Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Tregime shqiptare dhe jeta pozitive

Shkruan: Daut DEMAKU

       Ekskluzivisht pėr www-sa-kra.ch, pjesė nga dorėshkrimi i librit mė tė ri tė Daut Demakut  “TREGIME SHQIPTARE DHE JETA POZITIVE” qė pret tė del nga shtypi nė fund tė qershorit 2008.

 

                        NĖ NJERIUN ĖSHTĖ:

                        SEKRETI I VARFĖRISĖ

                                      dhe

                        NĖ NJERIUN ĖSHTĖ:

                        SEKRETI I BEGATISĖ

 

 

                        Nipēe t'i them pak fjalė para se ta them njė tregim tė mrekullueshėm. Ky tregim, qė do tė pasojė, ėshtė marrė (huazuar) nga tradita e mrekullueshme e Sufive. Sepse, tė kam thėnė sa herė: ngritja shpirtėrore ėshtė si bleta: thithė nektarin e dijes nga tė gjitha anėt e globit, nga tė gjitha traditat dhe nga tė gjitha burimet. Asgjė nuk mohon, asgjė nuk pėrjashton.

                        Pjesa qė quhet shkencė nė ngritjen shpirtėrore, secilėn dije e analizon nga tė gjitha mėnyrėt: aty ku mund tė analizohet nė mėnyrė laboratorike – e analizon, aty ku duhet tė analizohen pėrvojat – bėhet analizė e gjerė me shumė mediume e kėshtu me radhė... Por duhet thėnė shkoqas: ngritja shpirtėrore nuk ėshtė shkencė. Qė ta kuptosh ti mė mirė, po ta them nė njė mėnyrė tjetėr. Kur ngritja shpirtėrore mirret, pėr shembull, me lulen, atėherė pjesa e kėsaj analize qė mirret me rrėnjėt e lulės – ėshtė shkencė e pastėr. Kur tė analizohet trupi i lulės, trungu dhe gjethet e gjelbėrta – pjesėmarrja e shkencės nisė e zvoglohet dhe fillon arti. Kur dilet nė analizėn e bulbėrisė sė lulės – shkenca gati zvogėlohet krejtėsisht dhe bulbėria e lulės ėshtė shumė mė shumė art dhe ngritje shpirtėrore. Por, kur analizohet aroma e lulės, atėherė pjesėmarrja e shkencės ėshtė fare e vogėl, madje edhe e artit dhe “fronin”e merr ngritja shpirtėrore.(Tė kam thėnė a nuk tė kam thėnė: jeta nuk ėshtė rrugė njėkahėshe, e njėtrajtshme, njėdimensionale, por e ndėrthurur me tė gjitha dhe prej tė gjithave: shkencė – kur ėshtė e dukshme, konkrete dhe objektive; art – kur ėshtė pak e dukshme e shumė e padukshme dhe e pathėnė, pra subjektive; dhe ngritje shpirtėrore – kur ėshtė edhe e dukshme, por shumė mė shumė subjektive dhe sidomos: e padukshme... A shihet aroma e lulės? A shihet trupi yt energjetik?)

                        (Eh, sa po zgjatem edhe unė, nipēe, gati se po harrojė pėr ēka desha tė flas!... Mė fal pėr kėto digresionet e gjata, por shpesh po mė duhen pėr Ty).

 

                        A t'i kthehemi tregimit?

                        Lexoje...

                        El Mahdi Abasi ishte njėri prej mjeshtėrve mė tė mėdhenjė tė sufizmit. (Kuptoje drejt: jo mjeshtėr i betonit, dėrrasave e hekurishtave, por mjeshtėr i SHPIRTIT) dhe njė ditė ky Mjeshtėr i njohur nė tėrė botėn e shpalli njė tė vėrtetė: pa marrė parasysh sa e qysh mundohen njerėzit ta ndihmojnė njė njeri – ėshtė njė DIĒKA nė njeriun qė e pengon atė ndihmė dhe, thjesht e shkurt: nuk mund ta ndihmosh njeriun. (Nėnteksti: vetėm njeriu mund ta ndihmojė veveten!).

                        Meqenėse disa njerėz tė asaj kohe e kundėrshtuan kėtė teori, duke thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė se secilit njeri mund t'i ndihmosh dhe po deshen njerėzit t'i ndihmojnė – atė edhe e arrijnė. Kur u panė tė gjitha kėto reagime tė ashpėr, El Mahdi Abasi tha:

                        “Do ta shihni me sytė tuaj, do ta demonstrojė para jush kėtė tė vėrtetė tė madhe!”

                        Dhe, ēka ndodhi? Ndodhi ashtu siē ndodhin gjėrat nė situata tė caktuara.

                        Erdh tek Mjeshtri El Mahdi Abas njė njeri tepėr i varfėr, njė lypės i kėputur nga varfėria, i mbytur nė borxhe... Erdh pėr ndihmė tek Mjeshtri El Mahdi, sepse e dinte mirė se te ky Mjeshtėr vijnė edhe vete mbretėrit dhe, vetėm njė lėvizje e gishtit tė El Mahdiut – jeta e njeriut tė varfėr do tė ndryshonte tėrėsisht, sepse  nė shenjėn mė tė vogėl tė Mjeshtrit, El Mahdiut, mbreti  do t'ia plotėsonte tė gjitha kėrkesat lypėsit tė varfėr.

                        E lupėsi i shkretė qante dhe lutej: “Mė ndihmo, o Mjeshtėr, jepja njė shenjė mbretit dhe mjerimi im do tė zhduket. Kam shumė fėmijė tė uritur, jam nė borxhe deri nė fyt sa, edhe po tė fillojė sot tė punojė, tėrė jetėn nuk mmund ta dalė nga borxhet... Edhe tė afėmrit e mi janė tė varfėr, po vuajmė pėr bukėn e gojės...”

                        El Mahdi Abasi i tha: “Ėshtė e pamundur. Nuk mund t'i them mbretit asgjė pėr ty!”

                        Njerėzit qė gjendeshin aty, i thanė: “Pse Mjeshtėr nuk po e thua njė fjalė pėr kėtė njeri? Njė fjalė e gojės tėnde dhe mjerimi i tij do tė zhduket, vetėm njė fjalė... Ke mėshirė, Mjeshtėr!”

                        El Mahdi Abasi tha: “Ju kam thėnė edhe mė parė, edhe nėse do ta ndihmonim kėtė njeri, do tė dali diēka qė ta pengojė atė ndihmė, dhe, ndihma nuk do ta ndyshojė gjendjen e tij, sepse ėshtė njė pengesė BRENDA  kėtij njeriu , ėshtė njė DRY qė e pengon begatinė tė hyjė nė jetėn e tij! Pėrpjekjet pėr ta ndihmuar do tė jenė tė kota!”

                        Njerėzit si El Mahdi Abasi e kanė shikimin e thellė, nuk kanė shikim sipėrfaqėsor si njerėzit e tjerė, ata shohin thellė nė njeriun. Shikimet e Mjeshtrit do tė kenė depėrtuar nė shtresat e padukshme, nė shtresat e thella tė atij njeriu dhe do ta ketė parė dryrin, pengesėn qė nuk e lejon hyrjen e begatisė dhe qė, ai njeri, pėr ēdo ditė do tė bėhet i varfėr e mė i varfėr.

                        Njerėzit prapė insistoni t'i ndihmohet njeriut tė varfėr. Mjeshtri El Mahdi Abas iu tha:

                        “Njė ditė do ta shihni me sy,  praktikisht, kėtė qė po ua them. Po mė detyroni t'ua demnostrojė qė ta kuptoni, sepse, e shohė, ju as nuk e kuptoni as nuk bindeni pėr tė vėrtetėn qė e kam shpallė.”

                        ...dhe kaluan ditė e ditė, dhe, kur tė gjithė e kishin harruar shpalljen e ksaj tė vėrtete tė Mjeshtrit, ai, El Mahdi Abasi, iu tha njerėzve tė vet:

                        Ti shko e veje nė urė njė thes mė flori, nė orėn dymbėdhjetė. Ti shko e merre atė njeriun e varfėr qė mė lutej ta ndihmojė dhe sille te ura. Ju tė tjerėt, dėshmitarėt, eni me mua tė strehohemi anash pranė ure, nė anėn e djathtė, dhe shikoni tė strukur pa asnjė zė.

                        Kėshtu edhe ndodhi.Tė varfėrit i thanė nė fillim tė urės, kaloje kėtė urė, ngadalė.

                        I varfėri kaloi nėpėr urė, doli nė anėn e djathtė.

                        “Ēka ke parė nė urė? “ E pyeti El Mahdi Abasi.

                        “Asgjė!” u pėrgjegj njeriu i varfėr.

                        “Si ka mundėsi?” e pyeti Mjeshtri.

                        I vafėri u pėrgjegj:”Sa nisa ta kalojė urėn, e kėtė urė e kam kaluar me mijėra herė, njė mendje mė tha: sa pėrvojė e mirė do tė ishte sikur tė provoja ta kalojė kėtė urė me sy tė mbyllur, si asnjėherė mė parė. Ashtu edhe veprova dhe, natyrisht, nuk kam parė asgjė nė urė”.          

                        “A ju kam thėnė”- iu tha Mjeshtri njerėzve qė ishin dėshmitarė -  “Ėshtė njė DRY brenda kėtij njeriu, siē ndodhet edhe brenda shumė tė tjerėve, qė e pengon hyrjen e begatisė, sepse ky njeri VETĖ  e ka ndėrtuar pengesėn me mendimet e tija...”

 

 

                        ...dhe kėtu, nipēe, pėrfundon tregimi.

 

                        Ėshtė e ditur se mendja e njeriut ėshtė dukuri komplekse. Nė qoftė se njeriu nuk di ta pėrdorė kėtė mendje, ose kėtė dukuri komplekse, atėherė, me dorėn e vet, pa vetėdije, ia shkakton vetit pengesat e begatisė, tė shėndetit, tė suksesit dhe tė lumturisė. Por, nė qoftė se njeriu e fiton NJOHJEN, mėson qysh ndikojnė ligjet e universit nė mendjėn e tij dhe mendja e tij nė ligjet e universit (sepse ēdo gjė ėshtė e lidhur me ēdo gjė!) nė qoftė se njeriu  di ta krijojė shtratin e mendimit tė mirė, atėherė do tė ndodhė e kundėrta.

                        Kėtu ėshtė SEKRETI qė thotė: nė njeriun ėshtė dryri qė ia mbyllė derėn tė gjitha tė mirave pėr jetė dhe e shkakton mjerimin, por mu nė njeriun ėshtė edhe ĒELĖSI pėr hapjen e asaj dere qė mundėson hyrjen e tė gjitha tė mirave nė jetėn e njeriut.

                        E ke tash tė qartė pse tė kam thėnė se njeriu e ka dhuratė LIRINĖ  e madhe: prej shėmtie deri nė shėnjtėri ose prej mjerimi deri nė lumturi?

                        Mos e akuzo askėnd: ti i krijon gjendjet qė i meriton!

 

Adresat elektronike:

dautdemaku@yahoo.com

mendimipozitiv@yahoo.com