Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - TAKIM ME NJĖ TĖ VDEKUR

Shkruan:  Pėrparim HYSI

      

TAKIM ME NJĖ TĖ VDEKUR

Tregim

 

       Herė-herė nė kėto pėrsiatje tė njė tė moshuari tė ngeshėm si unė, ndodhte qė tė vija dhe buzėn nė gaz. Kjo ndodhte jo se unė jam cinik apo i ftohtė qė nuk mė bėn pėrshtypje njė vdekje e cilitdo, pėrkundrazi: jam shumė i ndieshėm, por vinė ca tė vėrteta qė kam jetuar dhe nuk rri dot pa qeshur. Po t'ju tregoj vetėm dy raste dhe do qeshnit si unė.

 

 

 

            Kur vdiq ai, unė kisha mėrguar.  Sa e mora vesh, u ndieva keq. Qe si befas vdekja e tij, se jo vetėm nuk kish moshėn (sa kish hyrė nė tė shtatėdhjetat), por dhe nuk vuante  nga ndonjė sėmundje. Ndieva dhimbje si pėr njė mik tė mirė e tė dashur dhe pėrmjet telefonit ngushėllova tė shoqen. Sa bėra kėtė detyrim tė gjallėsh pėr ata qė ikin nga kjo botė, zura hamendėsoja pėr vdekjen. Ku nuk e shpija mendjen, se kohėn e kisha me tepricė. Mė vinin parasysh raste tė ndryshme vdekjesh: pėr arsye moshe, tė parakohėshme, vdekje aksidentale dhe ca mė keq: vdekje nga vrasje!  Herė-herė nė kėto pėrsiatje tė njė tė moshuari tė ngeshėm si unė, ndodhte qė tė vija dhe buzėn nė gaz. Kjo ndodhte jo se unė jam cinik apo i ftohtė qė nuk mė bėn pėrshtypje njė vdekje e cilitdo, pėrkundrazi: jam shumė i ndieshėm, por vinė ca tė vėrteta qė kam jetuar dhe nuk rri dot pa qeshur. Po t'ju tregoj vetėm dy raste dhe do qeshnit si unė.

 

                                       *    *    *  

            Kishte vdekur Koli, njė i moshuar nė lagjen tonė dhe Katja, gruaja e xha Taqos, i thotė tė shoqit:

            - Mėngjesin merre vet, se do shkoj  nga Vara unė se ka vdekur Koli, i shoqi.

            Xha Taqoja, sa tha e shoqja qė ka vdekur Koli, njė tė mbuluar kokėn me jorgan, bėrtiti:

            - Mos shko! Unė po vdes vet!

            I shkreti xha Taqo, sa merrte vesh qė vdiste njeri, tak dhe mbulohej me jorgan. Sikur me kėtė t'i fshihej vdekjes! E kish frikė vdekjen pėr kiamet. Kėtė dialog tė Kates me tė shoqin, e dėgjon i biri dhe, si pėr t'i nxierr frikėn xha Taqos, thotė: - Epo do vdiste xha Koli se hanebir i ka kaluar 70- vjeēėt!

            - Po unė jam tetėdhjetė!- bėrtiti xha Taqoja nėn jorgan,

            Mandej, mė vjen dhe njė rast dhe mė i freskėt. Njė tė sėmurė mbi tetėdhjetė vjeēar e vizitoi, sė fundi,  mjeku mė i mirė specialist qė kishim nė rreth. Them sė fundi, se mjek- pacient sikur qenė bėrė miq. Tė sėmurin  e kam patur mik. Ishte boshnjak dhe tė mė fal lexuesi nė do lexojė tė folmen  e tij me mua.

            - Eh, Bacė, ēfarė tė tha doktori?

            Mė pveti:- Sa vjeē je, Bacė?

            - Tetėdhjetė!

            Digjo,- mė ka thanė,- tetėdhjetė vjet  ke qė e mban sėmundjen mbi shpinė. 50-vjet ke qenė i ri, i fuqishėm dhe hiē nuk ia ke ditė pėr tė.  Mandejna, kini ndrrue "konak". Sėmundja tė ka marrė mbi shpinė e po tė mban kaliboē! Ka tridhjetė vjet kjo "lojė" e, vallah, sėmundja asht tuj "lodh" e kam frikė se po " dorėzohet". Mė ka thanė, more jaran: - Mbahu se po tė lėshon...

            Dhe miku im i mirė, pas kėsaj diagnoze tė fundit, ndėrroi jetė.

 

 

            Por le tė kthehemi atje, nė atė takimin tim me mikun tim qė vdiq, kur qeshė larguar nga Shqipėria. Nuk di po njė natė m'u bė si i gjallė. Ballė pėr ballė me mua dhe nuk kisha se si mos "alarmohesha?!".  Sė pari, unė e dija mirė qė kish vdekur dhe e kam mendjen top qė tė vdekurit nuk ngjallen mė. Do tė thotė dikush: - Po Krishti  a nuk vdiq dhe u ngjallė? Unė pėr vete jam larg kėtyre mendėsive, por, nė kėtė rastin tim, unė isha si para njė fakti tė kryer. Ai po vinte drejt meje. Pra: ishte ngjallur!!!  Jo vetėm po vinte, por kish vėnė buzėn nė gaz siē bėn ēdo mik qė takon njė tjetėr qė nuk e ka parė prej vitesh. Pata vėrtet pak frikė dhe dorėn nuk ia zgjata ( epo kushedi se ē'ndodh kur takohet njė i vdekur me njė tė gjallė!!!). Se ka njė paragjykim tronditės: si njė e panjohur, e mistershme qė fsheh diēka tė ligė. Kur them kėshtu, besoj se nuk duhet tė jem i vetėm nė kėtė ndiesi apo mendėsi.  Malli mė kish marr, por e "mistershmja" e vuri poshtė mallin. Dukesha sikur mbi zemėr tė kisha njė pirg me dėborė dhe, sado qė dorėn nuk ia zgjata, me gjysmėzėri i thashė:

            - Ti je?

            -Unė.

            - Pse,- pyeti,- kaq kam ndryshuar?

            Nuk guxoja qė ta shihja nė sy, po ashtu si njė pulė e lagur, si nėn zė, i them:

            -Jo. Jo.  Po pėr ku je nisur?

            - Nė shtėpi. Ku tjetėr? Mė ka marr malli pėr nipin. Eh, sa mė ka marr malli!
            Unė tani u pėrlota. Pash qė iu varėn lot. Mė indkuktohet dhimbja e kujtdo. Tek u mata tė fshija lotėt, dėgjoj Brahushin ( njė i njohuri ynė i pėrbashkėt) - kėtė e dija qė qe gjallė-, qė iu drejtua atij, tė vdekurit:

            - More, po ti qenke gjallė, kurse unė pėr tri ditė mbylla dyqanin pėr ty dhe humba njė mal me para! Pale paske ardhur dhe shkoqesh me muhabet mu nė mes pjacės!!!

            Tani zura po dridhesha se u bėmė dy qė po shihnim njė tė vdekur, tė gjallė. Se kushedi se ē'ndodh nė njė takim tė tillė?! Por i vdekuri ia priti Brahushit:

            - Ore, po prapė nuk i kini lėnė sherret ju, tė gjallėt?! Unė kam tre vjet atje dhe, ndėr ne, nuk ndodh kurrė qė tė ketė sherre. As edhe njė sherr pėr be. Kurse ju me sherre ju lashė, me sherre ju gjeta. Mė mirė po kthehem andej nga erdha, se sherret mė erdhėn nė majė tė hundės dhe mė dėrguan mė shpejt nė atė botė. Si tha kėshtu, iku dhe humbi mejgullash.  Mė nuk e pashė. Tek mė doli gjumi, zura tė shkundė kokėn. Sidoqoftė, qėndrova pak mė gjatė nė krevat dhe, si pėr tė pėrmbeldhur veten, thashė: - Aq sa ėndėrr e ēartur qė qe, po aq la dhe njė mesazh tė velfshėm tė tė vdekurit pėr ne, tė gjallėt.

            - Vallė, a do t'i lėmė ndonjėherė sherret ne, tė gjallėt?!

 

Gusht 2009- shtator 2014