Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Sresi post traumatik (1)

www.multikulti.org

       STRESI POST TRAUMATIK (1)

     Shumė njerėz mundohen t’i harrojnė pėrvojat nga tragjedia pėr tė mos menduar pėr te.    Edhe pse kjo ėshtė gjė natyrale pėr tė bėrė nuk mund tė ju ndihmon pėrgjithmonė pėr ta tejkaluar problemin. Njerėzit vazhdojnė ta pėrjetojnė tragjedinė nė mendjen e tyre dhe tė kenė ėndrra tė kėqija lidhur me tragjedinė.

 

 

            Kėto janė mendimet dhe ndjenjat e dy njerėzve qė kanė pėrjetuar incidente traumatike.

            “Ndjehem tmerrshėm, shumė i shqetėsuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenė kėshtu pėrpara. Aksidenti me veturė ka ndodh para 6 muajve por unė ende nuk ndjehem i sigurt nė veturė, ndjehem shumė i frikėsuar dhe mundohem t’i shmangem udhėtimeve kur ėshtė e mundshme. Mė paraftyrohet aksidenti dhe nuk mė hiqet nga mendja edhe gjatė gjumit, natėn ėndrrat janė tė kėqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapė edhe prapė ... jam i rraskapitur nga kjo ....”

            “Mėnyra se si mendoj pėr jetėn time mė ėshtė ndryshuar, vetėm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumė fajtore kur mendoj se kam mundur tė bėjė mė shumė pėr tė ia shpėtuar jetėn e shoqes qė ka vdekur. E rijetoj pėrvojėn ēdo herė, mendoj gjithmonė "vetėm ta kisha bėrė kėtė", "vetėm ta kisha bėrė atė".... Ndjehem shumė e plogėsht dhe nė depresion dhe shpesh ... nuk mund tė qetėsohem dhe frigohem, kam mundur tė vdes...., nuk mund tė mendoj pėr tė ardhmen..., ndjehem e paftė...”

            Nėse ju keni vuajtur nga ndonjė pėrvojė traumatike ju mund tė keni ndjenja tė njėjta.

            Kjo fletushkė ėshtė shkruar nga psikologėt pėr qėllim qė tė ju ndihmojė t’i kuptoni kėto reagime dhe ju ofron disa sugjerime praktike pėr tė ju ndihmuar t’i pėrballoni ndjenjat.

 

            Ēka ėshtė incident traumatik?

            Incident traumatik mund tė jetė ēdo gjė qė ėshtė jashtė nga ngjarjet ditore dhe ėshtė shumė shqetėsuese pėr dikė.

            Shumė gjėra mund tė kenė kėtė efekt. Mund tė jetė nga zjarri, aksidenti, vjedhjes nė shtėpi apo sulm personal, sulmit, tė jeni dėshmitar tė ndonjė rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund tė jetė rast i madh si fatkeqėsisė sė madhe qė pėrfshin disa njerėz apo ngjarje personale qė ju pėrfshin juve, shokėt/shoqet apo anėtarėt e familjes.

 

            Si reagojnė njerėzit pas incidentit traumatik?

            Kėto nė vijim janė disa nga reagimet qė ju mund t’i pėrjetoni pas ndonjė ngjarje tragjike. Nė pėrgjithėsi reagimet e njerėzve bėjnė pjesė nė tri grupe:

  • Pėrsėritja e pėrjetimit tė tragjedisė nė mendje.

  • Shmangia e gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi.

  • Ndjeheni mė shumė tė tendosur, tė nevrikosur apo mė shumė vigjilent se zakonisht.

  • Jeni nė depresion, qani.

            Mund tė ju ndihmojė tė shikoni se a i pėrjetoni kėto simptome.

           

            Ripėrtrirja e tragjedisė nė mendjen tuaj

  • Parafytyrim i ngjarjeve tė tragjedisė nė mendje (kjo shpesh quhet flashback qė do tė thotė kthim mbrapa)

  • Ėndrra shqetėsuese nga tragjedia apo ėndrra pėr gjėrat qė ju frikėsojnė.

  • Ndjeheni qė tragjedia do tė ndodh prapė – ndjenjė e fortė qė do ta pėrjetoni prapė tragjedinė.

  • Nėse kaloni nėpėr situatė apo ndjenjė qė ju pėrkujton tragjedinė dhe kjo ju shqetėson shumė.

  • Kur ju pėrkujtohen kujtimet apo situatat e tragjedisė dhe pėrjetoni reagime fizike shqetėsuese pėr shembull si rrahje e shpejtė e zemrės, marramendje etj.

 

            T’i shmangeni gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi

  • Mundoheni t’i shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave rreth tragjedisė.

  • Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerėzve qė ju pėrkujtojnė tragjedinė.

  • Nuk jeni nė gjendje tė mbani nė mend gjėrat rreth tragjedisė.

  • Humbni interesimin pėr jetė, ndjeheni tė ftohtė nga tė tjerėt apo nuk ndjeheni si pėrpara tragjedisė.

  • Ndjeni qė nuk do tė keni tė ardhme normale – ju duket qė jetoni nė kohė tė huazuar.

 

            Ndjeheni mė shumė tė tendosur dhe tė nevrikosur se zakonisht

  • Ndjeni zemėrim apo nevrikim

  • Nuk mund tė koncentroheni

  • Keni vėshtirėsi tė fleni

  • Ndjeheni shumė vigjilent tėrė kohėn dhe trembeni shumė lehtė.

  •  

            Reagimet nga stresi post traumatik mund tė na ndikojnė nė katėr mėnyra tė ndryshme:

  • Si ndjehemi

  • Mėnyrėn si mendojmė

  • Mėnyra se si trupi jonė funksionon

  • Mėnyra se si sillemi

            Ju mund tė kuptoni se si ndjeheni nėse i nėnvizoni simptomet e shėnuara, simptomet qė i pėrjetoni rregullisht:

 

            Si ndjeheni?

  • Nė ankth, tė shqetėsuar, tė brengosur, tė frikėsuar

  • Mendoni qė diēka e keqe do tė ndodh

  • Tė tendosur, tė ngurtė, tė trubulluar, nevrik

  • Jo-real, tė ēuditshėm, i paqartė, tė shkėputur

  • Nė depresion.

 

            Ēka ndodh me trupin tuaj?

            Zemra ju rrah shpejt dhe dridhet

  • Shtrengim nė gjoks

  • Muskujt janė tė ngurrosur

  • Lodhje, rraskapitje

  • Dhembje nė trup

  • Marramendje

  • Ndjeni panik

  • Nė depresion, tė humbur

  • Ndjeheni tė zemėruar

  • Qani

 

            Si mendoni?

  • Brengoseni vazhdimisht

  • Nuk mund tė koncentroheni

  • Pėrjetoni tragjedinė nė mendjen tuaj

  • E fajėsoni vetėn pjesėrisht apo plotėsisht pėr ngjarjen

  • Mendoni qė do tė ndodh prapė

  • Keni vėshtirėsi tė merrni vendime

  • Ndjeni keqardhje, turp apo hidhėrim

  • Mendime tė tėrbuara

  • Tė nevrikosur dhe tė frikėsuar

  • Turbullim nė stomak

  • Keni problem me gjumė dhe ėndrra tė kėqija

  • Trembeni shumė lehtė

 

            Ēka bėni?

  • Endeni poshtė e lartė

  • I shmangeni gjėrave qė ju kujtojnė ngjarjen

  • Nuk mund tė uleni dhe relaksoheni

  • I shmangeni njerėzve

  • Nuk dėshironi tė jeni vetėm

  • Jeni tė nevrikosur

  • I prishni marrėdhėniet

  • Pini alkool apo duhan mė shumė

  • Vareni nga tė tjerėt shumė

 

            Mendimet e zakonshme

  • Ishte faji im

  • Jam duke u ēmendur

  • Do tė pėrjetoj krize zemre

  • Po mė kontrollon mua

  • Nuk mund tė pėrballoj mė

  • Do tė mė bjerė tė fikėt

  • Pse u desh tė ndodh kjo

  • Nuk shoh arsye mė

 

            Pse reagojmė kaq fuqishėm pėr tragjedi?

            Ka disa arsye pse tragjeditė lėnė ndikim tė fuqishėm emocional nė njerėz.

            Sė pari, shpesh tragjeditė e dėmtojnė besimin elementar qė ne e kemi pėr jetėn, se jeta ėshtė mjaft e sigurt dhe jeta pėr ne ka kuptim, qėllim nė formė tė posaēme. Mund tė jetė se mėnyra si e shohim jetėn ėshtė dėmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dėshiruar apo pritur gjatė krizave.

            Sė dyti, tragjeditė zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjė paralajmėrim. Ne nuk kemi kohė t’i pėrshtatemi kėsaj pėrvoje tė re. Kjo zakonisht ėshtė jashtė pėrvojave tona normale dhe ne duhet tė ballafaqohemi me atė qė ėshtė e panjohur pėr ne dhe nuk kemi dituri si tė sillemi. Ju ndoshta jeni ndjehur qė do tė vdisni apo njerėzit pėrreth juve kanė vdekur dhe ju jeni tė tronditur.     Kur ndodh kėsilloj tragjedie mendja jonė e mbanė nė kujtesė traumėn me shumė fuqi, si mėnyrė natyrale pėr vetėmbrojtje pėr tu siguruar qė nuk do tė kaloni nėpėr asilloj situate prapė. Por si rezultat i kėsaj ju do tė mbeteni me reagime tė post traumatike tė pėrshkruara mė lartė.

 

            Si mund ti ndihmojė vetvetes?

            Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se reagimet qė i pėrjetoni janė shumė tė zakonshme pas ndonjė tragjedie, reagimet nuk janė shenja tė dobėsisė apo tė marrėzisė. Sugjerimet nė vijim mund tė ju ndihmojnė qė tė ia filloni t’i pėrballoni reagimet e post traumės. Gjėrat qė i pėrshkruajmė mund tė ju ndihmojnė:

  • Kuptoni tragjedinė

  • Tė merreni me parafytyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga tragjedia

  • Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemėrimin

  • Tejkaloni shmangien

  • Tejkaloni mėrzitjen

 

            Kuptimi i tragjedisė

            Mundohuni tė kuptoni sa mė shumė se ēka ka ndodhur. Kjo mund tė ju ndihmojė ta kuptoni ngjarjen mė qartėsisht. Kjo do tė ju ndihmojė tė shėroheni.

            Nėse njerėzit tė tjerė kanė qenė nė ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni pėr mendimet e tyre pėr ngjarjen. Bisedoni me viktimat e tjerė, personat nga shėrbimet shpėtuese apo kalimtarėt kėta mund tė jenė personat qė mund tė ju ndihmojnė tė kuptoni mė gjerėsisht se ēka ka ndodhur. Zakonisht nė kėto rrethana personat nga shėrbimet shpėtimtare janė nė gjendje tė ju ndihmojnė.

            Nėse mendoni pėr tragjedinė me njerėzit e tjerė mund tė ju ndihmojė. Ju ndoshta ndjeni qė tragjedia ju ka ndryshuar plotėsisht mėnyrėn se si keni menduar pėr jetėn, kėshtu qė ėshtė mirė tė mundoheni t’i sqaroni ndjenjat, bisedat me njerėz tė tjerė mund tė ju ndihmojnė ta bėni kėtė.

            Disa njerėz bisedojnė me shokė/shoqe, anėtarėt e familjes apo partnerin/en, tė tjerėt i qasen mjekut tė tyre pėr tė kėrkuar ndihmė. Disa njerėzve ju ka ndihmuar nėse i kanė shkruar pėrvojat e tyre.

            Mundohuni tė kaloni disa minuta pėr t’i menduar mėnyrat qė ju mund tė kuptoni se nėpėr ēka keni kaluar. Mundohuni t’i shkruani disa ide si:

  • Njerėzit bisedojnė pėr tragjedi pėr tė kuptuar se ēka ka ndodhur

  • Njerėz me tė cilėt mund tė bisedoni.

  • Gjėra qė mund tė bėni vetvetiu p.sh., tė shkruani pėrvojat tuaja

  • Tė merreni me parafytyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga tragjedia

 

            Shumė njerėz mundohen t’i harrojnė pėrvojat nga tragjedia pėr tė mos menduar pėr te.    Edhe pse kjo ėshtė gjė natyrale pėr tė bėrė nuk mund tė ju ndihmon pėrgjithmonė pėr ta tejkaluar problemin. Njerėzit vazhdojnė ta pėrjetojnė tragjedinė nė mendjen e tyre dhe tė kenė ėndrra tė kėqija lidhur me tragjedinė.

            Ėshtė vėrtetuar se njėra nga mėnyrat mė tė mira pėr t’i reduktuar pėrjetimet dhe ėndrrat e kėqija ėshtė duke bėrė kohė ēdo ditė pėr t’i rishikuar kujtimet e pakėndshme dhe ėndrrat.

            Shumė njerėzve ju ka ndihmuar nėse ēdo ditė pėr 20 minuta janė ulur tė qetė pėr t’i menduar apo pėr tė biseduar gjėrat apo pėr t’i shkruar disa shėnime rreth tragjedisė kėshtu qė parafytyrimet e padashura dhe ėndrrat e kėqija gradualisht janė bėrė tė parėndėsishme dhe nuk kanė ndodhur shpesh. Nėse shihni ėndrra tė kėqija e bėni kėtė para se tė bini nė gjumė.

            Ky proces ju ndihmon tė pėrfitoni kontroll tė kėtyre mendimeve nė vend se tė ju tejkalojnė juve. Ėshtė me rėndėsi tė mundoheni tė synoni nė anėn pozitive tė situatės tuaj tė tanishme kur ju bie nė mend pėrvoja e tragjedisė qė e keni pėrjetuar.

            Provoni kėto mėnyra:

  • Shkruani hollėsirat e parafytyrimeve dhe ėndrrave tė kėqija qė i pėrjetoni.

  • Gjeni kohė gjatė ditės pėr tė menduar se ēka ka ndodhur. Kjo duhet tė bėhet nė ambient tė qetė dhe tė sigurt.

  • Mendoni pėr gjėra pozitive pėr situatėn qė jeni tani: pėr shembull, "Unė kam mbijetuar kėtė dhe ende jam kėtu, Unė kam shoqe/shokė tė mirė qė mė pėrkrahin, Unė tani mund tė ia filloj tė planifikoj tė ardhmėrinė".

 

 

            Vazhdon...

 

   (2)