Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TE ULLISHTAT E VJETRA

Shkruan: Esat LOSHAJ

      

TE ULLISHTAT E VJETRA

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Te ullishtat e vjetra" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

          E nise kėtė vėshtrim timin me njė thėnie tė GETES ....Ju na fusni nė jetė, ju lejoni fatkeqin tė behet fajtor..... E nderuara audiencė, miq tė artit letrar, duke e vlerėsuar drejtė kėtė libėr poetik, sikur mė lindi njė ide, se poeti Adem Zaplluzha, ėshtė i lidhur ngushte me dashurinė ndaj atdheut, gjeografisė sė tij, historisė, dhe artit deri nė klithmė dhimbjeje. Unė dua sot nė kėtė takim promovues, tė kujtoj e tė vlerėsoj, dhe me respekt te jap konsideratėn time dhe falėnderimin tim, qė pėrpara nesh kemi sot njė libėr me vlera tė qėndrueshme ideo-artistike dhe pėrmbajtėsore, njė libėr sa tė veēantė pėr nga struktura poetike, me njė leksik tė pasur, me qėndisma fjalėsh poetike, ku shprehet gjithė dashuria pėr njė angazhim fund e maje poetik. Adem Zaplluzha, ky emėr i njohur nė letrat shqipe, na vjen sot pėrpara nesh me njė libėr poetik, qė vėrtetė na zgjon mall pėr poezinė e angazhuar, qė me aq mjeshtri dhe pėrkushtim, na sjell njė botė tė re nė letėrsinė shqipe.

       *....Fjala nė pėrgjithėsi i takon njeriut, ndėrsa shkrimi i takon pikėrisht njeriut tė kulturės. Shkrimi ėshtė simbol i madh i largėsisė, jo vetėm asaj hapėsinore, por para sė gjithash, largėsisė kohore. Tė folurit dhe tė dėgjuarit ėshtė njė akt qė ndodh nė afėrsi dhe nė kohėn e sotme, ndėrsa pėrmes shkrimit u flasim njerėzve tė tė cilėt asnjėherė nuk i kemi parė ose te cilėt ende nuk kanė lindur. Pėrmes shkrimit, zėri i njeriut dėgjohet shekuj me radhė edhe pas vdekjes se tij....* ( Osvald Spengler).

        Kjo pėrmbledhje me poezi ėshtė njė lirikė e bukur, njė lirikė e drejtpėrdrejtė, ėshtė njė kėngė e kėnduar me shumė dashuri. Adem Zaplluzha, e mbarsė me njė leksik shumė tė begatshėm fjalėsh qė vėrtetė rrallė i ndeshim nė librat e krijuesve letrar. Lidhja kėsaj radhe ėshtė Prishtinė Sarandė, ku kryefjale ėshtė pema e fisnikėruar, ulliri, kjo pemė qė flet shumė, qė ka vlerė shumė dimensionale, por pa i anashkaluar figurat metaforike si, lulet, detin, zogjtė, shiun, gurėt, anijet.... po thahen edhe gurėt, luftėrat e zeza, ullinjtė e atdheut tim, lehin edhe shirat etj. Nė kėtė libėr, larmia e temave qė trajton poeti Zaplluzha, qė rrokė syri i mprehte i poetit, ėshtė e pafund, veē tė duket se pėrpos temės sė bukurisė dhe dashurisė, qe shkurt shpjeguam me larte, poeti merret detyrimisht edhe me temėn e atdheut. Kėtu shpreh kujdesin mė tė madh, sikur kėrkon tė thotė atė qė tė tjerėt s'kanė arritur ta thonė.

Zaplluzha, ka preformuar t'i kushtohet i tėri kėtij atdheu, dhe nuk ndjen vetėm detyrimin qytetar por diēka mė shumė, detyrim poetik. Nė kėtė moment, kur edhe njė ulli merr tė tillė vlerė , nuk ka se si tė mbesin jashtė vėmendjes , impresione tė shkėputura, qė sė bashku pėrbejnė tė tėrėn. Adem Zaplluzha, sikur me kėtė libėr, sjell porosinė me shumė se kushdo intelektuali, mė shumė se ēdo intelektual, artisti, e me shumė se ēdo artist, ndoshta poeti, ėshtė ai qe e do deri nė fund deri nė skutat mė tė imta lirinė.

       Dhe, pėr fund: ėshtė e ēuditshme , poetet mund tė jenė nga ēdo pikėpamje, shumė larg njėri tjetrit, dhe pėrsėri, nė ēdo gjė qė thonė kanė nj lloj tė drejtė. Unė u kėnaqa me njė libėr kaq tė mirė, besoj qė edhe lexuesit do ta kenė kėtė kėnaqėsi! Urime autorit, shėndet dhe suksese nė librat e radhės....

     Pejė, 2016

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Te ullishtat e vjetra"

 

I SHTRIJ DUART NĖPĖR KORRIDOR

 

Ēfarė tė pi sonte

I zbraza tė gjitha gotat me helm

Po qajnė ullinjtė e atdheut

Zambakėt pėrfundimisht qenkan fishkur

Njė etje e tejdukshme fundoset nė mua

 

Nė kėtė natė tė vonė endacakėsh

Asnjė njeri nėpėr pijetore

Vetėm zėrat i kontejnerėve dėgjohen

Dėgjohen si njė ulėrimė e sėmurė

Kėngėt e zorrėve qė nuk prajnė

 

Gota gjysmė e zbrazur shikon

Shikon kah derdhet sterra

As zėzėllima nuk banon kėtu

Kah shkuan marinarėt

Mė thanė se u fundosėn tė gjitha anijet

 

I shtrij duart nėpėr korridore

Zbrazėtia hingėllon

Hingėllon si kali im i luftės

Derisa pijetorja i pėrkund ėndrrat

Nė thellėsinė e shpirtit zbrazen gotat

                           

 

PARA LINDJES SĖ AGIMIT VARROSĖM VDEKJEN

 

Ikėn edhe kuajt e luftės

Flamuj e grisur nėpėr rrugė

Ua verbojnė sytė e zogjve

Luftėtarėt i lėmė nėpėr istikame

Para lindjes sė agimit varrosėm vdekjen

 

Kocka tė thyera nėpėr hendeqe

Njerėz pa emėr

Bredhin si zogjtė shpirt thyer

Fluturat po i mbledhin krahėt

E djegura tė ditės

 

Grat e frikėsuara i shkulin flokėt

Kardinalė me temjan

Pėrkundin dhembjen e luftės

Kuaj tė gjunjėzuar deri nė pėrbuzje

Bėjnė gjumin e fundit mbi xhadenė e vrarė

 

Ato tė pėrdalat veē janė larguar

Me barrėn e  trishtimit

Po ikėn edhe treni i fundit

Ēfarė t’i bėjmė orės sė vjetėr

E cila s’ėshtė nė gjendje tė tregoj kohėn

 

 

ME FLOKĖT E SHPRISHUR TĖ JONIT

 

Asnjė kambanė nuk dėgjohet

Nė qytetin e dyzetė Shenjtorėve

Paskan vdekur edhe ullinjtė

Peshqit e ngordhur nėpėr tasa konservash

Luajnė njė valle mortore

Me flokėt e shprishur tė Jonit

 

Nė Porto Palermo mbrėmė Pashė njė hije

Pashė se si bredhte

Mbi dallgėt e shprishura tė detit

Kjo heshtje tinėzare

Mė duket se i zgjoi

Zėrat e vdekur tė kambanave

 

Asnjė njeri nėpėr bregun e vrarė tė detit

Nuk bėnė kryq mbi varrin e vithisur

Qenkan fishkur edhe baladat

Kush kėndoi mbrėmė aq trishtueshėm

Elegjinė e ikonės

E cila mbi dymijė vjet kacafytet me vdekjen

 

Sarandė, 23 gusht 2016

 

                                                

ASNJĖ ZANĖ BJESHKE NUK PAMĖ

 

Nė shuplakat e djegura tė dallgės

Noton njė anije e dehur

Ku mbeti vaji i grave tė peshkatarėve

Qė aq trishtueshėm

Vajtuan mbrėmė fatin e fanarit tė fundosur

 

Njė sirenė e bardhė

Nė kepin e atdheut tė dhunuar

Vajtonte fatin e dunave tė vithisura

Nėn rrėnjėt e ullinjve tė shkulur

Dėgjohet zėri i trishtuar i njė violine

 

Njė kohė tė gjatė brodhėm rrugėve

Brodhėm si tė dehur

Monopateve tė pikėllimit

Asnjė zanė bjeshke nuk pamė

Pranė verrit tė luftėtarit tė panjohur

 

Dy zogj tė bardhė

Po qajnė mbi dunat e dhembjes

Po qajnė edhe lisat

Te muranat e rrėnuara

Gati njėmijė vjet s’pushuan zėrat e rrapeve

 

     

MĖ JANĖ SHTANGUR NOFULLAT

 

Sonte mė nuk jam i vetėm

Vallja e gotave

Po e ēmendin pijetoren

Era frynė nėpėr xhamat e thyera

 

Si nga ndonjė hon dėgjohet

Njė zė tejet i largėt

Nėpėr fusha fluturojnė lejlekėt

Ndoshta kurrė mė nuk kthehen mes ullinjve

 

Sterra po i lyen muret e baltosura

Njė ikonė e vjetėr

Me qindra vjet qėndron i varur nė mur

Nga sytė e kornizės pikon dita

 

Nuk kam mė zė

Mė janė shtangur nofullat

Si tė zgjohem nga kjo letargji

Kur kaq shumė dhembje kam sonte