Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - SONTE S'KA DASHURI

Shkruan: Maxhun OSMANAJ

      

SONTE S'KA DASHURI

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Sonte s'ka dashuri"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

  

 

            Poezi e imazhit tė dhembjes dhe dashurisė

 

             (prolog nė vend tė portretit: Adem Zaplluzha, maratonist shkrimor, krua i pa shtjerr)

 

            Nė sofrėn e madhe tė letėrsisė, Adem Zaplluzha ka ”shtruar ushqimin“ shpirtėror pėr lexuesit,pėr brezat qė do ta kenė si dhuratė, si vlerė ideo-artistike. Me autorin nė fjalė, pra, me poezinė e tij jam takuar nė gazeta dhe revista shqiptare para katėr dekadash. Ndėrsa viteve tė fundit edhe me librat e tij. Kur mėsuam numrin e librave tė botuara, mbi 15O-tė vėllime, atėherė u ndodha pėrballė dy gjykimeve: cilėsia e tyre dhe nga gjithė ai frymėzim?! Por duke i lexuar disa nga to na vizitoi njė tjetėr mendim qė rrėzoi pėr tokė ndonjė dyshim apo mėdyshje pėr vėllimet e kėtij krijuesi maratonist, njė vullkan i pa ndalur shkrimi.

            Nėse njė krijues do tė kėnaqet me ndonjė vėllim, Zaplluzha nuk hy nė grupin e atyre qė pas ndonjė botimi “fle” dhe pret diēka tė re. Ky krijues me njė energji tė pa shtjerr duke u pėrballė me fenomenin jetė, shpalos gjithė atė mozaik tė gėrshetuar qė kalėron nė imagjinatėn e tij tė pasur nėpėr kohė, ku e djeshmja dhe e sotmja dominojnė mbi tė nesėrmen, por assesi tė jetė e nesėrmja njė dritare e mbyllur, por e lė hapur pėr interpretim dhe vlerėsim.

            I pėrballur me rebelizmin e kohės, autori nxjerr nga miniera e shpirtit drithėrimat, jehonėn, pakėnaqėsitė dhe nervin nevralgjik tė jetės pėrballė stuhive qė ndeshet heroi lirik, ua dhuron lexuesve jo si imponim, por si ushqim, qė shuan shijen jo vetėm brenda njė ditė, por edhe me vite e dekada. Duke pasur njė pėrvojė tė gjatė krijimi, autori qė nė paraqitjen e tij tė parė nė “Pionieri” (1957) guximshėm troket shtigjeve poetike qė s’do tė ndalet deri nė ditėt tona. Ai i ngjan njė luftėtari kalorės, njė maratonisti qė s’di tė ndalet, qė s’di t’i nėnshtrohet kohės, qė s,’di t,’i nėnshtrohet viteve qė bart mbi shtatė dekada.

            Zaplluzha i prezantuar nėpėr shumė antologji poetike,ėshtė edhe fitues i njė mori ēmimesh letrare nėpėr manifestime letrare qė vėrteton njė vlerėsim dhe respekt nga tė tjerėt. Ai shėnoi dhe shėnon edhe sot kohėn nė rrjedhėn e vet,plotėson me lirikat e tij tė kėndshme qoftė pėr fėmijė , qoftė pėr tė rritur. Po tė shėtisim nėpėr vėllimet poetike tė botuara nėpėr vite, ai korrespondon me njė gjeografi temash,termash si: me atdheun, letėr atdheut, me Prekazin, hyji nė Prekaz, korrespondon fuqishėm nė tabanin epik dhe lirik: me ashtin, gjakun, lotin, mallin, heshtjen, dashurinė, dhembjen, nostalgjinė, njerėzit, fėmijėt, mėrgimin, vetminė, shekujt, shpresėn, korrespondon me florėn-faunėn: malet, mjegullėn, myshqet, pemėt, vesėn, lejlekun, drurin,zogun,stinėt, e ēka tjetėr nuk korrespondon autori?! Prandaj, duke komunikuar herė me gjuhėn e ėmbėl, herė me gjuhėn e “fortė”, herė fshikulluese, herė moralizuese, herė tė butė, skofiare, herė rebele, ai tė bė pėr vete si njė magnet dhe nuk tė lėshon aq lehtė.

“Sonte s,ka dashuri“...

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha “Sonte s'ka dashuri”

 

 

LARG JANĖ TĖ MIRAT PREJ JUSH

 

Ju jeni krijesa tė ēuditshme

I keni hipur kalit prej druri

Dhe s’ka sekush

Qė mundet me ndal galopin e juaj.

 

Vraponi rrugėve tė parrugė

Piskamat dhe britmat

Janė ngjizur pėr shpirtin e dėrmuar

Kurse ju mendoni

Ose besoni se jeni mirė.

 

Larg janė tė mirat prej jush

Mendoni diēka tjetėr

Dhe thoni tė kundėrtėn

E asaj qė ju tjerė mendja .

 

E di qė nuk jeni vrasės

E as xhelat

Por gjithsesi jeni diēka

Mes jetės dhe gijotinės .

 

Ju as vetė nuk dini

Se ēfarė jeni

Nė duar e mbani qivurin

Dhe kėndoni aleluja

Vetėm zėri i metaltė i erės

Mungon nė shpirtin e juaj tė shthurur.

 

 

THANĖ SE DO TĖ NA VRASIN

 

Bryma e tejdukshme e mėngjesit

Ngjan me gjelin kryengritės

Qė kėndon mbi plehun e kujtesės

Kurse unė druaj

Se do tė mė vrasin

Nė ditėn e parė tė festės sė vezėve.

 

Ėshtė dimėr, kudo ngrirje shpirtrash

Hejet janė pėrhapur

Si murtaja

Acari idhnak i kafshon ēatitė

Nėn njė kulm mbuluar me kashtė thekre

Njė grua lindi binjak.

 

Thanė se do tė na vrasin

Nėse nuk kėndojmė

Pėr herė tė dytė kėngėn e tyre

Gjėja mė e mirė qė do tė ishte

Lė tė na pushkatojnė

Nėn kėtė lėkurė e grisur.

 

 

MĖ DUKET SE KTHIM NUK KISHTE PRAPA

 

Dikur vonė shumė vonė kuptuam

Se ku na dėrgonin me trenin e mbrėmjes

I dėgjuam gjėmat e traversave

Shinat e metalta

Prodhonin njė muzikė pikėlluese

Po ashtu tė metaltė .

 

Mė duket se kthim nuk kishte mbrapa

Askush nuk ka shpėtuar

Nga ai ferr i urrejtjes

Zėri i njė violine

Vajtueshėm dėgjohej nė largėsi

Dėgjohej si zėri i kambanės sė ndryshkur.

 

E vetmja rrugė qė na kishte mbetur

Ishte ajo

Tė pajtohem me vdekjen

Tė cilėn askush nuk e do

Por ja

Ndoshta fati i jonė ishte i tillė dhe pranuam.

 

 

ISHTE NDALUR ORA NĖ MESNATĖ 

 

Sot isha tepėr i qetė shpirtėrisht

Nuk e ngrita as zėrin e lodhur

I shikoja delet kokulur

I shikoja se si shkonin drejt nė thertore.

 

Pėrtej Urės sė Gurit mbi qepenat e hapura

Binte njė shi i dyshimtė

Stėrkalat zgjateshin si litar samari

Dhe thyheshin mbi pragun e shkulur .

 

Thyheshin si gotat e kristalta kah mesi i natės

Kur ēmendej kamerieri

Nė pijetoren e kujtesės kishin vdekur fluturat

Ishte ndalur edhe ora nė qepallat e errėsirės.

 

 

NGA ZĖRI IM ZBRITĖN MJEGULLAT

 

Unė asnjėherė nuk eca deri nė fund

Gjithmonė jam ndalur

Nė gjysmėn e parė tė rrugės

Sa herė qė desha tė kėndoj

Nga zėri im zbritėn mjegullat.

 

Dimrat kurrė nuk mė kanė pėlqyer

Gjithmonė e desha vetėm njė stinė

E cila nuk ndodhej

Mes stinėve tė vitit

Por askush nuk ua dinte emrat.

 

Njė mėngjes kur u zgjova

Asnjė kėndes nuk pashė mbi tra

Kishin ikur edhe lejlekėt

Ishte dita e parė nė jetėn time

Tė cilėn nuk e desha asnjėherė.