Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Tė jesh student jashtė vendit

Shkruan: Jeton KELMENDI - Bruksel

      

TĖ JESH STUDENT JASHTĖ VENDIT

 

      Kohėt kanė evoluar dhe shoqėria njerėzore ka pėrjetuar njė zhvillim tė madh, kurse ne shqiptaret sidomos nė dekadėn e fundit kemi bėrė hapa tė mirė drejt njė shoqėrie moderne, sidomos nėse e shikojmė pozitėn ku kemi qenė. Por si ėshtė tė jesh student sot nė njė vend perėndimor me njė demokraci tė konsoliduar dhe me njė traditė qindra vjeēare ne fushėn e dijes dhe studimeve, ku rezultatet janė tė dukshme si tė suksesshme.

           

 

            Ēėshtja e tė studiuarit jashtė vendit ose mė saksish nė vendet perėndimore ėshtė tepėr e me interes dhe atė jo vetėm studentet shqiptar. Nė fakt pas rėnies sė komunizmit, tė gjitha vendet e ish bllokut lindor u pėrballėn me njė fazė transitore. Pothuajse i tere sistemi u desh tė ndryshoj dhe t'i pėrshtatet kushteve tė reja tė tregut dhe tė bėj tė pėrshtatshėm edhe arsimin nė nivelin e pranueshėm me vendet perėndimore.  Qė nga fillimi i viteve tė nėntėdhjeta, njerėzit e kėtyre vendeve, qė kanė mbaruar studimet neper vendet e perėndimit janė konsideruar si njerėz profesionist dhe kanė gazuar autoritet nė vendet e tyre. Populli shqiptar e pati fatin e keq qė ti pėrkiste bllokut tė vendeve komuniste, qoftė populli qė jetonte nė shtetin e pavarur – Shqipėrinė, qofshin ata shqiptarė qė jetuan nė trojet e tyre tė okupuara nga Ish-Jugosllavia. Thjeshtė shqiptarėve ju deshi ta ndėrrojnė sistemin dhe tė rifillojnė organizimin e jetės dhe mekanizmave jetėsor, sipas standardeve tė botės perėndimore. Nė fakt, sistemi i shkollimit nė vendet e Evropės Perėndimore ēmohej edhe mė herėt, e sidomos qė nga periudhės sė Rilindjes Tonė Kombėtare.  

             Kohėt kanė evoluar dhe shoqėria njerėzore ka pėrjetuar njė zhvillim tė madh, kurse ne shqiptaret sidomos nė dekadėn e fundit kemi bėrė hapa tė mirė drejt njė shoqėrie moderne, sidomos nėse e shikojmė pozitėn ku kemi qenė. Por si ėshtė tė jesh student sot nė njė vend perėndimor me njė demokraci tė konsoliduar dhe me njė traditė qindra vjeēare ne fushėn e dijes dhe studimeve, ku rezultatet janė tė dukshme si tė suksesshme. Ndonėse kushtet e kėqija tė jetės dhe situata e vėshtirė pėr jetė, pėrfshirė kėtu tė gjitha vėshtirėsitė me tė cilat u pėrball njeriu shqiptar, bėnė qė vendin ta lėshojnė njė numėr i madh i qytetarėve. Pėr fatin jo tė mirė, nė mesin e atyre qė emigruan, kishte jo-pak njerėz qė nuk ishin tė arsimuar dhe me sjelljet e tyre, bėnė qė shqiptaret mos tė kenė imazh edhe aq tė mirė.  Sido qe tė jetė kjo ishte njė fazė kalimtare dhe sot gjerat kanė ndryshuar deri nė mas tė caktuar. Kėshtu sot nėpėr universitet e njohura tė SHBA-ve dhe vendeve tė Evropės Perėndimore janė tė shumėt studentet shqiptare, madje janė edhe student qė po shkėlqejnė me rezultatet e tyre tė shkėlqyeshme. Nuk ėshtė i vogėl, as numri i atyre qė tashmė i kanė mbaruar studimet e tyre, qoftė themelore, master apo edhe doktorature. Nė ketė kontekst duhet pėrmendur se ėshtė nė synimin e shumicės sė tė rinjve shqiptar, qė tė bėjnė studime nėpėr kėto vende.  Natyrisht se mundėsitė janė faktor qė pėrcaktojnė tė vėrtetėn e profesionalizimit tė tyre dhe aspiratat pėr tė ardhmen premtuese.

            Duke marrė parasysh tė gjitha anėt e kėsaj medalje, si ėshtė tė jesh student sot nė njė universitet prestigjioz tė perėndimit. Fillimisht, duhet pranuar dhe potencuar se ėshtė njė ndjenjė e bukur dhe shpresėdhėnėse, sė pari pėr veten e pastaj edhe familjen, miqtė dhe gjithashtu edhe pėr kombin, sepse njė ditė do ta kesh mundėsinė t'i shėrbesh vendit dhe popullit tėnd, me njė pėrvojė dhe dije mė tė mirė. T'i kthehemi pak realitetit tė sotėm ne Shqipėri e Kosovė. Siē thotė populli kėngėn po e di por zėri s’po mė shkon.

 

 

            He pra, tani kėtu ka dy mundėsi. E para ėshtė grupi qė studion me forcat e veta ose familjare ekonomike, qe nė fakt ėshtė grupi absolutisht mė i madhi dhe grupi i dytė qė mbėshtetėn nga qeveritė e shteteve shqiptare, gjegjėsisht Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė ketė kategorinė e dytė len pėr tė dėshiruar pėrzgjedhja e drejt e kandidateve qė vijnė pėr tė studiuar nėpėr vendet perėndimore. Nga ana tjetėr, kategoria e parė ose studentet qė vetėfinancohen e tė cilėt mbarojnė me suksese tė mira studimet e tyre, mė pas fillojnė tė mendojnė se si, kur dhe ku do ta shfrytėzojnė atė dije qė kanė pėrfituar gjatė studimeve. E kėtu fillon tė thyhet pak ai vullneti qė ishte gjatė studimeve. Duke u bazuar nė raste qė kanė ndodhur, studentet qė janė kthyer nė atdhe, pas pėrpjekjeve tė tyre pėr ta zėnė vendin e tyre qė meritojnė dhe vendin qė i kėrkon ata, e vėrteta jo rrallė ka ndodhur ndryshe. Do me thėnė se njeriu qė ka mbaruar master ose doktoraturė nuk ka mundur tė punoj, sigurisht nė fushėn e tyre pėr tė cilėn ata ose ato janė diplomuar, por nė vend tė tyre edhe sot punojnė rivalet e tyre pa diploma relevante dhe pa dije tė duhur. Zhgėnjimi ėshtė i pritshėm, prandaj mendo ose bėj si tė duash, fundja ky ėshtė vendi yt, qė kėshtu tė pret dhe punė e madhe se ēka mendon ti.  Atėherė ngelen dy mundėsi: njėra ėshtė qė tė aderosh nė njė parti tė madhe politike dhe tė pėrdoresh mjete ēfarė tė mundesh dhe tė lavdėrosh e trumbetosh kryetarin e asaj parti, se ai ėshtė ashtu e kėshtu, pra me epitete deri te njeriut tė pėrkryer, e pastaj nėse ai mund tė shfrytėzoj ty pėr kusure elektorale, ndoshta do tė mund ta gjesh njė vend pune. Madje nėse pavarėsisht gradės qė ke marr, je shumė populist dhe militant, ndoshta edhe ministėr mund tė arrish tė bėhesh. Kėtu pėr profesionalizėm nuk po bėhet fjale mė. Kėshtu pra pėrformojnė ata qė janė tė “suksesshėm” edhe pse numri i tyre nuk ėshtė aq i madh. Pėr kėso rastesh, besoj se nuk duhet shumė vėshtirėsi, qė t'i shohėsh, kėtė e arrin edhe ai qė pėrcjell lajmet jo mė shpesh se njė here ne muaj.  E nėse nuk i ke kėto aftėsi tė bėhesh i “suksesshėm”, atėherė automatikisht je radhitur nė kategorinė e dytė.  Pėr ketė kategori, besa nuk ėshtė aq e lehtė tė flasėsh, pasi qė kjo kategori ėshtė shumėfish mė e madhe dhe natyra e saj ėshtė e gjerė dhe shumė shqetėsuese. Si profesionist tanimė, kur i sheh gjėrat se si shkojnė, nevrikosesh dhe tė dhimbset populli yt, sado pak qė mund ta duash. Pas edhe do ditėsh fillon edhe njė krizė tjetėr, ajo financiare. Pa harruar koston e studimeve qė ke bėrė, jeta ka shumė kthesa e hile. Vėrtet do tė dalėsh nėpėr “rrugė”, duke kėrkuar punė, por tani thuajse e ke tė gatshme njė pėrgjigje, mė vjen keēė por tani nuk jeni pranuar. Miqtė fillojnė tė rrallohen. Ata qė tė kanė rival fillojnė tė flasin dhe shpifin kundėr teje, nė at mėnyrė qė ti tė jesh i munduri i kėsaj beteje qė ti nuk e sheh e tė zhvillohen nėn kėmbė. Telashet tjera janė tė shumta, por kėsaj radhe nuk po vazhdoj mė pėr ketė kategori....

            Tė jesh student tani duhet qė tė mendosh mirė pėr tė ardhmen tėnde. Mirėpo gjithsesi ėshtė mirė dhe ndjenjė e bukur, tė studiosh dhe tė pėrgatitesh pėr sfidat e jetės nė vendet qė kanė traditė nė fushėn e jetės profesionale.  Sė pari nuk duhet frikėsuar jetės, sepse me ketė diplomė qė merr nė kėto vende, ke siguruar njė pagė dhe njė punė nė venet ku jeta ēmohet dhe respektohet, pra vendet perėndimore. Kėtu duhet shtuar se shqiptaret sot kanė arritur tė punojnė dhe po punojnė nė institucione prestigjioze ndėrkombėtare, kėshtu edhe imazhi ynė po bėhet mė i mirė.

            Ana tjetėr e kėsaj medalje ėshtė se duke u rritur numri i atyre qė pėrgatiten jashtė vendit dhe  fatmirėsisht ky numėr po rritet vit pas viti, bėnė qė edhe logjika e paarsyeshme tė ndryshoj. Shkurt e shqip, kjo kategori e qytetareve ėshtė e nesėrmja e mbarė, ngase kėta njerėz do tė ndikojnė qė, ēdo gjė ta ketė arsyen dhe atdheu tė jetė siē e ka hije njė vendi demokratik, ku dija e ka vendin nė ballė tė vendit. Dija do tė jetė nė ballė tė kombit, ketė dua ta besoj.

 

    Autori ėshtė magjistrant nė politikat ndėrkombėtare dhe ēėshtjet e sigurisė ndėrkombėtare