.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Thesari i jetės

Shkruan: Leotrim MAVRAJ

       THESARI I JETĖS

      Fillimi i ēdo aftėsie tė dijes, qoftė teorike apo praktike, janė idetė dhe mendimet. Kėto shkaktojnė imagjinatė, ndėrsa imagjinata tė drejton te vullneti, dhe vullnetit i nevojitet veprimi, kurse pėrsėritja e kėsaj, herė pas here, bėhet shprehi, prandaj korrektėsia e kėtyre hapave varet nga korrektėsia e ideve dhe mendimeve, po ashtu, prishja e tyre varet nga kėto.

 

 

 

 

            Jeta, gjėja mė e ēmueshme qė posedojmė, dhuratė hyjnore tė cilėn e kemi marrė pa e kėrkuar, pa e zgjedhur vendin apo kohėn apo mėnyrėn e jetės apo llojin, thjesht e kemi dhuratė tė cilėn duhet ta ēmojmė, ta ruajmė dhe ta zhvillojmė brenda kushteve dhe mėnyrės nė tė cilėn ėshtė krijuar jeta jonė.

            Cili ėshtė roli ynė nė kėtė jetė?

            A kemi ne detyra qė duhet tė bėjmė apo thjeshtė mund tė bėjmė ēfarė tė duam?

            Nėse ne e kemi dhuratė jetėn, a kemi pėrgjegjėsi pėr tė?

            Ēka ėshtė jeta?

            Pyetjet e lartpėrmendura kėrkojnė pėrgjigje tė cilat shumė shpesh po i gjejmė nė literatura dhe ide tė ndryshme nga pikėpamje filozofike apo shkencore, apo tė ndonjė spektri tjetėr. Pėrpjekja ime ėshtė qė Ti, lexues i nderuar, tė mendosh pak mė thellė ndaj kėtyre pyetjeve dhe ta kuptoni seriozitetin e kėsaj teme. Pikėrisht pėrgjigjet, apo mė thjeshtė, vetėm pėrpjekja pėr tu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve i jep njė lloj gjallėrie dhe energjie tė freskėt shpirtit dhe tė jep pėrshtypjen se ke zbuluar njė gjė tė re apo ke marrė njė njohuri tė cilėn njerėzit e kanė ēdo ditė para syve por nuk e shohin njė pjesė dėrmuese e tyre. Thjeshtė, ndalu dy minuta dhe lexoi pėrsėri ngadalė pyetjet dhe mundohu tė pėrgjigjesh. Mos u brengos nėse pėrgjigjet tė duken tė pakuptimta apo mendon se nuk ke njohuri, tek e fundi ēdo njeri ka ēaste nė atė pozitė, mirėpo me kohė do tė rritet besimi, do tė ngritėt forca e brendshme dhe bindshmėria nė idetė dhe vizionet tua dhe, me punė dhe pėrpjekje tė vazhdueshme, do tė arrish nė nivelin e dijes ku gjėrat kanė kuptimin e tyre, ku asgjė nuk ėshtė pa plan, asgjė nuk ėshtė e rastėsishme, apo mė saktė - provojeni vetė.

            Fillimi i ēdo aftėsie tė dijes, qoftė teorike apo praktike, janė idetė dhe mendimet. Kėto shkaktojnė imagjinatė, ndėrsa imagjinata tė drejton te vullneti, dhe vullnetit i nevojitet veprimi, kurse pėrsėritja e kėsaj, herė pas here, bėhet shprehi, prandaj korrektėsia e kėtyre hapave varet nga korrektėsia e ideve dhe mendimeve, po ashtu, prishja e tyre varet nga kėto.

            Kur jemi tek dija kėtu kemi dije konstruktive dhe destruktive, apo mund tė themi se ka dije e cila e rėndon e ngulfat njeriun dhe dije e cila e lartėson dhe e ngrit nė shkallė shpirtėrore dhe materiale. Nė lutje religjioze mund tė hasim nė lutje tė veēanta ku kėrkohet mbrojtje nga dija e padobishme dhe furnizimi me dije tė dobishme. Njė lloj i dijes e cila ėshtė prijėse e diturive tė cilat e ngritin njeriun nė piedestalin e lartė shpirtėrorė, e qė reflekton edhe nė atė material dhe tė pėrgjithshėm, ėshtė dija e cila u jep pėrgjigje pyetjeve tė lartpėrmendura, dija e cila i jep kuptim jetės, i jep kuptim proceseve dhe ligjshmėrive tė cilat i pėrjetojmė ēdo ēast, njohja e gjithė procesit material dhe shpirtėror, krijimi i tij, proceset, fazat dhe mėnyrat e avancimit dhe, mbi tė gjitha, njohja e fuqisė krijuese e tė gjitha gjėrave qė njohim dhe qė nuk njohim, qė dimė dhe nuk dimė, pra njohja e Krijuesit.

            Pėr tė arritur kėtė bazė nuk ėshtė e nevojshme alarmimi dhe pėrgjigja pėrpara pyetjes e cila ėshtė: nuk mund ta dijė kėtė, apo nuk mund ta bėjė kėtė, apo edhe thėnie mė tė rėnda qė hasim edhe pėr gjėra mė tė lehta, por kėrkohet njė qasje serioze dhe punė e vazhdueshme pėr tė arritur atė e cila tė lartėson, e cila tė ngrit nė njė shkallė tė lartė.

 

            Fillimisht duhet tė nisemi nga burimi i filozofive mė tė vjetra dhe realisht shumė tė pėrsosura... por preferohet tė lexohen me kujdes dhe interes tė veēantė edhe librat religjioz, tė cilėt ke mundėsi t'i gjesh sot shumė lehtė, si nė formatin e shtypur klasik (material),  po ashtu edhe nė versionin elektronik. Pas leximit dhe studimit tė ēdo fragmenti tė tyre pa u ngutur, apo nxituar, atėherė tė fillohet me literaturė nga shkencat e spektrit psikik dhe shėndetėsor. Literatura psikologjike dhe literatura bazė e mjekėsisė i jep njeriut njė kuptim tė mirė tė zhvillimit dhe manifestimit tė ēdo efekti fizik trupor apo psikik nė aspektin material, duke kaluar nga ajo shpirtėrore, njohja bazė e filozofive shkencore tė kohės moderne si dhe shkencat e metafizikės, hipnozės, ndėrdijes dhe filozofitė e mėdha sociale tė cilat pushtuan njerėzimin nė kuadėr tė etiketimit politik nė shekullin e kaluar.

            Zgjedha e titujve le tė mbetet nė orientimin e vet lexuesit ndėrsa kategoritė janė mjaftė tė nevojshme qė tė pėrcillen pėr arsye tė kuptimit tė tyre. Dhe pas periudhės sė marrjes sė njohurive bazike shpirtėrore, manifestimet e ndryshme psikologjike-trupore dhe atyre sociale, vjen shkalla e zbatueshmėrisė sė tyre. Shkalla mė e ulėt e njeriut tė ditur ėshtė ajo e pazbatueshmėrisė sė asaj diturie ndėrsa shkalla mė e lartė e njeriut tė ditur ėshtė zbatueshmėria e diturisė tė cilėn e ka marrė, dhe mu kėtu qėndron njeriu i cili tashmė, dituritė bazė tė marra nga udhėzimet e lartshėnuara, tė filloj t'i kombinojė, t'i krahasoj dhe t'i zbatojė nė praktikė dhe t'i ndjej rezultatet e kėtij avancimi. Fillimisht, pas njohurive qė merr njeriu, rezultatet do tė jenė tė aspektit psikologjik: qetėsia, vetėkontrolli, aftėsia analitike, dhe aftėsia e shpjegimit tė dukurive me tė cilat pėrballet ai apo shoqėria. Pastaj do tė vinė rezultatet nė aspektin shpirtėror, ku hynė pastrimi i energjisė shpirtėrore nga papastėrtitė dhe padituritė dhe lirimi i asaj energjie nė dritė, nė horizontin e tė mundshmes, dhe personi i tillė do tė jetė pa pik dyshimi i suksesshėm nė aspektin material (nėse ai do) si dhe nė botėn shpirtėrore do tė jetė i ngritur nė shkallė tė lartė.

            Ne kemi ardhur nė kėtė jetė, jo si fillim, por si vazhdim i njė procesi tė mėparshėm, mirėpo, gjithsesi tė krijuar mė herėt nga njė forcė e pakufishme, nga njė dituri e pamatshme me mundėsi tė pafundme. Ēdo gjė qė ne e shohim, qė ndiejmė apo prekim, si dhe shumė gjėra qė ekzistojnė pėr ne, por qė nuk jemi nė dijeni pėr to, qė tė gjitha janė tė krijuara pėr ne dhe pėr nevojat tona, pra tė gjinisė njerėzore. Ēdo gjė, edhe bimėt edhe kafshėt edhe gazrat, planetėt, si dhe gjithēka qė dimė, ėshtė krijuar nga e njėjta forcė qė na ka krijuar edhe ne. Mirėpo ne kemi barrė mė tė rėndė se ēdo krijesė tjetėr, sepse ne jemi tė vetėdijshėm dhe me vetėdijen tonė ne jemi tė obliguar qe tė njohim vetveten dhe atė qė na krijoi, forcėn krijuese, dijen e pakufishme apo ta pėrkufizojmė mė mirė tė madhin Zot. Ne, meqė kemi vetėdije, mund t'i ndryshojmė raportet me natyrėn pėr dallim tė kafshėve apo tė bimėve, apo krijesave tjera, sepse ne jemi tė vetėdijshėm dhe mund tė bėjmė atė qė na e thotė mendja jonė. Nuk brengosemi se a ėshtė nė harmoni ajo gjė qe e bėjmė, mirėpo mendja na e thotė qė ėshtė e mirė pėr ne apo e keqe...  kėtu ka njė filozofi tjetėr, sepse krijimi nuk pėrfshin vetėm ato qė pėrmendėm, por dhe shumė gjėra tė tjera e nė kėto gjėra bėjnė pjesė edhe ligjet apo rregullat. Ēdo gjė ka njė rregull pėrmes tė cilės vepron dhe zhvillohet, dhe pikėrisht kėto rregulla janė ato qė u krijuan nė harmoni me gjendjen dhe kushtet tona tė pėrkryera pėr ne. Tani, nėse mendja jonė tenton tė vepron nė kundėrshtim me kėto rregulla, atėherė dėmtohet i tėrė procesi i asaj fushe energjie (njeriu), sepse shkon nė jo harmoni me ligjet e krijuara pėr tė. Ta marrim njė shembull: Mushkėritė janė tė krijuara pėr tė na mundėsuar kryerjen e procesit tė frymėmarrjes, pėr tė ushqyer qelizat e trupit me oksigjen, pra energji. Ligji ėshtė se ato funksionojnė me njė pėrbėrje tė caktuar gazrash qė ka njė ndryshim jashtėzakonisht tė vogėl plus - minus nė vende tė caktuara (Azot 78%, Oksigjen 21%, Argon 1%, CO2 0.03%, etj), dhe pėrderisa ne me vetėdije i shfrytėzojmė mushkėritė tona, nė parim me kėtė ligj, ēdo gjė do tė shkoj nė rregull, mirėpo nėse ne dalim jashtė kėtij ligji, p.sh. pėrdorim duhan, atėherė kėto gazra do tė zėvendėsohen me njė sasi tė konsiderueshme tė 4 mijė lėndėve tė dėmshme, prej nikotine dhe monoksidi i karbonit, e deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, pra, nė kėtė rast pasoja do tė kenė mushkėritė nė veēanti dhe i gjithė organizmi i njeriu nė pėrgjithėsi, shkatėrrim i qelizave trupore, afekte dhe varėsi psikike si dhe dėm i jashtėzakonshėm i shėndetit shpirtėror.

            Shembuj tė ngjashėm mund ta hasim nė shumė aspekte si: duhani, alkooli, droga tė ndryshme, e qe tė gjitha kėto janė thyerje e ligjshmėrive materiale, mirėpo tė njėjtin efekt e kanė edhe ato shpirtėrore dhe si tė tilla i kemi: zilinė, mendjemadhėsinė, dashakeqėsinė etj. Qė tė gjitha kėto e kanė nė ne po tė njėjtin efekt sikurse nė nivelin material, sepse ne jemi, sa material po aq edhe jo material, kemi njė trup qė ushqehemi, vishemi, punojmė, kemi njė mėndje qė logjikojmė, mendojmė, mėsojmė dhe shpirtin i cili ėshtė energji qė u jep jetė dy tė mėparshmėve dhe qė tė dyja janė nė varėsi tė tij dhe qėndrimit tė tij, i cili realisht jemi ne.

            Pra, pasi jemi kėtu ku jemi, si krijesė apo si dhuratė, me tė gjitha kėto tė mira tė krijuara pėr ne, nuk ėshtė e rrugės qė dhuratėn ta keqpėrdorim, se nė tė kundėrtėn do t'i bartim pasojat siē e cekėm mė lartė, mirėpo ne kemi detyra dhe pėrgjegjėsi qė duhet t'i bartim si qenie tė vetėdijshme qė jemi. Nuk do tė hyjė nė sqarimin e tyre pėr shkak se ėshtė temė jashtėzakonisht e gjerė, mirėpo do t'i njihni vet pas punės qė do tė bėni me vetveten nė tė ardhmen. Do t'i pėrmendi vetėm detyrat kryesore qė ka ēdo njėri dhe qė ėshtė edhe baza e diturive: njohja e vetvetes (kush je ti, nga ke ardhur, cila ėshtė forca jote, ku je tani dhe ku do tė jesh nė tė ardhmen); njohja e krijuesit (cilėsitė e krijuesit, kush ėshtė krijuesi, si funksionon procesi i krijimit); njohja e jetės (procesi i quajtur jetė, cila ėshtė baza e kėtij procesi, ku fillon dhe ku mbaron ky proces). Njohja e kėtyre fushave ėshtė bazament i diturive, pastaj do tė hyni nė fushėn e pakufishme tė dijes e cila do t'i shpėrndanė rrezet e saja nė tė gjitha aspektet.

            Tė kemi kujdes, ēdo njeri qė hynė nė rrugėn e dijes, nė rrugėn e dritės, duhet qe tė jetė i harmonizuar me tė gjitha krijesat, me ligjet e krijimit tė cilat i prekem nė pika shumė tė shkurtra dhe vetėm nė atė mėnyrė mund tė arrihet drita. Ndėrsa pengesa mė e madhe e kėsaj rruge, e cila nuk e lė udhėtarin e saj tė vazhdojė mė tutje, ėshtė thyerja e rregullave tė jetės. Ēdo shkelje e ligjshmėrisė ėshtė plagė dhe vetėm njė plagė mund tė shkaktojė vdekjen. Prandaj shumė kujdes nė kėtė aspekt, sepse njė punė e madhe mund tė stagnoj dhe tė vyshket si pema e zhvilluar dhe e rritur me trėndafila tė bukur dhe aromė kėndellėse, qė rrėnja e saj ndeshet nė njė papastėrti dhe e gjithė ajo bukuri vyshket dhe shndėrrohet nė njė dushk tė tharė dhe tė pahijshėm.

            I nderuari lexues, kjo ėshtė njė temė jashtėzakonisht e gjerė, sepse ėshtė bazė, dhe ēdo bazė ėshtė fillim i njėmijė e njė temave tjera dhe kėshtu kemi njė pafundėsi, mirėpo ta njohim bazėn, ta njohim esencėn dhe tė depėrtojmė nė pafundėsinė e jetės me njė mendje tė logjikshme, me njė shpirt aq tė gjerė sa gjithėsia tė jetė e vogėl.

            Nėse nuk punon shumė dhe nuk pėrballesh me vėshtirėsi gjatė kėrkimit tė famės, kurrė nuk do tė shijosh nderin dhe qetėsinė kur ta arrish fitoren.

            E vėrteta u shfaqet vetėm njerėzve mendjehollė, tė cilėt e pėrdorin mendjen pėr tė parė pasojat e asaj ēėshtjeje me tė cilėn ballafaqohen.

            Deti i kėnaqėsive mund ta mbysė pronarin e vet, kurse notuesi frikėsohet t’i hapė sytė nėn ujė.

            Nėse e ke mendjen te ēliruar nga mashtrimi i tekeve dhe dėshirave, atėherė asaj i kthehet pushteti. Nėse shkon sipas qejfeve dhe epsheve, e rrezikon jetėn. Nėse sheh ndonjė vepėr tė ndaluar, dije se kėtu fillon njė luftė dhe ti duhet tė mbrohesh, nėse e bėnė kėtė atėherė ti je i siguruar nga pasojat e saj.

 

Me kėnaqėsi dhe respekt pėr tė gjithė ju vizitor tė dijės,

Leotrimi