Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Sistemi i suksesit (pjesa e dytė)

Shkruan: Oskar SHELBAH

Pjesė nga libri “Sistemi i suksesit”

(pjesa e dytė)

 

            SI LINDIN PENGESAT SHPIRTĖRORE

 

      Lloji i parė dhe kryesor i sugjestionit, tė cilin njeriu i suksesit duhet ta njohė dhe tė cilin duhet ta zotėrojė, ėshtė autosugjestioni i vetėdijshėm (ndikimi i vetėdijshėm ndaj vetes). Nė thelb ēdo lloj  sugjestioni, prandaj edhe sugjestioni i jashtėm, bazohet nė autosugjestion. Dallimi i vetėm qėndron nė faktin se autosugjestionin e bėn vetėm individi pėr tė cilin ėshtė fjala, kurse sugjestioni i jashtėm bėhet nga ndonjė individ qė rri anash, do tė thotė nga sugjestionisti.

 

 

            Tashti do ta konstatojmė se a mund tė bėhet fare shtangimi i dorės me anė tė pėrfytyrimit. Si shembull i mirė pėr kėtė ėshtė agorafobia. Kush lėngon nga kjo, organikisht ėshtė fare i shėndosh, mund tė ecė dhe tė qėndrojė sa t’ia dojė qejfi, pa farė vėshtirėsie, deri atėherė kur nuk do tė detyrohet tė kapėrcejė ndonjė rrugė, shesh apo vend. Atėherė nervat papritmas nuk dėgjojnė mė, zemra fillon tė rrahė me forcė, gjunjėt dridhen, djersėt gufojnė nga tė gjitha vrimat dhe shtangimi, do tė thotė pazotėsia e tė ecurit, ėshtė i paevitueshėm. Nė ēfarė mėnyre? Nga ndėrdija vepron ndikimi i pėrfytyrimit negativ: prototipi shpirtėror i agorafobisė.

            I  sėmuri, tė shumtėn pėr shkak tė rrethanave tė jashtme, e shpesh edhe pėr shkak tė ngacmimit tė tepėrt tė nervave, dikund ka pėrjetuar dėrrmim tė forcės sė vetė. Kjo rrethanė ka krijuar frikė nga pėrsėritja dhe nė ndėrdije ka fiksuar besnikėrisht atė dėrrmim si pėrfytyrim, i cili pastaj shfaqet dhe vepron vazhdimisht gjithsaherė qė individi i ngarkuar me atė sėmundje tė gjendet nė pozitė tė ngjashme, sikundėr me rastin kur e ka lėshuar fuqia herėn e parė. Edhe pse gati tė gjithė tė sėmurėt qė lėngojnė nga agorafobia e dinė mirė se kanė trup tė shėndetshėm, ata pandėrprerė shfaqin bindjen se ėshtė marrėzi tė kesh frikė ta kapėrcesh rrugėn, megjithatė ajo frikė shfaqet rregullisht. Nėse njerėzve tė tillė u thoni: “Edhe pse nuk e kapėrceni, ju jeni tė shėndosh”, atėherė fillojnė tė ankohen si fėmijė hallpakė dhe flasin me duar tė kryqėzuara: “Paj unė dėshirojė, por nuk mundem!”.

 

            Ndjenja mė e fortė se vullneti

 

            Ky konstatim ėshtė dėshmia mė e mirė e dobėsisė sė vullnetit, nėse ndjenjėn e mbisundon njė pėrfytyrim, sepse ata pėr tė cilėt ėshtė fjala nuk thonė vetėm se nuk munden, por ata kėtė gjė edhe e ndiejnė dhe mu pėr kėtė shkak se ndiejnė nė kėtė mėnyrė, pėrfytyrimi negativ ka mundėsi tė ushtroj njė ndikim tė pėrgjithshėm nė trup.

            Ashtu siē shfaqen dukuritė e agorafobisė, po ashta parimisht krijohen tė thuash tė gjitha pengesat e ashtuquajtura shpirtėrore, tė quajtur pengesa, pėr shkak se janė rrjedhė normale e proceseve shpirtėrore, kurse te agorafobia sundimi i vullnetshėm i nervave ėshtė i shkatėrruar, pėrkatėsisht i prishur. Nė kėtė mėnyrė krijohen: tė skuqurit nga sėmundja, frika nga ndriēimi i llambės, belbėzimi nga nervozizmi, anomalitė seksuale nervore, llojet e ndryshme tė shtangimit dhe njė grumbull i tėrė i pėrfytyrimeve tė dhunshme dhe i brengave shpirtėrore, pjesėrisht edhe sėmundjet e drejtpėrdrejta organike dhe shumė gjėra tė tjera. Njeriu ē’ėshtė e drejta, nuk di gjė fare mbi gjithė kėtė qė krijohet vetėm dhe pėrfundimisht me anė tė pėrfytyrimeve pėrkatėse. Me tė drejt mund tė thuhet se njė pjesė e madhe e veseve dhe e tė metave njerėzore, prandaj edhe burimi i tė gjitha fatkeqėsive, siē kam theksuar qė nė fillim tė kėtij kreu, rrjedh vetėm nga shkaqet shpirtėrore.

            Porse, ashtu sikurse mendimi negativ krijon pengesa, sėmundje dhe brengosje, ashtu edhe mendimi pozitiv, tė kundėrtėn, krijon shėndetin, lumturinė dhe suksesin po t’i shkoj ndoresh qė ai ta mbisundojė trupin nė vend tė mendimit negativ qė pengon dhe ērregullon.

 

            Vėmendja u jep shpirt mendimeve

 

            Me rastin e koncentrimit tė mendimeve, krijues i pėrfytyrimeve ėshtė vullneti. Ai e tėrheq vėmendjen nga pėrfytyrimi i dėshiruar dhe e ngjall, do tė thotė nė mėnyrė tė fortė dhe tė fuqishme e grish tė manifestohet. Nėse vullneti ndonjė pėrfytyrimi i kushton mė shumė vėmendje, vėmendja ėshtė mjet qė i ngjall pėrfytyrimet. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha pėrfytyrimet e tjera, sikundėr edhe pėrfytyrimi qė ėshtė fare i kundėrt me kėtė pėr tė cilin ėshtė fjala, bėhen sipas nevoje, tė vogla dhe tė dobėta, derisa tė mos treten fare, sepse nuk fitojnė mė kurrfarė substance tjetėr shpirtėrore.

            Siē e shihni, vėmendja gjatė koncentrimit gjendet nė duart e vullnetit: po, megjithatė, vetėm nė ato sfera tė jetės sonė organike dhe shpirtėrore, ku vullneti mund tė thotė diēka. Nėse pushteti i tij ėshtė shkatėrruar tėrėsisht, sikundėr, ta zėmė, me ndjenjat tė mbisundojnė tėrėsisht pėrfytyrimet negative, apo tė paktėn i pėrjashtuar, sikur, ta zėmė, me rastin e ndonjė ndikimi tė fortė tė jashtėm (sugjestioni i jashtėm), atėherė kuptohet nuk mund tė krijohen pėrfytyrime tė forta tė kundėrta, sepse vėmendja gjendet nė shėrbim tė fuqisė tjetėr (tė frikės, drojės, pasionit). Po, megjithatė, vullneti do tė arrijė edhe atėherė t’i sigurojė vetes mbisundim, porse jo me anė tė aksionit tė drejtpėrdrejtė, por tė tėrthortė. Siē kam thėnė, pėrfytyrimet krijohen edhe pėrmes ndikimit tė jashtėm. Nėse vullneti qėndron nė mėnyrė neutrale ndaj ndikimeve tė botės sė jashtme, ose nėse nuk i pranon ato, atėherė pėrfytyrimet qė krijohen nė kėtė mėnyrė qarkullojnė nė ndėrdije. Nėse presioni i shqisave ndodh njė kohė tė gjatė, nėse ai, pos kėsaj, ėshtė i fort sa duhet, shfaqen pėrfytyrime aq tė fuqishme sa lehtė evitojnė ēdo pėrfytyrim tė kundėrta dhe mund tė mbisundojnė trupin. Ky ėshtė rezultat i sugjestionit. Nėse presioni i shqisave ėshtė shkaktuar nėn ndikimin e fjalėve tė  shqiptuara, fjala ėshtė pėr suflirimin.

            Nėse punoni mė shumė dhe kuptoni kėtė mėsim mbi mendimet, atėherė edhe zotėrimi me tė gjitha fuqitė shpirtėrore bėhet vetvetiu mė i lehtė dhe mė i qartė. Pėr kėtė shkak tė mos jua merr mendja fare se edhe pa teori mund t‘ia dilni kėsaj pune; e sidomos nuk bėn tė mendoni se dini ēdo gjė qė ka tė bėjė me proceset shoqėrore. Nėse mendoni drejt pėr shkencėn mbi sugjestionin, nėse e studioni dhe e kuptoni drejt e mirė, do tė shihni se njohuritė tuaja dallohen qenėsisht nga njohuritė qė i kemi shtruar kėtu. Me anė tė studimit dėshmitė dalin vetvetiu.

 

 

            Sugjestioni duhet tė jetė i qartė dhe i kuptueshėm

 

            Nėse pėr ligjėrimet e mia tė deritashme keni menduar mjaft, keni parė se disa sugjestione mund tė realizohen vetėm atėherė, do tė thotė mund tė ndikojnė nė trup, nėse pėrfytyrimet qė janė shkaktuar nė atė mėnyrė i mbisundojnė ndjenjat. Qė tė arrihet kjo gjė, sugjestioni, kuptohet, duhet tė jetė absolutisht i qartė dhe i kuptueshėm. Nėse  kėtu ėshtė fjala pėr suflirimin qė pėrmendem mė parė, do tė thotė ndikimi i bėrė me anė tė tė folurit, ky ėshtė i detyruar nė vete tė bashkojė tė gjitha ato fjalė tė cilat me anė tė veprimit tė vet tė pėrbashkėt dhe me anė tė theksimit tė vet krijojnė vetėm njė figurė tė vetėdijes (pėrfytyrimin), madje atė figurė tė cilėn ne e dėshirojmė.

            Nėse ėshtė fjala pra pėr atė qė me anė tė sugjestionit tė formohet ndonjė pėrfytyrim, qė duhet t’i kundėrvihet ndonjė tjetri, ndonjė pėrfytyrim negativ, atėherė duhet tė formohet nė atė mėnyrė qė nė vetėdije tė shkaktojė figurė absolutisht pozitive, do tė thotė nė kundėrshtim me atė qė tashmė gjendet aty. Porse sugjestioni nuk bėnė fare tė jetė i hamendshėm, ai duhet tė jetė i ēliruar nga ēfarėdo dyshimi.

            Pėrfytyrimi qė krijohet me ndihmėn e sugjestionit tė bėrė nė mėnyrė tė drejtė, na dėshmon pėr atė qė do tė ndodhė si fakt, edhe jo vetėm si gjė e mundshme.

            Ndėrkaq, nėse kėtu pėrzihet edhe dyshimi, sado i vogėl qė tė jetė ai, edhe vetė realizimi vihet nė dyshim, ose tė paktėn do tė vėshtirėsohet shumė.

            Lloji i parė dhe kryesor i sugjestionit, tė cilin njeriu i suksesit duhet ta njohė dhe tė cilin duhet ta zotėrojė, ėshtė autosugjestioni i vetėdijshėm (ndikimi i vetėdijshėm ndaj vetes). Nė thelb ēdo lloj  sugjestioni, prandaj edhe sugjestioni i jashtėm, bazohet nė autosugjestion. Dallimi i vetėm qėndron nė faktin se autosugjestionin e bėn vetėm individi pėr tė cilin ėshtė fjala, kurse sugjestioni i jashtėm bėhet nga ndonjė individ qė rri anash, do tė thotė nga sugjestionisti.

           

            Autosugjestioni i vetėdijshėm

 

            Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė sugjestioni i vetėdijshėm. Atė mund ta bėjmė vetėm me mendime, atėherė para nesh ėshtė rasti i sugjestionit mental, ose, tė paktėn, mund ta bėjmė me ndihmėn e suflirimit. Nė rastet kur vullneti ende e ka pushtetin mbi pėrfytyrimet, zbatimi i sugjestionit meditativ nė tė shumtėn ėshtė i mjaftueshėm.

            Ndėrmjet sugjestionit tė menduar dhe suflirimit, tė cilin gjatė kryerjes sė ndikimit mbi tė tjerėt e njohim si sugjestion verbal, ē’ėshtė e drejta nuk ka kurrfarė dallimi, meqė mendimi zhvillohet nė kuptim tė figurave foljore. Tė ndikimet tė cilat njeriu i ushtron mbi veten nė mendime, vėmendja rreth dukurisė qė dėshirohet pėrqendrohet aq gjatė derisa tė mos hetohet njėfarė bindjeje e brendshme, njėfarė besimi mbi atė qė do tė ndodhė. Ai besim ndodh vetvetiu, aq mė parė nėse pėrfytyrimi, i shkaktuar me anė tė koncentrimit tė madh, bėhet mė ekspresiv. Me anė tė mendimit pra duhet tė krijohet njė pėrfytyrim fare i qartė, njė figurė absolutisht pėrkatėse shpirtėrore e asaj qė dėshirohet. Nė mėnyrė qė tė arrihet kjo, njeriu e pėrdor fantazinė, e cila me ndihmėn e transformimit tė fuqisė dhe tė forcės i vė nė dispozicion tė gjitha figurat e mendimeve tė cilat dėshirojmė tė shfaqen nė vetėdije.

 

           Nė vazhdimin tjetėr, ndėr tė tjera, do tė lexoni:

 

           Atė qė duhet tė ndodhė njėherė duhet ta pėrjetojmė;

           Ngritja dhe forcimi i vetėbesimit;

           Autosugjestioni i tė folurit etj.