Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TRENAT KĖTU GJITHMONĖ VONOHEN

Shkruan: Kujtim MATELI

 

TRENAT KĖTU GJITHMONĖ VONOHEN

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Trenat kėtu gjithmonė vonohen" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            Parathėnie

 

            Adem Zaplluzha -Rilindėsi i kohėve moderne

 

            Pasi pėrfundova leximin e kėtij vėllimi poetik “Trenat kėtu gjithmonė vonohen” nė mendje mė erdhi thėnia e filozofit antik se me shkrimtarėt ndodh ajo qė hasim me orakujt dhe profetėt, tė cilėt  i pėrcjellin mesazhet e tyre tė larta pa e ditur fare kuptimin e tyre. Qė do tė thotė se ata i pėrcjellin mesazhet e tyre jo me arsye, por me ndjenjė e zemėr, e cila vėshtirė se mund tė shpjegohet nė kontaktin e saj tė parė me lexuesin. Ajo qė ndodh me poezinė, ka ndodhur dhe me orakujt. Mjaftojmė tė kujtojmė orakullin qė Dodona nxori pėr athinasit. Ky orakull u bė pjesė e jetės publike tė Athinės dhe depėrtoi edhe nė jetėn politike tė saj. Oratori i famshėm i antikitetit, Demosteni e pėrdorte orakullin e Dodonės pėr tė sulmuar kundėrshtarėt e vet.  Nga ana tjetėr Dinarkus dhe grupimi i tij, i pėrgjigjeshin Demostenin pikėrisht me orakullin e Dodonės. Dhe publiku dėgjonte si njėrin grupim politik ashtu dhe tjetrin nė dhjetėra takime dhe kėrshėria nuk shteronte.

            Po ta lexojmė sot atė katėrvargėsh tė orakullit tė Dodonės, do tė nxjerrim mesazhe tė reja; shohim gjithashtu se ai ėshtė njė krijim artistik. Si orakujt dhe poezia i janė drejtuar dhe i drejtohen individit dhe shoqėrisė duke i pėrcjellė mesazhe sa tokėsore aq dhe qiellore, sa tė prekshme dhe tė kuptueshme aq dhe hyjnore e misterioze pėr tė. Duke lexuar njė krijim artistik ne shohim njė pjesė tė dritės qė bie nė shpirtin tonė. Po njeriu kėrkon tė tėrėn. Ndaj krijimet e bukura artistike lexohen e rilexohen vazhdimisht me synimin pėr tė arritur tek burimi i dritės.

 

            1

            Elementėt e natyrės dhe tė shpirtit njerėzor formojnė materialin bazė mbi tė cilėn ndėrtohet poezia e Adem Zaplluzhės.  Poeti nuk mund ta kuptojė dot ekzistencėn e qenies njerėzore pa natyrėn. Tė dy bashkė formojnė universin ku lėviz bukuria e natyrės  e pleksur me bukurinė e shpirtit njerėzor. Tek poezia “Nga sytė e plepave” elementi natyrė ėshtė vendosur nė stinėn e dimrit. Ajo pikturohet me elementė tė qenies njerėzore. Plepat qė simbolizojnė drurin shtatlartė i pėrcjellin tokės, si njė lloj trishtimi, dhembjen e qiellit. Edhe plepat kanė sy, nėpėrmjet tė cilėve pėrcillet ndjeshmėria e natyrės e ku sipėr tyre qėndrojnė qerpikėt e mjegullave. Si mund tė pėrcillej mė bukur njė ditė me shi. Si mund tė kombinohej mė bukur ajo ēfarė njė qenie njerėzore ndien nė kėtė mjedis tė natyrės qė pėrcillet si njė trishtim.

 

            “Retė e plumbta

            Pikonin mbi ēatitė e rrėnuara

            Pikonin si loti i egėr

            Zėra fjalėsh mbi pėrditshmėrinė”.

 

            Tematika e poezisė sė Zaplluzhės ėshtė e gjerė, ajo kap pėrmasat e shqetėsimeve tė individit dhe tė shoqėrisė. Aty ėshtė  fati i atdheut nė udhėkryqet e historisė dhe nė udhėkryqet e kohėrave qė vijnė. Ky shqetėsim e ka zgjeruar dimensionin e hapėsirės sė letėrsisė shqipe. Ndaj ajo lexohet me ėndje nė ēdo cep tė rruzullit, kudo ku ka shqiptarė. Janė shqetėsimet e individit shqiptar dhe tė shoqėrisė sonė tė pėrcjella estetikisht nėpėrmjet vargut dhe poezisė zaplluzhiane. Figuracioni brilant e xixėllonjės pėrshkon ēdo poezi tė tij.

 

            “Mė duket se na mėsuan tė heshtim
            Heshte edhe gjelbėrimi

            Kosa e fjalėve


            Ishte fshehur mes luadheve tė imagjinatės. ( poezia “Sa herė kishim uri").

            Me nota drithėruese ėshtė pėrshkruar tek  poezia “Asnjė njeri nuk qante” ikja nga toka mėmė e bijve dhe e bijave. Dhimbje pėr ēfarė lė pas, dhimbje pėr njerėzit, madje dhe pėr mjegullat dhe lejlekėt, tė shoqėruar nga shirat e pandėrprera qė binin mbi flokėt e trishtimit. U thirr gjithēka pėr tė qenė tė pranishėm nė kėtė largim, madje dhe gurėt dhe drurėt e malit. 

 

            “Binte njė shi imcak atė ditė

            Binte pa ndėrprerė mbi flokėt e trishtimit”

            Dhe asnjė pėrpjekje pėr ta ndalur kėtė eksod masiv ikjesh. Duke ndenjur duarkryq:

            “Shikonim barin qė rritej

            Rritej si dhembja jonė e pashėruar”...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Trenat kėtu gjithmonė vonohen"

 

 

KJO SHIJE E UJIT TĖ AKULLT

 

Nga buzėqeshja e jote e thartė

Qenkan shterur tė gjitha krojet

Asnjė lumė mė nuk buron

Nga sytė e kristaltė tė fjalėve

 

Mė duket se paskan vdekur

Edhe parathėniet e bozhureve

Luledielli pėr herė tė parė

Po konvertohet nė njė tjetėr lule

 

Zėrat mė s’dėgjohen nėpėr rrugė

Heshtja e vdekur

Po i ngjan varrit tė vithisur

Nėpėr gryka lumenjsh vėrshojnė milingonat

 

Kjo shije e ujit tė akullt

Pėr herė tė parė sivjet i hapi sytė

Po i hapin edhe drurėt portat e shikimeve

Diku larg dėgjohej zėri kryengritės i malit

 

 

SI SYRI I XHAMTĖ I NJĖ PARAFJALE

 

Qenka herėt

Shumė me herėt

Se sa qė mendojnė njerėzit

Ky shi i egėr po bie me vrizma

Mbi mendimet e shthurura

Po ngjan me vdekjet e kashelashave

 

Askund asnjė hije e verdhė

Ky saē i diellit

Pa mėshirė po i zhurit

Flokėt e thinjura tė moteve

Paskan ikur edhe zogjtė e fėmijėrisė

 

Ku t’i kėrkoj duart e humbura

Kjo vdekje nuk i ngjan asgjėje

Duket kaq lakuriqe

E tejdukshme

Si syri i xhamtė e njė parafjale

 

 

KĖTU PASKAN VDEKUR FJALĖT

 

Pas hapave tė shpėrdredhura

Mbetėn disa fjalė

Pa sy dhe ndjenja tė mirėfillta

Drurėt lakuriq

I grumbullonin gjethet e fishkura

 

Njė furtunė e padėgjuar

Mbrėmė shkeli mbi rrėnjėt e rrapit

Qielli sterrė me ngashėrim

I pėrcillte retė e plumbta

I pėrcillte deri te varret vdekjet e drurėve

 

Asnjė zė nuk dėgjuam mbrėmė

Kėlthitjet s’ kishin tė ndalur

S’ndaleshin as piskamat

Foshnjat trishtoheshin

Nga njė konvertim lakuriq

 

Askush mė askujt nuk i beson

Kėtu paskan vdekur fjalėt

Vetėm njė hije morbide

Parakalon nėpėr vetminė e rrugicave

Parakalon si mbreti pas abdikimit

 

 

NĖ SYTĖ ROMBOIDE TĖ DITĖS

 

Grunajat mbetėn tė pakorrura

Si njė procesion eshtrash

Para syve tė zgėrlaqur

Parakalonte heshtja

 

Heshtnin edhe pemėt

Kopshtet kokulur shikonin

Lindjen ose perėndimin e diellit

Nė sytė romboide tė ditės vdiste era

 

Mė duket se qenkam shthurur

S’mund tė dalloj kah i bie veriu

Dhe nė cilėn anė ėshtė jugu

Kjo frymė e verdhė po i ngjan harresės

 

Nuk di me se si tė fle

Gjumi mė paska ikur nga dhoma e fjetjes

Asnjė milingonė e kuqe

S’parakalonte si ushtarėt e dylltė