Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - SPIRITUALITETI NĖ HAPĖSIRĖ MES SHKENCĖS DHE ARTIT

Shkruan: Dr. Albert FRASHĖRI

www.explorerunivers.com

SPIRITUALITETI NĖ HAPĖSIRĖ MES SHKENCĖS DHE ARTIT

        Shpirti pėrfaqėson botėn e brendshme te njeriut, atė qė intuitivisht quajmė spiritualitet. Pėrfytyroni njė njeri tė pasur, por qė vendos tė mos punojė. Ai hyn shpejt nė njė krizė tė rėndė ekzistenciale, qė ne zakonisht e quajmė krizė shpirtėnore. Duke qenė shpirti autor jo vetėm i jetės emocionale, por edhe i veprimtarisė njohėse tė tij, duhet tė dallojmė nė botėn tonė atė pamje tė spiritualitetit qė buron pikėrisht nga procesi i njohjes, i kėrkimit tė vazhdueshėm, etj..

 

           

            Nė kėtė essč jam pėrpjekur tė shoh shkurtimisht disa pamje tė spiritualitetit, si njė shfaqje themelore e Njeriut nė kohėn e sotme. Spiritualiteti lidhet jo vetėm me ndjenjat, por e kryesisht me veprimtarinė intelektuale tė Njeriut, qė shfaqet me tė gjithė madhėshtinė e vet nė hapėsirėn mes shkencės dhe artit.

            E gjykoj tė nevojshme kėtė pėrsiatje, sepse nė kohėn tonė gjithmonė e ma tepėr flitet pėr njė farė krizė shpirtnore tė njeriut. Gėzimi i jetės lidhet jo vetėm mė dėfrimin nė kuptimin mė tė varfėn tė fjalės, por edhe me pamjen intelektuale tė ekzistencės sonė, pavarėsisht nga niveli arsimor i qytetarit. Kjo lidhet me gjendjen dhe marrėdhanien e tij me shoqėrinė (e ndėrlikuar nė tanėsinė e saj) dhe nuk ashtė njė problem i ri. Kjo do konsideruar mjaft e randėsishme pėr qytetarin tonė, qė jeton sot trasformime intensive tė shoqėrisė, qė duke lanė pas periudhėn e errėt tė regjimit totalitar, fillon tė ballafaqohet me probleme tė modernizimit.

            Filozofi dhe teologu danez Sųren Kierkegaard (1813 –1855), pėrmasėn ekzistenciale tė njeriut e shihte nė dy pamje themelore tė saj. Sė pari dėshpėrimin, qė sipas tij buron nga raporti i njeriut me veten. Sė dyti, nė ankthin, qė lidhet me raportin e njeriut me botėn. Kjo e fundit, sipas Kierkegaard shfaqet si ndjenjė boshlleku qė lind nga pamundėsia e njeriut pėr tė qenė i vetėmjaftueshėm pa ndihmėn e Zotit. Pra filozofi danez e shtron problemin e ekzistences njerėzore nė dy rrafshe: nė ate tė individualitetit dhe sė dyti nė marrėdhanien e njeriut me Perėndinė. Ky konceptim i krijuar nga Kierkegaard, ashtė i kushtėzuar edhe nga formimi kulturor i tij, si teolog.

            Ekzistencialistėt e shekullit XX kryesisht janė laikė o ateistė francezė, pra pak tė prirun kah doktrina fetare. Ndėrsa pėr filozofin danez, individi pėr zgjedhjet e lira tė tij ashtė pėrgjegjės kryesisht para Zotit, pėr ekzistencialistin ateist tė kohės sonė, njeriu i pėrgjigjet vetėm ndėrgjegjes vetiake. Unė do tė shtoja se pėr tė dyja kėto kategori, besimtar apo laik, secili ka parimet e veta tė jetės: individuale laike apo parime tė formuara nė njė mjedis fetar e qė mė pas, bindja dhe besimi nė Zotin, i bėn vetiake ato parime. Botėkuptimi i njeriut pėrmban bindjet dhe normat e sjelljes sė tij, pra nė njė farė mėnyre mbetet nga hera njė botėkuptim individual, qė orienton jetėn e individit.

            Nė kuptimin ma tė pėrgjithshėm tė fjalės, nė kėtė kuadėr merr randėsi tė veēantė problemi i spiritualitetit. Pėr kėte quaj tė nevojshme tė them dy fjalė pėr modelin e njeriut siē vjen nga lashtėsia e me tė cilin lidhet spiritualiteti. [Edhe pse kjo pėrsiatje sheh vetėm njė nga pamjet e spiritualitetit, ate qė lidhet me kėrkimin e tė vėrtetės nė hapėsirėn mes artit e shkencės.] Koncepti mbi njeriun si binom Trup e Shpirt lind me Sokratin, sikundėr na e sjell nė veprat e tij Platoni. Shpirti shfaqet tek njeriu nė ēastin e lindjes dhe e braktis trupin pas vdekjes. Shpirti, sipas Platonit, ashtė burim i pastėrtisė, ndjenjave, arsyetimit dhe dijes.

            Pra ashtė shpirti qė pėrcakton edhe personalitetin e njeriut. Ashtė shumė interesant se si kjo lidhet mė pas me konceptin e njohjes (shqisore dhe intelektive). Pra shpirti pėrfaqėson botėn e brendshme te njeriut, atė qė intuitivisht quajmė spiritualitet. Pėrfytyroni njė njeri tė pasur, por qė vendos tė mos punojė. Ai hyn shpejt nė njė krizė tė rėndė ekzistenciale, qė ne zakonisht e quajmė krizė shpirtėnore. Duke qenė shpirti autor jo vetėm i jetės emocionale, por edhe i veprimtarisė njohėse tė tij, duhet tė dallojmė nė botėn tonė atė pamje tė spiritualitetit qė buron pikėrisht nga procesi i njohjes, i kėrkimit tė vazhdueshėm, etj.. Ky proces i njohjes njerėzore nuk do identifikuar me studimin nė kuptimin skolastik tė fjalės.

            Interpretimi ma i drejtė i saj do tė ishte aftėsia e njeriut pėr tė vėzhguar, pėr tė gjykuar e arsyetuar, pėr tė bėrė hipoteza e pėr tė kėrkuar verifikimin e tyre. Bujku, punon, vrojton dhe ka interes e kuriozitet tė kuptojė se ēfarė e pengon, fjala vjen, rritjen e bimės. Ai nė thelb ashtė nė kėrkim tė njė tė vėrtete, dhe ky kėrkim pa laps e letėr nė duar, pėrmban pamje emocionale dhe intelektive. Kjo veprimtari njerėzore pėrbėn konceptin e Urtėsisė, sikundėr e njohim qė nga lashtėsia e tė parėve tanė. Ka plot njerėz tė shkolluar rreth nesh qė shquhen pėr mediokritet. E sa tė tjerė qė, edhe pse pak tė arsimuar, dallohen si njerėz tė urtė, tė ditur.

            Pas Sokratit e Platonit, Aristoteli mendonte qė shpirti nuk ashtė i veēuar nga trupi, por pėrputhet me formėn e tij si pjesė e pandashme e njeriut. Pra sipas tij shpirti ashtė i vdekshėm. Sidoqofte te grekėt mbizotėronte bindja sipas sė cilės parimi i pėrjetėsisė prehet ne shpirtin intelektiv, burim i mendimit racional qė udhėheq njohjen, vullnetin dhe zgjedhjet e njeriut. Tek Sokrati dhe Platoni dija ka karakterin e reminishencės, d.m.th. tė kujtimeve qė mbeten tė pėrjetshme nė saje tė shpirtit qė rishfaqet edhe nė tė tjera jetė.

            Doktrina kristiane pėrpunoi modelin e Trinisė sė Shenjtė, i ngjashėm me binomin Trup e Shpirt. Shkurtimisht: Trinia e Shenjtė ashtė Perėndia, Krishti si pamje e Zotit mbi Tokė dhe Fryma e Shenjtė; keto janė tre pamje tė Perėndisė. Njeriu gjithashtu konsiderohet njė trinģ si tėrėsi e Frymės, Shpirtit dhe Trupit. Ungjilli e sheh njeriun si harmoni tė kėtyre tre elementeve. Perėndia nga materia ndėrtoi trupin, tė cilit i dha nga Fryma e Shenjtė e tij. Kur kjo frymė depėrton trupin, krijohet shpirti, qė bashkė me frymėn dhe trupin formojnė njeriun si njė trinģ. Nė funksionin e vet, shpirti ashtė i pavarur nga fryma e trupi dhe bėhet burim i personalitetit, i vendimeve qe njeriu merr, i ndjenjave, mendimeve, etj.

            Pra njeriu ashtė shpirti jetėsor, qė konceptimi kristian e quan tė pavarun nė jetėn e njeriut. Natyrisht nuk mund tė pėrjashtohet ndikimi i Frymės mbi shpirtin. Spiritualiteti i njeriut, nė kėtė konceptim, do tė varej edhe nga raporti qė njeriu ka me Zotin, sikundėr ngul kambė danezi Kierkegaard. Besimi i individit te Perėndia ashtė e qartė qė e ndikon thellėsisht sipitualitetin e tij. Pėr laikun do tė thoja qė spiritualiteti ndikohet edhe nga raporti qė ai ka me botėkuptimin e vet, d.m.th. sa veprimet, jeta qė bėn pajtohen me idetė dhe bindjet e tij.

            Kėrkimi i tė vėrtetėse dhe pėr islamizmin pėrbėn pamjen kryesore tė spiritualitetit, pra qė pėrcakton natyrėn tonė njerėzore. E pėrbashkėta e modeleve sokratiane, kristiane e islamike qėndron nė faktin qė secila i jap randėsi tė madhe udhės kah e vėrteta: kėrko tė vėrtetėn dhe do tė jesh njeri i lirė, ky thelb i pėrbashkėt i tre koncepteve mbi Njeriun, ashtė i lidhur ngushtė me spiritualitetin. Cila do tė ishte arėsyeja e kėsaj ideje tė pėrbashkėt nė kėto tre konceptime kardinale? Mendoj qė pėrgjigjja duhet kėrkuar nė faktin qė kėto tre kėndvėshtrime janė formuar nė pellgun mesdhetar nėn ndikimin e fortė tė racionalizmit grek. Ideja, qė zen fill me Sokratin e Platonin, sipas sė cilės kėrkimi i tė vėrtetės pėrban ēlirimin e Njeriut dhe pėrcakton thelbin njerėzor tė tij, pranohet nė forma tė ndryshme edhe nga konceptimet doktrinale tė mavonshme.

            Nuk na shpėton nga vemendja karakteri universal i kėtij parimi, qė e dallon njeriun nga pjesa tjetėr e Natyres. Nė kėtė parim gjen arsyen e vet zhvillimi harmonioz i universit tė kombit shqiptar; kam parasysh laicitetin e mirefilltė tė etėrve rilindas, nė prani tė tre besimeve fetare tė ndryshme. Ende sot na mahnit paraqitja e botės nė mėnyrė aq harmonike nė poezinė e Naimit, kur i kėndon Natyrės dhe Perėndisė, apo e vėrteta shprehur nga Vaso Pasha mbi shqiptarinė si feja e vėrtetė e kombit tonė, thelbi i paqes mes besimeve fetare tė trojeve shqiptare. Ky laiēizėm gjen pamjen dhe arsyen e vet mė gjeniale pikėrisht nė kėte thelb tė pėrbashkėt tė tre konceptimeve: sokratian, kristian e islamik. Kush do tė bashkojė e tė harmonizoje e gjen faktorin e pėrbashkėt nė ēdo realitet, sikundėr e gjetėn etėrit tanė rilindas.

            I quajta tė nevojshme kėto sqarime pėr tė patur njė ide ma tė qartė lidhur me spiritualitetin, sikundėr keto na arrijnė nga antikiteti dhe doktrina fetare. Nocioni i spiritualitetit mbijeton nė ndėrgjegjen e secilit nga ne, me ndryshimet qė evolucioni kulturor mijravjeēar ka sjellė. Kuptimi qė kemi pėr spiritualitetin nuk ashtė me domosdo i lidhur me modelet e masipėrme. Ne, objektivisht kemi ndjenja e kuriozitet intelektual qė sė bashku i japin karakter njerėzor qėnies sonė, thjesht biologjike.

 

 

            Tani le tė kthehemi shkurtimisht nė ēeshtjen tonė qė ka tė bajė me shkencėn e artin.

            Mes artit dhe spiritualitetit, duke dashur tė kuptojmė thelbin e ekzistencės sonė dhe pamjet e shumta tė saj, objektivisht nuk ashtė e mundur pa fillin udhėrrėfyes tė mendimit shkencor. (Sepse tek arti, tė menduarit shkencor ėshtė i natyrshėm e spontan, sikundėr nė teoritė ma tė rafinuara liria e mendimit dhe fantazia janė gjithmonė tė pranishme si thelb i proēesit tė kėrkimit.)

            Nga ana tjetėr vetėm pėrqasja shkencore nuk ashtė e mjaftueshme pėr tė zhbiruar nė labirintin e problemeve tė tilla komplekse. Njė nga tiparet qė e dallon Njeriun nga speciet e tjera, ashtė kurioziteti. Prej tij buron ngasja kah kėrkimi nė format ma tė ndryshme qė mund tė pėrfytyrojmė. Mendoj gjithmonė Leonardo da Vinēin, qė edhe pse nuk ashtė njė shkencėtar i mirėfilltė, shpreh ma qartė se ēdo figurė tjetėr, kuptimin e thellė tė kuriozitetit dhe kėrkimit njerėzor. Talenti i jashtėzakonshėm nė fushėn e kėrkimit e ka shndėrruar nė legjendė figurėn e tij, qė ashtė unikale nė historinė e mendimit dhe veprimit njerėzor: ai shprehu mrekullisht ate mendim intrigues qė nė hapėsirėn mes artit dhe shkencės, kėrkon tė vėrtetėn. Ishte kjo arsyeja qė mendimet dhe krijimet e tij e tejkaluan kohėn e Leonardos dhe u banė burim frymėzimi dhe idesh tė reja deri edhe nė kohėn tonė.

            Ai dhe Einstein janė dy figura tepėr tė veēanta, sepse arritėn tė kuptojnė njejtėsinė, unitaritetin e veprimit nė kėrkimin, nė hulumtimin njerėzor, dy pamjet themelore tė tė cilit janė shkenca dhe arti. Einstein mendonte qė asnjė figurė nuk mund tė kuptojė ma mirė e ma thellė se shkencėtari harmoninė e pafund tė Gjithėsisė, magjinė dhe bukurinė e saj. Kjo qė ai shkruan nė essenė, "Si e shoh unė botėn", mendoj qė na bind plotėsisht nėse pranojmė qė Bukuria nuk ashtė thjesht vetėm ajo qė shohim, por sidomos ajo qė kuptojmė tė fshehur nė thelbin e teorive shkencore, tė veprave artistike si edhe nė labirintin e pafund tė vetė Njeriut. Mendoj qė asnjė artist a shkencėtar nuk ka mundur tė kuptojė kėtė tė vėrtetė ma mirė se ato dy figura. Leonardo da Vinēi dhe Einsteini me veprėn gjeniale tė tyre vėrtetuan pikėrisht qė kurioziteti dhe shpirti i kėrkimit janė njė i vetėm dhe se arti e shkenca janė dy pamje tė kėrkimit, nė kuptimin ma tė pėrgjithshėm tė tij.

            Nė historinė njerėzore vėzhgimi, hulumtimi, eksperimentimi kanė ndikuar thellėsisht emancipimin e Njeriut. Psalmi sipas tė cilit, kėrkimi i tė vėrtetės tė ēon kah liria, ka rranjė nė evolucionin kulturor tė shoqėrise. Sokrati mendonte qė ēka i jep dinjitet jetės sonė ashtė proēesi i njohjes, udha qė na ēon kah zbulimi i tė vėrtetės. Nuk duhet tė mendojmė qė ky dinjitet lidhet vetėm me shkollimin. Einstein mendonte qė urtėsia (nė kuptimin e diturisė) nuk ashtė frut vetėm i arsimimit, por sidomos i pėrpjekjes pėr tė qenė i tillė, pėrpjekje qė zgjat gjithė jetėn. Njeriu i urtė shndėrron nė dije ēdo eksperiencė jetėsore, sepse ai gjykon, mendon e analizon veprimet e veta, dyshon nė dijen ekzistuese dhe kėrkon pėrsosmėninė e saj.

            Nga disa pikėpamje, sjell trishtim pėrsiatja mbi kėto anė befasuese e tė magjishme tė misterit qė na rrethon. Kam parasysh misterin si njė entitet tė Gjithėsisė. Ashtė e trishtueshme pikėrisht pse ndjehemi tė varfėr nė dijet tona tė kufizuara. Nga ana tjetėr, po kjo ndjeshmėri ndaj varfėrisė intelektuale, dėshmon urtėsinė dhe dijen e vėrtetė, tė paktėn nė konceptimin sokratian. Pra ashtu, i urtė si Sokrati, Njeriu vazhdon udhėn e pasosur tė kėrkimit tė sė vėrtetės. Dhe kjo udhė e ēon gjithmonė e ma pranė emancipimit dhe lirisė individuale. Harmonia e lirive individuale nė kaosin e shoqėrisė njerėzore, na ēon kah liria kolektive, themel i demokracisė. Ky i fundit, mendoj tė jetė njė ideal ende mjaft i ndėrlikuar, sepse kryesisht ne vazhdojmė tė gėzojmė iluzionin e demokracisė.

            Mė lart e quajta misterin si njė entitet tė Gjithėsisė. Kjo mund tė duket e ēuditėshme e tė mos pranohet nga tė tjerė, madje mund tė krijojė ndonjė dyshim. Unė, pėrkundrazi, nuk e shkruajta rastesisht ate mendim. Pėrvoja mijravjeēare e kėrkimit njerėzor na ban tė besojmė qė ndėrmjet realitetit tė mirėfilltė (trashendental) dhe modelit racional, me tė cilin Njeriu e plasmon atė, ka njė kufi, njė limit tė pakapėrcyeshėm nga ana jonė. Mund tė sjell shembullin e njė numri irracional, p.sh. rrėnja katrore e numrit 2.

            Ky ekziston realisht nė shumė forma tė ekzistencės sonė. Ne e perceptojmė atė nė njė formė tė pėrafėrt racionale dhe objektivisht nuk mund ta zotėrojmė kurrė nė tanėsinė e saj. Pra ai numėr pėrbėn njė entitet real qė nė njė farė mėnyre ekziston nė ndėrgjegjen tonė nė formen e dijes, por si tė vėrtetė ne e disponojmė vetėm pjesėrisht.

            Misteri, siē e pėrcaktova mė lart, ashtė pikėrisht kjo zonė e hirtė qė fsheh primatin e Natyrės, intimitetin e paarritshėm tė saj. Njeriu si pjesė e Natyrės, objektivisht nuk mund tė depėrtojė nė tė gjitha tė fshehtat e saj. Njė vėzhgues brenda njė kulle nuk mund tė krijojė njė ide tė qartė pėr pamjen e jashtme tė kullės. Kjo zonė e errėt dhe intime, qė pėrcaktova si mister tė Natyrės, shndrrohet nė njė fushė kėrkimi tė pėrbashkėt nga shkenca dhe arti.

            Nė studimin e teorisė tė sistemeve dinamikė abstrakte, njohim gjendje fizike tė ekuilibrit dinamik qė janė limite tė evolucionit tė atij sistemi. Pėr disa nga kėto gjendje fizike sistemi kalon tėrėsisht nė to pėr njė kohė tė fundme, pra ato gjendje shndrrohen ne njė realitet tė sistemit. Nė tė tjera raste, sistemit i duhet nje kohė e pafundme pėr tu tjetėrsuar nė atė gjendje fizike, pra nuk e arrin kurrė ate, pėrveē se afėrsisht. Tė tilla, fjala vjen, janė regjimet e qėndrueshme asimptotike tė Van der Polit, kah tė cilat tenton njė sistem pa u identifikuar tanėsisht me tė. Nė ngjashmėri me kėte dukuri, Universi dhe cilėsitė e tij, tė pafundme nė kohė, nuk mund tė rroken nė tėrėsinė e tyre nga Njeriu.

            Ky entitet, mister i Gjithėsisė do parė si njė cilėsi themelore e vetė Universit, pra dhe e njohjes njerėzore. Nė labirintet e kėtij entiteti, mister i pafundėm i Natyrės e qė magjeps personazhe si Leonardo da Vinēi e Albert Einstein, duhet tė ketė zanė fill spiritualiteti i njeriut. Ky spiritualitet ashtė shprehje e atij misteri, Meka e kuriozitetin tonė.

            Le tė pranojmė, sipas tė gjitha modeleve (teorive), qė spiritualiteti nė thelb ashtė shprehje e botės sė brendshme tė njeriut, e shpirtit jetėsor tė tij. Kujtojmė gjithashtu qė njohja shqisore dhe intelektive bashkė me ndjenjat, janė diskriminanti themelor qė dallon specien sonė nga format e tjera jetėsore tė njohura prej nesh. Atėhere del e qartė qė ajo zona e hirtė qė fsheh mistere tė Natyrės dhe Gjithėsisė, ai entitet aq tėrheqės pėr specien njerėzore, pėrban burimin kryesor tė spiritualitetit. Jam i prirun tė shtoj qė edhe portreti i njė tė riu tė dashuruar, nuk mund tė ezaurojė pafundėsinė e sjelljeve njerėzore ne lidhje me kėto ndjenja. Artisti me muzikėn e vet, qė shpesh herė e perceptojmė si njė krijim hyjnor, me poezinė e vargjeve tė pafund, me penelin qė zbulon botėn e brendshme tė njeriut, a nuk ashtė njė hulumtues i hollė i natyrės njerėzore? Ky hulumtim, kėrkim nga ana e vet ashtė burim emocionesh tė mėdha pėr artistin e shkencėtarin, duke e pasuruar jetėn me thelbin njerėzor tė qenies sonė.

            Ne nuk mund tė mos gėzojmė praninė e kėtij misteri. Ai ruan intimitetin e Gjithėsisė nga banaliteti njerėzor, ai mban tė gjallė kuriozitetin tonė, motiv themelor pėr ekzistencėn e njeriut. Pėrndryshe do tė ishim thjeshtuar nė skllevėr tė mediokritetit e tė kotėsisė, tė etjes pėr pushtet e pėr pasuri. Ajo kėrshėri ka qenė e do tė jetė motori i ēdo kėrkimi njerėzor nė fushėn e artit e tė shkencės. Nuk mund tė ekzistojė njė teori e aftė tė na rrėfejė tė gjitha tė vėrtetat qė fshihen nė labirintet e Gjithėsisė e tė Natyrės. Nuk mund tė krijohet njė portret qė tė na zbulojė tė gjitha pamjet e natyrės njerėzore, sjellje e ndjenja tė tij.

            Quaj me vend t’i kujtoj ndėrgjegjes sonė ate parim tė qytetėrimeve tė lashta, sipas tė cilit sa ma shumė tė mėsojmė, aq ma shumė befasohemi me morinė e problemeve tė reja, me mungesėn e pėrsosmėrisė sė teorive ekzistuese dhe me fushat e reja tė kėrkimit.

            Me kėrkim njerėzor nėnkuptoj aspektin thelbėsor tė tij qė nis me pėrvojat personale e tė grupit e qė hap pas hapi shndrrohen nė njohuri. Kėshtu Njeriu me kėrkimin dhe pėrsiatjen individuale synon kah tė vėrteta tė reja e drejt njė raporti ma bindės me Perėndinė. Kjo ecuri e shndrron ate nė njė qenie ma pak tė vuajtur e ma tė lirė.

            Kėto pamje tė spiritualitetit i shohim tė shprehura me art tė madh nė poezinė e Naim Frashėrit. Krijimet poetike tė kėtij poeti filozof, qė u banė themel i ndėrgjegjes kombėtare, kanė edhe vlera didaktike tė mėdha e shprehin njė ide tė pėrbashkėt tė krishtėrimit, budizmit e islamizmit. Kjo ide, qė poezia e profetit Naim pėrēon nė botėn shqiptare, ashtė kėrkimi i tė vėrtetės si pamje themelore e botės laike. Them laike sepse nė tė vėrtetė ajo buron e pastėr nga origjinaliteti i botės antike, sikundėr na mbrrin nga Sokrati, pėrmes shkrimeve tė Platonit.   Le tė shohim nė disa poezi se si Naimi na e skalit me art kėte parim.

            Nė vjershėn Jeta:

 

            Sa e dua gjithė jetėn!

            Se atje gjej tė vėrtetėn,

            Yjet, Hėnėn, hapėsirėn...

 

            Nė poezinė Dit’e re:

            Pėr festėn pagane tė ditės sė verės, ai kėndon duke pėrfytyruar njė gosti universale shtruar nga Zoti vetė e qė kjo gosti nxjerr nė shesh tė vėrtetėn e bėhet ditė e dashurisė dhe e vėllazėrisė...

            Nė vjershėn Dit’ e zezė, ashtė dita e luftės sė gėnjeshtrės me tė vėrtetėn, motiv kryesor nė tė cilin Naimi sheh kuptimin mė tė thellė tė jetės:

 

            Lėfton gėnjeshtra me tė vėrtetėn

            Dhe errėsira dritėn lėftonte

            Qė t’errėsonte sė gjithash jetėn

            Dhe djallėzia tė mbretėronte.

 

            Poema Bagėti e Bujqėsia, ashtė njė det i pafund i urtėsisė. Perėndia i drejtohet Njeriut:

 

            Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē

 

            Do tė tė le dhe nevojėn, udhėn tė tė tregojė

            Gjith tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar

 

            I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thellė e mė thellė

 

            Nxirr tė vėrtetėnė shesht, paskėtaj tė mbretėrojnė,

            Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtra tė pushojė.

 

            Patriotėt e Rilindjes, artista tė mėdhenj, nxorėn nė shesh shumė tė vėrteta. Ėshtė kjo filozofia e popullit, urtėsia, thelbi i tė cilės na thotė: kėrkimi i tė vėrtetės e ēliron njeriun dhe i jep kuptim ekzistencės sonė.

            Do tė ishte interesante tė thellonim kėto pamje tė raportit mes njohjes, spiritualitetit dhe lirisė sė qenies njerėzore. Perėndia apo Natyra (pėr laikun), e ka plazmuar Njeriun si njė qenie tė lirė. Kjo cilėsi karakterizon thelbin tonė e do tė lypte pėrsiatje tė vazhdueshme e tė thella nga ana jonė. Natyrisht konsideroj tė diskutueshme sa kam shkruar, pra ashtė njė problem i hapur, sikundėr besoj tė jetė gjithmonė i tillė. Shpesh herė vetė muzika, buzėqeshja e Xhokondės shprehin mister dhe spiritualitet qė nuk ashtė e lehtė tė deshifrojmė. Tė tjera herė teori, si fjala vjen, parimet e relativitetit dhe gjithshka qė nga krijimtaria matematike ēon nė tė kuptuarit e Gjithėsisė, na mahnisin e na shtyjnė tė besojmė qė rreth ekzistencės sonė dhe pėrtej saj, ka njė mister tė padepėrtueshėm, qė arti dhe shkenca prej mijra vjetėsh kėrkojnė tė tejshohin.

            Shpesh herė ndeshim nė kufizime qė rrjedhin nga njė farė asimetrie ndėrmjet raportit tė shkencėtarit dhe tė artistit me misterin: i pari ashtė i privilegjuar sepse shpesh herė njeh dhe kupton thellė jo vetėm shkencėn, por edhe muzikėn e pikturėn. Artisti ashtė i kufizuar nė njohjen e mirėfilltė tė shkencės dhe tė bukurisė sė pafund tė saj. Njė bukuri, do tė thoja, tronditėse dhe intriguese, sepse prek drejpėrdrejt sferėn e mendimit dhe tė inteligjencės njerėzore. Nga ana tjetėr, nė krijimtarinė e artistit shihet gjurma dhe njė pėrqasje e lumtur, sepse ai ashtė mė afėr pamjeve trascendentale tė Natyrės, nė dallim nga shkencėtari qė synon tek e vėrteta pėrmes modelesh racionale nė evolucion tė pandėrprerė.

            A mund tė mos kujtojmė kompozitorin Johann Sebastian Bach pėr prirjen kah pėrsosmėria falė njohurive tė shumėanshme edhe matematike? Ai njohu teorinė e logarimeve tė porsakrijuar nga Neper dhe e zbatoi nė kėrkimin e frekuencave tė gjysėmtoneve. Ishte shkalla kromatike e ndėrtuar prej tij, sidomos pėr instrumentat me tastierė qė e kishin tė vėshtirė tė realizonin notat nė diezis e bemolle.

            Ai nuk mund tė dekretonte arbitrarisht frekuencat e gjysėmtoneve, por i gjeti me njė arsyetim tė hollė. Kur kompozoi 30 Variacionet e Goldbergut, ai me nje horizont tė pasur dijesh matematike, kėrkon dhe krijon muzike sipas kanuneve tė transformimeve gjeoalgjebrike (simetritė, etj.). Pėrfundimi? Njė vepėr me vlera kompozitive tė paarritėshme, e aftė t’u japė instrumentave mundėsi shprehėse tė jashtėzakonshme. Kjo vepėr e tij ashtė njė monument i inteligjencės dhe kreativitetit bachian, sikundėr edhe studimet e tij nė fushėn mes harmonisė muzikore dhe matematikės. Dėgjoni, fjala vjen, variacionet n.2 dhe 25 nė interpretime klasike dhe pastaj edhe nga pianista jazz si Keith Jarrett, Uri Caine e ndonjė tjetėr dhe do tė shihni se si e Bukura mbetet e tillė nė muzikėn e krijuar prej mė shumė se dy shekuj e gjysėm.

            Shpesh herė teoritė e konsoliduara tė shkencėtarit bėhen burim paragjykimsh teorike, prej tė cilave nuk ashtė e lehtė tė ēlirohet. E ka kėtu burimin fakti qė tė rinjtė janė ma pranė ideve dhe zbulimeve tė mėdha qė kanė ēuar pėrpara njerėzimin. (Shpesh herė kėtė tė vėrtetė politikanėt e kanė vėshtirė ta kuptojnė.) Duke dashur tė sintetizoj kėto pikėpamje dhe pėrqasje tė ndryshme, do tė thoja qė kėto dy aspekte tė kėrkimit njerėzor janė mrekullisht komplementare (plotėsuese) dhe reciprokisht tė pazavendėsueshme.

            Duke konsideruar ndjenjėn e thellė tė lirisė sė artistit dhe shkencėtarit tė tė gjitha kohrave, nuk mund tė mos bindemi qė pikėrisht ata kanė mundėsinė tė frymėmarrin tė parėt dhe me admirim atė spiritualitet, qė shumė njerėz kanė vėshtirėsi tė kuptojnė.