Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - TEORITĖ MBI PREJARDHJEN E NJERIUT NĖ TOKĖ

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

TEORITĖ MBI PREJARDHJEN E NJERIUT NĖ TOKĖ

 

        Tė gjitha supozimet, teoritė e hipotezat rreth prejardhjes sė njeriut nuk duhet tė jenė pengės pėr gjurmime tė mėtejme shkencore pėrkundrazi, ato duhet tė jenė njė ndihmesė - bazament pėr hapat pasues. Megjithatė, e drejta shkencore ėshtė qė t'i besoj dėshmive tė bazuara nė fakte bindėse dhe tė shpresoj, falė teknologjisė moderne, se kėrkimet e reja, nė Tokė dhe Kozmos, do tė na japin rezultate mė faktike pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij misteri.

  

 

            Prejardhja e njeriut nė tokė ėshtė ēėshtje e cili i ka munduar edhe popujt e lashtė, duke filluar nga sumerėt, akadėt, babilonasit, fiset maja e deri nė ditėt tona. Dhe me tė drejtė pasi njeriu, si qenie humane, ndryshon dukshėm nga qeniet e tjera qė e popullojė planetin tonė. Njeriu ka strukturė tė ndryshme fizike nga krijesat tjera e nė veēanti dallon me intelektin qė posedon. Ai ka logjikėn - parimin e tė menduarit drejtė, si substancė bazike me aftėsi pėr t'i arsyetuar veprimet, pėr tė gjykuar, por njėkohėsisht edhe pėr tė hulumtuar, shtruar pyetje e kėrkuar pėrgjigje. E njė ndėr pyetjet mė bazikė ėshtė edhe ajo: "Kush jemi ne, kush ėshtė krijuese ynė, kur na ka krijuar dhe pse?". Mendime e teori ka shumė por pėrgjigjja pėrfundimtare mungon edhe sot e kėsaj dite!

         Nė lashtėsi, duke pasur parasysh nivelin e ultė tė njohurive nė atė kohė, njerėzit krijuan njė lloj kulti pėr tė panjohurėn. Ky kult mund tė ishte krijuar edhe si shkak i frikės qė ata kishin pėr objektet qiellore, pėr fuqinė e tyre tė mbinatyrshme, tė cilat filluan edhe t'i hyjnizojnė, veēanėrisht Diellin dhe Hėnėn. Dielli ishte sundues i ditės, ndėrsa Hėna, sunduese natės. Kėto objekte ata i konsideron si krijues tė tyre andaj edhe i adhuronin dhe, si nderim pėr to, ndėrtonin tempuj, statuja e obeliskė si dhe praktikonin rituale mistike me simbolika tė llojllojshme duke shkuar aq larg sa qė flijonin bimė, shtazė e edhe njerėz. Dielli, duke qenė se kishte ndikim jetėsor nė florėn dhe faunėn ekzistuese, adhurohej mė sė shumti nga tė gjitha qytetėrimet e lashta. Ilirėt e quanin Dieu. egjiptianėt Horus, grekėt Helios, romakėt Sole etj.

            Paganėt, pėrveē qė e konsideronin Diellin si krijues tė jetės, ata besonin se ai ju ndihmonte edhe nė riprodhimi, andaj martesat i bėnin pikėrisht nė ditėn e diel (ditė e emėrtuar sipas Diellit), madje edhe kufomėn e vendosnin me fytyrė nga Dielli.

            Si te shumė popuj pagan, edhe tek ilirėt, banorėt e lashtė tė Gadishullit Ballkanik, adhurohej Kulti i Diellit ku dita e diel ishte ditė e shenjt dhe quhej -Dita e Diellit. Dielli pėrdorej nė ornamentet e tyre dhe simbolizohej nė formėn e rrethit, lules, spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė qė dėshmojnė edhe gravurat e gjetura nė kėtė qytet antik. Besohet se kėto simbole i kanė trashėguar shqiptarėt e sotėm pasi, edhe nė ditėt e sotme, Dielli dhe Hėna janė simbole dhe motive tė zakonshme me pėrdorim tė gjerė nė artin popullor shqiptar.

            Nė vitin 247 (para erės sonė) perandori Aurel e grabiti kėtė simbol hyjnor dhe e bėri si perėndi supreme tė Perandorisė Romake, duke e quajtur Sol-Invictus (Dielli i Pamposhtur).

 

 

            Me krijimin e religjioneve monoteiste, adhurimi i kulteve tė mėhershme (Diellit, Hėnės, yjeve...) si krijues tė njeriut dhe jetės nė Tokė, mori njė kuptim tjetėr. Prejardhja e jetės dhe njeriut filloi t'i atribuohet forcave mbinatyrore, gjegjėsisht Zotit. Zanafilla e gjithė kėsaj fillon me Abrahamin, 2000 vjet para erės sonė. Ai mohoi kultin e idhujve dhe filloi tė besoj nė njė Zot i cili edhe u bė Zot i Izraelit. 500 vjet mė vonė, nė malin e Sinait, Zoti i flet popullit tė Izraelit pėrmes dhjetė urdhėresave tė shkruara nė dy rrasa guri (ligje tė dhėne nga Perėndia) qė ia jep Moisiut, ku ndėr tė tjera thuhet: "Unė jam Zoti, Perėndia jote. Mos adhuro perėndi tė tjera pėrveē meje. Mos bej idhuj..."

            Ky adhurim ndaj njė Perėndie ishte i kufizuar, pasi praktikohej nė tokėn e Izraelit vetėm nga populli hebre, ndėrsa nė vendet dhe popujt tjerė vazhdonte tradita Politeiste (besimi nė shumė hyjni).

            Me pėrhapjen e krishterimit (nė fillim tė shekullit tė parė) edhe islamit (gjashtė shekuj mė vonė) tradita politeiste filloi ta humb pushtetin dhe tė dominohej nga religjionet monoteiste. Zoti konsiderohej qenia mė e lartėsuar, mė i ndrituri, mė i madhi. Ai ėshtė i gjithėfuqishmi dhe krijues i njeriut, i tė gjitha gjallesave, i gjithė jetės. Ai ėshtė zotėrues dhe drejtues i ēdo gjėje. Zoti e krijoi njeriu me detyrė qė ta pėrfaqėsoj kreativitetin e tij nė tokė, pasi njeriu ėshtė i pėrkushtuari, i besuari dhe mėkėmbėsi i Zotit, qė tė pėrmbush pėrsosmėrish rolin e tij si qenie e pėrsosur e Perėndisė.

            Nė vitet e fundit tė shekullit tė XVIII filloi tė zhvillohet shkenca e kėrkimeve pėr kohėt e vjetra si dhe pėr prejardhjen dhe zhvillimin e qenieve tė gjalla nė tokė (pra edhe njeriut) - Paleontologjia, qė kishte koncept krejt tė ndryshėm nga religjionet.

            Janė gjetur mbeturina tė shtazėve tė ndryshme, shpezėve dhe tė disa organizmave qė kanė jetuar para 100 ose 500 milion vjetėsh. Me zhvillimin e paleontologjisė u formua ideja se njeriu e ka prejardhjen nga speciet antropoide qė i njohim sot si majmun. Nė kėtė pėrfundim sjell ngjashmėria shumė e madhe e njeriut tė dikurshėm primitiv dhe majmunit, veēanėrisht shimpanzesė. Sipas studimeve shkencore mė tė reja thuhet se aq i ngjashėm ėshtė njeriu me shimpanzenė sa qė dallimi ėshtė vetėm 1.3 %, pra 98.7 % kanė ngjashmėri - gati identik!

            Zhvillimi i mėtejshėm, jo vetėm i paleontologjisė por edhe i fushave tjera shkencore qė merren drejtpėrdrejt me origjinėn e njeriut si paleoantropologjia dhe arkeologjia, arrijnė nė njė pėrfundim se origjina e njeriut nuk rrjedh nga ndonjė lloj i veēantė majmunit por prej ndonjė paraardhėsi tė tyre. Majmuni dhe njeriut mund tė kenė njė trung tė pėrbashkėt!

            Nė shekullin e XIX shkencėtari britanik Ēarles Darvin (njė natyralist britanik dhe themelues i Teorisė sė Evolucionet) u paraqit me njė teori tė re qė ishte nė kundėrshtim tė plotė me ēdo doktrinėn fetare monoteiste. Nė librin "Mbi origjinėn e llojeve” qė e publikoi mė vitin1859, Darvini shtjellon teorinė e vet pėr evolucionin e qenieve tė gjalla dhe prejardhjen e njeriut nga majmuni.

            Sipas Teorisė sė Evolucionet zhvillimi i krijesave tė gjalla ishte si rrjedhojė e njė procesi tė quajtur - pėrzgjedhje natyrore. Gjatė periudhave tejet tė gjata, njė numėr i vogėl gjallesash tė para, duk filluar nga njėqelizorėt, evoluuan dalėngadalė (mikroevolucion), nėpėrmjet modifikimeve fare tė vogla duke sjellė, mė kohė, miliona lloje tė gjallesave nė tokė. Kėto ndryshime tė vogla, nga ky proces evolutiv, u grumbulluan dhe sollėn ndryshimet e mėdha (makroevolucion) qė u deshėn pėr t’i shndėrruar peshqit nė amfibė dhe majmunėt nė njerėz. Pėr Darvinin edhe njeriu ishte pjesė e kėtij procesi tė gjatė evolutiv tė pėrzgjedhjes natyrore qė lind, rritet dhe vdes sipas fatit tė gjallesės, e jo produkt i Perėndisė.

             Teoria e Evolucionit, pavarėsisht polemikave dhe tė metave, u bė njė teori dominuese qė u pėrhap shpejtė nė tė gjithė globin e qė, edhe sot e kėsaj dite, ka mbėshtetjen e botės shkencore.

            Mė vonė janė publikuar edhe hipoteza tė tjera mbi prejardhjen e njeriut nė tokė, njėra prej tė cilave ėshtė edhe ajo e B. Kurten-it i cili e kundėrshton teorinė e Darvinit dhe thotė se paranjeriu - hominoidi ėshtė krijuar para 10 ose 15 milion vjetėsh. Ai nė fillim ka jetuar nėpėr drunj e mė vonė ka zbritur nė tokė dhe, duke zhvilluar aktivitet pėr mbijetesė, ka filluar tė marrė pozicion tė drejtė. Kurteni thotė se hominoidi ka qenė i racės sė vogėl nė krahasim me njeriun e sotėm.

            Sipas teorisė, qė e pranon edhe shkenca e qė e pėrkrahin shumica e ekspertėve, Homo sapiens (nga i cili evoluoi njeriu modern) ka origjinė nga Afrika (rreth 200,000 vjet mė parė) bazuar kjo nė prova fosilesh tė gjetura nė pjesėn jugore dhe juglindore tė kėtij kontinenti. Shumė vjet mė vonė, Homo sapiensėt, migruan nga Afrika nė tė gjithė kontinentet e tjera. Mirėpo zbulimet e reja duket se e kontestojnė teorinė e origjinės monogjene tė njeriut, se ai ėshtė paraqitur nė tė njėjtėn kohė vetėm nė njė vend tė caktuar. Njė kafkė 260.000-vjeēare e zbuluar nė vitin 1978 nė Dali County tė Kinės mund tė jetė dėshmi e origjinės poligjene tė njeriut, se ai ėshtė paraqitur nė kohė tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndryshme. Sipas ekipit hulumtues kafka ėshtė shumė e ngjashme me kafkat Homo sapiens tė gjetura nė vitin 1961 nė shpellėn Jabel Irhoud nė Marok.

            Se njerėzit nuk e kanė origjinėn vetėm nga Afrika dėshmojnė edhe provat e gjetura nė vitin 2006 nė Izrael, nė njė shpellė, nė pjesėn lindore tė Tel Avivit. Njė grup arkeologėsh nga Universiteti i Tel Avivit zbuluan dhėmbė tė njerėzve tė lashtė pothuajse 400.000 vjet, tė cilėt kishin njė pamje gati identike me njeriun e sotėm. Kėto janė gjurmėt mė tė vjetra tė llojit Homo sapiens tė zbuluara deri mė sot pasi datojnė 200.000 vjet para mbetjeve tė gjetura nė Afrikė. Dhe, nėse kėto gjetje do tė rezultojnė tė sakta, atėherė e gjithė teoritė ekzistuese pėr origjinėn e njeriut, qė njohim deri mė sot, do tė bien poshtė.         

            "Erdhėn nga planeti Nibiru, 300,000 vjet mė parė, manipuluan ADN‐nė e tė parėve pėr tė krijuar Homo Sapiensėt" - thotė studiuesi dhe arkeologu i njohur Zecharia Sitchin nė teorinė e tij ku pretendon se njeriu u krijua nga alienėt, teori e cila mbėshtet edhe nga shumė studiues tjerė. Sitchin njihet si babai i historiografisė heretike i cila ka shkruar rreth 14 libra, tė pėrkthyera nė mė shumė se 20 gjuhė, nė tė cilat sqaron origjinėn e njerėzimit.

            Sipas Sitchinit origjina e njeriut fillon falė njė procesi gjenetik 300,000 vjet mė parė kur alienėt zbarkuan nė Tokė. Ata manipuluan gjenomėt (seri kromozomike e njė organizmi qė pėrmban numrin e pėrgjithshėm tė kromozomeve) e disa ekzemplarėve tė Homos Erectus duke i shtuar ADN‐sė afro 200 prej gjeneve tė tyre. Homo Erectusėt u zhvilluan aq shumė sa qė mėsuan tė pėrdorin vegla pune dhe tė komunikojnė mes vete duke u transformuar nė Homo Sapiens.

 

 

            Kjo teori ka zanafillėn e vet diku nė shekullin e 18-tė kur arkeologėt zbuluan pėr herė tė parė mbetjet e civilizimit tė lashtė Sumer, njė civilizim i hershėm qė ka ekzistuar nė zonėn e Gjirit Persik e cila dikur njihej si Mesopotamia (sot Iraku jugor). Dhjetėra mijėra tabela argjile tė zbuluara nga arkeologėt mahnitėn jo vetėm shkencėtarėt por edhe teologėt. Shėnimet sumere, qė konsiderohen si dokumentet mė tė hershmet tė njė civilizimi, tė shkruara me shkrim piktopografik e kunjor nė pllaka argjile, pėrmes tabelave, vulave cilindrike e kolonave, na japin njė version shumė tė pasur grafik tė civilizimit tė lashtė njerėzore. Janė shėnime me pėrmbajte historike, kulturėn, mitologjike, astronomike, tė luftėrave tė mėdha, pėrfshi kėtu edhe historinė e krijimit tė tokės dhe tė njeriut.

            Alienėt, kėto qenie inteligjente qė vinin nga planeti Nibiru, sumeret i quanin Anunnaki (bijtė e zotit Anu - ata qė erdhėn nga qielli nė tokė” ). Nibiru do tė thotė "planeti i kalimit" qė shfaqet nė tė gjithė vėzhgimet e tyre qiellorė, me orbitė eliptike tė njėjtė si tė njė komete, dhe kalon ndėrmjet Marsit e Jupiterit ēdo 3600 vjet. Astronomėt mendonin se bėhej fjalė pėr Jupiterin apo Marsin por, bazuar nė shėnimet sumere, del se Nibiru ėshtė njė planet mė shumė nė sistemin tonė diellor. Dhe kjo duket tė jetė e saktė pasi, mė 21 tetor tė vitit 2003, me anė tė teleskopit 1.22 Oschin, nga pika e vėzhgimit nė Malin Palomar nė Kaliforni, pėr herė tė parė u vrojtua ky planet i cili u quajt 2003 - UB - 313 ose Planeti Eris. Ėshtė zbuluar nga Michael E. Brown, Chad Trujillo dhe David L. Rabinovitz, mė 5 janar tė vitit 2005, bazuar nė hulumtimin e fotove tė bėra nė datėn e sipėrpėrmendur. 2003 - UB - 313 ose Planeti Eris ėshtė i njohur nė Antikitet me emra tė ndryshėm si: Nibiru, Marduk Hercolubus, Planeti i Zotit etj.

 

 

            Vėzhgime tė tjera, tė publikuara nė tetor tė vitit 2005, treguan se Planeti Eris/ Nibiru, i cili i afrohet tokės periodikisht njė herė nė 3600 vjet, mund tė sjell ndryshime klimatike me pasoja tė rėnda natyrore si: shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbėrimit, tharjen e kores sė tokės, pakėsimin e oksigjenit me fjalė tė tjera mund tė jetė fundi i jetės nė Tokė, fenomene kėto qė pėrmenden edhe nė profecitė e lashta.

            Sitchin mendon se sumeret janė produkt i ēiftėzimit me njė racė alienėsh qė kanė pamje tė ngjashme me tonėn. Historia e krijimit tė njeriut duhet tė ketė ndodhur kėshtu: Anunnaket filluan ta vizitojnė Tokėn dhe bėmat e tyre janė ato qė lexojmė edhe nė Besėlidhjen e Vjetėr ose tek Epi i Gilgameshit. Nė vazhdim ata e kolonizuan Tokėn nė njė moment tė favorshėm pėr ta. Duke pasur nevojė pėr njerėz, qė do tė punonin nė minierė pėr tė mbledhur ar qė u nevojitej pėr mbylljen e ozonit nė planetin e tyre, ata krijuar njeriun qė korrespondon me Homo Sapiensin.

            Nė shkrimet sumere, ku ėshtė ruajtur kultura dhe historia e kėtij civilizimi tė lashtė, thuhet se "njeriu u krijua pėr tė adhuruar" por, nė njė pėrkthim tė mė vonshėm, fjala "adhuruar" dilte tė ishte "punuar" - "njeriu u krijua pėr tė punuar".

            Se njeriu ėshtė dizajnuar nga alienėt e pohojnė edhe dy shkencėtarė nga Kazakistani tė cilėt kaluan mbi 13 vjet duke punuar nė Projektin e Gjenomit Njerėzor (Human Genome Project). Maxim A. Makukov, nga Instituti Astrofizikal i Fesenkov dhe Vladimir I. shCherbak, nga Universiteti Kombėtar i Kazakistanit, mendojnė se njeriu ėshtė dizajnuar nga njė civilizim alienėsh tė cilėt kanė dashur tė ruajnė njė mesazh nė ADN-ėn e njeriut ose tė krijojnė jetė nė ndonjė planet tjetėr.

            Konstatimin pėr teorinė e tyre ata e kanė nxjerr nga vendosja e modeleve aritmetike dhe simboleve gjuhėsore ideografike tė koduara nga alienėt dhe besojnė se 87% e ADN-sė njerėzore janė kode gjenetike nga format jetėsore tė alienėve.

            Teorinė e prejardhjes sė njeriut nga alienėt e mbėshtet fuqishėm edhe studiuesi dhe autori i shumė librave, zviceran Erich von Deniken. Ai supozojnė se njeriu e ka prejardhjen nga gjithėsia - nga planetė tė tjerė qė, nė disa periudha dhe nė marrėdhėnie seksuale me krijesat e tokės, kanė krijuar racėn e re tė njerėzimit, pjesė e sė cilės jemi ne sot. Tė njėjtėt alien nga gjithėsia u kanė dhėnė njerėzve nė tokė njohuritė e para nga shkenca dhe teknika. Sipas tij edhe piramidat egjiptiane janė ndėrtuar sipas udhėzimeve tė alienėve pėr tė zgjuar vetėdije e shoqėrisė sė atėhershme njerėzore.

            Njė teori e re pėr prejardhjen e njeriut vjen nga profesori i ekologjisė, Dr. Ellis Silver. Ai thotė se ka shumė shenja qė tregojnė se njerėzit nuk evoluuan bashkė me format e tjera tė jetės nė Tokė. Nė librin e tij “Njerėzit nuk janė nga Toka: Njė evoluim shkencor i dėshmisė” ai paraqet njė pėrmbledhje teorish si dėshmi se njerėzit nuk janė nga Toka ku ndėr tė tjera thotė:

            -Njeriu ka dhimbje shpine, gjė qė kafshėt tjera nė Tokė nuk e kanė. Kjo ndodh shkaku se anatomia e specieve tona ka evoluuar nė njė planet me gravitet tė ulėt.

            - Njeriu nuk u pajisė gjatė procesit evolutiv, qė nė ambientin natyror t'i rezistoj tė ftohtit ose tė ngrohtit.

            -Njeriu ėshtė qenia e vetme nė Tokė qė ka mė sė shumti komplikime gjatė lindjes natyrale e cila nganjėherė mund tė rezultojė me fatalitet pėr nėnėn ose foshnjėn e porsalindur. Kjo ndodh pasi koka e tė porsalindurit ėshtė mbiproporcionale.

            -Njeriu ka frikė tė jashtėzakonisht tė madhe nga fatkeqėsitė natyrore edhe pse katastrofa tė tilla e kanė pėrcjell gjatė gjithė evolucionit.

            -Njeriu nuk mundet t'i ekspozohet gjatė Diellit pa iu djegur lėkura. Kjo dėshmon se planeti i origjinės sonė ka qenė nė largėsi tė madhe nga dielli ose ka qenė rezistent ndaj rrezatimeve etj.

            Dr. Ellis mendon se njerėzimi nuk evoluoi nga njė formė e veēantė e jetės, por evoluoi diku tjetėr dhe u transportua nė Tokė (si homo sapienė shumė tė evoluar) rreth 60,000-200,000 vjet mė parė.

            Mendohet, gjithashtu, se edhe Atlantet, ndoshta dhe Lemurėt, pėr tė cilėt flet edhe Platoni, janė produkt i ēiftėzimit tė grave tė Tokės me alienėt.

            Njė teori tjetėr rreth prejardhjes sė njeriut ėshtė edhe Teoria e Ujit. Qysh nė vitin 1923 patologu nga Berlini, Max Westenfofer, shkruan pėr kėtė teori. Njė pėrmbledhje rreth kėsaj ideje ai e publikon nė librin e tij "Rrugėtimi unik i njeriut" tė botuar nė vitin 1942. Ai besonte se pėrgjatė historinė sė evoluimit, njeriu ka kaluar nėpėr njė fazė tė njė procesi hidro-ekologjik. Westenfoferit nuk e sheh njeriun si pasardhės nga ndonjė lloj majmuni por si pasardhės i drejtpėrdrejtė i amfibeve (ujė-tokėsoreve, gjegjėsisht bretkosės) dhe salamandrės (hardhucė me pika tė verdha nė trup). Ky proces i gjatė transformues ka imponuar ndryshime shumė tė rėndėsishme nė organizimin trupor, tė jashtėm dhe tė brendshme, tė gjallesave pėr pėrshtatje me kushtet ambientale.

             Teoria e Ujit avancohet nga Alister Hardy pas viteve 1930, njė biolog qė studionte zhvillimin e jetės pėrgjithėsisht nė dete. Hardy, procesin hidro-ekologjik tė transformimit e bazonte nė krahasimet qė bėn me balena. Balenat janė gjitar deti dhe, si tė gjithė gjitarėt tjerė, thithin ajėr me mushkri, ushqejnė tė vegjlit me qumėsht gjiri dhe kanė pak flokė. Gjithashtu, shumė studiues pranojnė faktin e ngjashmėrisė sė theksuar anatomike ndėrmjet veshit tė balenės dhe atij tė njeriut. Tė dhėnat krahasuese balenė-njeri, qė i kishte mbledhura si biolog, i publikoi si artikull shkencor nė gazete prestigjioze "New Scientist" nė mars tė vitit 1960. Hipotezat e Hardyt, 10 vjet mė vonė, u zhvilluan dhe popullarizuan nga gazetari britanik Eliane Morgan. Sipas Hardyt dhe Morganit, njeriu erdhi drejtpėrdrejt nga uji - ne ishim dikur njė lloj primati i detit, apo peshqit humanoid. Paraardhėsi ynė ishte njė lloj majmuni nga familja e prokonsulėve, i cilėt, para se tė kalonte nė tokė, jetoi  miliona vjet nė ujė.

            Nė favor tė kėsaj shkon edhe aftėsia e njė tė porsalinduri tė cilin po ta vendosim nė ujė, menjėherė pas largimit nga barku i nėnės, ai do tė ndihet i madh. Ai tanimė di se si tė notoj!

            Pėr fund mund tė thuhet se tė gjitha supozimet, teoritė e hipotezat rreth prejardhjes sė njeriut nuk duhet tė jenė pengės pėr gjurmime tė mėtejme shkencore pėrkundrazi, ato duhet tė jenė njė ndihmesė - bazament pėr hapat pasues. Megjithatė, e drejta shkencore ėshtė qė t'i besoj dėshmive tė bazuara nė fakte bindėse dhe tė shpresoj, falė teknologjisė moderne, se kėrkimet e reja, nė Tokė dhe Kozmos, do tė na japin rezultate mė faktike pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij misteri. Deri atėherė, ēėshtja e prejardhjes sė njeriut nė tokė si dhe shumė ēėshtje tė tjera, do mbesin akoma tė hapura.