Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Syhejl Havolli

SYHEJL HAVOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SYHEJL HAVOLLI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

       Syhejl Havolli u lind mė 21 korrik 1953 nė Prishtinė. Shkollėn fillore, tė mesmen dhe Fakultetin e Filologjisė – Dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe i kreu nė Prishtinė. Me poezi ka filluar tė merret qė nė moshė tė re. Pėrveē poezisė shkruan edhe prozė. Poezitė i janė botuar nė shumė gazeta dhe revista kombėtare nė Kosovė dhe nė Shqipėri.

 

            Opusi krijues:

            "Heshtje", poezi, 2000. Shtėpia botuese “Vatra”.  

            "Litar lotėsh",  2008. “Zėri ynė”  

            "Maratona ime" ėshtė dėrguar nė shtyp dhe sė shpejti del nė dritė.

 

 

 

 

 

 

 MBRĖMĖ

 

Mbrėmė ėndėrr qeshė

Nė varrezat e fshatit...

Aty pashė tė vetmin rrogėtar

Ashtu tė gjorė

I plandosur me dėshpėrim nė heshtje

 

Vallė,

Pėr se mė kujtohet kjo ėndėrr?

Qė tė mė shqetėsojė shpirtin e trazuar?

Qė tė mė lėndojė zemrėn e plagosur

Qė tė mė djegė kaq tė pėrvėluar?

Qė tė mė tmerrojė kaq tė nėmur?

 

Shikimi yt

Mė tmerron mė shumė

Se varrezat e fshatit!

 

 

S Y T Ė

 

Ata sy – burim gėzimesh tė mia

Sepse nuk mund t’i shikoj

Seē lėvizin sonte – mė shikojnė

E nuk mė shohin...

 

Dhe shikimi im ikėn prej tyre

Si prej rrufesė!

Nuk janė kėta sytė –

Qė shkrepnin vetėm gaz?

Qė mė dhimbseshin kur i mbyllje?

Qė u rrija zgjuar nė botėn e ėndrrave?

Qė u bėnin hije qepallat pendė korbi?

 

Sytė!...

Kėta tregojnė zemrėn

Dhe jo truri e fjala...!

 

 

PĖR TY

 

Nė dashurinė time pata –

Njė jetė

 

Nė jetėn time pata –

Njė dashuri

 

Kujt t’i rrėfej –

Pėr jetėn?

 

Sytė gjak mė pikojnė

Kujt t’i rrėfehem –

Pėr dashurinė?

 

Zemra mė mbushet lot

 

Si nuk i pata

Dy jetė pėr –

Kryedashurinė time!

 

 

 LOT MALLI / LOT SHPRESE

 

Pema e mallit

Me lot kujtimi ujitur

Vjen e thahet

Si njė pemė

Qė I hedhim

Ujė tė kripur

 

Pema e kujtimit

Nė lot mbytur

Me lėngun e shpresės e ujitur

Vjen e shtohet

E gufon

Ndėr degėt…

Rrit e pjek

Fruta dashurie…

 

Lotėt e mallit

Sytė m’i dogjėn

Ma zbehėn fytyrėn

Qepallat m’i poqėn…

 

Emri yt

Mbi gjuhėn e trashur

Gazi im

Mbi buzėt e ēara

Sa larg ėmbėlsimit

E njomėsimit

Tė lotit tė shpresės!

 

 

FLOKĖBORĖ, LESHRAMĖNDAFSH

 

Tė kėrkova kaq shumė tek Hėna nė qiell

Ndėr lule tė qėmtova pyll mė pyll

Fytyrėn tėnde e ėndėrrova diell

Shkėlqimin ta gjeta njė natė nė njė yll!

 

Lule kaq mblodha pėr ty me dorė

Secila me mė tė mirėn erė e ngjyrė

Trėndafil e vjollcė e luleborė

T’i putha nė sytė nė faqet nė fytyrė…

 

Mos shiko borėn mbi flokėt e mi

Vėshtro gjakimin mallin tėrė afsh

Kur tė thėrras nga zemra ēel trėndafili

Me pėllėmbė tė pėrkėdhel leshrat mėndafsh!

 

Tė kam kėnduar kėngė nė fushė e mal

Me dashurinė e zjarrit nė gjuhė shumė

Tė pres tek kroi qė rrjedhėn s’ndal

Se malli mbi rrudhat mė rrjedh si lumė…

 

Nė zemrėn time dhe nė sytė gjithė jetė

Ke ngritur shtėpinė si njė ėndėrr hije

Derdh si me dorė nurin e buzėqeshje pėrjetė

Si Drini qė rrjedh dhe jetės i jep shije…

 

 

RRĖNJĖ E THELLĖ

 

Veshėt m’i shurdhuan

Unė dėgjoj qė pėrtej detit

 

Gojėn ma lidhėn

Unė ligjėroj pėr botėn

 

Sytė m’i mbyllėn

Unė shoh pėrtej bjeshkėve

 

Prangat nė duar e nė kėmbė

Unė vrapoj drejt dritės…

 

Kryqin edhe gjysmėhėnėn tė pėrgjakur m’i vunė

Unė mbi krahėt e Shqiponjės fluturova…

 

Edhe mbi tempullin e dijes e tė urtisė

Sime e tė gjithė njerėzimit

 

Me ēizmen kthetra korbi shkelėn

Po mendjen s’ma ndrydhėn dot

Shqip mendoj e flas

 

Me Shqiponjėn endem nė Histori

Me diellin nė ballė e me hėnėn mbi sytė

Shkruaj tė tridhjetė e gjashtė tingujt e Gjuhės.

 

 

QYTETI IM

 

Ky qyteti im

Shumė i ēuditshėm

Si populli vetė

Ėshtė fort i rritshėm

 

Plot gaz nė ag

Vonė bėhet i zymtė

Shėtitoreve tė tij

Njerėz tė ndėrdymė

 

Ndėr buzėt e njoma

Fare pak qeshje

Po syrin ta vrasin

Dhe ca ngėrdheshje

 

Njerėz ka shumė

Tė rinj e tė vjetėr

Larushė tė uritur

Si asnjė tjetėr

 

I kanė ulur veshėt

Lepujt nė rrethinė

Si duhet tė ecin

Ata mirė e dinė

 

Kushtrimi, duket

Doli nga dheu

Hodhi hėnė e kryq

Moti i parė ktheu

 

Shėtitoren tonė

Rrethuar me blinj

Me lot ndėr sy

E mbollėm qirinj!

 

 

LIRINĖ – KĖTU E DUA

 

Njė mijė vjet luftė

Pėr Dheun

Pėr Gjakun

Edhe kundėr reve qiellit

 

Dhjetėra mijėra shpata e pushkė

Me Zemrėn

E Afshin e Gjakimin

Pėllėmbė pėr pėllėmbė

Kė nuk ndoqa

 

Nė Malet e mia Zot

I ndjekur me Vajin

Me sytė e mallit pas

Pėr Truallin

 

Lirinė – e Fitova

Nė Diell Dola e nė Dritė

Kėshtu mė thanė

 

Liria…

Pėr tė ikur ngado

Deri nė ishujt pa Emėr

Pėr tė marrė frymė ndryshe

Pėr shkollėn

Pėr gjuhėn e tjetrit

 

E dua Lirinė…

Nė Dheun nė Gjuhėn time

Tek Eshtrat e Emrat e Heronjve

Pranė Lumenjve tė Gjakut

 

Lirinė

Kėtu e dua – jo Atje

 

Atje mund tė shkoja dhe pa Luftėn

Me dyqind fjalė nė gjuhė tė huaj

E me brengat e Dheut ngarkuar…

 

 

PESĖ SHEKUJ

 

Nė kurbet jetoj qe pesė shekuj

Qiellin e vendlindjes e shoh nė ėndėrr

Edhe diellin edhe hėnėn edhe bukėn

Edhe sofrėn edhe malet edhe odėn me burra

 

Nė shtratin e zemrės kam etje

Kur blerimi lind nė syrin e blertė

 

Koha ecėn tinėz nėpėr detin e lotėve

 

Kėtu zogjtė nuk e njohin pikėllimin tim

As lulet qė bulojnė para kohe mallėngjimin

As Liridona me Liridonin tim lirinė

 

Nė sofėr rri shtruar kafshata e qullur

Me lotėt qė pikojnė pėr Kosovėn

 

Heshtja mė vret pėr mikun plagosur n’errėsirė

Me plagėt e Gjergj Elez Alisė

 

Me Flamurin flas pėr Kthimin kur frymoj

Shqiponja qėndis Kurorėn e amshuar

Liridona shkruan rrėfimin: Durim Dardani, mungon

 

Durimi mė bart nė katėrt anėt e jetės

 

Qe pesė shekuj luftoj alfabetin e mėrgimit

Zemra mė rri nė sytė e dritares sė hapur

Dielli lind – nė zemrėn e Abetares lexoj

Kosovė, si nuk tė njoha m’u verbofshin sytė.