Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - DEPRESIONI, MANIA DHE FRIKA

Shkruan: Dr. Med. Xhevat HASANI

      

DEPRESIONI, MANIA DHE FRIKA

 

      Shenjat kryesore tė depresionit janė humbja e pjesshme ose e plotė e aftėsisė pėr t`u gėzuar, pėr tė dashur dhe pėr tu pikėlluar. Shenjat dytėsore tė depresionit varėn sipas shkallės dhe llojeve tė depresioneve. Kėshtu depresivėt sipas rastit vuajnė nga brengat, frikat dhe pasiguritė e tepruara lidhur me tė ardhmen. 

 

 

 

            Terminologjia – Emėrtimi depresion vjen nga fjala latine „deprimer  qė do tė thotė „me shtyp“, „me goditė“, „me ndrydhė“, „me rrėzuar diēka pėrdhe, me goditje“.

            Definicioni – Depresionet janė ērregullime psikike afektive qė shkojnė me humor/disponim/ tė rėnė. Me fjalė tė tjera depresioni paraqet spostim/rėnie/ tė instinkteve dhe tė epsheve, tė cilat paraqesin shtytje tė brendshme pėr aktivitete dhe procese jetėsore.

            Kohėzgjatja – Depresionet e patrajtuara (tė pashėruara) mund tė zgjasin nga disa muaj deri nė disa vite  derisa ato kronifikohen.

            Shpeshtėsia – Rreth  20% e tė tė gjithė njerėzve sė paku njėherė nė jetėn e tyre vuajnė nga depresionet.

            Prevalenca gjinore –   Femrat vuajnė nga depresionet mė shumė se meshkujt.

            Shkalla e depresioneve – Sipas rastit, depresionet mund tė jenė tė lehta, mesatare dhe tė rėnda.

 

            Llojet e depresioneve

            Mė i njohuri ėshtė depresioni bipolar i cili pėrbėhet nga episodi depresiv qė zgjatė dy-tre muaj dhe vazhdon si episod me mani, i cili po ashtu zgjatė dy-tre muaj. Episodet e tilla me depresion dhe mani ndėrrohen nė mėnyrė alternative dhe si tė patrajtuara  mund tė zgjasin pėr vite tė tėra.

            Depresioni neurotik shkaktohet nga faktorėt e jashtėm rrethanorė, pėrfshirė kėtu edhe ngarkesat psikike tė cilat krijohen nė mesin e anėtarėve tė familjes dhe tė tjerėve tė cilėt merren me pėrkujdesin e tė varėsuarve tė cilėt vuajnė njėkohėsisht edhe nga sėmundjet psikike.

 

            Shenjat  e depresionit:

            Shenjat kryesore tė depresionit janė humbja e pjesshme ose e plotė e aftėsisė pėr t`u gėzuar, pėr tė dashur dhe pėr tu pikėlluar.

            Shenjat dytėsore tė depresionit varėn sipas shkallės dhe llojeve tė depresioneve. Kėshtu depresivėt sipas rastit vuajnė nga brengat, frikat dhe pasiguritė e tepruara lidhur me tė ardhmen.  Ndjehen tė lėnė, tė braktisur, tė pa ndihmuar, tė pavlerė, tė paaftė e tė nėnvleftėsuar. Vuajnė nga lodhjet dhe pafuqitė trupore e shpirtėrore,  nga mungesa e koncentrimit dhe e vėmendjes, nga harresat, nga tė menduarit e ngadalėsuar, nga mendimet negative dhe pesimiste, nga  paaftėsia pėr tė pasur vullnet dhe pėr menduar pozitivisht, pėr tė dashur e pėr tė bėrė seks etj. Mė tej ata vuajnė nga ērregullimet e gjumit, zgjuarja e vėshtirė nė mėngjespa asnjė shpresė e vullnet. Kėshtu ėshtė i njohur depresioni i thellė i mėngjesit dhe i paradites, i cili zakonisht pėrmirėsohet gjatė pasditeve dhe mbrėmjeve. Edhe humbja e oreksit, marrja e pakėt e ushqimit dhe humbja e peshės janė shenja tė depresionit. Dhe sė fundi pjesė e shenjave tė depresionit janė edhe njė seri simptomash trupore si p. sh: topitjet e kokės, ndjenja e kokės  sė tejmbushur ose  zbrazur, pengesat nė frymėmarrje (lėmshi topi nė fyt apo nė gjoks), pengesat e barkut (topi, lėmshi nė lukth), dhimbjet e muskujve tė qafės tė shpatullave, tė kurrizit etj.

 

            Mania

            Terminologjia – Emėrtimi mani rrjedhė nga fjala greke maniaqė do tė thotė  shpėrthim, zemėrim, tėrbim, ēmenduri, marrėzi.

            Definicioni – Mania si edhe depresioni paraqet njė ērregullim afektiv me humor (disponim) dhe shtytje tė brendshme (instinkte dhe epshe) tė rritura mbi nivelin e zakonshėm tė normalitetit.

            Kohėzgjatja – Gjendjet me mani quhen episode me mani tė cilat zgjasin dy-tre muaj. Te depresioni bipolar episodet me mani i vijnė pas episodeve me depresion.

 

 

 

            Shenjat e manisė:

            Tejngacmueshmėria si pasojė e rritjes sė shtytjeve tė brendshme.

            Humori (disponimi) i rritur dhe intensiv.

            Rritja e vetėdijes dhe e kthjelltėsisė mendore pa ndonjė arsye.

            Aktivitete trupore dhe mendore tė vazhdueshme pėr pa gjetur qetėsim.

            Ndjeshmėri e pakėt deri e munguar nė raport me nevojat e tė tjerėve.

            Veprime dhe sjellje tė guximshme tė papenguara /tė pakontrolluara.

            Ardhja e vazhdueshme dhe e shpejtė e ideve tė reja njėra pas tjetrės pėr shkak tė asociacioneve tė shumta.

            Gjatė bisedės ikje (shmangie) nga tema kryesore  dhe marrje me tema dytėsore pa u kthyer sėrish te tema kryesore.

            Biseda e vazhdueshme pa pikė e pa presje (logorea) sa qė tjetri e ka vėshtirė ta kuptoj.

            Paranoja e madhėshtisė nė formėn e mendjemadhėsisė (megalomanisė).

            Rėnie e vėmendjes nė raport me ambientin pėr shkak tė angazhimit intensiv me idetė vetanake.

            Rėnie drastike e nevojės pėr tė fjetur.

 

            Aspekti specifik:

            Te tė co-varėsuarit (familjarėt dhe tė tjerėt) pėr shkak tė ngarkesave enorme me rastin e pėrkujdesjes intensive tė tė varėsuarve me ērregullime psikike, herė pas here mund tė vuajnė nga depresionet episodike, tė shoqėruara ose jo me episode tė manisė.

 

            Kėshilla:

            Tė co-varėsuarit duhet qė me kohė ta kėrkojnė shėrimin e tyre nga personat profesionistė: psikiatrat dhe psikologėt.

            Sipas rastit ata pėrveē psikoterapive duhet tė marrin edhe antidepresiv.

 

            2. Ērregullimet e frikės

 

            Aspekti i pėrgjithshėm:

            Terminologjia – Fjala greke „pfobos“ do tė thotė „frikė, trembje nga objektet e caktuara“, p. sh: hidrofobia nėnkupton frika nga uji, tanapfobia nėnkupton frikėn nga vdekja, klaustrofobia paraqet frikėn nga ambientet e ngushta. Sipas objektit i cili shkakton frikė, fobitė janė tė shumta.

            Ēka ėshtė frika normale - Jo ēdo frikė paraqet ērregullim tė frikės. Frika optimale paraqet njė afekt emocional normal dhe tė domosdoshėm, pėrkatėsish njė alarm tė dobishėm nė raport me kėrcėnimet dhe rreziqet reale qė i kanosen njeriut.

            Ēka ėshtė frika patologjike ose frika e ērregulluar, e sėmurė – Frika patologjike ose e sėmurė paraqet frikėn e tepruar ose tė pakėsuar ndaj faktorėve kėrcėnues e rrezikues pėr shkak tė ērregullimeve tė frikės.

            Kur ndodh frika e ērregulluar –  Frika e ērregulluar/e sėmurė ose patologjike/ndodh sa herė qė rrezikshmėria e njė fenomeni real mbivlerėsohet ose nėnvlerėsohet.

            Frika nė formėn e atakut panik  ndodhė pa ndonjė rrezik real.

 

            Llojet e frikave

            Llojet e frikave janė tė shumta, por frikat kryesisht ndahen nė:

            – Nė frika tė pėrgjithshme ose jospecifike tė cilat nuk kanė tė bėjnė me frikat nga objekte dhe situata tė veēanta e tė caktuara, dhe

            – Frika tė veēanta ose specifike tė cilat kanė tė bėjnė me frikat nga objekte e situata tė caktuara.

 

            Si shfaqet frika e ērregulluar

            Kur frika i mbizotėron emocionet dhe sjelljet e tė goditurve ajo paraqet ērregullim dhe diagnozė nė vetvete, kurse kur ajo paraqitėt nė kuadėr tė ērregullimeve tė tjera psikike, paraqet vetėm njė simptomė tė ērregullimeve tė tilla.

            Ka pak ērregullime psikike qė nuk e kanė simptomėn e frikės.

 

            Aspekti specifik:

            Duke pasur parasysh se tė varėsuarit nga mjetet varėsuese tė cilėt vuajnė njėkohėsisht edhe nga ērregullimet psikike, sipas rastit mund tė bėjnė veprime kėrcėnuese dhe tė rrezikshme  ndaj tė tjerėve dhe sipas rastit edhe ndaj vetes, tė co-varėsuarit (anėtarėt e familjes dhe tė tjerėt) jetojnė me frikė se ēfarė veprimi tė papritur mund tė ndėrmarrin tė varėsuarit me ērregullime psikike nė secilin moment tė ardhshėm. Me fjalė tė tjera tė co-varėsuarit janė vazhdimisht nė frikė dhe pritje tė veprimeve tė mundshme tė rrezikshme tė tė goditurve.  Frika e tillė ėshtė e pėrgjithshme dhe jospecifike sepse nuk ėshtė fobi nga ndonjė objekt i caktuar. Me kalimin e kohės dhe sipas rastit te tė co-varėsuarit mund tė paraqitėn edhe fobi specifike qė kanė tė bėjnė me objekte tė caktuara.

 

            Kėshilla

            Tė co-varėsuarit qė vuajnė nga ērregullimet e frikės duhet tė trajtohen nga personat profesionist, psikiatėr dhe psikolog me arsimime plotėsuese pėr trajtimin dhe shėrimin e frikės.

 

http://www.albinfo.ch/depresioni-mania-dhe-frika/#sthash.H9KxYFce.dpuf