Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI SI ILAĒ DHE METODĖ EDUKUESE

 Pėrgatiti dhe shqipėroi: Hasan SALIHAJ

SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI SI ILAĒ DHE METODĖ EDUKUESE

    Autosugjestioni nė ēdo pikėpamje ėshtė mė i mirė se sugjestioni, sepse ajo qe dėshirohet tė arrihet paraprakisht ėshtė pranuar nė vetėdije dhe si e tillė futėt nė nėnvetėdije. Kjo do tė arrihet vetėm atėherė kur mesazhi i dėshiruar pėrsėritet shumė here nė mėngjes dhe mbrėmje.

           

 

            Sot nuk ekziston asnjė mjek qe pak a shumė nuk i jap rėndėsi sugjestionit. Disa, duke pasur respekt ndaj vetvetes dhe profesionit tė vet, vlerėn e sugjestionit dhe autosugjestionit e paraqet si diē tė parėndėsishėm, ndėrsa tė tjerėt, sugjestionit dhe autosugjestionit i japin rėndėsi tė madhe si mundėsi pėr shėrimin e sėmundjeve.

            Mjeku amerikan Herbert Parkin nė hyrje tė librit tė vet “Autosugjestioni” thotė:

            “Pas katėrmbėdhjetė viteve tė pėrdorimit tė terapisė sugjestive nė shėrimin e sėmundjeve, vėrtetė mėsuara e autosugjestionit ėshtė mė e rėndėsishme se tė gjitha studimet qe behėn nė lėmin shėruese.”

            Mund tė theksojmė shumė citate tė tilla tė mjekeve tjerė dhe atyre qe nuk janė mjek e merren me kėtė veprimtari dhe ithtar qe kėrkojnė shėrim me ndihmėn e sugjestionit, respektivisht autosugjestionit. Numėr tė madh shembujsh qe janė shėruar sėmundjet e ndryshme nga praktika e Emil Kue-sė, qe janė theksuar nė kėtė libėr, mjaftojnė pėr tė bindė lexuesin nė forcėn e autosugjestionit. Me pak pėrkujdesje dhe durim, duke ju pėrmbajt kėshillave nė mėnyrė tė pėrpiktė qe janė dhėnė nė kėtė libėr, ēdo njeri vetė mund tė bindet.

            Kėtu vetvetiu shtrohet pyetja:

            “Tė cilat sėmundje mund tė shėroi sugjestioni respektivisht autosugjestioni?”

            Nė rrethin e mjekeve dhe jo mjekeve, dhe nė popullatė si tėrėsi, qėndron mendimi se sugjestioni, sidomos autosugjestioni, mund tė shėroi vetėm disa nga sėmundjet psikike, nuk mund tė aplikohet atje ku janė tė verifikuara sėmundjet organike. Aty ka mundėsi qe eventualisht tė amortizohen dhembjet.

            Qe ky mendim nuk ėshtė i sakėt vėrtetojnė rastet e ndryshme qe janė shėruar sėmundjet psikike dhe ato organike me anė tė sugjestionit, ku janė cekė nė kėtė libėr. Kėshtu qe me sugjestion dhe autosugjestion jo vetėm qė shėrohen sėmundjet psikike, por edhe tė gjitha sėmundjet tjera qe mund tė shėrohen.

            Nė pyetjen e drejtpėrdrejt se a shėron tė gjitha sėmundjet autosugjestioni? Emil Kue ėshtė pėrgjigjur:

            “Nėse kjo pyetje parashtrohet kur ėshtė fjala pėr shėrim me ndihmėn e autosugjestionit, ēfarė pėrgjigje kishit pritė nė pyetjen e ngjashme mbi mundėsitė tjera shėruese qe aplikohen nė medicinė? A thua se ka mundėsi qe me ilaēe mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet?”

            Pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e njohur, pasi qe dihet se me ilaēe nuk mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet. Pėrkundėr kėsaj, janė tė njohura shumė raste ku autosugjestioni ka triumfuar nė shėrimin e plotė edhe tė atyre sėmundjeve, qe mjekėt bindshėm janė zotuar se nuk ka mundėsi tė shėrohen. E vėrtetė ėshtė qe ka raste kur autosugjestioni nuk ka kontribuar nė shėrimin e plotė, mirėpo ka arriftė qe gjendja e re e tė sėmurit tė barazohet barabar me shėrim.

            Me autosugjestion mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet qe sot i shėron medicina bashkėkohore. Vetėm nuk mund tė aplikohet nė raste kur duhet njė intervenim i shpejtė i mjekut. Kjo metodė shėron, gjithashtu edhe pėrmirėson gjendjen e tė sėmurit edhe tė ato sėmundje ku medicina bashkėkohore nuk ka pasur mundėsi tė mjaftuar pėr shėrimin e ndonjė sėmundje.
            Autosugjestioni i aplikuar sipas metodės sė Emil Kues, shėron sėmundje psikike dhe organike me njė kusht: i sėmuri duhet tė i pėrmbahet nė mėnyrė sa mė tė pėrpiktė udhėzimeve tė dhėna nė kėtė libėr. Mirėpo nga autosugjestioni nuk mund tė kėrkohet e pamundura.

            Nga kjo vjen nė pėrfundim se autosugjestioni ėshtė metodė universale pėr shėrimin e sėmundjeve. Autosugjestioni i takon hapėsirės sė hulumtimit shpirtėror dhe pėrkryerjes andaj aplikimi i tij ėshtė aktual nė shoqėrinė bashkėkohore dhe do tė jetė nė tė ardhmen, sepse ajo nuk varet nga pėrparimi material dhe teknologjik i botės.

 

 

            Autosugjestioni i nėnkuptuar nė kėtė mėnyrė, Kue nė kėtė libėr e paraqet si njė metodė universale pėr shėrim, jo vetėm se mė te mund tė shėrohet apo tė pėrmirėsohet gjendja e sėmundjes, por edh pse i sėmuri mund tė shėrohet pa ndihmėn e askujt. Rezultatet e punės sė Emil Kues nė mėnyrė tė qartė i shprehė kėto dy veti tė universalitetit autosugjestiv. Kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nėsė nė mėnyrė serioze interesohem pėr kėtė metodė.

            Mė nė fund kur flitet pėr autosugjestion si ilaē, duhet cekė edhe njė veti qe gati asnjė ilaē tjetėr nuk e posedon. Autosugjestioni ėshtė mėnyrė shėruese e parrezikshme. Nėse nuk pėrdoret nė mėnyrė tė rregullt nuk do tė ndihmon, mirėpo as qe ka me ndikuar nė mėnyrė negative nė tė sėmurin. Ėshtė e njohur qe shumė ilaēe ndikojnė kundėr sėmundjeve tė caktuara, mirėpo njėkohėsisht shkaktojnė efekte tė padėshiruara. Te autosugjestioni ky rast nuk ka ndodhė kurrė. Nėse nuk pėrdoret sipas rregullave, ai mund tė ndihmoi nė njė intensitet mė tė ultė sesa qe pritet, nė instancė tė fundit suksesi mund tė dėshtoi. Nė esencė, autosugjestioni kurrė nuk ėshtė i dėmshėm pėr njeriun. Vetia e tij aspak nuk ėshtė mė e parėndėsishme nga ato dyja qe janė cekur mė parė.

            Prindėrit dhe edukatorėt gjithnjė kujdesėn qe me anė tė edukatės nga fėmija i vet tė krijon njė tip ideal tė njeriut nė ēdo pikėpamje. Ata tentojnė qe tė fėmija tė krijojnė veti tė mira, dhe tė largojnė veti gjenetike qe janė krijuar me mangėsi dhe atė:

            - me ndikimin e drejtpėrdrejt nė fėmijė, duke i kėshilluar se ēfarė tė bėjnė nė rrethanat e caktuar, ose

            - duke treguar shembuj nga jeta praktike.

            E terė kjo asgjė tjetėr nuk ėshtė vetėm veprim sugjestiv nė fėmijėn, respektivisht nė tė edukuarin. Mėnyra e tillė e punės nuk ka dhėnė rezultate tė pėrhershme, sepse sugjestioni vepron vetėm atėherė kur aprovohet nga ai nė tė cilin duhet vepruar. Te personat e caktuar duhet tė ekzistoi vullneti i fortė tė pranoi disa ide dhe nėse i pranon, pėrmbajtja e sugjestionit transformohet nė autosugjestion. Kėshtu autosugjestioni i nisur paraqet forcėn qe tenton tė realizoi pėrmbajtjen e sugjestionit tė pranuar. Kjo rrugė e tėrthortė nga sugjestioni deri tė autosugjestioni nuk ėshtė e lehtė, por as pa shpresė. Nė kėtė rrugė gjendėn shumė pengesa, kėshtu qe numri i vogėl i sugjestioneve transformohet nė autosugjestion. Mė vėshtir ka me qenė atėherė nėse jeta dhe puna e pėrditshme e prindit, respektivisht edukatorit nuk ėshtė nė pėrputhshmėri me idenė qe sugjeron. Ashtu ekziston mundėsia qe tė arrihet edhe efekti i kundėrt nga ai qe pritėt. Pėr tė gjitha kėto, prindėrve dhe edukatorėve ju preferohet qe tė shfrytėzohen shembujt nga jeta e tyre, qe nė tė rinjtė ndikojnė nė mėnyrė shumė mė sugjestive siē janė shembujt botėror.

            Pasi qe ka pasur dėshirė tė evitoi rezultate tė mundshme negative me aplikimin e sugjestionit tė tėrthortė, Emil Kue preferon si mjet edukues autosugjestionin e drejtpėrdrejt. Prindėrit ashtu edhe edukatorėt duhet ti mėsojnė fėmijėt ose tė edukuarit tė shėrbehen me autosugjestione nė rinin sa mė tė hershme. Duhet kėshilluar qe pėr ēdo mėngjes dhe pėr ēdo mbrėmje nga njėzet here tė pėrsėrisin atė ēfarė ėshtė lėndė e sugjestionit. Pėr mirėmbajtjen e shėndetit psikofizik shfrytėzohet rregulla e pėrgjithshme e Eml Kue-sė:

            “Pėr ēdo ditė dhe nė ēdo pikėpamje unė jam mirė e mė mirė”.

            Kjo tė fėmija dhe i edukuari drejtpėrdrejt do tė ndikon nė mėnyrė sugjestive, ēakė edhe nga shembulli jetėsor dhe i punės sė prindit si edukator kryesor.

            Autosugjestioni nė ēdo pikėpamje ėshtė mė i mirė se sugjestioni, sepse ajo qe dėshirohet tė arrihet paraprakisht ėshtė pranuar nė vetėdije dhe si e tillė futėt nė nėnvetėdije. Kjo do tė arrihet vetėm atėherė kur mesazhi i dėshiruar pėrsėritet shumė here nė mėngjes dhe mbrėmje. Nėnkuptohet se pėrmbajtja e autosugjestionit tė pėrcaktohet nga prindi apo edukuesi sipas qėllimit qė donė tė arrij, e qė ėshtė nė pėrputhshmėri me interesat e pėrgjithshme shoqėrore.

            Kue ka pretenduar qe tė i ndihmoi prindėrit nė edukatėn e fėmijės, kėtij problemi ia ka kushtuar njė kapitull tė veēantė nė kėtė libėr. Ka preferuar sugjestionin dhe autosugjestionin si mjet kėshillues. Ai ua tėrheq vėmendjen prindėrve qe gjumėsia fillestare mund tė shfrytėzohet nė mėnyrė mė tė suksesshme tė fėmija pėr rregullimin e ndonjė ērregullimi. Nė momentin kur fėmijėn e merr gjumi, nė mėnyrė tė kujdesshme dhe tė qetė duhet afruar afėr krevatit nė mėnyrė qe mos tė zgjohet nga gjumi dhe tė i pėshpėrit atė ēfarė fėmija duhet bėrė ose nuk duhet bėrė. Kjo mėnyrė e sugjestionit vepron nė mėnyrė tė shpejtė edhe me sukses.

            Autosugjestioni ofron mundėsinė qe ēdonjėri vet, nė mėnyrė tė thjeshtė, lehtė tė largohet nga manitė e veta. Ēfarė kishin me dhėnė njerėzit nė mėnyrė qe tė largohen nga pirja e duhanit dhe alkoolit? Mjetin mė tė mirė dhe mė tė lirin qe ēdo njeri e ka prezent kur i nevojitėt nuk dinė ta shfrytėzojnė.

            Pėr tu ēmėsuar dikush nga pirja e duhanit, mjafton qe gjdo mbrėmje pasi qe tė shtrihet nė krevat, dhe pėr ēdo mėngjes kur gdhihet nga gjumi nė mėnyrė tė qetė dhe me gjysmė zėri nė formė pėshpėritėse, qe pėshpėritjen e vet mund tė kuptoi fjalė pėr fjalė:

            “Unė tugitem nga duhani. Pasi qe e marrė cigaren, mė villet”.

            Kėtė fjali duhet pėshpėritur nė formė tė cekur pesėmbėdhjetė deri njėzetė here. Tė disa gėrdia ndaj duhanit do tė filloi menjėherė tė nesėrmen, tė disa pas disa ditėve, ndėrsa tė disa kjo kohė do tė zgjatė mė shumė. Pa marrė parasysh periudhėn kohore me siguri ėshtė qe kėmbėngulėsia nė pėrdorimin e autosugjestionit do tė sjellė deri tė ēmėsuara e pirjes sė duhanit.
            Ashtu duhet vepruar edhe tė alkoolistėt. Tė tillėt duhet tė formulojnė fjalin sa vijon:

            Mua mė villet nga alkooli. Si tė marr alkoolin, mė villet”.

            Nė mėnyrė tė pandėrprerė dhe mė gjysmė zėri pėrsėritėt njėzetė here para gjumit nė mbrėmje dhe njėzet here nė mėngjes pas gdhirės. Pas njė kohe tė shkurtėr do tė hetoni veprimin e autosugjestionit.

            Kėta janė dy shembuj tė shprehive mė tė mėdha dėmtuese nga tė cilėt njerėzit, edhe pran vullnetit mė tė mirė, mė vėshtirėsi ēmėsohen. Pran kėtyre veseve, ka edhe vese tjera dėmtuese qe rrezikojnė shėndetin dhe nga tė cilėt ēdo njeri lehtė mund tė ēmėsohet, vetėm me pak durim.

            Duke e pėrfunduar kėtė parathėnie mbi Emil Kue-nė dhe metodat e tija, dėshiroi qe metodat e tija edhe tek ne tė njoftohen sa mė mirė dhe tė aplikohen nė shtresa tė gjėra shoqėrore vetėm e vetėm pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė njeriut. Kjo plotėsisht kishte mė i pėlqyer edhe vet qėllimeve tė Kue-sė, themeluesit tė kėsaj metode, si dhe tė miat si pėrkthyes ky libėr pėr tė gjithė lexuesit nė gjuhėn shqipe.

            Ky libėr nė vitin 1932 ėshtė shitė mbi 194.000 ekzemplarė vetėm nė Francė. Ėshtė e pėrkthyer nė katėrmbėdhjetė gjuhė tė huaja, andaj pėr kėtė arsye ėshtė e njohur dhe e pranuar nė terė botėn.

            “nuk na venė nė qarkullim vetėm vullneti por edhe emancipimi”


            Pejė, shtator 2004

 

 

            Nga libri i Emil Kou (Émile Coué), “Si tė zotėrojmė vetvetėn me ndihmėn e autosugjestionit tė vetėdijshėm”