Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Meditim 3 - SI TĖ KESH SUKSES ME FUQINĖ E TĖ MENDUARIT RACIONAL

Nga: Dr. Maxwell MALTZ

Zgjodhi dhe pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

SI TĖ KESH SUKSES ME FUQINĖ E TĖ MENDUARIT RACIONAL

 

 

Mbaje mend se edhe sjellja edhe ndjenja rrjedhin nga besimi. Pėr ta ērrėnjosur besimin pėrgjegjės pėr ndjenjėn dhe sjelljen tėnde, pyete veten pse? A ka ndonjė punė qė do tė doje ta bėsh, ndonjė kanal nė tė cilin do tė doje ta shprehėsh veten, por stepesh duke u ndjerė se “Nuk mundem”? Pyete veten pse? “Pse besoj se nuk mundem?”

 

 

Mund tė bėhen ndryshime, pa pasur nevojė tė rivizitohet fėmijėria, duke e pėrdorur mendimin aktual racional nė koncert me imagjinatėn pėr ta ndryshuar imazhin pėr veten. Formulės sė mėhershme thjesht do t’ia shtojmė njė shprehje pėrpara, ashtu qė bėhet: Ti, si Krijues i Pėrjetimeve tė Jetės Tėnde __________________________________________________________________________

 

Tė Menduarit Racional Ēon nė (1) Vendim me Mendje tė Vetėdijshme

+ (2) Imagjinata ia Komunikon Qėllimin/Cakun

(3) Imazhit tė Vetes

= (4) Udhėzimet e “Urdhėresės pėr Punė” pėr Servo-Mekanizmin

 

            Pėrjetimet negative nuk e pengojnė por kontribuojnė nė procesin e nxėnies, pėrderisa pėrdoren si duhet si shėnime tė feedback-ut negativ, dhe shihen si devijime nga qėllimi pozitiv i dėshiruar. Mirėpo, posa tė njihet gabimi si i tillė, dhe tė bėhet korrigjimi i kursit, ėshtė po aq e rėndėsishme qė gabimi tė harrohet me vetėdije, dhe qė tentimi i suksesshėm tė mbahet mend dhe tė qėndrohet me tė mė shumė kohė. Gabimet, dėshtimet dhe nganjėherė edhe poshtėrimet tona ishin hapa tė nevojshėm nė procesin e nxėnies. Mirėpo, ato supozohet tė jenė mjete pėr njė qėllim, jo qėllim nė vete. Kur ta kenė shėrbyer destinimin e vet, ato duhet tė harrohen. Nė minutėn qė e ndėrrojmė mendjen tonė dhe ndalemi sė dhėni fuqi tė shkuarės, e shkuara me gabimet e veta e humb fuqinė ndaj nesh.

 

            Injoroji dėshtimet e shkuara dhe ēaj pėrpara

            Kur njė personi tė turpshėm, tė ndruajtur i thuhet nė hipnozė, dhe ai beson apo mendon se ėshtė orator i guximshėm, plot vetėbesim, shabllonet e tij tė reagimit ndryshojnė menjėherė. Ai aktualisht vepron ashtu siē beson aktualisht. Vėmendja e tij i jepet plotėsisht qėllimit pozitiv tė dėshiruar, dhe asnjė mendim apo konsideratė ēfarėdo qoftė nuk i jepet dėshtimeve tė shkuara.

            Nėse jokonsistenca e njė ideje tė dhėnė njihet me vetėdije, ajo duhet tė refuzohet patjetėr. Frika dhe nervoza e pacientit, u tejkaluan nė njė sesion tė vetėm kėshillimi, gjatė tė cilit e pyeta: “A kishe rėnė fizikisht nė tė katrat dhe tė zvarriteshe nė zyrėn e dikujt, duke e gjunjėzuar veten para njė personazhi superior?” “Nuk ma merr mendja!”, u tėrbua ai.

            “Atėherė pse pra pėrulesh dhe zvarritesh mendėrisht?” Njė pyetje tjetėr: “A do tė shkoje nė zyrėn e dikujt me dorėn tėnde si lypės, dhe tė kėrkosh lėmoshė njė monedhė pėr njė filxhan kafe?” “Sigurisht qė jo.” “A nuk po e sheh qė esencialisht po e bėn tė njėjtėn gjė, kur hyn brenda tepėr i shqetėsuar me atė se a do tė tė aprovojė apo jo? A nuk po e sheh se e ke nxjerrė dorėn jashtė, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, duke e kėrkuar miratimin e tij dhe tė tė pranojė ty si person?” Mbaje mend se edhe sjellja edhe ndjenja rrjedhin nga besimi. Pėr ta ērrėnjosur besimin pėrgjegjės pėr ndjenjėn dhe sjelljen tėnde, pyete veten pse? A ka ndonjė punė qė do tė doje ta bėsh, ndonjė kanal nė tė cilin do tė doje ta shprehėsh veten, por stepesh duke u ndjerė se “Nuk mundem”? Pyete veten pse? “Pse besoj se nuk mundem?” Pastaj pyete veten, “A ėshtė ky besim i bazuar nė njė fakt aktual apo nė njė supozim – apo konkluzion fals?” Pastaj bėja vetes kėto katėr pyetje:

 

            1. A ka ndonjė arsye racionale pėr njė besim tė tillė?

 

            2. A mund tė ndodhė qė jam gabim nė kėtė besim?

 

            3. A do tė vija nė konkluzionin e njėjtė pėr ndonjė person tjetėr nė njė situatė tė ngjashme?

 

            4. Pse do tė duhej tė vazhdoja tė veproj dhe tė ndjehem sikur kjo tė ishte e vėrtetė nėse nuk ka arsye tė mirė pėr ta besuar kėtė?

 

            Mos i kalo kėto pyetje nė mėnyrė tė shkujdesur. Kacafytu me to. Mendo fort nė lidhje me to. Bėhu emocional pėr to. A mund ta shohėsh se i ke bėrė hile vetes dhe e ke shitur veten lirė, jo pėr shkak tė njė “fakti”, por vetėm pėr shkak tė njė besimi iracional dhe tė gabueshėm?

            Nėse po, provo tė nxitėsh ca indinjatė apo edhe zemėrim. Indinjata dhe zemėrimi nganjėherė mund tė veprojnė si ēlirues nga idetė false. Alfred Adler “u tėrbua” nė veten dhe mėsuesin e vet, dhe iu dha mundėsia ta heqė qafe njė definicion negativ tė vetes. Kjo pėrvojė nuk ėshtė e pazakonshme. Shumica nga ne janė subjekt i sugjestioneve negative ēdo ditė. Nėse mendja jonė e vetėdijshme ėshtė duke punuar dhe ėshtė nė vend, nuk jemi tė detyruar t’i pranojmė ato verbėrisht. “Nuk ėshtė patjetėr ashtu” ėshtė moto e mirė. Nuk ėshtė puna e mendjes tėnde racionale ta krijojė apo ta bėjė punėn apo detyrėn e caktuar. Ne futemi nė telashe ose kur e neglizhojmė ta pėrdorim tė menduarit e vetėdijshėm nė mėnyrėn si ėshtė destinuar tė pėrdoret, ose kur provojmė ta pėrdorim nė mėnyrėn qė kurrė nuk ėshtė destinuar tė pėrdoret. Nuk mund ta shtrydhim mendimin krijues nga Mekanizmi Krijues duke bėrė pėrpjekje tė vetėdijshme. Dhe meqė provojmė dhe nuk mundemi, bėhemi tė shqetėsuar, tė merakosur, tė frustruar. Mekanizmi automatik ėshtė i pavetėdijshėm. Nuk mund t’i shohim pjesėt duke u rrotulluar. Nuk mund ta dimė se ēka po ndodh nėn sipėrfaqe. Dhe meqė kjo funksionon spontanisht duke reaguar ndaj nevojave aktuale dhe prezente, nuk kemi aluzion apo garanci tė certifikuar tė mėhershme se ai do ta sjellė pėrgjigjen. Jemi tė mbėshtetur (tė imponuar) nė pozicion tė besimit. Dhe vetėm duke besuar dhe vepruar pranojmė shenja dhe mrekulli. Shkurt, mendimi i vetėdijshėm racional e zgjedh qėllimin, i mbledh informatat, konkludon, vlerėson, llogarit dhe nis t’i lėvizė rrotat. Mirėpo, ai nuk ėshtė pėrgjegjės pėr rezultatet. Duhet tė mėsojmė ta bėjmė punėn tonė, tė veprojmė mbi supozimet mė tė mira nė dispozicion, dhe t’i lėmė rezultatet tė kujdesen pėr vete.

 

            Pjesė nga libri "Psiko-kibernetika"