Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - SONTE DO TĖ SHKRUAJ

Shkruan: Mehmet BISLIMI

SONTE DO TĖ SHKRUAJ

 

Sonte do tė shkruaj

 

e habitshme

me kėta njerėz

si nuk po mund tė kuptohemi

e dhėmbė e dhėmballė

njėri-tjetrit

ia njohim

 

hipokrizi e pėshtirė

hiqemi se duhemi

e prapa shpinės me fjalėt mė tė pista

elegji sharjesh thurim

me vet-veten

pėrballje e vėshtirė

 

padiskutueshėm

edhe mbretin

edhe shėrbėtorin

edhe pushtetin

njė ditė

me vete

lumi do t’i merr

 

e megjithatė
ne

nuk flasim

mendjen pėr asgjė nuk e vrasim

se ngrėni gėnjeshtra

sa nuk plasim

kur armiqtė na lavdėrojnė

ne brohorasim

kur miqtė na qortojnė

nga smira

sa nuk pėlcasim

 

pėr tė qenė krejt i sinqertė

me veten

me ju

me ata

qė nuk po na dėgjojnė

burrėrisht duhet ta pranojmė

se

nuk u la gjė pa u bė

nuk u bė asgjė pa u thėnė

u bė

a nuk u bė

ajo qė kishte pėr t’u bėrė

brenda njė rrethi vicioz

po sillet

bota individuale

mbi sfondin e kalldrėmeve kinez

nė sheshin e kryeqytetit

po sillet njė rrotė

pa histori

qė dogji veten e vet

nėn pėrthyerjen e rrezeve nė pasqyrė

simetri

kjo simetri rrote

dikė do ta shtypė nė kokė

dikė nė gjoks

dikė do ta lėvizė

dikė do ta ulė

dikė do ta ngre

dikė do ta shkulė

dikė do ta ngulė

dikė ...

 

botė me hile

si nuk i ngritėn atdhedashurisė njė shtatore

ku do tė pėrkuleshin

nė shenjė pendimi

vrasėsit e atdheut

eh

 

nė fakt

kohė e pakohė

solli servilėt

tam - tamėt

debilėt

qė sillen rreth boshtit tė interesit

vallė

tė kenė qenė kaq shumė

ku fshiheshin

e ne

nuk i kishim vėnė re

si kėrpudhat pas shiut

mbinė

sa shumė armiq

qė miq hiqen

derisa kushtet tė piqen

tė piqen

e tė mos digjen shijet

pėr ta ngrėnė njeri-tjetrin

me dhėmbė

iku burrėria

iku fjalė e dhėnė

pėr ideal

 

tani ē’t’i themi babaqemos

rrofshin hileqarėt

servilėt dhe zagarėt

buka e ngrėnė me hile

nė fyt kujt s’i mbet’

as sot

ata

buka nuk po i vret

njė shije e hidhur

mbeti nga pas

do tė pėrpiqem me vargje

sonte

tė tė kujtoj

do pėrpiqem me vargje

sonte

tė tė vras

me kėto vargje sonte

si i marrė

botėn do thėrras deri nė kupė tė qiellit

miqtė e mi

me ndjeni qė po shkruaj kaq rrallė

pėr njerėzit e sinqertė

pėr burrat e dheut

pėr luftėtarėt e lirisė

malli mė paska rėnė

sa shumė

malli

mė paska marrė

 

 

Nėntor, 2014 Mehmet Bislimi