Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Tregtari mė i madh nė botė (1)

Shkruan: Og MANDINO

       TREGTARI MĖ I MADH NĖ BOTĖ (1)

 

      Ky libėr me nderim i kushtohet tregtarit tė madh V. KLEMENT STONIT (W. CLEMENT STONE) i cili ka gėrshetuar dashurinė, pėrdėllimin dhe sistemin unik tė shitjes nė filozofinė e gjallė tė suksesit,e cila motivon dhe orienton mijėra individė qė pėr ēdo vit tė realizojnė nė mė shumė lumturi, tė arrijnė shėn­det mė tė mirė mendor dhe fizik, si dhe qetėsi shpirtėrore, fuqi e begati.

 

 

  

 

            KREU I PARĖ

 

            Hafidi u ndal para pasqyrės sė bronztė dhe nė met­alin e lėmuet studioi shprehjen e fytyrės sė tij.

            "Vetėm sytė kanė ruajtur rininė e tyre", murmuri­ti ai, duke u kthyer dhe ngadalė duke hapėruar mbi dyshemenė e gjerė prej mermeri. Kaloi pėrmes shtyl­lash nga oniksi i zi mbi tė cilat rėndonte tavani i veshur me argjend e ar, kurse kėmbėt e tij tė plakura do ta dėr­gonin pėrskaj tryezave nga selvia dhe fildishi i gdhendur.

            Ashti i kafkujve breshkorė vezullonte nga kanapetė e divanėt, sakaq muret, stolisur me margaritarė, drid­hėronin duke iu falėnderuar cohėmėndafsheve me qėndismat e endura me kujdesin mė tė madh. Palmat gjigante rriteshin qetėsisht nė enėt e bronzta tė cilat kuadronin fontanat me nimfat nga alabastri, gjersa vazot tė mbuluara me gurė tė ēmueshėm, garonin pėr vėmendje mė pėrmbajtjen e tyre. Asnjė vizitor i pallatit tė Hafidit nuk mund tė dyshonte nė atė se ai, vėrtet, ishte njeri tejet i pasur.

            Plaku kaloi nėpėr kopshtin e rrethuar dhe hyri nė depon e tij e cila shtrihej tej pallatit nė gjatėsinė prej pesėqind hapash. Erazmi, llogaritari i tij kryesor, e priste pa siguri nė parahyrje.

            "Mirė se ardhje, imzot."

            Hafidi luajti kokėn dhe vazhdoi mė tutje duke hes­htur. Erazmi shkoi pas tij, duke mos mundur qė nė fytyrė ta fshehė kėrshėrinė pėr kėrkesėn e parėndomtė lė zotėriut qė tė takoheshin nė atė vend. Nė afėrsi tė platformės ngarkimore Hafidi u ndal tė shikonte se si malli bartej nga qerret transportuese dhe si pas num­rimit vendosej nė reparte tė ndara.

            Kishte aty lloje tė ndryshme leshrash, pėlhurash tė bukura, pergamente, mjaltėrash, tepihėsh dhe vajrash nga Azia e Vogėl; ēelēe, fiq, arra dhe balsame nga atdheu i tij, tekstil dhe barėra nga Palmira; xhumbirė, mėlmesa dhe gurė tė ēmueshėm nga Arabia; drithėra, letėr, granit, alabastėr e bazalt nga Egjipti; tapiseri nga Babiloni, piktura artistike nga Roma dhe statuja nga Greqia. Era e rėndė e balsamit e mbushte hapėsirėn, kurse hunda plakė e ndjeshme e Hafidit zbu­loi prani kumbullash tė ėmbla, mollėsh e djathėrash.

            Mė nė fund, ai iu kthye Erazmit. "Miku im, sa pasuri ėshtė tubuar tash nė kėtė depo?"

            "S'i kam pėrpunuar tash shpejt tė dhėnat, por do tė mund tė vlerėsoja se vlera kalon shtatė milionė talentė tė artė.

            "E sikur i tėrė malli nė tėra depot dhe tregjet e mija tė shndėrrohej nė ar, ē'vlerė do tė na sillte ajo?"

            "Regjistrimi ynė pėr kėtė periudhė ende nuk ėshtė i plotėsuar imzot, por mendoj se ajo do tė sillte mė sė paku edhe tre milionė talentė".

            Hafidi tundi kokėn. "Ndėrpreje blerjen e mallit. Bėri menjėherė tėra planet e nevojshme pėr shitjen e ēdo gjėje qė ėshtė imja dhe shndėrroje tėrė atė nė ar."

            Llogaritari mbeti gojėpahur, por prej saj nuk i doli asnjė zė. Ai u tund si t'i binte rrufeja dhe kur mė nė fund arriti tė flasė, fjalėt e tij rridhin pa kurrfarė mundimi.

            Nuk kuptoj, imzot. Ky ėshtė viti ynė mė produk­tiv. Tė gjitha tregjet raportojnė pėr shitje tė shtuar nė krahasim me periudhėn e kaluar. Madje dhe legjionet romake tash janė myshterinjtė tanė, vallė prokuratorit tė Jeruzalemit nuk i shitėt dyqind hamshorė arabė nė afat prej dy javėsh? Mė falni pėr guximin, se unė rral­lė e vė nė pyetje urdhrin tuaj, por kėtė urdhėr nuk mund ta kuptoj..."

            Erazmi pėr njė ēast u vrenjt, pastaj fytyra e tij u kthjell. "Mė ėshtė urdhėruar nga ana juaj qė, pėr ēdo vit, gjysmėn e fitimit nga thesari juaj, t'ua ndaj skam­norėve."

            "Nuk mė ke marrur ti, vallė, nė atė kohė si njeri afarist budalla?"

            "Kam pasur parandjenjė tė pakėndshme, imzot."

            Hafidi luajti kokėn dhe hapi duart drejt platfor­mave ngarkimore. "A do ta pranosh tani se brengosja jote ishte e pabazuar?"

 

 

            "Po, imzot."

            "Atėherė mė lejo tė tė jap zemėr qė tė kesh besim nė kėtė vendim gjersa nuk t'i kam sqaruar planet e mija. Unė jam tash njeri i moshuar dhe nevojat e mija janė tė thjeshta. Qė kur m'u mor Lisha ime e dashur, pas aq vitesh lumturie, dėshira ime ishte qė tėrė pasur­inė t'ua ndaja njerėzve tė varfėr tė kėtij qyteti. Do tė ndalė vetėm aq sa pėr tė mbyllur pa vėshtirėsi jetėn time. Pos asaj se duhet tė lirohesh nga inventari ynė, dua tė pėrgatisėsh dokumentet e nevojshme me tė cilat pronėsia mbi tregjet t'u bartet tė gjithė atyre qė sot udhėheqin me to nė emrin tim. Poashtu, dėshiroj t'ua ndash pesė mijė talentė tė artė kėtyre udhėheqėsve tė punės si shpėrblim pėr besnikėrinė e tyre shumėv­jeēare, dhe nė atė mėnyrė t'ua mundėsoj qė prapė t'i mbushin raftet e tyre ashtu siē ata dėshirojnė."

            Erazmi deshi tė flasė, por dora e ngritur e Hafidit e heshtoi. "Mos kjo detyrė po tė duket e pakėndshme?"

            Llogaritari luajti kokėn dhe provoi tė buzėqeshė. "Jo, imzot, ēėshtja ėshtė vetėm se nuk po mund ta kup­toj gjykimin tėnd. Fjalėt tua thua vijnė nga njeriu qė ditėt i ka tė numėruara."

            "Karakteri yt, Erazm, ėshtė i tillė qė ti kujdesesh pėr mua nė vend se pėr vetveten. Vallė, nuk po mendon pėr ardhmėrinė tėnde pasi qė perandoria jonė tregtare po shpėrbėhet."

            "Ne jemi miq aq vite. Si mundem unė, tash, tė mendoj vetėm pėr vete?"

            Hafidi pėrqafoi mikun e tij tė vjetėr dhe u pėrgjigj: "Kjo s'ėshtė e nevojshme. Tė lutem qė menjėherė tė bartėsh pesėdhjetė mijė talentė tė artė nė emrin tėnd, dhe tė lus tė mbetesh me mua gjersa premtimi tė cilin kaherė e kam dhėnė nuk plotėsohet. Kur ai premtim tė pėrmbushet, unė atėherė do tė lė nė trashėgim kėtė pal­lat dhe kėtė depo, sepse atėherė do tė jem i gatshėm qė pėrsėri t'i bashkėngjitėm Lishes sime."

            Llogaritari i vjetėr e vėshtronte zotėriun e tij i paaftė tė kuptonte fjalėt qė dėgjonte. "Pesėdhjetė mijė talentė tė artė, pallati, depoja... unė nuk meritoj..."

            Hafidi luajti kokėn. "Gjithmonė e kam ēmuar miqėsinė tėnde si pasurinė time mė tė madhe. Kjo me tė cilėn tash tė shpėrblej ėshtė njė vlerė modeste nė kra­hasim me besnikėrinė tėnde tė pafund. Ti ke zotėruar me artin e jetės, jo vetėm kur ishe nė pyetje ti, por edhe tė tjerėt, dhe kjo mbi tė gjitha tė ka dallaur si njeri nė mesin e njerėzve. Tash tė them tė ngutesh nė realizimin e planeve tė mija. Koha ėshtė artikulli mė i ēmueshėm tė cilin e posedoj, kurse ora prej rėre e jetės sime gati ėshtė mbushur."

            Erazmi ktheu kokėn (nė anėn tjetėr) pėr t'i fshehur lotėt. Zėrin e kishte tė dobėt kur pyeti: "E ēfarė ėshtė ai premtim, tė cilin tek duhet pėrmbushur? Edhe pse kemi qenė si vėllezėr, kurrė s'u kam dėgjuar tė flitni pėr diēka tė tillė."

            Hafidi i lidhi duart dhe buzėqeshi. "Takohemi pėrsėri sė bashku kur t'i zbatosh urdhrat e mij tė mėngjesit. Atėherė do ta zbuloj sekretin, tė cilin, pos me gruan time tė dashur, ende me askė s'e kam ndarė, pėr tridhjetė e disa vjet me radhė."

 

            Vazhdon...

 

  (2)      (3)