.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Si tu rezistoni tundimeve

www.gossip.al

      

SI TU REZISTONI TUNDIMEVE

 

 

            Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dominosh mbi seksin, urinė dhe zemėrimin, sepse fiton sukses dhe gėzon njė shėndet mė tė mirė. Por pėr t‘i arritur tė gjitha kėto nuk mjafton vetėm edukimi. Ja sekretet e vetėkontrollit.

 

 

 

            "Mund t‘i rezistoj gjithēkaje, pėrveē tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde. Fraza e thėnė nė vitet 1800 u shndėrrua nė moton e epokės sonė.

            Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetėkontrolli, aftėsia pėr t‘u vėnė frerė impulseve (urisė, seksit, agresivitetit, dėshirės pėr tė shpenzuar, dembelizmit…) ėshtė primare, jo vetėm “pėr tė shpėtuar shpirtin”, siē thonė shumė besime, por edhe pėr arsye tė tjera, si pėr shembull tė gėzosh shėndet tė mirė dhe tė fitosh mė shumė.

 

            Efektet anėsore

 

            Vetėkontrolli ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr projektet qė zgjasin gjatė: tė diplomohesh, tė heqėsh dorė nga duhani, tė shkruash njė libėr… Avantazhet janė tė mėdha: kush praktikon forcėn e vullnetit nė njė fushė tė caktuar (nė mbajtjen e njė diete) bėhet mė i vendosur edhe nė fusha tė tjera (tė mėsojė tė luajė nė piano). Pra, vetėkontrolli mund tė ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmė tundimeve pa bėrė pak praktikė. Por pėr t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetėm edukata. Duke hedhur njė vėshtrim mbi studimet e fundit, e pėrjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetėkontrolli varet nga faktorė tė tjerė tė padyshueshėm, nga seksi te rezervat e sheqerit. Ja disa faktorė qė nxisin vetėkontrollin.

 

            1) Lobet frontale: frenat e trurit

 

            Hapėsirat qė rregullojnė vetėkontrollin janė ato tė lobeve frontale, sidomos i djathti. Kur kėto hapėsira dėmtohen, njerėzit bėhen tė paaftė tė kontrollojnė emocionet dhe humbasin frerėt pengues. Kėto zona frontale janė edhe vatra e kujtesės operative, njė regjistėr mendor, ku mbajmė informacionet pėr kohėn qė na nevojitet pėr kryerjen e njė detyre. Kur kujtesa operative ėshtė shumė e angazhuar nė njė detyrė (pėr shembull pėrgatitja pėr njė provim nė fakultet) vetėkontrolli ėshtė mė i vėshtirė dhe priremi mė tepėr ndaj tundimeve, nga zemėrimi e deri te e ngrėna pa limit.

 

            Censurimi

            Lobet frontale maturohen rreth moshės 20-vjeēare dhe me kalimin e moshės bėhen mė pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se pėrse adoleshentėt nuk janė aq tė disiplinuar sa tė rriturit, apo qė tė moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

 

 

            Drogat

            Njė neuroshkencėtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat qė varen nga kokaina, zonat frontale janė mė pak aktive se sa pjesa tjetėr. Por nuk dihet ende nėse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me njė kontroll tė ndryshuar tė impulseve janė mė tė prekshėm nga drogat.

 

 

            2) Fėmijėria: hiq dorė nga karamele sot, qė tė kesh sukses nesėr

 

            Vetėkontrolli zhvillohet gjatė viteve tė para tė jetės. Njė psikolog nga Universiteti Kolombia (SHBA) ka studiuar aftėsitė e vetėkontrollit tė 650 fėmijėve pėr 4 vjet. Psikologu u kėrkonte fėmijėve t‘i rezistonin tundimit pėr tė ngrėnė njė karamele, ndėrkohė qė u premtonte atyre se kur tė kthehej pas njė minute do t‘u jepte dy qese me karamele.

 

 

            Pritja

            Me kalimin e viteve, fėmijėt qė kishin ndjekur kėshillėn e studiuesit (65 pėr qind), kishin arritur rezultate maksimale pėr tė hyrė nė universitet, punonin nė njė punė me pagė tė lartė, kishin njė martesė tė lumtur dhe gėzonin shėndet tė mirė.

 

            Koha

            Mundėsia pėr tė shtyrė njė dėshirė varet nga faktorė tė ndryshėm. Pėrveēse dėshirės pėr njė ēmim (mė mirė dy karamele se njė), faktorėt e tjerė po kaq tė rėndėsishėm ishin: zgjatja e kohės sė pritjes (sa mė shumė prisnin, aq mė pak rezistonin) dhe mundėsia pėr tė parė shpėrblimin (pritja bėhet mė e thjeshtė kur ēmimi shihet menjėherė).

 

            Enigma

            Por, pavarėsisht kushteve, disa fėmijė arrinin t‘i kontrollonin mė shumė impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashėgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumė punė pėr tė bėrė.

 

            3) Zemra nė provė

 

            Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Njė psikologe nga Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat mė tė rezervuar kanė njė rritje provizore tė frekuencės kardiake, pikėrisht kur forca e tyre e vullnetit ėshtė vėnė nė provė. Ky ndryshim i rrahjeve tė zemrės tregon sforcon qė bėn zemra nė tentativė pėr tė injoruar atė qė dėshirojmė, duke u pėrqendruar kėshtu tek ajo qė ėshtė mė e mirė pėr ne.

 

            Frekuenca

            Njerėzit qė kanė natyrshėm njė frekuencė tė lartė kardiake u rezistojnė mė tepėr tundimeve tė tė tjerėve. Prova e fundit ėshtė se kėta lloj njerėzish kanė njė veti mė shumė pėr t‘i frenuar impulset e tyre.

 

            4) Seksi: meshkujt mė impulsivė, por…

 

            Aftėsia pėr t‘u rezistuar tundimeve paraqet shumė ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Nga studime tė ndryshme ėshtė vėnė re se nė krahasim me femrat, meshkujt janė mė tė paaftė tė kontrollojnė impulset e tyre dhe kjo ėshtė e dukshme qė nė moshėn 4-vjeēare.

 

            Koha

            Ky ndryshim i detyrohet nė njė farė mėnyre edhe faktorėve shoqėrorė: krahasuar me djemtė, vajzat janė mė tė bindura.

 

            Hormonet

            Ėshtė e vėrtetė qė meshkujt kanė njė probabilitet mė tė lartė pėr tė mos e kontrolluar agresivitetin e tyre dhe pėrdorimin e drogave. Mos vallė pėrgjegjėse janė hormonet e meshkujve? “Kjo nuk ėshtė e thėnė”, bėn tė ditur njė psikolog. Zakonisht nė periudhėn para ciklit menstrual, vetėkontrolli i femrave nuk ėshtė edhe aq i lartė.