Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - SI U HYJNĖZUA «BESA» E ARBĖRVE NĖ TEMPUJT E FARAONĖVE

Pėrgatiti: Fatbardha DEMI

www.dituria.se

    SI U HYJNĖZUA «BESA» E ARBĖRVE NĖ TEMPUJT E FARAONĖVE

 

 

       Nė rast se do tė donim tė veēonim njė nga tiparet mė thelbėsor tė karakterit kombėtar tė shqiptarėve, si nė kronikat historike, ashtu edhe nė pershtypjet e udhėtarėve apo tė huajve qė jeta i lidhi me trevat tona, tek studiuesit e tradites shqiptare apo politikanėt e Rilindjes sonė, do tė pėrputheshin tek emėrtimi : Besa !

Aristidh Kola

 

 
 

 

 

 

Perėndia Bes (Tempulli i Denerės, Egjipt)

 

 

 

            Nė rast se do tė donim tė veēonim njė nga tiparet mė thelbėsor tė karakterit kombėtar tė shqiptarėve, si nė kronikat historike, ashtu edhe nė pershtypjet e udhėtarėve apo tė huajve qė jeta i lidhi me trevat tona, tek studiuesit e tradites shqiptare apo politikanėt e Rilindjes sonė, do tė pėrputheshin tek emėrtimi: Besa!

            Pėr tė mos prekur ndjeshmėrinė e disa «analistėve» tė gatshėm pėr tė akuzuar ndonjė autor shqiptar pėr «patriotizėm romantik», po sjell vetėm thėnien e studiuesit francez tė viteve 1921, Jacques Bourcart, i cili nė veprėn e tij «Shqipėria dhe Shqiptarėt» (Paris, 1921) dėshmon se: «Tė gjithė udhėtarėt qė shtegtojnė nė Lindje, janė tė njė mendje kur ėshtė rasti pėr tė lėvduar virtytet morale tė shqiptarėve si: ndershmėrinė e tyre tė jashtėzakonshme, besnikerinė e tyre, karakterin e ēiltėr dhe gazmor, tė hedhur e tė gjallė dhe sidomos nderimin « fetar » qė kanė pėr fjalėn e dhėnė, pėr BESĖN.» (f130, Jacques Boucart «Shqipėria dhe Shqipėtarėt», Dituria 2004)

            Pėrcaktimi «nderimin fetar», qė autori e ka pėdorur si krahasim letrar ndaj fjalės sė dhėnė, nė fakt ėshtė njė e vėrtetė historike qė dėshmohet nga materialet e arkeologjisė, te historisė, miteve, gjuhėsisė dhe tė traditės sonė popullore. Pėrfshirja nė tė gjitha kėto fusha tė njė koncepti tė vetėm, tė «besės», shpreh vlerėn e kėsaj fjale si njė Simbol kombėtar arbėr.

 

            Pėrse e pėrfshij konceptin e « besės » nė arkeologji?

           

            Sepse pėrfaqėsues tė kėsaj fjale shqipe «BES-a» janė gjendur nė statuja, figurina dhe relieve tė madhėsive tė ndryshme nė Tempujt e Egjiptit dhe nė jugun e gadishullit italik.

            Fare rastėsisht, duke rėmuar nė dinastitė «thinite» tė Egjiptit (fjalė shqipe-tė thinjta, tė vjetra), hasa nė Perėndinė Bes. Pėr kėtė emėrtim nuk jepej asnjė shpjegim, por jepeshin «punėt» e Perėndisė, pėr tė cilat nderohej jo vetėm nga Faraonėt, por edhe banorėt e thjeshtė qė kujdeseshin ta kishin nė shtėpitė e tyre. Pra i faleshin tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Falė Tempullit qė ndodhej nė afėrsi tė lokalitetit tė Denerės, qė i pėrkiste Mbretėrisė sė Egjyptit tė Lartė, hasa nė kėtė Perėndi tė gjithė-fuqishme, qė studiuesit i kanė emėrtuar «shamanė». Para se tė flasim se ē’farė pėrfaqėson ky emėrtim, le tė njihemi me pamjen dhe veprat e Perėndisė Bes.

            Perėndia Bes paraqitet si njė njeri i shkurtėr me njė kokė energjike si tė luanit, me mjekėr tė dėndur dhe me gjuhė tė nxjerrė dukshėm jashtė. Nė skulpturėn e mė poshtme paraqitet po si njė njeri trup-shkurtėr, i moshuar, qė pėrfaqėson diturinė, fytyra e tė cilit ėshtė e rrethuar nga flokė tė shumtė.

 

 

Statuja

 

            Kjo statujė vjen nga njė shtėpi qė ndodhej nė kodrėn Albani, pranė liqenit me tė njejtin emėr nė jug-lindje tė Romės. Tė dy emėrtimet paraqesin etninė albane tė banorėve, qė adhuronin kultin e Perėndisė Bes nė Gadishullin italik. Tė mos harojmė, se edhe vetė qyteti i Romės sė lashtė, dikur gėzonte kėtė emėrtim mbretėror. Sipas studiuesve, qė fatkeqėsisht nuk marrin parasysh qėnien e Europės pellazgjike, kjo Perėndi ėshtė “eksportuar” nga egjiptianet.(1)

            Herodoti (484-425 pk) qė njihet si historiani i parė nė Lashtėsi, pohon se: «Nuk kam sigurisht qėllim tė tregoj, gjithė sa dėgjova pėr hyjnitė e tyre (tė egjiptianėve - shėn im), pėrveē emrave tė vet, se mendoj qė tė tėrė njerėzit tė njejtat (gjėra) besojnė pėr hyjnitė» (2)

            Kjo thėnie dėshmon, jo pėr “eksport-importe” tė kulteve tė Perėndive, por qėnien e tė njėjtit besim pellazgjik nė hapėsirėn mesdhetare tė Lashtėsisė, me ndryshime lokale dhe kohore.

            Edhe nė rėnojat e Tempullit tė “Torre di Chia” (shk VII-VI pk) nė Sardenjė ėshtė gjėndur statuja e Perėndisė Bes. Ka formėn e njė burri shkurtabiq, mjekėr leshtor, mbi kokėn e tė cilit, njė “kurorė”e gurtė na bėn tė mendojmė, se kemi tė bejmė me njė mbret tė hyjnizuar. Pranė tij, janė gjėndur shumė statuja tė njerėzve, duart e tė cilėve tregonin pjesė tė ndryshme tė trupit. Mendohet se tregonin vėndet ku ndjenin dhimbje dhe kėrkonin shėrim prej kesaj Perėndije. (3) Mbreti, sikurse edhe prifti apo filozofi nė lashtėsi, paisej edhe me njohuri mbi mjekėsinė. Edhe Aleksandri i Madh e kishte kėtė “profesion” tė mėsuar nga Aristoteli, i cili ishte edhe vetė mjek. “Leka, pėr kėtė dituri, kish njė dėshirė tė madhe aq sa ndonjėherė e praktikonte dhe vetė” pohon M. Frasheri ne librin“Historia e lashtė e Shqipėrisė dhe e Shqipėtarėve” (4)

            Sipas studiuesve, Perėndia Bes ka qėnė e pranishme nė tė gjitha periudhat e besimit tė lashtė egjiptian. Deri nė periudhėn e Faraonit Akhenaton (Dinastia XVIII, viti 1350 pk) ėshtė paraqitur me krahė, qė mendoj se janė tė shqiponjės, sikurse tek tė gjitha Perėnditė e para, qė tregonte pėrkatėsinė e tyre ndaj besimit hėnor dodonas, “sellenizmit”. Perėndesha Sellenė qė pėrfaqėsonte Hėnėn, ishte bijė e Iperos (shqiponjės nė dialektin ēam) dhe nė skulptura paraqitej me krahė shqiponje (mė gjėrėsisht tek shkrimi “Rruga e zbulimit tė emrit tė besimit Pellazg...”). Fillimisht Perėndia Bes ishte mbrojtėse e Familjes sė Faraontit, mė vonė, kėtė detyrė e shtriu edhe mbi ēdo familje tė Perandorisė. Nė luftė me “shpirtrat e kėqinj” pėrdorte, jo vetėm thikėn tehė-shkurtėr e njohur nga historianėt si “thika ilire”, por edhe pamjen e tij prej fytyr-luani, si dhe veglat muzikore (tamburin,etj). Nė Egjipt njihej si mbrojtėse e shtėpisė nga syri i keq, i martesės, i lehonave dhe tė porsalindurve, prodhimtarisė, mbrojtėsi i muzikės, i artit etj. Sipas mitologjisė egjiptiane ishte edhe Perėndia e vatrės. Pėrfshirja e tė gjitha kėtyre “punėve” tek njė Perėndi, dėshmon lashtėsinė e saj, siē vėrehet nė zanafillėn e Mitologjisė sė Pellazgėve.

 

            Pėrse mendoj se Perėndia Bes lidhet me besimin sellenik tė Dodonės dhe me arbėrit?

           

            Sė pari: Nga vetė emri. Deri mė sot, studiuesit e huaj nuk e dinė domethėnjen e emrit tė Perėndise dhe origjinėn e saj. Por ata e lidhin figurėn e Perėndisė Bes me njė citim nė “Librin e tė Vdekurve” (CXXXIII), (teksti i shėnjtė i faraonėve nė udhėtimin e tyre pas vdekjes) ku shkruhet “Ai nuk ka thėnė se ē’farė ka parė, nuk ka pėrsėritur se ē’farė ėshtė thėnė nė shtėpinė e Zotit me fytyrė tė panjohur”.(5)

            Pra, njė njėri qė ka bėrė betimin, “ka dhėnė BES-ėn” pėr tė mos folur mbi ē’farė di, fjalė qė gjėndet vetėm nė gjuhėn pellazgo-shqipe dhe nė asnjė gjuhė tjetėr.

            Sė dyti: Dhėnia e besės pėr tė ruajtur tė fshehtėn, e lidh kėtė Perėndi me ezoterizmin (besim dhe shkencė) nė Lashtėsi, ritet e tė cilit zhvilloheshin natėn (kur “sundonte” Perėndesha Sellenė - Hėna) dhe mbaheshin sekret. Rite qė e kanė origjinėn nė trevat pellazgjike.

            Sė treti: Fakti qė Perėndia Bes ėshtė mbrojtėse e gjumit, e lidh me ritet e mistereve. Plutarku (Mestrio Plutarco, viti 46 -120) pohon se “nuk ėshtė pa njė frymėzim shėnjtėrie ay qė ka thėnė, se gjumi ėshtė i barabartė me misteret e vogla tė vdekjes, sepse gjumi ėshtė realisht njė inicim i parė drejt vdekjes” dhe Plotino (viti 203-270) saktėson “rizgjimi i vėrtetė qėndron nė zgjimin (e shpirtit) jashtė trupit (pas vdekjes)”.(6)

            Nė Egjiptin e lashtė, ezoterizmi dhe shkolla e mistereve, lidhet me figurėn e Perėndisė Thot, qė e gjejmė qė nė periudhen para-dinastike tė faraoneve. Nė Mitologjinė egjiptiane Thoti trajtohet si “shkruesi hyjnor”, themeluesi i shkencės sė lashtė (fetare dhe laike), shpikėsi i shkrimit dhe iniciuesi mė i madh i lashtėsisė”.(7) Si Perėndi hėnore, krahasohet me “diellin e vdekur” (dielli gjatė natės) meqėnėse vetė Hėna paraqitet rallė nė besimin egjiptian.

 

 

Paraqitja e Perėndisė Bes dhe Kaut, simbol i Perėndeshės Sellenė (Hėnės)

 

            (8) Vėnia nė qėndėr e Diellit, nė zanafillėn e besimit egjiptian, dėshmon se ky besim, si periudhė kohore ėshtė mė i vonshėm se sa ai i Dodonės nė Thesproti, qė i pėrkiste besimit hėnor-Sellenizmit (Perėndesha Sellenė pėrfaqėsonte Hėnėn). Herodoti pohon se orakulli i Dodonės “konsiderohet mė i lashti helen (dmth pellazgjik-shėn im) dhe nė atė kohė ishte edhe i vetmi “ (Herodot II 52) (9) Sipas miteve pellazge, nė fillim ka ekzistuar Errėsira dhe Nata dhe mė vonė u krijua Dita, pėr rrjedhojė, kulti i Hėnės ka qėnė i pari tek njeriu primitiv dhe tė gjithė Perėnditė e para kanė qenė hėnore. Sipas studiuesit arbėresh Xhuzepe Katapano, Thoti ishte shpikėsi i alfabetit hieroglifik fonetik egjiptian, mbi bazėn e gjuhės pellazo-shqipe dhe i pėrkiste kombit arbėr (10) Vetė emri i tij, shpjegohet vetėm nė shqip, dmth: “ai qė na thotė...” dhe nė besimin egjiptian pėrfaqėsonte Hėnėn. Pra, besimi hėnor i Dodonės-Sellenizmi, jo vetėm qė ėshtė mė i lashtė se besimi egjiptian, por ky i fundit ėshtė njė shprehje e zhvillimit tė tij, nga njė besim hėnor (mė sakt, i Dritės hėnore) drejt njė besimi diellor (i Dritės diellore) i pėrcjellė nė Egjipt nga mbretėr dijetarė pellazgė qė sunduan aty. “Iliria historike ėshtė degėzimi i fundit i rrymės tepėr tė madhe boreo-ilirike” shprehet Xh.Katapano, qė zhvilloi nė njė shkallė tė lartė shkencėn, artin, filozofinė dhe ezoterizmin, veēanrisht nė Itali dhe Egjipt “ prej ku Thoti ka pėrhapur nė tė gjithė botėn dritėn e Dijes”. (11) Duhet tė mos harojmė, se Afrika Veriore bėnte pjesė nė “Europėn Pellazgjike” dhe ėshtė sunduar pėr njė kohė tė gjatė nga mbretėr tė huaj. Pra kemi tė bėjmė me njė besim tė popujve ilirike, tė cilėve u pėrkiste edhe Perėndia Bes, siē e dėshmojnė jo vetėm emri, por edhe simbolet shoqeruese tė tij.

            Perėndinė Bes, (ndoshta ishte vetė Thoti) nė mėnyrė figurative mund ta shikojmė si ruajtėsin e “mbretėrisė sė Dijes”. Dija, si nė lashtėsi edhe sot, ėshtė “arma” e mirqėnies dhe e mbrojtjes.

            Sė katėrti: Perėndia Bes pėrfaqėsonte “Fjalėn e dhėnė” dhe tek pellazgo-arbėrit ishte e shenjtė, gjė qė nuk vėrehet tek popullsitė e tjera. Nė botkuptimin e Kombit tonė, BES-a pėrfshin vetė thelbin e tė qėnit njeri dhe shpreh njė detyrim ndaj tė tjerėve, pėr ēėshtje nga mė tė ndryshme. Siē vėren historiani i besimeve Bernard Cook, tek shqiptarėt: “Bes-a (sinonim i nderit) zė vėndin e parė nė kodin e sjelljes sė njeriut dhe marrėdhėniet shoqėrore” (Cook, Bernard (2001).         

 

 

Europe since 1945: an encyclopedia. Garland Publishing. p. 22. ISBN 0-8153-4057-5. Retrieved 2010-07-01).

 

            Ata qė nė karakterin e tyre janė mbruajtur me BES-ėn, u japin tė tjerėve sigurinė pėr mbrojtjen e jetės sė tyre dhe familjes, realizimin e qėllimeve dhe nismave tė ndryshme, shprehin bashkėpunimin dhe frymezojnė optimizmin nė pėrballimin e ēdo “lufte” nė jetė. Pikėrisht kėtė detyrė “fetare” kryente edhe Perėndia Bes nė Egjipt, u krijonte njerėzve ndjenjėn e sigurisė, mbrojtjes dhe tė optimizmit.

            Francezi J.Boucart vėren: “Fjala «besė» mė tepėr do tė thotė “mbrojtje e betuar”. Por duke qėnė njė fjalė thellėsisht shqiptare, ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrkthehet. Besa ėshtė njėherazi e vėrteta, burrėrija, mbrojtja, betimi, besnikėria ndaj zbatimit tė njė marrėveshjeje ose detyrimi… Kjo fjalė ka edhe kuptime tė tjera. Pėr ne udhėtaret, Shqipėria na del nė pah pikėrisht sipas njė kuptimi tė besės: besa ėshtė feja e mikpritjes… mikpritja shqiptare i jep tė huajit tipare tė shenjta” (12)

            Aq e plot-fuqishme ishte forca e fjalės sė dhėnė tek Ilirėt, sa edhe traktatet midis mbretėrive bazoheshin mbi tė. Mbreti i Mollosėve Pirro, kur nėnshkroi me maqedonasit traktatin e paqes me be, therri tri fli: njė cjap, njė dash dhe njė dem. (13) Pra “besa” ishte e shenjtė dhe i bėheshin flijime si njė Perėndije. Kjo dėshmohet edhe nga mitet pellazge, ku Zeusi cilėsohet si mbrojtėsi i shėnjtėrisė sė fjalės sė dhėnė. Shkelėsi i saj nė Lashtėsi, dėnohej me turpėrim publik.(14) Edhe me ardhjen e kristianizmit, roli i “Bes-ės” ishte qėndror nė jetėn e pėrditshme, ai u mbiquajt San Besso (Shen Bes-i). (15) dhe ēdo vendim i rėndėsishėm e jetik, nė tė gjithė hapsirėn e etnisė iliro-romake, merrej mbi bazėn e “be-sė”. Nė trevat arbėrore, sot na kanė mbritur gjashtė Kanune ("Kanun'i vjetėr", "Kanuni i Lekė Dukagjinit", "Kanuni i Ēermenikės", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labėrise" dhe "Kanuni i Skėnderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbėrisė") dhe tė gjitha kanė nė themel BES-ėn. Rolin e saj qėndror nė jetėn e arbėrve, e gjejmė tė shprehur qartazi: “Beja ląn gjak e varrė/Beja ląn tokė e kufi, gją e ēdo gją” dhe bėhej mbi kokėn e fėmijeve, mbi bukėn e kripėn, mbi zjarrin e vatrės, me njė gur nė krah dhe mbi varrin e tė parrėve. (kreu V, Betarėt “Kanuni i Lek Dukagjinit”, variantii Pukes.)(16)

            Tė gjitha kėto “rite” tė bėrjes sė be-sė, shprehin lidhjen e botės arbėrore, me Mitet e Lashta dhe besimin e periudhės mė tė herėshme tė shoqėrisė njerėzore. Historikisht marrėveshjet midis arbėrve emėrtoheshin “BES-LIDHJE”.

            Ata qė e shkelnin “besen” (fjalen e shenjte), sipas Kanunit, humbnin pasurinė, por edhe shpirtin e nderin nė katund e fis. “Burr, ma kush s’e njeh” (kreu X, neni 236 Kanuni i Lek Dukagjinit, varianti i Pukes).

            Mbajtja e fjalės, historikisht ėshtė ushqyer qė me gjirin e nėnave arbėreshe dhe ishte tipari me tė cilin tė huajt i dallonin shqiptarėt nga popujt e tjerė ballkanik dhe europianė. Edhe nė ditėt e sotme dhėnia e “besės”, si shumė elemente tė tjera tė trashėgimisė pellazge, vijon tė praktikohet nė betimin e Presidentėve, tė qeveritarėve dhe nė gjukata, por pa shėnjtėrinė e saj qė kishte nė lashtėsi.

 

            Besa, tipar kryesor i njerezve te veprimit per Kombin

           

            Nė figurė e mėposhtme paraqitet njė kapėse, ku Perėndia Bes shtrėngon prej brirėsh dy dhi dhe sipėr kemi dy mjelma. Kėto janė simbolet e Zeusit thesprot e dodonas, qė i gjejmė tek pėrkrenarja (dhinė) dhe vula sekrete e Skėnderbeut (mjelmat).(Dhimiter Pilika “Pellazget, origjina jone e mohuar)

 

 

            Ky kompozim nė kapėse, qė ka njė kuptim simbolik, mė kujton thėnien e Betovenit, tė sjellė nga studiuesi arbėresh, Xhuzepe Katapano: “Jam pėrherė nė gjėndje tė kap fatin prej brirėsh e ta sundoj atė sipas dėshirės, me fuqinė e vullnetit”. (17) Kjo paraqitje e Perėndisė Bes, ka pėr bazė, ndoshta kodin mė tė rėndėsishėm tė shkollės sė mistereve egjiptiane, tė cilėn na e zbėrthen vetė autori me shpjegimin qė i bėn fjalėve tė Betovenit (i cili qe gjithashtu njohės i ezoterizmit): “Do tė ndalem nė kėtė aspekt tė veēantė tė doktrinės sė Thotit, pasi e gjykoj si tė rėndėsishėm, themelor nė formimin e njeriut tė fortė (e pėrdor kėtė cilėsor nė kuptimin i plotė, jo i mangėt), si tė domosdoshėm pėr ta inicuar, (mėsuar-shen im) qė fėmijė, gradualisht, jo vetėm nė gjimnastikėn fizike - pėr t’i dhėnė forcė dhe harmoni trupit, por edhe nė atė tė intelektit dhe tė vullnetit (tė kėtij mbi tė gjitha) – pėr ta bėrė njeri tė vetėdijshėm, me moral dhe tė pushtetshėm: tė pėrgatitur, tė kalitur, tė gatshėm pėr tu pėrfshirė nė shoqėri si element i vlefshėm (pra i domosdoshėm dhe i dobishėm); tė aftė, sepse tė paisur me “energjinė” e nevojshme pėr tė prodhuar, me ndjenjėn mė tė lartė tė pėrgjegjėsisė, tė mira dhe pasuri, nė kuptimin mė tė gjerė dhe tepėr fisnik tė fjalės.” (18) Ky shtjellim i Xh.Katapanos, zbėrthen rrugėn e hyjnizimit tė njerėzve, sipas moralit tė besimit pellazg qė mėsohej nė shkollėn e mistereve tė Thotit.

            Nė shk e 15-tė kėtė mėsim, do ta bėjė ideal tė punės sė tij, figura mė e shquar e Rilindjes europiane, arbereshi Gjergj Xhemisto Pletone.

            Ky erudit-patriot, nė bisedat, mesimet dhe shkrimet e tij drejtuar Perandorėve bizantinė dhe bashkombėsve tė tij, u bėnte thirrje pėr pėrkushtim ndaj vendit dhe popullit tė tyre, sepse: “kur privati ndahet nga interesi i pėrgjithshėm, qė tė dy humbasin” (shoqėria dhe individi-shėn im) (19) Kėtė pėrkujdesje mbarė-popullore pėrfaqėsonte edhe Perėndia Bes.

            Si pėrfundim: “BESA” apo “Fjala e dhėnė”, ėshtė njė dukuri e popullit tonė arbėr, me rrėnjė qė nga lashtėsia e herėshme (dhe jo nga Mesjeta, siē dėshmohet deri mė sot) dhe ėshtė pėrfaqėsuar nga Perėndia Bes, pra ka qėnė E SHENJTĖ. Mbreti tokėsor, i etnisė arbėrore, qė u hyjnizua tek kjo perėndi, ka bėrė vepra heroike dhe ka sjellė begati pėr popullin e tij, duke pėrcjellė mesazhin hyjnor tė besnikėrisė dhe tė pėrkushtimit ndaj racės sė vet.

 

* * * * * * * * * *

 

1 - www.tanogabo.it/mitologia/egizia/bes.htm

2 - f77Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”West Print

3 - Il culto del dio Bes in Sardegna www.aton-ra.com/.../198-culto-dio-egizio-be...

4 - f215 Mehdi Frashėri “Historia e lashtė e Shqipėrisė dhe e Shqipėtarėve” Plejad, 2012

5 - ilterzoorecchio.wordpress.com/2011/.../dio-bes-2/-

6 - po aty

7 - f83 Xhuzepe Katapano”Thoti fliste shqip”, Botimet Enciklopedike,2007

8 - it.wikipedia.org/wiki/Thot

9 - f217 Niko Stillo “Etruskishte Toskėrishte” West Print

10 - f59 Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet Enciklopedike,2007

11 - f196 po aty

12 - f150J.Boucart

13 - f146 Mehdi Frashėri “Historia e Lashtė e Shqipėrise”Plejad, 2012

14 - giardinodellefate.wordpress.com/dei/divinita-grec

15 - www.tanogabo.it/mitologia/egizia/bes.htm

16 - https://vargmal.org/dan1242-fq3

17 - f13 Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet Enciklopedike,2007

18 - po aty

19 - f83, Moreno Neri “Pletone Tratatto delle virtu” BompianiTestta a Fronte, 2010