Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - TELAT E SHIRAVE

Shkruan: Mr. Vilson CULAJ

      

TELAT E SHIRAVE

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Telat e shirave" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            UNIVERSI LETRAR NĖ DRITĖN E NJOHJES SĖ ADEM ZAPLLUZHĖS

 

            Vėshtrim pėr librin poetik tė Adem Zaplluzhės ,, Telat e shirave ,, Botoi  TREND Prishtinė  - 2017

                                                                                                                      

            Poeti dhe krijuesi i mirėnjohur nė opinionin letrar  dhe atė mbarėshqiptar, Zotėri Adem Zaplluzha, i prezantohet lexuesve tanė me librin e tij tė 151 - tė me radhė, jo vetėm si njė masė renditėse , por masė kualitative e njė bote tė pasur letrare pėr ta shpėrfaqur edhe njėherė Erudicionin e tij letrar krejt natyral, esencial dhe ekzistencial tė njė shpirti gjallues i cili shpirt e mendje di tė pėrceptojė, rezonojė, dhe krijojė vlera tė mirėfillta poetiko – letrare .Ato lidhen direkt me gjeo - pėrceptimet e tij metafizike dhe dialektike tė vlerave tė gjithėmbarshme tė etnosit tonė, por edhe tė pėrvojave tė tij personale qė shpeshherė dinė edhe tė mahnitin pėr vlerat e tyre ideo – artistike. I tė njėjtės pėrmasė na ofrohet edhe ky libėr poetik ,,Telat e shirave,, metaforė e kryetemė e ligjėrimit poetik e cila mban nė bėrthamėn e saj njė jetė gjakim e reminishencė pėr dashurinė ideale ,zhytur thellė nė kohė diku nė kataraktet e shpirtit tė poetit...

            Diskursi letrar e poetik i Adem Zaplluzhės ėshtė sa universal, po aq personal dhe nacional tė cilat kur tė ngėrthehen e zbėrthehen nė art tė mirėfilltė letrar, krijojnė njė origjinalitet krijues krejtėsisht unik, pėr dallim nga mėtuesit tjerė pėr tė qenė poet cilėsor. Ja si shprehet poeti falė dimensionalitetit tė tij krijues: “Unė nuk jam Krishti, ama as ti Juda, por sot disa herė me radhė, mashtruam njėri-tjetrin... Autori synon dhe arrin qė ēdoherė tė jetė sa mė objektiv dhe origjinal, korrekt, human, shumėdimensional,edhe qortues, por jo i tipit shtiracak veshur me njė petk mistik Altruizmi sa herė qė trajton temat e mėdha dhe tė pėrbotshme ‘’Dashuria dhe Dhimbja’’, tė cilat i fokuson nė dritėn e frymėzimit poetik. Ai njėherit nuk lė pa u futur edhe nė trajtime tė natyrės sociologjike, filozofike, teologjike, psikologjike, etnike, duke i shkrirė tė gjitha nė njė terezi unike poetike dhe letrare, falė edhe pėrvojės sė tij tė begatė jetėsore. Ky shtegtim magjik dhe marrjet nga jeta e etnosi e logosi, e bėjnė autorin  Zaplluzha njėrin ndėr zbėrthyesit mė tė veēantė tė herezive e hipokrizive tona, destruktiviteteve e molisjeve artistike e kulturore, por edhe tė maskave letrare e shoqėrore. Pra, letėrsia e Adem Zaplluzhės ėshtė pėrvojė e tėrėsisė shoqėrore e personale e cila merr kuptim gjatė procesit tė ballafaqimit dhe zgjidhjes sė problemeve pėrmes ,,armės,, ideo – poetike, falė aftėsimit tė tij letrar nė dekada dhe ngritjes sė tij racionale dhe shpirtėrore. Poezitė e z. Zaplluzhės shquhen pėr disidencėn, konceptine e lartė letrar, metrikėn, metaforėn, antitezėn, krahasimin, personifikimin, simbolikėn, sarkazmėn, ironinė dhe mesazhet e qarta metakohore , falė pėrvojės sė tij tė madhe letrare e jetėsore qė e kanė shtyrė autorin t’i kapė  e pėrceptojė esencat gjatė shtegtimit e ballafaqimit tė tij me Bizantinimat e Simonizmin tonė letrar e sociologjik, ku nė kėtė rast na del edhe si njė model letrar qė di t’i vlerėsojė hapat e tij tė vetėdijshėm jetėsorė, vlerat universale, por edhe kohėn tė cilėn di ta shfrytėzojė nė mėnyrė produktive. Autori pėrmes reflektimeve letrare nuk do ta ngufatė, instalojė, as kushtėzojė jetėn,artin e tij,e as tė tė tjerėve, nėpėrmes kontrollit e ndikimit tė epėrsisė, por zėri i tij kritik e artistik ėshtė i veshur me petkun e parimit, tė gjykimit tė shėndoshė logjik dhe mesazheve ideo-artistike e letrare pėr njė botė ,,qė di e duhet tė ecė nė kėmbė tė shėndosha,,. Autori ligjėron e alarmon pėrmes vargut tė konsoliduar dhe plot vlera pėr : heshtjet e kukuvajkave, zėrin e nėntokės, mėkatin e lindur, hapėsirat e boshatisura, orėn e vjetėr, detyrat e ēmendura,  mbufatjen e lumenjve dhe qiejt e zi nė detin pa diell. Reflektimet nė kėtė libėr, por edhe te librat tjerė pararendės, autorin e rendisin si mjeshtėr tė metaforės, simbolit, e figuracioneve meta – ideore si : koha kur vdiste dielli, u thyen si kashta, Juda mohonte diellin, stinėt mbetėn pa formė, varkat u fundosėn, zvarranikėt parahistorikė, mallkimet po u ngjajnė perėndive, ēatitė e skamnorėve, pemėt delikate, shurdhimi i ajrit, gjumi i vdekjes,etj; metafora jo tė rėndomta, por as tė lehta e tė arritshme, qė vetėm mendja universale e autorit di t’i ndėrtojė, ideojė, e jetėsojė, por edhe t’i plasojė nė gjeografinė letrare mbarėshqiptare. Autori pėrmes brumosjeve tė shprehive kontemplative poetike ngreh zėrin e revoltės qė: misionin tonė personal, shoqėror e  atė nacional ,, mos ta zė gjumi i injorancės, miopisė, pėrēarjes, destruktivitetit e regresit, por pėrmes dritės sė njohjes tė njohjeve personale e kolektive tė shtegtojmė drejt shtigjeve tė iluminizmit e progresit kombėtar...

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Telat e shirave"

 

 

VENDOSI DY FLETA TĖ MYKURA GJETHI

 

Unė nuk jam Krishti

Ama as ti nuk je Juda

Por sot disa herė me radhė

Mohuam njėri-tjetrin

 

Tė thashė

Tė lutem mos hezito

Vendosi dy fleta tė mykura gjethi

Vendosi mbi varrin tim 

 

Ėshtė vjeshtė e vonė

Ose dimri veē po i tregon dhėmbėt

Shiko pėrreth teje

S’paska mbetur asnjė gjeth i fishkur

 

Kjo dhembje po i thyen edhe gurtė

Si t’i shėroj plagėt

Me cilin melhem ta lyej dhembjen

Qė tė mos i dėgjohet britma

 

Po mė ngufat frymėmarrja

Ku ta gjej kryqin tim

O tė lutem mė trego

Ku ta vendosi kėtė dhembje qė s’ka shėrim

 

 

TELAT E SHIRAVE   

 

Po kėputen

Trishtueshėm po kėputen

Telat e shirave

Nga cila copė mjegull

Po bie ky qiell mbi kokėn time

 

Kjo moshė e sfilitur

Qėndron rėnduar mbi shpatullat e mia

Pėr cilėn dhembje tė mbėshtetem

Ku tė kėrkoj derman

Nė cilėn pėrrua t’i varrosi eshtrat

 

Asnjė hap s’mund tė eci para

Por as mbrapa s’dua tė shkoj

Ēfarė tė bėj me vetveten time

Sa herė e pėshty qiellin

Mė qullosen flokėt e thinjua

 

Mos tė lutem mos mė ngacmo

Nė kėto ēaste delikate

Jam tepėr i lodhur

Si mund ta duroj kėtė dhembje

E cila trishtueshėm rėndon shpirtin tim

 

Prishtinė, 29 nėntor 2016

 

 

HESHT MOJ KUKUVAJKĖ

 

Pa reshtur po bien mjegullat

Po bien perėnditė

Nga telat kėputura tė qiellit

Mbi varret e qytetit

Po bien shirat e mykura tė njė kohe

 

Kėto vrizma dhembjesh

Nuk paskan tė ndalur sonte

Ku ishe ti

Kur e verbuan diellin

Sa pika gjaku spėrkatėn shpirtin

 

U thyen edhe shtambat e thyera

Si ta shuaj etjen

Kur kjo dhembje e pashpirt

Po i gėrryen

Muret e rrėnuar tė kujtesės

 

Hesht moj kukuvajkė

Me zėrin e cilit trishtim

Po i kėndon sonte

Kėngėt e shkundura tė dikurshme

Hesht si shpirti lapėrdhar i erės

 

Prishtinė, 30 nėntor 2016

 

 

NJĖ ZĖ BURON NGA NĖNTOKA

 

Janė shurdhuar njerėzit dhe pemėt

Njė dyllė i verdhė

Ēurgon nga shpirtrat e thyera  tė degėve

Mbase edhe janė verbuar

Nuk i shohin

As si dėgjojnė klithmat e shpirtit tim

 

Njė zė buron nga nėntoka

Buron mbėshtjellė me dhembjen

Ku mbetėn duart e mjegullave

Kur nė telat e kėputur tė shirave

Pushojnė shtrezet

E njė kohe kur vdiste dielli

 

Mos mi prekni thinjat e flokėve

Po thyen si kashta

Po bluhen kujtimet e kaluara

Duke e pėrmbytur tė sotmen

Njė qyqe e zgėrlaqur

Vajtueshėm kėndon njė serenatė tė vjetėr

 

 

SHKELIM MĖKATIN E LINDUR

 

Pėrse aq shumė mėshirė

Orė e ēast

Kėrkojmė nga Hyji

Nėpėr rrugėt e baltosura 

Shkelim mėkatin e lindur

Dhe pėrbuzim atė tė vdekur

 

Sa herė nė ditė njeriu e gabon

Rrugėn e vet

Ndalet nė njė skutė tė rrėnuar

I drejton sytė kaq qielli

Kur nė mendje i sillen mėkatet

Shikon hapėsirėn e boshatisur

 

Nė shuplakat e veta

I kėrkon fijet e kėputura tė penjve

Sėrish i drejton sytė kah qiell

Mjegullat e mrrolura azdisen

Azdisen si kuajt e paējerrė

E lutjet nuk paskan tė ndalur sonte