Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Tokė dardane

Shkruan: Shaban CAKOLLI

      

TOKĖ DARDANE

 

 

 

Librin me poezi tė autorit, Shaban Cakolli “Tokė dardane”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

"Literaturė"

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 


KA KOHĖ


Ka kohė
qė jam duke u ngjitur
Lugut tė Blertė
tė Gėrmisė.

Ka kohė qė ujė pi
nė krojet e fėminisė.


Ka kohė
qė mė janė ngatėrruar kohėt
dhe nuk e di  kur fillon e kur mbaron
Ėndrra.



ARBĖRIA

Mė e moēme se Hėna ėshtė Arbėria,
rrėnjėt i shtrin
tek  mitet ilire
ku^perėndesha  Dea
qumėsht i jep
gjarpėrit tė shtėpisė.

Ėndrrat arbėrore
me Qerren e Diellit
udhėtojnė
pėr tė pushuar
nė svastikėn
e djepave tanė.

Derisa flenė arbėrorėt
dy shqipe tė pagjuma
ėndrrat na i ruajnė
 netėve me hėnė.



DARDANIA


Ja kėto janė ato vise
ku pemėt piqen nė dimėr
e lulėzojnė nė verė.

Fėmijėt dardanė
kėmbėzbathur ecin
nėpėr acarin e shekujve
pėr tė arritur
nė tokėn e premtuar.

Kjo tokė ėshtė Dardania
e gdhendur nė atė mburojė
qė e mbajnė
luftėtarėt e saj
nėpėr betejat  qė s“i regjistroi
historia.



ZHGĖNJIME

Evropėn e krijuan sė pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
nė katėr kėmbė
nė pėrrallat moderne
me urinė e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamė qumėsht legjendash
ende pėrkundet bosh
nė  gėrmadhat e  Ballkanit.

 



LEGJENDA E ROZAFATIT


Njė fėmijė
kėrkon gji
nga guri.

Nėna e murosur
me qumėshtin e saj
ruan qytetin e Shkodrės
nga ushtat e helmuara
tė legjioneve romake.

Mė kot babai
fėmijės sė vet
i rrėfen rrugėn e pėrgjakur
deri te kėnga e lahutarit.

Ai s“do tė kthehet
pa i pirė dy-tri pika qumėsht
nga legjenda
e kėtij shekulli.


 


DUKE SHIKUAR ORĖN

Njė shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

Ku mbet ora jonė
qė mat rrjedhėn e gjakut
nė histori?....

Pena ime gėrryen mbi  letėr
hieroglifet
me tė cilat kam shėnuar
kronologjinė
e lindjes
deri nė perendim
tė epokės sė gjakut.

 



DRURI I JETĖS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq nė nėntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritėm nė gjysmėshtizė.

Liliane Perrini-i,
medalon i pėrjetshėm
ne do ta mbajmė tė varur
nė kujtimet tona.

Ajo iku nė nėntor
dhe vjeshta hyri me verdhėsi
nė visoret e ėndrrave
duke shkundur gjethet
nė Drurin e Jetės.

 

 


ĖNDRRAT


Na mbytėn ėndrrat
e dheut tė huaj

Edhe netėve tė pagjumė
bredhim tė pėrhanshėm
hapėsirave tė bleruara
tė vendlindjes.

zgjohemi
me ėndėrr nė qepallė,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
nė bebėzen e lulėzuar.

Vetėm njė grusht
dhe Kosovė
do tė na sjellė
pushimin e trupit
dhe qetėsinė e shqisave tona.

 



ROJA E TUFĖS

Kur kėndon Baca Nazif
fotografitė nė mur lotojnė
nga malli:
"Ngjitet tufa me kėmborė,
u prinė dashi me kurorė..."

Nė karrige ahu
qė ka lėshuar gjethe
rri ulur duke i rėnė kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
nė kopshtet e largėta
nėpėr kėngė.

Nėpėr mure zhagitet
hija e dashit tė therrur kurban
pėr festėn tonė tė motmotit.

Poezi nga libri "Tokė dardane"