Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TRI ANALOGJI PĖR ZGJEDHJET

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

TRI ANALOGJI PĖR ZGJEDHJET

 

            Aty, pragviteve tetėdhjetė, kur thika e varfėrisė (sidomos nė fshat) po shkonte nė palcė, ndiheshin dhe mungesa pėr njė higjienė vetjake  tė nxėnėsve nė shkollė. Rrezikoheshin nxėnėsit nga parazitė dhe, nisur nga kjo, nė shkollė kish ardhur njė qarkore ku porositeshim qė  djemtė t'i qethnim zero si ushtarėt. Pak, drastike  qe qarkorja, por qe e domosdoshme.


 

            Qė nė fillim, dua t'ju bėj tė  njohur me statusin tim. Nuk jam politikan, por si qytetar kam bindjen time politike. Jam i djathtė dhe "karrriera ime si djathtist" ka shkuar deri tek kandidimi im pėr deputet pėr PD nė zgjedhjet e para plurariste. Nuk fitova dhe u munda nga njė  socialist qė, ende, nuk kish firmosur nė bordero. Nuk kish firmosur ai, por babai ishte kuadėr me "vlerė" nė piramidėn partiako-shtetėrore tė kohės. Pra u provua qė nuk kisha "mizurėn" pėr politikan dhe, edhe si kryetar pushteti pluralist nuk pata sukses, dhashė dorėheqje dhe dola njėherė  e mirė nga politika.

            Por kjo nuk do tė thotė qė "vegjetoj" dhe nuk pėrjetoj nė gjithė dinamikėn e jetės nė vend. E pėrjetoj kėtė atmosferė qė ndizet  e merr zjarr nga politikanė profanė dhe inatēorė. Sherrin e kanė nė majė tė hundės dhe, sikur tė mos ekzistonte, zėnė e shpikin. Nuk ndodh vetėm me njėrin, por en-bloc. Harrojnė qė kėshtu zėnė e stresojnė njė popull tė tėrė.

            Rrėfenjat qė po sjell, janė veē pėrjetime tė miat dhe, tek  i sjell pėr lexuesit, them qė fare lehtė mund tė lexojnė atė qė dua  tė them.


                                                 *      *     *  

            Kam qenė "letraxhi" i thekur. Kaq pasion e kisha lojėn me to, sa cilindo mik timin qė aso kohe kishte fatin tė dilte jashtė shtetit, tė vetmen kėrkesė qė i bėja, ishte tė mė  sillte njė palė letra. Qeshė bėrė gati profesionist nė lojėn me to dhe, tek mundja kundėrshtarė me radhė, e shpalla veten "Mjeshtėr". Po si nuk isha i tillė, kur me kėdo fitoja?!!! Shkoj kjo "mjeshtėria" deri sa njė ditė prej ditėsh, hasa nė njė "hundėlesh". Qe njė plak aso kohe, qė diellin e kish parė shumė kohė para meje. Ky, "hundėleshi", pasi ma bėri kapėrdisjen copė, qe dhe bilbilgjyzar nga goja: "... kur unė i thosha, prit dhe njė "dorė", as qė mėrzitej fare, por dha e dha, dhe e zbrazi:  "Ujku ishte duke e mbaruar gomarin sė ngrėni, dhe,"gomari" thoshte: - Ishalla jam nė ėndėrr!!!

 

 

 

                                                    *      *      *

            Edhe loja e shahut ka qenė pasioni im. Shahu ėshtė e vetmja lojė nė botė qė kundėrshtari nuk ka se si tė  bėn hile. Nėse fiton apo humb, merita dhe faji ėshtė yti. Me shahun unė harroja tė kthehesha nė shtėpi dhe bukuria qėndronte se shahu nuk shihej  nga "normat e asaj kohe" me syrin qė shiheshin letrat apo siē e pėrgjithėsonin me tė padrejtė: po lozin kumar!

            Me shahun nuk ėshtė se hasa nė "hundėlesh", por njoha njė njeri tė zgjuar e dinak qė nuk pranonte humbjen. Sado qė nuk pranonte humbjen, i kish lezet arsyetimi. Tek e sjell rrėfenjėn pėr ju, ende nuk mė ikėn buzėqeshja. Ky burrė i zgjuar, ka qenė komisari im kur kryeja shėrbimin ushtarak nė Shėngjin. Kish qenė shahist dhe unė, riosh nė atė kohė, nuk njihja as "kufi" qė vinte rregullorja  e Ushtrisė sė asaj kohe. E munda komisarin dy me njė dhe, tek po i jepja dorėn, i thashė: - Tė munda, komisar!

            Ai: - Jo, mikvėllai, nuk mė ke mundur, por jemi  b a r a z i m!!!

            - Po  si "barazim"? - e kundėrshtova.

            - Dėgjo ,- mė tha. Ti ke fituar  dy lojė. Unė njė. Pra, ti ke njė fitore tė madhe dhe unė  njė  tė vogėl. Pra, jemi "barazim"!!!


                                                              *     *    *

            Aty, pragviteve tetėdhjetė, kur thika e varfėrisė (sidomos nė fshat) po shkonte nė palcė, ndiheshin dhe mungesa pėr njė higjienė vetjake  tė nxėnėsve nė shkollė. Rrezikoheshin nxėnėsit nga parazitė dhe, nisur nga kjo, nė shkollė kish ardhur njė qarkore ku porositeshim qė  djemtė t'i qethnim zero si ushtarėt. Pak, drastike  qe qarkorja, por qe e domosdoshme.

            Nė njė shkollė si jona me 700  e ca nxėnės, kishte prej tyre qė rebeloheshin. Dhe unė pikėrisht pėr njė nga rebelėt do rrėfej. Ndėrsa, pak nga pak, berberi po mbaronte punėn e tij (ai punoi njė javė nė shkollėn tonė), dėgjoj qė tė mė thėrres me emėr. Afrohem dhe mė tregon se Gjoleka (po si mund ta harroj unė atė, "rebelin"), nuk dėgjonte tė qethej. Atėherė e mora Gjolekėn, e vendosa tek karrige e berberit, dhe i thashė berberit tė vazhdonte punėn. Pėr dhjetė minuta koka e Gjolekės u bė zero. U ngrit nga karrigia, ashtu me kokėn zero dhe bėrtiti: - Ja, tė shohim: do qethem?!!!

 

            Tiranė,16  shtator  2016