Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - TABELAT E FILDISHTA ME DYLL ZBULOJNĖ SEKRETET E ILIRISĖ ANTIKE

Shkruan: Besar LIKMETA

http://www.reporter.al

      

TABELAT E FILDISHTA ME DYLL ZBULOJNĖ SEKRETET E ILIRISĖ ANTIKE

 

            Njė studim i ri i pesė tabelave nga Shekulli i Dytė tė zbuluara nė qytetin e Durrėsit japin njohuri magjepsėse mbi rolin e grave nė kulturėn e lashtė ilire

 

 

 

            Kur arkeologu shqiptar Fatos Tartari gėrmoi nė nekropolin antik tė Durrėsit nė vitin 1979, ai u pėrball me njė zbulim magjepsės.

            Nė bazamentin me beton romak tė njė varri monumental u gjend njė urnė xhami e mbushur me lėng tė zi tė ngjashėm me verėn, ku gjendeshin mbetje organike farash bimėsh, dy enė tė vogla qelqi (unguetarium), njė stilet kocke dhe njė libėrth dylli tė ruajtur nė gjendje shumė tė mirė.

            “Kompleksi monumental qe njė zbulim i rrallė, duke filluar nga fakti qė vera nuk kishte avulluar pėr gati dy mijėvjeēarė,” shpjegon Eduard Shehi, njė arkeolog i Institutit tė Arkeologjisė nė qytetin e Durrėsit.

            “Fakti qė tabelat e dyllit qenė ruajtur nė gjendje shumė tė mirė brenda lėngut ėshtė njė rastėsi e ēuditshme kimike qė duhet tė analizohet dhe kuptohet,” shtoi ai.

            Tabelat qenė magazinuar nė muzeun arkeologjik tė Durrėsit pėr mė shumė se 40 vjet, por vitin e kaluar, pėr shkak se kishin nevojė urgjente pėr restaurim, ato u dėrguan nė muzeun e Mainzit nė Gjermani, njė qendėr e njohur botėrisht pėr arkeologjinė.

            Nė Gjermani, restauruesit u habitėn teksa zbuluan se poshtė shtresės sė dyllit, tabelat nuk qenė me dru, siē mendohej mė herėt, por me fildish, gjė qė rigjallėroi interesin pėr studimin e tyre.

            Tabelat u kthyen nė shtėpi pas njė restaurimi tė kujdesshėm ku arkeologė shqiptarė dhe gjermanė iu futėn punės sė ngadaltė dhe tė lodhshme tė deshifrimit tė shkrimit mbi tabela, duke zbuluar detaje tė reja mbi jetėn e ish kolonisė romake tė Dyrrahiumit nė shekullin e dytė tė Pas Krishtit.

            Qyteti kryesor port shqiptar i Durrėsit, i njohur nė antikitet me emrat Dyrrahium apo Epidamnos, ka qenė vazhdimisht i banuar qė nga shekulli i shtatė Para Krishtit.

            Pas luftėrave Iliro-Romake qė pėrfunduan nė vitin 168 PK me disfatėn finale tė ilirėve, qyteti kaloi nėn sundimin romak, nėn tė cilin u zhvillua si njė bazė e rėndėsishme ushtarake dhe detare.

 

Tabelat prej fildishi me dyll | Foto kortezi: Eduard Shehi

 

 

            Zbulimi i tabelave me dyll ende tė paprekur ėshtė shumė i pazakontė pėr shkak se fildishi tkurret kur humbet lagėshti dhe shkėputet nga dylli, i cili me kalimin e kohės thėrrmohet.

            “Zbulimi i njė tabele fildishi me dyll ėshtė unik pėr Shqipėrinė, ka vetėm pak tė tilla tė zbuluara nė Egjipt por asnjė tjetėr tė gjetur nė Europėn kontinentale,” tha ai.

            Nė antikitet dhe deri nė mesjetė tabela tė tilla pėrdoreshin pėr tė shkruar me pendė.

            Pėr shkak tė krehėrit dhe artefakteve tė tjera tė gjetura nė varr, besohet se ai i pėrkiste njė gruaje tė pasur dhe ndoshta aristokratike.

            Kur u zbuluan, tabelat besohej se qenė njė kontratė martesore apo akt trashėgimie.

            Gjithsesi, njė analizė e mėvonė nga kėrkuesit zbuloi se ato nė fakt qenė libra borxhesh tė shkruara nė latinisht me data ekzakte se kur paratė qenė dhėnė kredi si dhe shumat plus interesat.

            “Nė disa raste qenė regjistruar borxhe tė mėdha, deri nė 2 mijė denarii,” thotė Shehi.

            “Nė krahasim me pagėn vjetore tė njė ushtari romak qė nė atė kohė qe vetėm 200 denarii – monedha romake argjenti,” shtoi ai.

            Sipas Shehit, analizat e shkrimit kanė zbuluar se vetėm njė person i regjistroi borxhet, ai besohet se ėshtė gruaja e varrosur nė kėtė varr.

            “Megjithėse tabelat janė ende duke u studiuar, shumat kolosale tė borxheve zbulojnė jo vetėm fuqinė ekonomike tė qytetit por edhe sjellin njė dimension tė ri nė rolin shoqėror qė gratė luanin nė qytet,” tha ai.

            Shehi vėrejti se nė Greqinė dhe Romėn e lashtė, gratė qenė kufizuar nė shtėpi dhe shpesh konsideroheshin tė rėndėsishme vetėm pėr riprodhim.

            Por tabelat e dyllit mbėshtesin tregimet e shkrimtarėve tė lashtė qė thonė se nė Iliri, gratė qenė mė tė barabarta me burrat se gjithkund tjetėr, sugjeron ai.

            “Ka shkrime tė lashta qė tregojnė se gratė e Ilirisė shkonin bashkė me burrat nėpėr festa, pinin me ta dhe madje edhe ngrenin dolli, diēka qė qe e papranueshme pėr Greqinė apo Romėn e lashtė,” tha ai.

            “Kur njė grua ka kontroll mbi financat e veta, ajo ka tė drejtė tė bėjė biznes, tė drejtė pėr prona dhe trashėgimi, ajo nuk ėshtė skllave e burrit,” shtoi ai.

            Ėshtė e paqartė se pse kjo grua e lashtė nga shekulli i dytė pas Krishtit i mori borxhet nė varr pėr t’u varrosur bashkė me to.

            Shehi tha se kjo mund tė lidhet me idenė e vijimėsisė sė jetės pas vdekjes.

            “Nėse roli i saj nė jetė qe fajdexhesha, mund tė jetė perceptuar se ajo do tė vijonte tė bėnte tė njėjtėn gjė pas vdekjes dhe ndoshta do tė mblidhte borxhet qė i kishin nė jetėn tjetėr,” sugjeroi ai