Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - "TĖ TJERA KOHĖRA, TĖ TJERA TABIATE"

Shkruan: Sotir ATHANASI

"TĖ TJERA KOHĖRA, TĖ TJERA TABIATE"

(Tregim i jetuar )

 

            - Po mor bir, se tė kam si evlatin tim. Ama, nuk duhet prekur emri. Mė keq akoma llagapi. Sepse kjo qė mė sheh, - tregoi me dorėn e majtė kėmbėn e djathtė, - m’u shpif ditėn e tretė qė mė ra nė dorė kjo kartė e ndyrė e me kėtė emėr edhe mė tė shpifur. 

 

 

            Spitali qė priste atė ditė urgjencat, ndodhej nė stacionin e trenit elektrik “Panormu”. Dhe ishte vėrtetė panoramė, siē edhe pėrkthehet nė shqip emėri. Por ne, tė pėrfshirė nga meraku pėr tė aksidentuarin, s’e kishim aspak mendjen tė sodisnim bukurinė nė atė lagje tė Athinės. Aq mė pak pozicionin e tij funksional. Kurrsesi harmonizimin nė atė mjedis.

            Diku, pranė portės hyrėse, njė rome prej tonave, me kėnaqėsi, u ngut tė na njoftojė se: 

            I rrėzuari ynė nga skela ia kishte hedhur paq me njė shembje dhe se "Atė e kishte mbajtur fort i madhi Zot"! 

            Nė kėtė sihariq pėrfshiheshin dy gjėra tė veēanta: E para, se ajo nuk gėnjente nga qė Niku qe njoftuar nga vetė personi dhe e dyta sepse na njohu.

            Gjithsesi, ne i dhamė bakshishin arixheshkės dhe Niku zuri radhėn nė kartotekė me librin e shėndetit nė dorė pėr tė kryer formalitetet. Ndėrkaq, unė u spostova atje ku niste njė korridor i gjatė, i mirėndriēzuar dhe me stola tė shumtė. Tėrėsisht bosh. Dhjetė hapa mė tutje, pranė ashensorit tė personelit, njė infermier la tė sėmurin dhe karrocėn-krevat pėr tė iu pėrgjigjur dikujt. Ky i fundit mbėrriti mė pas me lartsjellėsin e shėrbimit dhe, sė bashku me tė, u ngjitėm lart. Qe, me sa duket, njė urgjencė brenda spitalit. Unė u ula nė njė stol nga ku e shihja Nikun radha e tė cilit ende nuk kishte ardhur dhe nisa tė kridhem nė mendime: Se gjithmonė e vazhdimisht mė kishin bėrė pėrshtypje dhe rrekesha tė gjeja tiparin dallues qė shqiptari e njeh bashkatdhetarin e tij, sapo i sheh fizionominė. Shembulli i ciganes qe shumė kuptimplotė. 

            Kėtu shpėrfillej formimi. Nėpėrkėmbej shkolla. Pėrēmohej inteligjenca. Se, nė mos ishte njė pėrzgjedhje qė rrokte aristokracinė pamore, me instinktin ajo patjetėr lidhje do tė kish. Pėrsiatja kėsisoj, kur dėgjoj njė zė si pėshpėrimė e tepėr tė ulėt nė shqip:

            - Mor bir!

            Kaq i papritur dhe i beftė mbėrriti nė veshėt e mi ky zė, sa qė mė krijoi ndjesinė e njė thirrmori. Po. Se s’dua ta quaj thirravajė. Nga qė e atillė mė erdhi sa qė brofa menjėherė nė kėmbė dhe i pėrqendruar tė dėgjoja ato dy fjalė brenda sė cilave qe ndryrė jo vetėm lutja pėr ndihmė, por edhe fshehtėsia e saj. Kėtė e pėrforconte zėri i ulur dhe si e dalė nga e ēara e njė porte tė mbyllur. Njė zė i njė njeriu qė ndodhej ngushtė. Po ku?

            - Mor bir!

            Korridori i gjatė s’pipėtinte. Ndėrsa zėri, kėsaj here, si cijatje e ndrojtur, brenda tij, pėrfaqte pėrgjėrimin. Kjo mė bėri tė pėrqendrohem te karroca-krevat. Po. Aty ishte njė e sėmurė e thyer nė moshė. Tashmė ra heshtje, nuk foli. Thjeshtė ma bėri me dorė. E pra, s’ishte jehonė e veshėve siē kemi dėgjuar se i ndodh rėndomė njeriut. Ato sekonda, tek pėrimitoja zėrin s’di pėr ē’arsye mė ngjau se e sėmura diē rrėmonte nė kujtesė pėr tė sjellė diēka tė bėrė fir, por qė lipsej thirrur e madje ngulur mirė nė mendje. Pėr mė tepėr, me shumė ngut. Pėrpara se tė kthehej sanitari qė u largua pak mė parė. Kjo mė bėri qė tė afrohem jo vetėm butėsisht por edhe, kinse, i njohuri i saj, ndonėse e shihja pėr herė tė parė. I preka pėllėmbėn tejet tė rrudhur, ku tejdukeshin kokallat.

            - Urdhėro, gjyshe! –i thashė. – Mos ke humbur diēka qė duhet tė tė sjellė dikush? 

            Ajo mė shihte me vėrejtje. I gjithė nxitimi i atymėparshėm qe shndėrruar befas nė njė pėrqendrim. Nė tė vėrtet i kishte picėrruar sytė. Por jo pėr tė shkrehur armėn, siē ndodh kur marrim shenjė por, pėr t’u siguruar ku do tė lėshonte fjalėn magjike. Dhe se, a isha unė i pėrshtatshėm pėr kėtė?

            - Mos mė kurse nėnoke, - e nxita me njė buzėqeshje.

            - I rruash mėmės e babės tėnd e tė paēa! Por, gjetkė ėshtė halli im.

            - Thuamė!

            - Di greqisht, zotėrote?

            Kėtu mė zuri ngushtė, por s’e dhashė veten, pėr tė mos e zhgėnjyer. Siē dukej, duhet tė kem qenė i pari njeri qė ajo vendosi t’i kėrkojė ndihmė. Dhe do tė qe dėshpėrim i madh pėr 'tė tė pėrfundonte shpresėshuar.

            - Di, - e gėnjeva, - e di por jo aq mirė. Aty mė tutje kam njė shok qė e zotėron greqishten si dhe shqipen. Po tė pret puna, e thėrras. 

            Ajo, sėrish, u mendua:

            - Po me tė kėnduar? 

            Kėtu isha mė mirė. Se vėrtet s’ishte mbushur muaji qė kishim ardhur nė Athinė nga Tirana,  por mbasditeve, motra qė ndiqte shkollėn si dėgjuese, diē mė kishte mėsuar.

            - Po, gjyshe. Pėr tė kėnduar jam mė mirė, - i thashė dhe kėsaj here s’u mendua fare:

            - Mund tė tė besoj njė tė fshehtė?

            - Fol! – i thashė. - Fol se jemi tanėt. Mishin edhe ia hamė njėri-tjetrit por kockėn e lėmė.

            - Mirė thua, mor bir. Por halli im s’ka tė bėjė me mishin e gjėnė. Ajo po i merr nė qafė njerėzit dhe po hanė sho-shoqin.

            - Po me ēfarė, nėnoke? 

            Bashkoi tė dy vetullat dhe tha:

            - Me emrin.

            - Me ēfarė, gjyshe?

            - Me emrin, mor bir. Nuk di emrin tim.

            - Nuk po tė kuptoj, gjyshe por u kujtova se mė kishte kapur syri, diku, nė krye tė korridorit, tabelėn ku shkruhej se ishim nė pavionin e nevrologjisė. 

            Kisha njė kujtim tejet pėr tė qeshur nga koha e ushtrisė. Njė shoku im mė kishte treguar diēka mbi Delirin e Madhėshtisė:

            Nė korridoret e spitalit ushtarak nė Tiranė, ushtari qė vuante nga kjo sėmundje takon njė oficer madhor tė sapo shtruar. Ishin tė dy me rrobat e tė sėmurit. I ndezi tjetrit cigaren dhe e pyet: Nė ē’repart jeni me shėrbim? Oficeri i thotė:

            - Jam nė Ministrinė e Mbrojtjes. 

            - Nėn/oficer? – e pyet ushtari se pa moshėn e tjetrit qė tregonte rreth tė pesėdhjetat.

            - Jo, - e kundėrshtoi ushtaraku, ėmbėl. –Jam gjeneral.

            Ushtari, duke menduar se edhe ai vuante nga Deliri i Madhėshtisė , buzėqeshi:

            - Mos u mėrzit se edhe unė nė fillim kėshtu thosha Jam gjeneral. 

            Por kėtu shėrohesh sapo tė bėjnė njė kurė nė prapanicė. Gjenerali u shkri sė qeshuri dhe u miqėsuan tė dy. 

 

 

            Por, le tė mos shkėputemi nga tregimi ynė. Njė lajthitje mund tė ishte nė logjikėn e gjėrave. Dhe unė s’dija si ta vazhdoja bisedėn mė tutje. Ajo e kuptoi, futi dorėn e majtė nė gji dhe nė tė njėjtėn kohė kėmba e djathtė i lėvizi si tė donte tė shkelte a tė shtypte diēka. Kaq mjaftonte tė bindesha se diēka nervore e shqetėsonte tė moshuarėn. Por, isha i gabuar. Ajo nxori nga kraharori njė kartė "vorioepirioti" dhe m'a la nė dorė:

            - Kėndo aty si quhem! – mė tha.

            Unė lexova shkoqur me njė gėzim tė papėrmbajtur: - Elpidha Valanidhi.

            - Si?! Si?!

            - Elpidha Valanidhi. – dhe s’ishte aspak e vėshtirė tė mė shkonte mendja pėr greqizimin e emrit.

            Kuptohet, njė veprim i tillė bėhej nga shtrėngesa qė i kishte zėnė njerėzit e hallemadhes.

            - Kush t’i ka bėrė kartat gjyshe?

            - Nipėrit, o bir. Po jam e moshuar dhe..., kush tjetėr do kishte nge tė merrej me mua?

            - Menjėherė mė ra nė mendje Qafa e Evgjitkės. Aty shkoja bashkė me Boranin, shokun e fėmijėrisė, dhe sodisnim natėn dritat e Kastorjasė. Dhe kisha mėsuar se ajo krahinė dushkut i thoshte valanidh. Ashtu si shpresės, nė kuptimin e besimit se njė ditė ėndrra jote pėr ta kapur Kastorjanė do tė realizohej, gjyshja e tij thoshte: ”Elpidha na eqis!” qė do tė thotė: ”Shpresė tė kesh!” - Nė Shqipėri, mos ke pasur emrin Shpresa? – e pyeta mbas kėtyre arsyetimeve.

            - Po, tha ajo. –Ku e gjete?

            - Shpresės nė greqisht i thonė Elpidha. Kurse Dushkut i thonė Valanidh.

            - Pikės i ke rėnė. Mė thonė Shpresa Dushku. 

            Qesha.

            - Nė kokė i kanė rėnė nipėrit e tu. Atyre u ka shkuar mendja tė tė greqizojnė emrin. Dhe, duhet thėnė, se e kanė mbėrthyer mirė atė. U lumtė, gjyshe!

            - Po mor bir, se tė kam si evlatin tim. Ama, nuk duhet prekur emri. Mė keq akoma llagapi. Sepse kjo qė mė sheh, - tregoi me dorėn e majtė kėmbėn e djathtė, - m’u shpif ditėn e tretė qė mė ra nė dorė kjo kartė e ndyrė e me kėtė emėr edhe mė tė shpifur. 

            E pabesueshme nė dukje por e njėmendtė kjo qė po mė shihnin sytė. Tė ketė shenjtėri emri dhe tė jetė sakrilegj ndėrrimi i tij kur bėhet pėr arsye rrugėdaljeje apo pėr tė kaluar lumin, tė themi? Sidoqoftė, nė mos pėr t’u larguar nga pakutimshmėri tė tilla, pėr ta futur nė njė rrjedhė tjetėr bestytėninė e sė moshuarės, hamendėsova tė pėrqendrohem mė tepėr tek keqtingėllimi nė shqip i kėtij emri: Elpidha. I thashė:

            - Gjyshe, ti mund ta shkurtosh emrin e tė quhesh Eli. Dhe, llagapin apo mbiemrin ti e mban mend se tė kujton Dushkun.

            - Po, -tha ajo. –Se, kur jesh e re, jam ngarkuar me tė sa ky shpirt e di dhe s’doli ahere, por nisi tė mė merojė nashti. 

            "Eh! Tė tjera kohėra, tė tjera tabiate"!

            - Dėgjo, - e porosita pėrpara se tė ndahesha: - Kėtu nė Greqi, kėrkohet mė shumė mbiemri se sa emri. Me kėtė do tė tė thėrrasin gjithmonė. Prandaj, ėshtė mė mirė tė mbash mėnd Valanidhin dhe t'a harrosh Dushkun. Se..., dhe unė i lejova vetes tė bėj pak humor me 'tė, qė t'a ndjente veten disi mė mirė pas atij emri tė shpifur..., Elpidha.

            - Bora e dushkut - i thashė, - nuk tė shpinte asgjėkund. Kurse Valanidhi, tė ka shtruar nė spital.

            "Tė tjera kohėra tė tjera tabiate".

            Plaka qeshi dhe i doli nė pah proteza e sipėrme, tė cilėn e shpinte lart, pėr t'a ulur sėrish poshtė me gjuhė. Por, me qėnėse ishte mbėshtetur pak anash, ēarku i dhėmbėve, tek lėvizte nėpėr gojė, ngjante mė sė shumti, me rrozaret kokėrverdha nė duart e njė nėne katolike veriore tek i lutet Shėn Mėrisė pėr shpėtim. Pamje mė komike, vėshtirė se mund tė gjeje. Se mos qe mė e kollajtė dhe mė qesharake tė ishe i detyruar tė konvertoje: Shpresa Dushkun nė Elpidha Valanidhi? Ngjan tejet gastore, por s'duhet tė na ēudisė pėrshtatja. 

            Tė gjitha kohėrat, si nė njė sitė mielli, njerėzit kanė kaluar. Kujtojmė kėtu emigrantėt e viteve tė para tė shekullit tė kaluar kur mėrguan nė Amerikė. Nėpėr njė kalvar tė ngjashėm janė rropatur. 

            Tipik ėshtė Xhemil Shijaku, qė u kthye nė moshėn tetėdhjetė e pasė vjeē pėr tė prehur kockat nė vėndlindje, pasi tė merrte udhėn e gjatė pėr te Zoti. I duhej tė bėnte gjyq pėr emrin. Se nė Amerikė ai e kishte konvertuar atė nė XHEJMS SHAVJAK. Dhe ishte pra, shqiptari ynė XHEMIL SHIJAKU!

            Kėtė histori i tregova plakės dhe nėnvizova faktin se ai kishte jetuar tetėdhjetė e ca vjet me kėtė emėr e mbiemėr tė "shpifur", siē tė pėlqen ty t'a quash, gjyshe. 

            Brilante nuk ju duket, miqtė e mi,  historia e Shpresa Dushkut  konvertuar, aq mėnēurisht, aq saktėsisht. por dhe aq dinakėrisht nga nipėrit e saj, nė Elpidha Valanidhi? Po mua, qė mezi ia dola t'a pėrmbajtje veten pa ia plasur gazit? Se kėtu mpleksen shumė gjėra. 

            Qoftė edhe vetėm ajo vramėndje. Se do t'a quaja tė gjetumirė,  edhe pėrkthimin tim tė parė nga greqishtja pa mėsuar ende gjuhėn. Edhe sepse njeriut, nė momente tė caktuara, i duhet ndihma e tjetrit dhe kjo vlen, kur ai ėshtė i pėrpiktė. Ndryshe, bėn tė kundėrtėn. Kur im atė u paraqit nė Ambasadėn greke nė Tiranė pėr tė marrė vizė, mendoi, do t'i duhej tė spjegonte atje se: 

            Familjarėt e trungut qė po mbushnin vitin nė Greqi, shkuan nė Ministrinė e Jashtme Greke dhe se, kėta tė fundit, nė njė listė emrash dėrguar pėr pėrparėsi vize nė Ambasadėn e tyre nė Tiranė, kishin vėnė edhe emrin e tij. Por babai, fjalėn EKSOTERIKO, qė do tė thoshte e JASHTME, e dinte. Ndėrsa fjalėn ministri nė greqisht, nuk e kish dėgjuar ndonjėherė. Mos qeshni me kėto qė do tė shpreh mė poshtė, ndonėse t'a provokojnė gazin: Vazhdojmė tregimin tonė: 

            Im atė, nė oborrin e Ambasadės, pyet njė minoritar: 

            - Si i thonė nė greqisht Ministrisė? 

            - Purxhio, - pėrgjigjet ai me nxitim.

            Tim eti nuk i pėlqeu pėrgjigja dhe dyshoi se mund tė quhej kėshtu. Pyeti dikė tjetėr. Ky tha: 

            - Burgjio. 

            Kuptohet se edhe kjo nuk e kėnaqė dhe hoqi dorė. Mendoi se duhet t'a formulonte ndryshe shprehjen ku tė pėrfshihej fjala LISTA, domethėnė, ajo... E dreqo punė! 

            Lavdi Zotit, babait nuk iu desh tė pėrdorė asnjėrėn nga kėto. Njė punonjės i Ambasadės me listėn e Ministrisė sė Jashtme Greke, lexoi emrin e tij dhe i kėrkoi pasaportat, tė cilat i mori dhe ia dorzoi me vizė...

            Kur mė nė fund Niko me tė motrėn dhe Librin e Shėndetit nė dorė, cikluar nė kartotekė erdhėn, unė i pyeta. 

            - Si quhet nė greqisht Ministria e Jashtėme? 

            Ata u pėrgjigjėn njėherėsh me gėrma tė rrokėzuara:

            - IPUR-GJI-O EKSO-TERI-KO!

 

Athinė, 

8 maj 2017!