Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TĖ KUPTOSH NATYRĖN E NJERIUT (3)

Alfred ADLER

www.pashtriku.org

       TĖ KUPTOSH NATYRĖN E NJERIUT (3)

 

       Sot e kėsaj dite ėshtė vėshtirė tė fshihet prej koke ndarja e njerėzve nga ata qė shėrbejnė dhe nė ata qė udhėheqin. Nė njė mentalitet tė tillė ėshtė brumosur qysh nga botėkuptimi i vjetėr se puna ėshtė gjė relativisht e ulėt (madje e turpshme), ngase me tė janė marrė skllevėrit dhe se zotėriu s’bėnte tė ndotė dot duart me punė, ngaqė ai jo vetėm qė jepte urdhėra, por se ishte edhe ai qė nė vete ngėrthente tė gjitha cilėsitė e mira.

 

 

  

 

            MĖNYRA E TĖ MENDUARIT DHE E TĖ SHPREHURIT

 

            Mėnyra e tė menduarit dhe e tė shprehurit te disa njerėz le ndonjėherė aq pėrshtypje plastike saqė s’mund ta harojmė. Ata pandėrprerė mendojnė dhe flasin sipas shablloneve tė njohura, ashtu qė njeriu paraprakisht e di se si do tė shprehen ata. Ka njerėt tė cilėt s’mund tė ēlirohen nga kjo mėnyrė e tė shprehurit.

            Shumė shpesh mund tė hasim njerėt tė tillė, tė cilėt lėnė pėrshtypje se si kanė ngecur nė njė pikė tė zhvillimit tė tyre dhe se si nuk mund tė ngriten nga stadi i nxėnėsit. Kudo sillen si nxėnės, pėrgjojnė me veshė… me sy, sikur duan tė japin shenjė se duan tė thonė diēka. I shohim se si mundohen tė gjejnė shpejt pėrgjigje nė ndonjė pyetje qė bie ndokund nė shoqėri, sikur duan ta tejkalojnė (ose arrijnė ndokend) dhe tė tregojnė se edhe ata dinė diēka dhe pėr kėtė presin qė tė tjerėt t’i vlerėsojnė mirė.

 

 

            NJERĖZIT PEDANT

 

            Janė ata qė synojnė qė tė gjitha dukuritė e jetės sė t’i marrin sipas njė parimi. Ata ua diktojnė tė tjerėve ligjet e veprimit tė tyre. i shoqėron gjithnjė njė disponim ndaj vetes dhe mjedisit. Mund tė gjenden vetem nė vende, tė cilat nuk provokojnė iniciativa tė shumta.

 

 

            NĖNSHTRUESHMĖRIA

 

            Njė lloj njerėzish ndjehen mirė vetėm aty ku ka ndonjė urdhėr qė ta kryejnė. Pėr ta ekzistojnė vetėm ligjet dhe rregullat.

            Sot e kėsaj dite ėshtė vėshtirė tė fshihet prej koke ndarja e njerėzve nga ata qė shėrbejnė dhe nė ata qė udhėheqin. Nė njė mentalitet tė tillė ėshtė brumosur qysh nga botėkuptimi i vjetėr se puna ėshtė gjė relativisht e ulėt (madje e turpshme), ngase me tė janė marrė skllevėrit dhe se zotėriu s’bėnte tė ndotė dot duart me punė, ngaqė ai jo vetėm qė jepte urdhėra, por se ishte edhe ai qė nė vete ngėrthente tė gjitha cilėsitė e mira.

             Edhe Niēe kėrkonte pushtetin pėr tė mirėt dhe nėnshtrimin e tė tjerėve. Megjithatė, njė dukuri negative qė vlen tė potencohet ėshtė fakti se pėr femrėn nė disa qarqe mentalitetesh ėshtė formuar bindja se ajo duhet tė jetė e nėnshtruar ndaj burrit, se ajo duhet tė punojė dhe vetėm tė punojė. Ata kėtė pozicion tė saj e konsiderojnė si fat i kurdisur e qė nėnkuptohet. Pėr tė qenė paradoksi nė zenit ndonjėherė hasim edhe nė aso femra, tė cilat e bartin nė vete frymėn e nėnshtrueshmėrisė nė atė masė sa kėrkojnė mu aso meshkujsh qė janė brutal dhe duan pushtetin (mbi tė tjerėt). Mirėpo jeta ndėrmjet burrit dhe gruas duhet tė jetė njė shoqėrim, njė punė e pėrbashkėt nga e cila askush nuk duhet tė ndihet i nėnshtruar.

 

 

            IMPONUESHMĖRIA

 

            Njė tip i njerėzve qė ngriten, tė cilėt gjithnjė duan tė luajnė rol tė parė dhe tė cilėve jeta nuk u paraqet ēėshtje mė tė lartė sesa t’i nėnshtrojnė tė tjerėt. Kėta njerėz hasen zakonisht atje ku ėshtė e nevojshme ndonjė direktivė, ku kėrkohet ndonjė pozitė urdhėrdhėnėse dhe ndonjė organizim. Nė kėto vende ata hudhen vetė. Kėta janė ata tė cilėt qysh nė shtėpi janė mėsuar tė komandojnė, qė mė parė nuk u ka pėlqyer asnjė rol nė lojė, pos gjeneral, konduktor etj. Ata s’do tė gjejnė rehati gjersa kudo qė ndodhen tė mos e demonstrojnė dominimin e tyre jo vetėm nė gjėra tė mėdha, por edhe nė tė imta.

 

 

            DISPONIMET NJERĖZORE

 

            Ėshtė njė tip njerėzish tė cilėt nė ēdo vėshtirėsi jete fitojnė pėrshtypje se si ata janė pikėrisht ata qė do t’i godas e keqja: se si diēka e errėt i pėrcjell vetėm ata, tė cilėt gjatė stuhisė mendojnė se stihia do t’i godas mu ata, nė raste konfuziteti se hajnat do ta kidnapojnė mu atė etj.

            Kėso teprimesh mund ta pėrshkojnė vetėm atė njeri qė nė ndonjė mėnyrė e konsideron veten si epiqendėr e ngjarjeve. Kėta janė ata njerėz qė gjithēka e marrin pėr masė serioze dhe e vlerėsojnė me shikim pesimist.

 

 

            RELIGJIOZITETI

 

            Disa mendojnė sė tepėrmi se atė tė cilėn ata e respektojnė jashtėzakonisht dhe tė cilėt me aq ngul i luten qėndron pikėrisht nė shėrbim tė tyre, se pėr ta bartė pėrgjegjėsi dhe qė kjo duhet fituar pėrmes mjeteve siē janė lutjet e ngrohta.

 

 

            AFEKTET

 

            Njė anė e afekteve ėshtė edhe ndjenja e vlerės sė mangėt, e pamjaftueshmėrisė. Siē janė tė lidhura njėri me tjetrin shpirti dhe trupi, ashtu edhe afektet janė tė lidhura thellė me tė gjitha ato qė janė njerėzore. Dukuri pėrcjellėse fiziologjike tė tyre janė: veprimet nė enėt e gjakut dhe nė organet e frymėmarrjes, pulsi i rritur, skuqja, zverdhja etj.

 

 

            ZEMĖRIMI

 

            Ka njerėz tė cilėt nga ky afekt krijojnė sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, ēka kurrsesi nuk dinė rrugė tjetėr. Janė njerėz tejet tė ndjeshėm, tė cilėt nuk e durojnė askė para dhe mbi vete. Rėndė i pėrshtaten rrethit dhe u druajnė ēdo detyre serioze. Nėse privohen nga diēka nė tė cilėn kanė pasur tė drejtė bėhe agresivė, pėr shembull thejnė, dėmtojnė gjėsende me vlerė. Mė vonė pėrpiqen tė arsyetohen, duke thėnė se si nuk kanė ditur se ēka bėnin.

            Kėshtu njeriu i tillė pėr shkak tė afektit tė tij mund tė ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatėrrimin e tėrėsishėm tė ndjenjės shoqėrore. Krijon qėndrim armiqėsor kundrejt tjerėve.

            Gjer nė kėtė shkallė s’mund tė mbėrrijė ai qė ėshtė i vetėdijshėm pėr aftėsitė e tij dhe qė mbėshtetet qetė nė forcat e veta.

            Ndėr faktorėt tė cilėt lehtėsojnė zemėrimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerėz janė tė mjaftueshme edhe sasitė e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur qė kurrė tė mos ketė jetuar nė botėn kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij.

            Zemėrimi shumė mė tepėr shfaqet te fėmijėt sesa te tė rriturit. Kjo rrjedhė si pasojė se tek ata ėshtė mė e theksuar ndijesia e dobėsisė. Zemėrimi i skajshėm mund ta ēojė njeriun deri nė vetėvrasje.

 

 

            PIKĖLLIMI

 

            Shfaqet te njeriu kur ai privohet nga diēka, kur i ndodhė ndonjė humbje pėr tė cilėn ai s’mund tė ngushėllohet lehtė.

            Sado qė pikėllimi nė qenien njerėzore ėshtė fundamentuar nga natyra, ai prapėseprapė nė tepėrimin e tij ka diēka qė ndaj rrethit ka karakter tė ndjenjės armiqėsore.

            Njeriu i pikėlluar nė masė tė madhe kudo kėrkon nga rrethi qė tė interesohen pėr tė. Edhe ky afekt tregon linjėn qė ēon nga posht - lartė, qė pėr qėllim ka tė balancojė ndjenjėn e dobėsisė dhe pandihmesės nė atė mėnyrė qė e tregon vetė njeriu. Pėrdorimi i afekteve automatikisht mund tė bėhet shprehi dhe tė zhvillohet deri nė atė masė qė mė nuk ndjehet si normale.

            Zemėrimi dhe pikėllimi janė afekte qė nuk bashkojnė, por qė shkaktojnė kundėrthėnie dhe ndarje, ndonėse nė shikim tė parė duket se pikėllimi bashkon.

 

 

            FRIKA

 

            Rėndėsi kyqe nė jetėn e njeriut ka frika. Mekanizmi i frikės nuk paraqet dominim tė drejtėpėrdrejt mbi rrethin, por pikėsėpari paraqet dėshtim: frikacaku ik nga ndonjė mbrojtje e situatės tjetėr dhe synon qė nė kėtė mėnyrė tė pėrforcojė pozicionin e tij duke fituar mbi rrezikun. Qysh nė shprehjet lėvizėse tė kėtij afekti, veēanėrisht nė mimikė, gjejmė fillimin e njė kundėraksioni, por se kjo nuk sillet nė linjė tė drejtė - nuk ėshtė agresive.

 

 

            GĖZIMI

 

            Nuk duron izolimin. Ėshtė pikėrisht shprehja e parė me tė cilėn tregohet se vėshtirėsitė janė mposhtur. Pas saj shfaqet buzėqeshja, e cila plotėson ndjenjėn e ēlirimit.

            Me anė tė gėzmit njeriu ngritet mbi vetveten dhe kėrkon simpatinė e tė tjerėve.

 

 

            KEQARDHJA

 

            Ėshtė shprehja mė e pastėr e ndjenjės shoqėrore. Ky afekt tregon sesa ėshtė dikush i aftė qė tė ndiej pozitėn e tė afėrmit tė tij.

            Nė kėtė kontekst vlen tė ceket se ka njerėz, tė cilėt gjithnjė turren pėrpara kur tė ndodh ndonjė fatkeqėsi dhe ndonėse s’bėjnė pothuajse asgjė, duan veē tė pėrmenden. Kėshtu ata orvaten qė nė kėtė mėnyrė mė sė liri ta arrijnė famėn nė opinion.

 

 

            TURPI

 

            Pa kėtė afekt shoqėria njerėzore do tė ishte e pamundur. Ky afekt paraqitet te njeriu nė situatė tė atillė, kur ai nė sferėn e tij shpirtėrore ndien rrezikimin e vlerės sė personalitetit tė tij dhe kur i kanoset qė tė humb diē nga dinjiteti i tij, pėr tė cilėn secili njeri ėshtė i vetėdijshėm. Ka njerėz qė pos nė fytyrė skuqen edhe nė gjoks.

 

 

            VĖREJTJET E PĖRGJITHSHME PĖR EDUKIM

 

            Pėr faktin se pridėrit nuk janė as pedagogė dhe as psikologė ajo qė luan sot rolin nė edukimin familjar ėshtė egoizmi familjar. Kjo ka tė bėjė edhe sa i pėrket vetė organizimit familjar qė s’mund tė shkėputet nga autoriteti i babait. Kėsisoj shpesh ndodhin gabimet e tilla nė edukim kur fėmijėve u thonė se duhet tė krenohen para tė tjerėve dhe se veten ta konsiderojnė mė tė mirė. Nė kėtė mėnyrė te fėmiu mbillet ndijesia e dominancės.

            Lėvizjet e para tė sjelljes sė butė tė fėmiut lidhen ndaj nėnės. Nėna pėr fėmiun ėshtė pėrjetimi mė i rėndėsishėm i afėrsisė, ajo ėshtė person ku ai mėson tė ndiej e tė njoh tė tjerėt. Mirėpo kjo butėsi dhe ky interesim i fėmiut nuk duhet tė koncentrohen vetėm te nėna e vet, sepse tek ai zhvillohet baza pėr mungesė tė ndjesisė shoqėrore.

            Edukimi i gabueshėm nė ditėt e para tė jetės mund tė ketė pasoja tė rėnda tė mėvonshme. Edukimi i rreptė dhe i vrazhdė mund tė pamundėsojė gėzimin e jetės dhe lojėn e pėrbashkėt, kurse edukimi nė atmosferė gjithnjė tė ngrohtė e tė pėrzemėrt mund mė vonė tė sjell gjer tek ajo qė fėmiu tė mos ketė aftėsi e mundėsi tė adaptohet nė klimė mė kontestuese jashtėfamiljare. Numri i madh i fėmijėve nė klasė nuk i ofron mundėsi as mėsuesit pėr edukim tė drejtė tė fėmijėve.

            As jeta nuk mund tė sjell ndonjė ndryshim qenjėsor dhe kjo ėshtė psikologjikisht e kuptueshme, pasiqė njeriu hyn nė jetė si i gatshėm, me botėkuptime tė verifikuara dhe qė synon drejt qėllimit individual pėr dominim. Pėrndryshe jeta, pėrkundrazi, ėshtė mėsuese e keqe, nuk ėshtė aspak e butė dhe e mėshirshme, nuk na tregon fare vėrejtjen dhe nuk na kėshillon, por se vetėm sa na dobėson me ftohtėsi dhe na le tė biejmė. I vetmi autoritet qė do tė mund ta kryente rolin edukativ ėshtė shkolla, sikur tė mos instrumentalizohej nga ato instanca qė synojnė realizimin e planeve tė tyre.

 

 

            FJALA PĖRFUNDIMTARE

 

            Organi psikik zhvillohet nė varėsi tė kushteve sociale, d.m.th. nga njė anė duhet tė kėnaqen kėrkesat e organizmit, kurse nė anėn tjetėr kėrkesat e shoqėrisė njerėzore. Ky ligj i zhvillimit psikik na tregohet si njė udhėrrėfyes mė i rėndėsishėm pėr ēdokend qė nuk do tė bie nėn ndikimin e drejtimeve tė errėta, por qė synon me vetėdije ta ndėrtojė fatin e tij. Me kėtė njohje tė njeriut ofrojmė shkencėn, e cila askund nuk kultivohet dhe qė tregohet si mė e rėndėsishme pėr tė gjitha llojet e shoqėrisė.

 

            Fund

 

(1)    (2)