.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Stresi

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

        STRESI

   

 

      Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj.

 

            Pothuajse tė gjithė ne, nė njė formė ose tjetėr ballafaqohemi ose jemi ballafaquar me tė, pasi stresi ėshtė i pashmangshėm gjatė periudhės jetėsore. Mirėpo, sa herė qė pėrmendet ky nocion, shumica e njerėzve krijojnė njė imazh tė gabuar, duke e lidhur atė gjithnjė me pėrjetime negative. Por nė fakt psikologjia njehė dy lloj stresesh: stresin negativ ose tė dėmshėm - distresin, si dhe stresin pozitiv ose tė dobishėm - eustresin.

            Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj. Tė gjithė ne kemi nevojė pėr tendosje dhe shtendosje, qė ėshtė njė princip bazė i proceseve biologjike dhe psikologjike.    Pra siē mund tė kuptohet stresi ėshtė i rėndėsishėm nė jetė, e sidomos stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzėnėsia e dėshiruar, marrja e njė note tė mirė, diplomimi etj. Ai ėshtė nganjėherė i domosdoshėm qė tė na motivoj tė bėjmė njė jetė mė intensive. Megjithatė, stresi duhet tė mbahet nė kufijtė e tolerancės, pėrndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shėndetin. Mirėpo, a mund t’ju rezistoj njeriu i ditėve tė sotme shqetėsimeve tė pėrditshme, shpesh rutinore qė na ngacmojnė hap pas hapi?

            Problemet financiare, presioni kohės, shqetėsimet familjare e shoqėrore, mungesa e infrastrukturės, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet etj. janė ndėr faktorė kryesor qė ushtrojnė presion ndaj nesh e tė cilave ne duhet tu pėrshtatemi. Kėto kėrkesa nganjėherė mund tė jenė tė vėshtira pėr tu pėrballuar nga aftėsitė tona, dhe mos pėrmbushja e tyre e mban organizmin nė tension tė vazhdueshėm, i cili pėrben kėrcėnim serioz ndaj mirėqenies sonė. Ky nivel i stresit tė vazhdueshėm provokon ndryshime tė mėdha psiko-fizike, sa qė mė kohė mund tė rezultojnė dhe mė sėmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter te ato kardiovaskulare.

            Por si tė mposhtet shtresi?

            Shkenca ka arritur tė identifikoj mjaftė shkatarė qė provokojnė stresin dhe t’i evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir tė gjėj shtegun e kurimit tė tyre! Pėrballimi dhe mposhtja e stresit mbetet ende sfidė serioze pėr medicinėn aktuale! Pėrveē terapive psiko-analitike dhe tabletave tė shumėllojshme, mjekėsia nuk arriti tė bėjė ndonjė hapė mė serioz nė kėtė drejtim. Kjo i detyron njerėzit, tė zhgėnjyer nga terapitė konvencionale, tė kėrkojnė edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative tė shėrimit tek tė cilat ndonjėherė edhe gjejnė rrugėn e duhur.

            Foramt e shėrimit alternativ nuk janė ndonjė risi e ditėv tona. Ato datojnė qė nga lashtėsia. Edhe mjekėsia nuk i mohon mundėsit alternative tė shėrimit, bile pėrkundrazi, nė rastet stresuese edhe i preferon ato.

            Mėnyrat e shumta relaksuese siē janė: format medituese tė budistėve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisė dhe baraspeshės, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtė etj, janė treguar shumė efektive tek problemet me karakter stresues, e qė si rezultat pėrfundimtar edhe kanė harmonizim e natyrshėm tė shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonė me ambientin e jashtėm nė pėrgjithėsi.