Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - SI TĖ KUJDESEMI PĖR FLOKĖT

Shkruan:Kastriot MYFTIU

Shendeti Natyral

 

SI TĖ KUJDESEMI PĖR FLOKĖT

 

            Flokėt rriten 12-15 centimetra nė vit. Megjithatė, dieta dhe stili i jetesės, stresi, ekspozimi i tepruar ndaj diellit, ndotėsit, gjenetika, mungesa e gjumit, prishja e balanės hormonale, mungesa e vitaminave, sėmundje dhe ilaēe tė caktuara mund tė heqin lėndėt ushqyesve kryesore dhe proteinat nga flokėt, ēka shkakton ngadalėsim nė rritjen e flokėve ose rėnie tė flokėve.

 

 

            Flokėt janė kurora e bukurisė njerėzore, prandaj kur shohim krehrin tė mbushur me flokė tė rėnė, na bėn tė ndjehemi keq. Kėshillohemi me miq, mjekė, tė moshuar, kėrkojmė nė internet pėr lloj-lloj kremėrash.

            Pėr kujdesin pėr flokėt janė shkruar libra tė tėrė, por unė nuk do tė merrem me pjesėt pėrbėrėse tė flokut, sidomos tė rrėnjės, tre fazat (anagjene, katagjene dhe telogjene) tė rritjes dhe rėnies sė flokėve, apo 3 tipet e klasifikimit Ludwig tė rėnies sė flokėve tek femrat. Nuk do tė shkruaj pėr llojet e rėnies sė flokėve (alopecia armata, telogen effluvium, alopecia androgjenetike). Po kėshtu, recetat popullore pėr kujdesin pėr flokėt janė pa fund, sidomos me vajra esencialė si ai i amlas, trėndafilit, limonit, kamomilit, rozmarinės, trumzės, apo dong quai, saw palmeto, fo ti (who shou), henna, lėngu i barit tė grurit, etj. Por unė po shkruaj pėr ato qė mendoj se janė mė tė lehta pėr t’u aplikuar, me produkte qė mund t’i gjeni lehtėsisht. Ndėrkohė, ju mund tė kontribuoni me receta tė tjera popullore.

 

            SHKAQET KRYESORE TĖ RĖNIES SĖ FLOKĖVE


            Normalisht flokėt rriten 12-15 centimetra nė vit. Megjithatė, dieta dhe stili i jetesės, stresi, ekspozimi i tepruar ndaj diellit, ndotėsit, gjenetika, mungesa e gjumit, prishja e balanės hormonale, mungesa e vitaminave, sėmundje dhe ilaēe tė caktuara mund tė heqin lėndėt ushqyesve kryesore dhe proteinat nga flokėt, ēka shkakton ngadalėsim nė rritjen e flokėve ose rėnie tė flokėve. Shkaqe tė tjera janė shtatzėnia dhe periudha pas lindjes sė fėmijės (pėr shkak tė mangėsive ushqimore qė shoqėrojnė kėtė fazė), tifoja, temperatura e lartė pėr njė kohė tė gjatė, etj.

            Kryesori ėshtė stresi sepse ai cenon tė gjitha funksionet e trupit dhe pasqyrohet shumė shpejt nė gjendjen e flokėve, sepse flokėt kanė nevojė pėr rinovim. Shkak janė edhe trajtimet e flokėve me kimikate tė forta. Kimikatet e shumta shpesh helmuese nė xhelet / gellet dhe shampot mund tė mos pėrshtaten me flokun dhe lėkurėn tuaj. Edhe kimikatet nė ujin me tė cilin lahemi nė shtėpi mund tė sjellin rėnien e flokėve.

 

 

            SI MUND TĖ KUJDESEMI VETĖ PĖR FLOKĖT?


            USHQIMI DHE MĖNYRA E JETESĖS

            Kjo ėshtė njė temė mė vete prandaj nuk po zgjatem. Kryesorja ėshtė tė thuhet se rritja e konsumimit tė proteinave mund tė ndalojė rėnien e flokėve. Proteinat e dobishme pėr flokėt janė ato tė mishit tė kuq, peshkut dhe mishit tė pulės. Vegjeterianėt duhet tė konsumojnė bulmetra, arra dhe thjerrėzat / lentile. Gratė shtatzėna kanė nevojė pėr mė shumė proteina se zakonisht.

 

            PINI UJĖ

            Pini tė paktėn 2.5L nė ujė 3L ēdo ditė. Uji e ndihmon trupin tė pastrojė helmet. Helmet dhe ndotėsit qė marrim nė trup pengojnė shėndetin e flokėve.

 

            VITAMINAT

            Pėr tė ruajtur shėndetin e flokėve nevojiten vitaminat B6, A dhe E. Ushqimet qė pėrmbajnė kėto vitamina janė specat e kuq dhe jeshil, arrat, bulmeti, perimet jeshile, veza, mėlēia (nė Kosovė i thonė gabimisht mushkėritė), frutat dhe perimet e verdha. Mos u lodhni shumė me dietėn, mjafton tė hani njė dietė pėrgjithėsisht tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar.

 

            ĒFARĖ MUND TĖ BĖNI VETĖ?

            Nė fakt, hapi i parė pėr rritjen e flokėve ėshtė tė parandalohet rėnia e flokėve. Merrni kėto masa tė thjeshta dhe tė efektshme nė komoditetin e shtėpisė tuaj pėr tė pasur flokė tė shėndetshme.

 

            SHMANGNI THARĖSET E FLOKĖVE

            Pėrdorimi i tharėses sė flokėve ėshtė njė tjetėr faktor pėr rėnien e flokėve. Lėrini flokėt tė thahen vetė. Lajini flokėt para se tė nxitoni pėr tė dalė jashtė. Tharėsja e dėmton flokun dhe rrėnjėn. Edhe fėrkimi ashpėr i kokės me peshqir i dėmton flokėt; kur janė tė lagėta, flokėt dobėsohen dhe bien mė bien lehtė.

 

 

 

            MASAZHI

            Ėshtė mėnyra mė e thjeshtė. Ai stimulon rrėnjėt e flokėve. Masazhin mund ta bėni me vaj ose pa vaj. Bėjini masazh kokės me majėn e gishtave. Mund tė pėrdorni vaj kokosi, vaj ulliri ose vaj bajameje / bademi. Masazhi i kokės 15 minuta ēdo ditė pakėson rėnien e flokėve. Masazhi i pėrditshėm pėrmirėson qarkullimin e gjakut nė lėkurėn e kokės. Masazh mund tė bėhet edhe kur lajmė kokėn me shampo.

 

            VAJI I ULLIRIT

            Nė rast se keni flokė tė hollė, bėni masazh me vaj ulliri nė lėkurėn e kokės. Rekomandohet qė vaji i ullirit tė hiqet pas 6-8 orėsh pėr efekt mė tė mirė.

 

            VEZA

            E pėrbėrė nga rreth 3,6-6,5 gram proteina, veza ndihmon kundėr rėnies sė flokėve duke i ushqyer me proteinat esenciale qė forcojnė dhe shtojnė volumin e flokėve. Rrihni njė vezė nė njė enė me pirun. Shtoni njė lugė ēaji vaj ulliri ose mjaltė, pėr hidratim, dhe aplikojeni nė flokėt tuaj si kondicionues pas larjes me shampo. Pėrqendrohuni nė fijet e brishta dhe fundet e kėputura tė flokėve, pėr tė nxitur riparimin e tyre. Pas 10-20 minutave lajeni kokėn dhe aplikoni njė kondicionues hidratues. Shpėlajini flokėt me ujė tė ngrohtė dhe stilizojini si zakonisht.

 

 

            E VERDHA E VEZĖS ME VAJ ULLIRI

            Merrni tė verdhėn e njė veze dhe 1 lugė gjelle vaj ulliri. Pėrziejini mirė, me rrahėse vezėsh po tė dėshironi, ose me duar. Bėni masazh nė lėkurėn e kokės me majat e gishtave. Lėreni pėr 10 minuta dhe pastaj lajeni kokėn me ujė tė vakėt. Nėse ky kombinim nuk e irriton kokėn, pėrdoreni njė herė nė dy ditė. Cilėsia e vajit tė ullirit ėshtė e rėndėsishme.

 

 

            E VERDHA E VEZĖS ME LĖNG LIMONI

            Veproni njėlloj si mė lart, duke pėrdorur lėngun e freskėt tė njė limoni nė vend tė vajit. Ky ėshtė bar i njohur ajurvedik kundėr rėnies sė flokėve.

 

            QUMĖSHTI I KOKOSIT

            I pasur me proteina, acide yndyrore esenciale dhe hekur, qumėshti i kokosit vepron si stimulues organik pėr rritjen e flokėve. Ai forcon flokėt duke parandaluar kėputjen e flokėve dhe zbut flokėt. Qumėshti i kokosit mund tė aplikohet duke e shtuar nė shampo dhe kondicionues, ose bėni masazh me tė nė rrėnjėt e flokėve. Lėreni 15-20 minuta dhe pastaj shpėlajini flokėt me shampo tė butė. Qumėshtit mund t’i shtoni mjaltė ose glicerinė dhe ta pėrdorni si kondicionues.

 

            VAJI I KOKOSIT ME LĖNG LIMONI

            Vaji i kokosit ėshtė ndėr vajrat mė pėrdorur pėr rritjen e flokėve. Ai pėrmban agjentė anti-mikrobialė qė parandalojnė rėnien e flokėve pėr shkak tė sulmeve bakteriale dhe kėrpudhore / fungale nė rrėnjėt e flokėve. Aplikimi i vajit tė vakėt tė kokosit, i pėrzier me lėng limoni, nė kohėn e gjumit lufton zbokthin qė shkakton rėnien e flokėve. Pėrgatisni njė pėrzierje me katėr lugė gjelle vaj kokosi dhe dy lugė ēaji lėng limoni pėr problemin e hollimit tė flokėve. Bėjini masazh lėkurės sė kokės me kėtė pėrzierje tė paktėn 10-15 minuta. Pastaj lėreni pėrzierjen nė kokė pėr 60-75 minuta, pėr tė pasur efekt mė tė mirė.
Po kėshtu, mund tė bėni masazh me vajin e kokosit nė flokėt tuaj tė paktėn dy herė apo tri herė nė javė, pėr tė pėrmirėsuar qarkullimin e gjakut nė lėkurėn e kokės dhe pėr tė forcuar rrėnjėt e flokėve.

 

            ALOE VERA

            E pasur me acide yndyrore esenciale, zink, hekur dhe vitamina A, C dhe E, Aloe Vera shėrben si kondicionues natyral sepse nxit rritjen e flokut tė ri. Ajo bllokon sekrecionin e tepėrt tė sebumit, qė nxit rėnien e flokėve sepse tėrhequr baktere, papastėrti, pluhur, etj. Nėse pėrdoret qė nė fazėn e parė tė rėnies sė flokėve, aloe vera mund tė nxisė rritjen e flokėve duke i bėrė flokėt mė tė fortė dhe tė trashė. Nė fakt, ajo rrit volumin dhe ndihmon rritjen e flokut me shkėlqim. Pėrzini dy lugė ēaji xhel aloe vera, dy lugė ēaji vaj ulliri dhe njė lugė ēaji mjaltė nė 30 gramė ujė tė ngrohtė dhe aplikojeni kėtė masė nė lėkurėn e kokės. Lani flokėt pas 30 minutave.
            Nė raste tė flokėve tė holluar, fėrkojeni lėkurėn e kokės me xhel aloe vera dhe disa pika vaj bajameje / bademi. Vetė konsumi i aloe verės pėrmirėson rritjen e flokėve. Xheli mund tė pėrdoret edhe si kondicionues pėr flokėt.

 

            MASKA ME AVOKADO

            E pasur nė vitaminat B dhe E, avokado forcon flokėt dhe riparon flokėt e dėmtuar dhe tė brishtė. Ajo pėrmban edhe vajra natyrore dhe yndyrna tė monosaturuara qė hidratojnė dhe zbusin flokėt. Bėni si pure njė avokado dhe shtoni tė verdhėn e njė veze dhe njė lugė ēaji me vaj embrioni gruri. Aplikonjeni masėn nė flokė tė lagur dhe bėni masazh me tė nė gjithė lėkurėn e kokės dhe nė flokė. Pas 20 minutave shpėlajeni me ujė tė ngrohtė.

 

            LĖNGU I QEPĖS

            Qepa njihet pėr aftėsinė e saj kundėrt rėnies sė flokėve sepse hap rrėnjėt e flokėve dhe nxit rritjen e flokėve tė rinj. Ajo vepron si agjent anti-septik qė lufton infeksionet fungale / kėrpudhore dhe bakteriale qė nxisin hollimin dhe rėnien e flokėve. Shtrydhni lėngun e pjesės sė brendshme tė qepės sė kuqe dhe filtrojeni. Bėni masazh me lėngun vetėm nė lėkurėn e kokės dhe lajini flokėt pas 10 minutave. Pėrdoreni kėtė ēdo ditė pėr dy javė rresht, pėr tė forcuar flokėt dhe pėr tė parandaluar rėnien e flokėve. Njė mėnyrė tjetėr e pėrdorur qė nė Romėn e lashtė: pėrziejeni lėngun e qepės me mjaltė dhe aplikojeni nė flokė. Kjo lehtėson problemet me hollimin e flokėve. Bėjini masazh lėkurės sė kokės me tulin e qepės njė herė nė dy ditė pėr dy javė.

 

            SODA E BUKĖS DHE E VERDHA E VEZĖS

            Nėse keni flokė qė ju duken si tė pajetė, fėrkoni pak sodė buke nė lėkurė e kokės nė vend tė shampos. Kjo heq lėkurėn e vdekur nė lėkurėn e kokės. Mė pas, lagini flokėt me njė pėrzierje me tė verdhė veze, vaj ulliri dhe ujin qė ėshtė pėrdorur pėr tė zierė patate. Pastaj mbėshtillini me njė peshqir dhe lėrini pėr 30 minuta. Shpėlajini flokėt dhe me siguri do t’ju duken ndryshe. Nėse keni probleme me zbokthin, shtojini pėrzierjes lėng limoni, ose lėng panxhari.

 

            BARI POPULLOR RUS KUNDĖR RĖNIES SĖ FLOKĖVE

            Lajini flokėt si zakonisht dhe thajini sa mė shumė tė mundeni me peshqir. Pas kėsaj, aplikoni kripė gjelle mbi rrėnjėt e flokėve dhe bėni masazh tė butė pėr rreth 15 minuta. Lajini flokėt pas masazhit. Pėrsėriteni kėtė procedurė dy herė nė javė pėr 2 muaj rresht. Ndoshta flokėt tuaj mund tė jenė mė tė trashė se mė parė dhe mund tė fillojnė tė rriten nė vende ku kanė rėnė.

 

            ROZMARINA

            Nė mjekėsinė tradicionale indiane, rozmarina fėrkohet nė lėkurėn e kokės. Rozmarina lufton inflamacionin qė prek lėkurėn e kokės dhe flokėt. Mund tė konsumohet edhe si ēaj.

 

            VAJI I KASTORIT

            Aplikoni vaj kastori me mjaltė (1 lugė ēaji) 3-4 herė nė ditė pėr njė javė pėr problemet me hollimin e flokėve. Aplikimi i rregullt i vajit tė kastorit ndihmon rritjen e flokut.

 

            UTHULLA E MOLLĖS

            Shpėlarja e lėkurės sė kokės me uthull molle pas larjes me shampo ndihmon nė rastet e hollimit tė flokėve. Pėrdorni gjysmė gote uthull molle me njė gotė ujė tė ngrohtė pėr shpėlarje. Edhe pirja e uthullės sė mollės (gjysmė luge ēaji nė njė gotė ujė) 3 deri nė 4 herė nė javė mund tė pėrmirėsojė rritjen e flokėve.

 

            HITHRA / RRĖNJA E HITHRĖS

            Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi. Nė kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit. Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut.

 

            BIZELET

            Nė formė paste, sepse kanė proteinė, yndyrė, karbohidrate, vitaminė B, qė ndihmojnė ndarjen e qelizave tė rrėnjės dhe daljen e flokėve tė rinj.

 

            Po nė rastet kur disa femrave u dalin aty-kėtu flokė tė thinjur? Pėr kėtė do tė shkruaj herė tjetėr.

            Ju uroj shėndet, dituri dhe menēuri!