tė djathit dhe, tek ia tregonte diellit, e "ngjyente" copėn e bukės nė "hije"!!!

            Natyrisht, e pėrqafova mikun tim, Neim Peshkėpia, pėr kėtė rrėfenjė kaq tė sinqertė e tė bukur.

 

 

 

            Kur punoja nė Drejtorinė Arsimore nė Fier (unė mbuloja gjuhė-letėrsinė), kisha njė koleg gjirokastrit, Skėnder Karagjozi (mbulonte biologjinė) qė ishte shumė bujar, por, nga ana tjetėr, e kishte shumė qejf djathin. Kur uleshim pėr ndonjė "gosti" tė vogėl, i thosha: - Mos mė rri afėr, se mė ha djathin.

            Skėnderi jo vetėm kishte humor, por qe dhe bujar. Po unė, sikur i bija cylės me njė vrimė, i mblidhja tė tė tėrė gjiroksatritė  nė njė thes.

            Relativisht,- mė tha njė ditė Skėnderi, - ke tė drejtė. Njė burrė i thoshte tė shoqes: - Grua, bėmė gati bukėn e drekės se do iki nė punė. Dhe e shoqja: - Mirė bukėn, por halli ėshtė pėr gjellė.

            Tė thashė pėr bukėn, - ia preu  i shoqi. Merrte bukėn me vete dhe, kur vinte kohė e drekės, shkonte nė pazar. Afrohej tek kioska me ullinj:

            - Kafshonte njė copė bukė dhe i drejtohej shitėsit: - I ka zėnė kripa kėta a jo? Mė tej, provonte djathin (nė ishte dhie a lope), por gjithmonė duke kafshuar njė copė bukė dhe i dilte tej matanė.

 

                                                 *     *     * 

            Me tė ndjerin, Arshi Ganaj, qemė jo vetėm kolegė, por gati miq. Qe mė i madh se unė dhe kishte qenė partizan. Me tė ndjerin, mė kish njohur miku im, Zenel Sallata qė e kish patur Arshinin kujdestar konvikti nė Teknikumin Bujqėsor tė Fierit. Arshin Ganaj qe njeri qelibar nga shpirti dhe pak fatkeq: i binte tė kujdesej pėr dy vėllezėr invalidė dhe ky detyrim qė e kreu askush si ai, bėri qė tė martohej paksa vonė. Gjithmonė shkėmbenim kafe me tė dhe kurrė as unė dhe as Zeneli nuk e linim qė tė paguante. Njė ditė vere e takuam me vajzėn (e kishte tė vetme) dhe, meqė vajza sapo kishte mbaruar klasėn e shtatė, na ftoi pėr tė na qerasur.

            U ulėm qė tė katėr: tė tre morėm nga njė kafe e arnaxhatė, kurse e bija njė akullore. Kur erdhi kamerieri, Arshini futi dorėn nė xhep, por, nė atė ēast, e bija iu var mbi vesh dhe diēka i tha. Natyrisht, as unė dhe as Zeneli (tė mė falė se dhe Zeneli ka shkuar nė amshim), nuk  u bėmė kurioz se ēfarė i tha e bija nė vesh. Por, Arshi Ganaj, kish shpirtin e pastėr si tė njė fėmije. Ku dinte qė tė mbante tė fshehtat mes miqėsh?

            E dini seē mė tha, - tregoi duke qeshur. Mė tha: - Babi, bėj sikur kėrkon nėpėr xhepa, qė t'i paguajnė kėta!!!

            Unė e Zeneli u shkulėm sė qeshuri dhe, tek u ndamė me mikun tonė tė mirė, e pėrqafuam dhe mė ngrohtė.

 

Tiranė, 27 tetor   2016