Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Sotiraq Bega

SOTIRAQ BEGA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

SOTIRAQ BEGA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Sotiraq Bega, me profesion piktor, shkrimtar dhe poet, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Republikės qė nė vitin 1981, artist i mirėnjohur ndėr qytetarėt fierakė me dy ekspozita personale.

            Dy nga veprat e tij i ka  Galeria e Arteve Kombėtare Shqiptare.

            Tė cilat ruhen dhe mbrohen nga shteti. Pjesėmarrės me veprat e tij nė koloninė ndėrkombėtare nė Korēė. Ka marrė pjesė nė disa ekspozita nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė me autor tė pėrbashkėt.

            Lindi nė vitin 1946. Jeton nė Fier, i martuar me tre fėmijė

 

            Ka botuar librat:

 

            1.   Nga vijmė e nga po shkojmė, 2014

            2.   Pragmuzg nė vjeshtėn e tretė, 2016

            3.  Jam ēikėvere, 2017

            4.  Kozma Mone dhe basketbolli Fierak, 2018

             5.  Fieri dhe Fierakėt e vjetėr, 2018

            6.   Mė sė fundi..,. 2018

 

 

 

 

 

PĖR MUA, E PARA, VERA

 

Shumė shekuj me parė,

shijoi lėngu i bardhė.

Pas tij njė tjetėr si gjak,

i kuq,i kuq, i kuq-flakė.

 

Benė ēudi njerėzit e parė,

ē“ishte ai lėng, q“u jepte zjarr!

Edhe pse tė varfėr ishin,

atė magji mezi e prisnin!

 

Mbollėn,e shtuan hardhinė,

me tė mbushin shtėpinė.

Ngaqė u falte ajo pranverė,

e pagėzuan me emrin verė

 

Mė vonė era mbushi dhenė,

mbushi qypa, bude dhe enė.

Rrushi mori nam e vlerė,

u kultivua nė ēdo derė.

 

 

NĖ VARRIN TIM

 

Verėn,gotė pas gote ma jepni,

me mallkimin tim mos qeshni!

Pa dėshirėn time, do tė iki,

s“do tė mė shihni mė, s“do tė mė kini

por nė varrimin tim,kur tė vini,

njė plloskė vere, te koka ma lini!

 

 

NĖNA

 

E shihja mamanė tė ngazėllyer,

nga gėzimi mbushur sytė me lot:

-Nusja jote, bir, na bėri djalė!

Nga gėzimi s“mbahej dot.

 

Dashuria e saj shpėrthen vetiu,

me merr ne gji, mė pushton fort:

-Familjes sonė, njė lule i mbiu,

baba e bir, tani mė tė fortė.

 

 

PORTRETI I NĖNĖS

 

Silueta e nėnės sime,

mė ngjan si njė pasqyrė.

Ajo ėshtė krenaria ime,

mė duket edhe nė fytyrė.

 

Ende nė mendje i kam,

fjalėt dhe kėshillat e saj.

Sa herė qė nė studio jam,

e shoh mirė, po, i ngjaj!

 

Vazhdon tė mė mbrojė,

hija e saj me atė dashuri!

Mora penelin,ta pikturoj,

siē e ndiej nė shpirt nė gji!

 

Mė shfaqet nėna si engjėll,

kėshtu edhe nė ėndėrr,

pėrherė ėshtė midis nesh.

 

 

SYTĖ

 

Po mbylle sytė, s“ka mė dritė!

Shpirti nuk jeton nė errėsirė.

Ti,qė mė jep shpirt e dritė,

po tė pres, tė vish njė ditė

 

 

VDEKJA E  NĖNĖS

 

Nėna mė vdiq para syve tė mi,

mė kujtohen fjalėt e fundit si tani:

"M“u afro biri im, sa mė shumė,

pranė teje tė rri, tė bėj gjumė!"

 

E ndieja se do tė mė ikte, e kuptoja,

por kurrė, jo, nuk pranoja!

Ēdo fjalė e saj mė bėnte burrė,

mblodha forcat, zemrėn bėra gur!

 

Mamaja miq,mė iku,mė la!

Nga i vetmi djalė, ajo u nda!

Ikėn me tė, tė gjitha bukuritė,

mori me vete tėrė dhembshuritė!

 

Ja kėshtu, vdekja e zezė ma mori,

ma hoqi mamanė nga kraharori!

Pa baba e pa mama,mbeta fillikat,

mbeta si guri, te porta nė sokak!

 

 

 

LULET E JETĖS

 

Nipėr dhe mbesa kam plotė,

jeta larg tyre, e pakuptimtė, e kotė.

 Zemrat e tyre-diell, mė mbajnė ngrohtė,

vetėm pėr ta, sytė mė mbushen me lot.

 

Se si lulet qė livadhin mbushin plot,

jeni lulet e jetės sime pėr mua sot.

Ju kam nė shpirt, ju kam kėtu nė gji,

o lulet e jetės, mbesa e nipėr tė mi.

 

Sot unė jam nė moshė tė tretė,

s“ kam fuqi, e nesėrmja, s“ di ē“do tė jetė!

Pranė mė rrini, sa mė shumė me mua!

Unė, gjyshi, tė gjithėve njėlloj ju dua!

 

 

Portreti brenda pikėzės sė lotit

Ti, babai im, ishe i sėmurė shumė,

tė digjej trupi flakė-temperaturė.

Kokėn mbėshtete nė gjoksin tim,

nga yt bir sikur kėrkoje shpėtim!

 

Sytė e tu, shigjeta mbi mua hedhur,

shikimi qė tretej, mbi mua mbetur.

Dorėn time nė tėnden shtrėngoje,

faqesh ca pika lot, tė ikje nuk doje!

 

Mamaja, si mes reve tė zeza,njė hėnė,

ikonėn te koka, ndezur tė kish vėnė.

Nė ēast nė dhomėn tjetėr pat shkuar,

kur u kthye, ti nė qiell kishte fluturuar!

 

U trishtova shumė e qava, qava me lot,

shumė u pėrpoqėm tė tė kthenim, e kotė!

E kisha ēdo ditė, orė e ēast pranė mamanė,

por nga sytė e mendja, s“e largova sot babanė!

 

Atė tė mirin baba, qė rrėzėllente kulturė,

qė i donte tė gjithė, ishte burrė!

Ndaj e qava me muaj e vite, me lot mbusha detin,

me ato pikėza loti mpiksur sė sy, i thura portretin.

 

Me mua dhe Natashėn time, ishte edhe mamaja,

nuk mbeti kurrė vetėm, se nė tė kishim babanė.

Ajo, mamaja ime dashur, mamaja ime trime,

ishte pėr mua baba e nėnė, ishte edhe shoqja ime.

Ajo mė lindi mė rriti, idhull isha pėr tė,

tė dy si binjakė jetuam gjatė, unė u plaka me tė.

Sa e lumtur ishte pranė meje, sa s“fluturonte,

unė ndihesha i plotė, prania e saj mė gėzonte!

 

Por vitet nė udhėn e tyre vrapuan, kalėruan,

pėr mua nuk qe e thėnė, vitet e lėshuan.

Zotit tė madh nga unė, i biri, mirėsi iu kėrkua,

por nuk m“u dėgjua, mamaja ime u paralizua.

 

Mė donte gjithmonė pranė, ngjitur me mua,

mamaja ime e shtrenjtė, deri ditėn qė u largua.

Se isha edhe jam pikė gjaku nga i saji gjak,

se mė dha jetė, mė dha emėr, nder dhe prag.

 

Edhe sot mė duket sikur ime mė, mė kėrkon,

dritė e saj e shpirtit tė dėlir,rrugėn mė ndriēon.

Qėkur linda, deri tani qė u plaka, tė thirra mama,

pėrsėri mama tė kam, se pėr mua tjetėr nuk ka!