Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Mbi qenėsinė i huaj

Shkruan: Lindita ARAPI

http://forumi.parajsa.com

MBI QENĖSINĖ I HUAJ

 

       Aty ku fillon shpėrbėrja, vdesin ėndrrat. E Huaja kthehet nė njė burg tė mrekullueshėm dhe jeta nė hapėsirėn e saj kthehet nė luftė kundėr shpėrbėrjes. Nė pėrpjekjen e mundimshme tė Unit pėr tė rifituar veten, ti kėrkon si nėpėr errėsirė tė gjesh njė pikė mbėshtetjeje, kėrkon tė rigjesh forcėn t'i rezistosh shpėrbėrjes. Ndoshta kjo nuk ėshtė njė pikė, ndoshta duhet tė jetė shtyllė, por gjithsesi duhet kėrkuar njė aks qė tė tė mbajė, tė mos rrėzohesh.

 


            Ka kohė qė pėrplasem me fjalėn i huaj, - me fatin e zgjedhur apo aty ku je hedhur - tė jesh i huaj. I huaj ėshtė Ai Tjetri, Ai qė nuk ėshtė si ty, qė del jashtė kufijve tė asaj me tė cilėn ti je familjarizuar, tė cilėn ti e njeh, sepse ėshtė e jotja, ėshtė ai qė del jashtė rregullit tėnd, ose siē e emėrton Husserli, jashtė kufijve tė Sferės sė tė Satės. E Jotja dhe E Huaja u pėrkasin dy sferave qė qėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės, tė panjohura. Ato janė gjithmonė nė kontrast apo edhe nė kundėrti me njėra-tjetrėn, ose siē na kanė treguar pėrvojat njerėzore, ato qėndrojnė edhe nė armiqėsi apo e luftojnė njėra-tjetrėn. Por memecėria e kėtyre dy botėve duhet mundur! Kėshtu, vijmė tek koncepti mirėdashės dhe aq i pėrfolur nė mediat evropiane, ai multikulturor, qė predikon krijimin e urės sė komunikimit si bazė pėr mirėkuptim mes kulturave. Pėr tė ndėrtuar njė urė komunikimi mes kėtyre dy sferave, sė pari duhet qė njėra nga palėt tė flasė gjuhen e tjetrės. Normalisht, gjuhen e flet ajo palė qė del nga bota e ngrohtė dhe e sigurt e sė Njohurės, dhe shkel kufijtė e Tjetrės, tė sė panjohurės.

          Koha kaloi. Unė komunikoj nė gjuhen e sė Huajės, jetoj aty, ia njoh historinė, traditat, letėrsinė, kinemanė, deri edhe banalitetet. Pėr kėtė arsye, E Huaja m'i hapi dyert, mė dha strehė, shkollim, mė lejoi tė njihja skutat e saj, mė la liri, por mė tregoi edhe kufijtė, gjė qė do tė thoshte se unė nuk jam i Saji, nuk u pėrkas rrėnjėve tė saj. E Huaja, nga e cila unė kisha frikė, kishte frikė prej meje. Por as unė vetė nuk doja tė kthehesha nė pjesė e sė Huajės. Kėshtu, edhe pas vitesh tė jetės sime aty, kufijtė e botės sime dhe tė sė Huajės, nuk janė shkrirė. Unė gėzoj anonimitetin e tė qėnurit i huaj dhe nuk i cenoj kufijtė mes nesh. Ura ėshtė ndėrtuar, por ėshtė urė qė lidh kufijtė tanė tė brendshėm, tė pacenueshėm, tepėr tė ndjeshėm. Deri kėtu, marrėveshje e heshtur, marrėdhėnie korrekte. Problemi i tė qėnurit i Huaj fillon aty kur ti bėhesh i vetėdijshėm apo ke ndjesinė se po jeton mbi urė, ose se jeton nė kufij, nė kufijtė mes Tėndes dhe tė Huajės. Po ēfarė nuk shkon me tė jetuarit mbi urė? Aty vėshtrimi yt hapet nga dy anė, nga njė hapėsirė e re, veē asaj qė ti njeh! A nuk do tė ishte pasurim i ri, tė jetosh nė kufij, tė marrėsh nga te dyja botėt? Apo mos jeta nė kufij ėshtė fillim i humbjes, i humbjes sė identitetit, dhe po qė sė ėshtė kėshtu, cili do tė ishte identiteti yt i ri, qytetar i dy botėve?

         Le tė shkojmė mė tej. Po pranoj se jam qytetar i dy botėve, i timės dhe asaj tė huajės. Po ēfarė t'i bej gjendjes sė mungesės qė mė bren, dhe mė sinjalizon se diēka nuk shkon? Dikur, dikush mė tha se pas shkuarjes jashtė, tė gjithė jemi si njė mollė e ndarė. Kur je andej, tė mungon gjysma e kėtushme, kur je kėtej, tė mungon ajo gjysma e atjeshme. Atėherė, sipas mikut tim, tė jesh qytetar i dy botėve, nuk pėrben identitet tė plotė, por konstruim dy gjysmash, qė qėndrojnė pranė njėra-tjetrės, por nuk shkrihen asnjėherė nė njė tėrėsi. Megjithė pasurinė e fituar, nuk je mė i plotė, pra je i ndarė. Edhe ajo hapėsira e padukshme mes dy gjysmave tė botėve tė lartpėrmendura, krijon mungesėn. Nė hapėsirėn e sė Huajės, ti ke drita e ujė, ke rregull e infrastrukturė qė ta lehtėson pėrditshmėrinė, parqe tė mrekullueshme, mundėsi argėtimi e kėnaqėsira tė pafund kic, tė gjitha mundėsitė edhe pėr ty si i huaj, ta pasurosh jetėn. Por tė jesh i Huaj, do tė thotė edhe vetmi kur je mes njerėzish, do tė thotė tė tė rrethoje komoditeti i tė qėnurit i vogėl, mė keq, vetėdija e tė qėnurit i panevojshėm, apo akoma mė keq, vuajtja e tė qėnurit i tepėrt.

 

 

        Unė dal shpesh, shėtis nė vendin pėr tė cilin unė jam e huaj. Gjermania ėshtė e rregullt, aq e rregullt, sa tė pushton mėrzia e pėrkryerjes sė gjerave, tė vjen t'i hedhesh letrat nėpėr ato rruge tė pastra, tė marrin pak jetė. Gjermania ėshtė e gjelbėr, aq e gjelbėr sa mua mė bie ndėrmend vetėm Shqipėria, e tharė nė verė, sa herė dal e shėtis nė parqet e kėtushme, pafund. Ky ėshtė vendi i grisė, ėshtė tamam si njė pėrrallė dimri e Hajnes. Gjermanėt thonė se e kuptojnė qė ka ardhur vera, ngaqė shiu behet mė i ngrohtė. Kėtu e mbysin trishtimin nė birrė, dhe i ikin, i ikin grisė nė vendet me diell. Nė kėtė vend, gjeta kohė tė pafund pėr tė qenė vetėm me veten, pėr tė dėgjuar ata zėra tė shqetėsuar tė brendshėm, tė cilėt, po tė jesh nė hapėsirėn tėnde, nuk ekzistojnė, pasi molla akoma nuk ėshtė ndarė. Ndarja sjell paevitueshėm mungesėn. Kėtu nuk kam parasysh mungesėn e familjes apo mallin pėr rrugicėn e shkollės apo shoqet e lagjes, por atė komponentė, qė mban ngrehinėn e personalitetit njerėzor tė mos shpėrbehet, identitetin e pėrkatėsinė, mungesa e tėrėsisė sė tė cilave tė bjerr. Kam parasysh njė mungesė mė tė thellė, atė qė tė shoqėron nė mėnyrė tė vazhdueshme, diēka qė mungon pa arsye e ti nuk kupton se ēfarė tė mungon. Di se tė pushton njė mungesė e pėrgjithshme e mall metafizik, tė cilit nuk i shpėton, nuk i ikėn dot. Ajo qė nuk ėshtė, qė mungon, dhemb. Dikur mungesa tė bėhet e vetėdijshme, problem i personalitetit, tė cilit ka kohė qė i gėrryhen themelet. E Jotja, nuk ėshtė mė prezente, vetėm kujtimi pėrpiqet tė mbaje koherent botėn e sė shkuarės dhe tė Huajėn. Ky boshllėk kėrkon tė mbushet. Disa e mbushin duke zbukuruar shtėpinė me flamurin kombėtar e simbole tė tjera tė traditės. Disa me kthim e rikthim tė vazhdueshėm. Disa me pėrkushtimin ndaj sė tashmes qė i rrethon, pra me pėrkushtimin ndaj tė Huajės. Disa thyhen pėrfundimisht e i lėshohen sentimentalitetit tė mėmėdheut, nostalgjisė qė i zbukuron gjerat nga larg. Treten nga malli e dyshimi mes kthimit aty ku balta ėshtė mė e ėmbėl se mjalta, apo qėndrimit, aty ku me mundim kanė ndėrtuar botėn e re pa rrėnjė.

         Aty ku fillon ndarja, fillon tė kėrkojė pėrgjigje pėrkatėsia. Pėr atė tė dikurshmen, botėn e sė Satės, ti je i ikuri, apo i humburi, ngadalė, fillon bėhesh pėr tė Tutė njė i Huaj i ri. Pėr botėn e sė Huajės, mbetesh i Huaj. Si do tė dukej jeta pas gjetjes sė pėrgjigjes, qė ėshtė edhe njė lloj pakt paqeje me veten e dy botėt qė tėrheqin e shtyjnė njėra-tjetrėn? Nuk di tė pėrshkruaj njė pamje, tė cilėn as vetė nuk e kam tė qartė, pasi vetė nuk e kam arritur Nirvanėn e paqes, por pėrfytyroj me kėtė moment paqeje, qartėsinė e qetėsinė me fatin e tė qėnurit i huaj dhe mosbjerrjen. Di se po nuk u gjet njė pėrgjigje pėr mungesėn gėrryese, atėherė fillon shpėrbėrja. Humbet nga sytė qėllimi, nga horizonti zhduket perspektiva, e ardhmja nuk ekziston, ikėn shpresa, ta konsumon energjinė boshėsia. Aty ku fillon shpėrbėrja, vdesin ėndrrat. E Huaja kthehet nė njė burg tė mrekullueshėm dhe jeta nė hapėsirėn e saj kthehet nė luftė kundėr shpėrbėrjes. Nė pėrpjekjen e mundimshme tė Unit pėr tė rifituar veten, ti kėrkon si nėpėr errėsirė tė gjesh njė pikė mbėshtetjeje, kėrkon tė rigjesh forcėn t'i rezistosh shpėrbėrjes. Ndoshta kjo nuk ėshtė njė pikė, ndoshta duhet tė jetė shtyllė, por gjithsesi duhet kėrkuar njė aks qė tė tė mbajė, tė mos rrėzohesh. E cili aks ėshtė mė i fuqishėm nė jetėn e tė huajit se sa mungesa?

      Tashmė unė jam e vetėdijshme se forca pėr tė pėrballuar konfliktin e tė qėnurit i Huaj e rrezikun e pėrhershėm tė shpėrbėrjes, qėndron pikėrisht tek mungesa, shndėrrimin e saj nė aksin mbajtės, nė force pozitive. Ndoshta do tė ishte pikėrisht ky rivlerėsim i ri i mungesės, i ndarjes, qė do tė mėnjanonte konstruktin e dy gjysmave, nė emėr tė rikonstruimit tė njė identiteti tė ri, pėr tė cilin akoma nuk ekziston njė emėr.