Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - TRAGJEDIA E INTELEKTUALIT

Shkruan: Gladiola JORBUS

http://www.dituria.se

TRAGJEDIA E INTELEKTUALIT

 

            Misioni i intelektualit ėshtė tė hedhė sadopakėz dritė mbi shpirtrat e pėrgjumur dhe mendjengushtėsinė njerėzore. Shpeshherė formimi, kultura, vlerat bėhen tragjedia mė e madhe e tij, sepse shoqėria pretendon t’i pėrgjigjet me atė kulturė tė dorės sė dytė, tė cilėn e ka standardizuar, dhe me tė cilėn ka rėnė nė kompromis.

 

 

            Ndotja mė e madhe nė historinė e njerėzimit ėshtė rezultat i prodhimtarisė artistike, mediatike, shkencore etj., tė megalomanėve, tė amplifikuarve, injorantėve qė blenė diploma nė tregun e krizės morale, tė funksionarėve tė linēuar, tė narcisoidėve, dhe kujtdo qė zhvleftėson rėndėsinė e krijimtarisė dhe tė dijes sė vėrtetė.

            Personalisht nuk pajtohem aspak me faktin se shumė moderatorė, analistė e opinionistė qė shfaqen nė media janė intelektualė tė mirėfilltė, dhe akoma mė tepėr nuk pajtohem, me ata tė diplomuar qė e “shesin veten” pėr intelektualė, e s’janė tjetėr veēse tė pazotė pėr tė ushtruar vullnetin dhe profesionin e vet.

            Misioni i intelektualit ėshtė tė hedhė sadopakėz dritė mbi shpirtrat e pėrgjumur dhe mendjengushtėsinė njerėzore. Shpeshherė formimi, kultura, vlerat bėhen tragjedia mė e madhe e tij, sepse shoqėria pretendon t’i pėrgjigjet me atė kulturė tė dorės sė dytė, tė cilėn e ka standardizuar, dhe me tė cilėn ka rėnė nė kompromis.

            Ndėrkohė qė pseudointelektualėt shtiren dhe ēorodisin ndėrgjegjen shoqėrore me njohuritė e tyre gjysmake, dija psiko-kozmike endet e anatemuar dhe ēapaqorras nė kėtė kaos tė pafundmė. Ky fenomen do tė ndodhė rėndom, deri sa tė na serviren me imponim, vlera e atribute tė paqena.

            Intelektualizmi spikat nė disa persona tė caktuar tė cilėt posedojnė njė pėrgatitje serioze, tė thelluar e tė plotė nė fushėn e artit, teknikės, kulturės etj. Tė qenit i diplomuar do tė thotė tė kesh mundėsi (nga familja apo vullnet e kėmbėngulje) qė tė studiosh pėr disa vjet: kjo ėshtė arsyeja bazike qė tė diplomuarit janė mė tė arsimuar se pjesa tjetėr e popullsisė, por kjo nuk i bėn ata domosdoshmėrisht intelektualė, edhe pse mund tė ndihen tė tillė.

            Intelektuali nuk shkėputet pėr asnjė ēast nga librat, enciklopeditė dhe marrja e vazhdueshme e informacionit tė gjerė, nuk resht kurrė sė qeni kėrkues ndaj vetes. Intelekti formohet pėrmes studimit, leximit, interesave, pėrvo­jės, dėshirės sė epėrme pėr dije, imagjinatės aktive, si dhe qasjes pa paragjykime e arrogancė ndaj botės.

            Nė pėrgjithėsi, universiteti i ngjet njė udhėtimi qė ka njė finale tė qartė: specializimin dinjitoz nė njė drejtim tė caktuar, ani pse kjo nuk tė ndihmon tė profilizohesh menjėherė si profesionist i mirė. Kėtė tė fundit ta mundėso­jnė veē praktika e eksperienca. Pra, universiteti kurrsesi s’mund tė jetė tregues i intelektit, thjesht vėrteton arsimimin tėnd nė degėn e pėrzgjedhur ose tė fituar.

 

           

           Statusi social i intelektualit sot pėrfaqėsohet nga manipuluesit e trurit, rrufjanėt politikė, artistėt mediokėr, opor­tunistėt apo sahanlėpirėsit mediatikė - tė cilėt pėr tė realizuar synimet e tyre, shkelin mbi gjithēka.

            Pėr tė arritur tė vėrtetat mė tė larta, ato pėr tė cilat lufton intelektuali sui generis qė nga koha e Aristotelit, duhet qė pikėsėpari shpirti tė shndėrrohet nė shprehje tė madhėshtisė njerėzore pėrkundrejt universit, duhet erudicion dhe integritet. Vetėm atėherė mund ta meritosh plotėsisht kėtė status!

            Fatmirėsisht ekziston njė hon i dukshėm midis intelektualit dhe pseudointelektualit, sepse intelektuali nuk kon­formohet kurrė me gėnjeshtrėn, nihilizmin, deformimet artistiko-kulturore, retorikėn fyese dhe denigrimin e vlerave. Ai mbetet i qashtėr e i gjithėdijshėm mbi fronin e sė vėrtetės.

            Nė pėrmbyllje tė shkrimit, dua t’ju kujtoj lutjen supreme tė Faik Konicės, intelektualit tė papėrsėritshėm e uni­kal, qė s’i dhurohet dy herė njė kombi. Ai me tė drejtė thoshte:

            “Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s’kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thel­lojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndenjė tė mprehtė tė drejtėsisė qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!”