.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Si ta pėrballojmė stresin?  (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 SI TA PĖRBALLOJMĖ STRESIN?

(pjesa e parė)

 

       Ballafaqimi, pothuajse i pėrditshėm, me problemet e ndryshme, dhe paaftėsia jonė pėr t’i zgjidhur ato, na mban gjithmonė nėn presionin e stresit. Ky presion stresi, nėse nuk parandalohet, mund tė shkaktojė  probleme serioze, si fizike ashtu edhe psikike, e nėse stresi kalon nė stadin e fundit - atė tė rraskapitjes,  mund tė shpjerė madje edhe deri nė vdekje.

 

           

            Ē’ėshtė  stresi?

 

            Stresi ėshtė vėshtirė tė pėrkufizohet si nocion i plotfuqishėm. Ndonėse ka shumė ide pėr tė, nė psikologji definohet si kėrkesė e pėrgjithshme, tė cilės ne duhet t’i pėrshtatemi. Pasi qė kėrkesat  nė jetėn e pėrditshme, si ato fizike, ashtu edhe ato psikike, janė tė shumta e shpesh edhe tė vėshtira pėr t’u zgjidhur nga aftėsitė  tona, ne i nėnshtrohemi kėshtu presionit tė vazhdueshėm tė stresit.

            Burime tė stresit zakonisht  konsiderohen situatat e pakėndshme gjė qė nė realitet nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė, pasi qė, pėrveē si burim i situatave negative, stresi vjen edhe si burim i situatave pozitive. Kemi distresin - si njė stres tė dėmshėm qė shkaktohet nga  humbja e njė njeriu tė dashur, kur vuajmė nga ndonjė sėmundje e rėndė, kur dėshtojmė nė veprimtari tė ndryshme etj., si dhe eustresin -  si njė stres pozitiv qė ka burim nga  martesa, marrja e njė note tė mirė, arritja e suksesit nė veprimtari etj.  Psikologu  H. Selye pohon se stresi, sikurse edhe frika, luajnė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin psiko-fizik tė jetės sonė ( kur janė nė suaza normale), e nė mėnyrė tė veēantė eustresi, i cili ėshtė i domosdoshėm qė tė na motivojė tė bėjmė njė jetė  intensive.

            Ballafaqimi, pothuajse i pėrditshėm, me problemet e ndryshme, dhe paaftėsia jonė pėr t’i zgjidhur ato, na mban gjithmonė nėn presionin e stresit. Ky presion stresi, nėse nuk parandalohet, mund tė shkaktojė  probleme serioze, si fizike ashtu edhe psikike, e nėse stresi kalon nė stadin e fundit - atė tė rraskapitjes,  mund tė shpjerė madje edhe deri nė vdekje. Vdekjet voodoo, ku njerėzit vdisnin si shkak i njė mallkimi (magjie), konsiderohen nga psikologu dhe studiuesi i kėtyre rasteve, W. Cannon, si rezultat i pasojave tė m’u kėtij stadi (rraskapitjes ekstreme), nė tė cilinė bėhet edhe harxhimi i plotė i energjisė dhe shterimi i rezervave tė trupit nėn ndikimin permanent tė pushtetit tė stresit.

            Duke e parė se stresi nė rrjedhat e jetės sonė ėshtė i pashmangshėm, duhet tė mundohemi qė atė ta pėrballojmė, mundėsisht, me sa me mė pak pasoja. Pėrballimi i  stresit varet shumė edhe nga  personaliteti i individit. Psikologu Kobas, duke eksperimentuar nė kėtė drejtim, ka ardhur nė pėrfundim se tipi i personalitetit tė fortė e pėrballon shumė mė me sukses  stresin  se sa tipi i personalitetit fleksibil. Pra, njerėzit tė cilėt  besojnė nė forcėn e tyre, qė kanė kontroll mbi vetveten, janė shumė mė pak tė prekur nga pasojat e stresit, se sa njerėzit fleksibilė, tė cilėt  janė tė paaftė ta kontrollojnė veten. Prandaj, organizmi njerėzor duhet tė mėsohet, ose mė mirė themi - tė ushtrohet, se si t’i pėrballojė situatat stresuese, duke i amortizuar efektet e tij negative qė reflektohen drejtpėrdrejt nė shėndetin tonė.

            Njerėzit fleksibilė, ata tė cilėt i nėnshtrohen ndikimit tė stresit, duhet tė binden nė forcėn e tyre tė brendshme; ata duhet tė mėsohen se si ta kenė situatėn nėn kontroll; tė bindėn  se pėrpjekjet e tyre japin rezultat etj. Kur njeriu ndjen se mund ta kontrollojė situatėn, ai ėshtė  mė i aftė t’i pėrballojė edhe ngarkesat  jetėsore, pra edhe streset.

           

            E qeshura, receta mė e mirė ndaj stresit

 

            E humbur ėshtė ajo ditė kur nuk qeshim sė paku njė herė.

 

            Tė gjithė studiuesit pajtohen se e qeshura ka efekte shumė tė dobishme, si fizik ashtu edhe mental pėr shėndetin. Natyrisht, ajo krijon disponim tė mirė, atmosferė mė tė kėndshme dhe kthen sėrish humorin.

            E qeshura ėshtė me tė vėrtet njė vrasės absolut i stresit. Kėtė nuk e them unė, por e vėrtetojnė hulumtimet shkencore.

            Kur ne qeshim, nė organizmin tonė krijohet njė gjendje shtendosjeje fizike e shpirtėrore:

- aktivizohet sistemi imun;

- qarkullimi i gjakut dhe frymėmarrja pėrmirėsohen;

- mbi 80 muskuj e sidomos ato tė fytyrės shtendosen;

- tensioni dhe sheqeri nė gjak bie;

- reduktohen dhembjet;

- rritet koncentrimi;

- zhduket frika, etj.

            E qeshura frenon prodhimin e hormoneve tė stresit - adrenalinės dhe cortisolin, dhe nė vend tė tyre, rritė prodhimin  e “hormonit tė lumturisė” - endrophinen. Pra, e qeshura ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta mėnjanuar stresin, sė paku pėrkohėsisht, nė ēdo situatė. M’u pėr kėtė arsyeje ajo gjithnjė e mė shumė po praktikohet si metodė terapeutike edhe nė medicinė, sidomos nė psikologji dhe psikiatri.

            Sot, mundėsit pėr tė qeshur janė tė panumėrta, duke filluar nga barcoletat, satirat, anekdotat, fotografi dėfryese, komedi teatrale, skeēe, seriale e filma me pėrmbajtje humoristike e deri te seancat parlamentare tė kuvendarėve tanė!

            Prandaj, nėse doni ta mėnjanoni ose luftoni stresin gjatė situatave tensionuese me tė cilat pėrballemi pothuajse ēdo ditė, zgjedheni njėrėn nga mundėsitė lartpėrmendura dhe qeshni sa mė shumė, sepse e qeshura lehtėson dhembjet, qetėson shpirtin, shėron plagėt, me njė fjalė e zgjat jetėn.

 

 

            Muzika si ritėm universal

 

            Muzika ėshtė ilaēi i sė ardhmes

 

            Po ashtu, sikurse e qeshura, edhe muzika si njė medium komunikimi, ka efekte shumė tė dobishme, si fizike ashtu edhe mentale dhe luan rolė tė rėndėsishėm pėr shėndetin e njeriut. Muzika provokon efekte stimuluese, tė cilat, duke vėnė nė pėrdorim disa pjesė tė trurit, e s’postojnė vėmendjen tonė nga problemet, ngarkesat e shqetėsimet e  pėrditshme, qė sot nuk janė tė pakta, dhe krijojnė njė atmosferė mė tė kėndshme e disponuese, duke e shtendosur kėshtu gjendjen tonė fizike e shpirtėrore, dhe nė kėtė kontekst edhe duke reduktuar dukshėm nivelin e stresit.

            Por, muzika nuk ka ndikim vetėm si stimulues pėr shtendosje psiko-fizike nga presionet e shumėllojshme qė ushtrohen mbi ne, por ajo vepron shumė pozitivisht edhe nė stimulimin e funksioneve mbrojtėse imuno-biologjike tė organizmit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve nė gjak, si pasoj e faktorėve tė lartpėrmendur, shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund tė balancohet, pėrveē mėnyrave tjera, edhe pėrmes dėgjimit tė muzikės.

            Me cilėsitė e veta tė jashtėzakonshme, pasi asimilohet shumė shpejtė dhe lehtė nga truri, muzika, jo vetėm qė tėrheq, por edhe pėrqendron vėmendjen kah harmonizimi i ritmit tė brendshėm mental, dhe nė kėtė formė, rritė endrophinen (“hormonit tė lumturisė”) e cila si produkt provokon edhe ndjenjėn e kėnaqėsi.

            Me tė drejt mjeku, Edgar Kejs, i njohur pėr shėrimin e mijėra pacientėve nėpėrmjet metodave psikoterapeutike, i cituar prej revistės “Fountain” (dhjetor 2002), thotė: “...muzika ėshtė ilaēi i sė ardhmes”. Dhe nė tė vėrtetė, provat e dokumentuara tregojnė se forca e muzikės mund tė pėrdoret, jo vetėm pėr balancimin  e ritmit psiko-fizik, por edhe si terapi shumė e suksesshme nė shėrimin e shumė sėmundjeve si dhe mjet shumė efektin e ndikues nė forcimin dhe zhvillimin e imagjinatės kreative.

            Muzika, pėrkrah dritės ose vibracionit, ėshtė  njė  “proces valėsh zanore”, pra njė formė e energjisė universale. Dhe mėnyra vepruese e kėsaj energjie, nė vlerat  biologjike e psikologjike tė organizmin njerėzor pėrmes ngacmimeve tė valėve zanore, ėshtė kyēi i asaj pėr tė cilėn janė tė interesuar ekspertė tė shumė lėmive. Edhe sot e kėsaj dite, pedagogė, psikologė, terapeutė, por edhe ekspert nga fusha e marketingut dhe ajo ushtarake, tregojnė interesim tė shtuar nė pyetjen: “Si tė ndikohet nė sjelljet e njeriut pėrmes muzikės?...”

            Ndikimi i ritmeve muzikore, jo vetėm tek qenia njerėzore, por edhe tek shumė organizma tjerė, ėshtė njė dukuri qė e njeh njerėzimi, qė nga lashtėsia. Pothuajse nga tė gjitha kulturat e lashta njihet mėnyra e tė provokuarit tė ndjenjave tė caktuara por edhe tė klimės sė mirė shpirtėrore, pėrmes tingujve muzikorė.

            Nė kulturat e shumė popujve tė lashtė, janė praktikuar kėto metoda muzikore pėr trajtimin dhe shėrimin e problemeve dhe sėmundjeve tė ndryshme. Natyrisht, qė jo nė formėn e muzikės sė sotme, por pėrmes ritmeve nga instrumentet tė ndryshėm tradicionale, por edhe pėrmes lutjeve dhe kėngėve kolektive drejtuar perėndisė sė caktuar.

            Edhe nė shėnimet biblike pėrshkruhet fuqia shėruese e muzikės. Aty thuhet se Davidi ( i cili mė vonė do tė bėhet  mbret i izraelitėve) qė vrau Goliatin, ishte njė instrumentist shumė i mirė. Ai i binte shumė mirė Lirės. Mbreti i atėhershėm i  Izraelit, Sauli, qė ishte nė konflikte tė vazhdueshėm me filistinėt dhe vuante nga depresioni, kishte dėgjuar pėr Davidin dhe e kishte ftuar atė qė t’i bėjė muzikė atij. Dhe nga tingujt e mrekullueshėm tė kėtij instrumenti, thuhet se ai edhe u shėrua...

            Ndoshta ata urtakė e kanė njohur mė mirė se ne sot harmonin e pėrsosur tė nėnės natyrė. Dhe vėrtet, ēdo gjė nė natyrė edhe ėshtė nė harmoni tė  pėrsosur qė vepron sipas ritmit tė caktuar, ose thėnė ndryshe - ritmit hyjnor. Harmonizim i ritmit hyjnor dhe ritmit tonė tė brendshėm, i balancon raportet universale si: shpirt-trup, individ-natyrė, planet-gjithėsi. Vėnia e  kėsaj baraspeshe dhe ruajtja e saj nė vazhdimėsi, ėshtė mėse e domosdoshme, nėse dėshirojmė tė jemi nė harmoni me ritmin hyjnor.

            Prandaj, shfrytėzojeni rastin, shfrytėzojeni kohėn, shfrytėzojeni ēdo situata, pavarėsisht rrethanave, pėr tė dėgjuar sa mė shumė muzikė, sepse, siē e cekėm disa herė, muzika harmonizon ritmit e brendshme mental, provokon ndjenjėn e kėnaqėsi, mėnjanon ose sė paku, redukton stresin.

            Rivendosni baraspeshėn e humbur. Lehtėsojani vetit brengat e jetės pėrmes ritmit muzikor.

 

            Terapia aromatike lehtėsim i shpirtit

 

            Njė formė tjetėr pėr  amortizimin ose mposhtjen e stresit ėshtė edhe aromaterapia. Edhe kjo metodė shėruese, si shumė metoda tjera alternative, rrėnjėt i ka nė kulturat e shumė popujve tė lashtė. Dihet se njeriu gjithnjė e ka shfrytėzuar botėn bimore, edhe pėr ushqim, por edhe pėr shėrim. Kjo praktikė nuk ka ndryshuar as nė ditėt tona. Bile sot, pėrdorimi i bimėve, sidomos nė fusha medicinale, ėshtė tejet i madh.

            Pėr nga natyra shėruese, aromaterapia i pėrket fushės holistike (gr. holos - tėrė) dhe asaj komplemetare (lat. complementum - plotėsues). Komplementare, pasi qė plotėson fushat e tjera tė medicinės alternative, bile edhe ato konvencionale, ndėrsa holistike, pasi i qaset njeriut nga tė gjitha nivele si: fizike, shpirtėrore, mentale, emotive, shoqėrore etj. Pra, aromaterapi mėnjanon shkaktarėt qė provokojnė ērregullime nė organizėm, pra edhe stresin, duke vendosur harmonin dhe balancėn nė tėrė trupin dhe shpirtin tonė.

            Studimet e fundit kanė vėrtetuar se edhe aroma e kafes sė mėngjesit ndihmon dukshėm nė zvogėlim e stresit. Rezultatet kanė treguar se aroma e kafesė provokon aktivitet mė tė lartė tė disa gjeneve nė tru, pėrfshi kėtu edhe ato tė proteinave me aktivitet antioksidues. Shkencėtarėt konsiderojnė, bazuar nė eksperimentet e bėra, se aroma e kafesė ka efekt relaksues, e mė kėtė, edhe ndikim nė zbutjen e stresit.

            Aromaterapia mund tė aplikohet nė ēdo kohė dhe ēdo vend: nė shtėpi, nė punė, gjatė ushtrimeve sportive, gjatė pushimeve... pothuajse nė tė gjitha fushat e jetės. Ajo relakson trupin tonė fizikė, qetėson shpirtin, mjekon emocionet e lėnduara, kthjelltėson memorien, e shumė gjėra tė tjera. Dhe e gjithė kjo, vetėm pėrmes aromės, qoftė e asaj arome me burime natyrore (bota bimore) ose pėrmes formave tė tjera subtile (lėngje, vaj, pomadė etj.).

            Kur stresi fillon ta shtrij pushtetin e vet,  provojeni edhe kėtė metodė. Njė ėshtė e sigurt: prej aromės sė kėndshme askush nuk sprapset!

 

            Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

            Me meditim kundėr stresit;

            Terapia fizikale - masazhi dhe gjimnastika;

            Hipnoza si mjet efikas kundėr stresit, etj.