Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TE SHIKUARIT ĖSHTĖ TĖ BESUARIT

Shkruan: Bill LOVE

  Pėrktheu: Vladimir MARKU

TE SHIKUARIT ĖSHTĖ TĖ BESUARIT

 

     Nė qoftė se aftėsia juaj pėrfytyruese ka arritur njė standart tė kėnaqshėm, teknika juaj duhet tė vihet nė praktikė pėr tė arritur diēka qė ju dėshironi. Pėrfytyrimi duhet tė jetė i qartė si kristali; objekti duhet dėshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti pėr tė realizuar dėshirėn duhet tė pėrqėndrohet mbi objektin e dėshiruar gjė qė duhet pritur me sa mė shumė zjarr. Provojeni dhe do tė habiteni.

 

 

 

 

            Pėrfytyrimi krijues nuk ėshtė i vėshtirė dhe mund tė sjellė shumė dobira. Teknika e pėrfytyrimit krijues nuk ėshtė e re. Gjatė tė gjitha kohėve ai ka formuar bazat e kualifikimit lidhur me magjitė. Shumica e librave tė ashtuquajtur tė psikologjisė popullore e pėrdorin teknikėn pa hyrė nė hollėsirat e parimeve qė marrin pjesė nė tė.

          Ordo Templi Orientis (OTO), themeluar nga Karl Kellner nė 1906, pėrfshinin praktika tė caktuara Tantrike nė ritualet e tyre dhe, kur Teodor Reus u bė kryetari i OTO-s, pėrfshiu njė lėndė qė pėrbėhej nga ushtrime komplekse pėrfytyrimi tė pėrdorura nė lidhje me aktivitetin seksual. Aleister Krovlei, pas takimit me Teodor Reus, shkroi rreth kėtyre ushtrimeve komplekse dhe i pėrfshiu ato nė leksionet e veta.

          Pėrfytyrimi krijues formon gjithashtu bazat e kualifikimit tė mendimit pozitiv, qė pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Karl dhe Stefani Simonton i pėrdorin kėto metoda auto-sugjestionuese nė terapinė e tyre tė pėrfytyrimit nė Teksas. Nė kėtė terapi, pacientėt fantazojnė nė mėnyrė tė gjallė se qeliza tė sėmura po shkatėrrohen dhe po shpėrndahen nga, psh, njė regjiment ushtarėsh.

          Dihet se njė numėr shumė i madh sėmundjesh janė psikosomatike dhe kėtu hyjnė disa nga ato qė janė kėrcėnimi mė serioz pėr shėndetin dhe pėr jetėn. Mendimi negativ, si edhe stresi, rezultojnė nė njė kėrcėnim real dhe serioz pėr shėndetin e individit. Njerėzit sėmuren, zhvillojnė tė gjitha simptomat dhe shenjat e njė sėmundjeje tė caktuar, sepse ata besojnė se e kanė sėmundjen dhe pėrfytyrojnė nė imagjinatėn e tyre tė gjitha ato shenja dhe simptoma.

          Aksidentet shpesh kanė ndodhur pėr arsye se njerėzit kanė menduar se do tė ndodhi aksident. Kur kemi qėnė tė vegjėl, na kanė thėnė tė mos pėrdorim thikėn se do tė prisnim dorėn gjė qė ka ndodhur shpesh. Dihet se sa me siguri i ngjisin fėmijėt pemėt, por ku njė i rritur i thotė tė mos ngjitet se do tė bjerė dhe fėmija pėrfytyron aktin e rėnies atėherė ai bie nga pema. Sa mė i gjallė tė jetė pėrfytyrimi aq mė shumė rritet shansi i rėnies.

          Trajnerėt e mirė u thonė atletėve tė tyre qė gjatė garave tė pėrfytyrojnė sa mė qartė qė ėshtė e mundur veten e tyre duke dalė kampionė. Nė pėrgjithėsi, sa mė i qartė dhe i gjallė bėhet pėrfytyrimi aq mė e madhe ėshtė mundėsia e realizimit nėpėrmjet mendjes nėnndėrgjegjėsor (ose siē quhet shpesh, subkonshiencės). Vetėm nėpėrmjet subkonshiencės ju mund tė hyni nė vibrime me planin yjor dhe kėshtu tė manipuloni dritėn yjore pėr tė formuar matricėn pėr materializimin nė planin fizik.

          C.J.Jung mendon se proceset e subkonshiencės u pėrkasin dy sistemeve. Aspekti i konshiencės i njė psiqike mund tė krahasohet me atė pjesė tė njė ishulli qė duket mbi ujė dhe pjesa pafundėsisht mė e madhe, qė nuk duket e ishullit, pėrfaqėson subkonshiencėn. Jung shkon mė tej kur thotė se pjesa qė duket e ishullit mund tė krahasohet edhe me subkonshiencėn personale dhe pjesa e padukshme e mbuluar gjithmonė nga uji pėrfaqėson subkonshiencėn kolektive. Egua ose uni ose pjesa qė mendon e mendjes ėshtė vetėm njė pjesė fare e vogėl e psiqikės totale.

          Subkonshienca kolektive e psikologjisė sė Jungut bashkėlidhet me mėsimet yjore ose ezoterike dhe ėshtė njė oqean i gjėrė tendencash tė formuara nga eksperienca qė e kanė origjinėn nė tė shkuarėn shumė tė largėt tė racės njerėzore. Jung i quajti kėto tendenca arkotipe dhe ato shfaqen si gjėra imagjinare dhe simbole nė ėndėrrat e grupeve me kultura shumė tė ndryshme dhe pavarėsisht nga periudha historike. Kėto simbole ėndėrrash ndeshen gjithashtu nė folklorin dhe mitologjitė e tė gjitha kulturave dhe racave.

          Kėto imazhe tė lashta tė subkonshiencės kolektive ushtrojnė njė influencė potenciale mbi jetėn tonė dhe shpesh kjo influencė keqkuptohet plotėsisht sepse ėshtė e panjohur pėr mendjen konshiente njerėzore. Tė folurit ėshtė njė zhvillim evolucionar relativisht i vonė po tė krahasohet me kėto nivele subkonshience tė mendjes. Kėshtu, e vetmja mėnyrė pėr tė komunikuar me mendjen subkonshiente ėshtė nėpėrmjet simboleve.

 

 

            Stampimi nė tru

 

            Subkonshienca kontrollon funksionet jetėsore tė trupit tė njeriut kurse nivelet mė tė thella tė subkonshiencės kolektive pėrbėjnė njė oqean tė paanė ku ėshtė stampuar ēdo mendim dhe ēdo veprim i racės njerėzore. Prandaj, duke qėnė nė gjėndje pėr tė komunikuar me nivelet tona tė subkonshiencės ne jemi nė gjėndje tė evitojmė sėmundjet psikosomatike, tė disponojmė pasuri njohurish dhe tė arrijmė tė realizojmė gjėrat qė ne duam nė jetė. Por subkonshienca kupton ose lexon vetėm imazhet dhe simbolet dhe kėto duhet tė kenė qartėsinė e kristalit, tė mos ngatėrrohen kurrė dhe tė mos jenė konfuze. Pra, ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėto imazhe, pamje dhe simbole, tė sillen ose mbahen nė mendje me njė qartėsi tė madhe. Prandaj dhe lind nevoja e kualifikimit ose e stėrvitjes pėr pėrfytyrimin.

          Tė pėrfytyruarit luan njė rol kaq tė rėndėsishėm nė operacionet magjike sa qė duhet pėrfituar nga ēdo mundėsi qė tė jepet pėr ta stėrvitur kėtė aftėsi. Duhet bėrė njė pėrpjekje e zellshme ose serioze pėr tė vrojtuar gjėrat dhe pėr tė qėnė nė gjėndje pėr t'i kujtuar ato me hollėsi. Duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė se megjithėse njerėzit e shohin orėn e tyre tė dorės me dhjetra herė nė ditė, po t'i pyesėsh se me ē'lloj numėrash apo gėrmash shėnohen orėt, ata nuk e dinė ta thonė. Bėni njė provė. Pyesni njė shofer se cila ėshtė radha e shenjave tė dritave tė semaforėve dhe ata nuk janė nė gjėndje ta thonė. Njerėzit nė pėrgjithėsi nuk janė vrojtues.

          Njė mėnyrė veēanėrisht efektive pėr tė provuar aftėsitė pėrfytyruese ėshtė ajo qė quhet Loja e Kimit. Dikush merr njė tabaka dhe vendos mbi tė 20 objekte tė cilat i mbulon me njė shami. Ju vendoseni pėrpara tabakasė. Objektet nė tė zbulohen pėr vetėm njė minutė dhe mbulohen prapė. Detyra juaj ėshtė tė pėrshkruani plotėsisht objektet qė mbani mend. Nivel i mirė ėshtė tė mbani mend deri 16 objekte. Ky nivel ėshtė i mirė pėr skautistėt, por pėr ata qė duan t'i hyjnė rrugėve spiritualiste kjo shifėr duhet tė jetė mė e lartė.

          Nė qoftė se aftėsia juaj pėrfytyruese ka arritur njė standart tė kėnaqshėm, teknika juaj duhet tė vihet nė praktikė pėr tė arritur diēka qė ju dėshironi. Pėrfytyrimi duhet tė jetė i qartė si kristali; objekti duhet dėshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti pėr tė realizuar dėshirėn duhet tė pėrqėndrohet mbi objektin e dėshiruar gjė qė duhet pritur me sa mė shumė zjarr. Provojeni dhe do tė habiteni.

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"