Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - SI MUND TĖ NDIKOJĖ STINA E DIMRIT NĖ SHĖNDETIN TONĖ MENDOR

Shkruan: Brikena KRASNIQI HOTI

http://www.gazetaexpress.com

SI MUND TĖ NDIKOJĖ STINA E DIMRIT NĖ SHĖNDETIN TONĖ MENDOR

 

            Pėr disa njerėz ndryshimi nė gjatėsinė e ditės dhe mungesa e diellit mund tė ketė njė ndikim shumė mė tė madh nė disponimin dhe energjinė e tyre dhe tė ēojė nė njė formė tė depresionit tė quajtur Ērregullim Emocional Sezonal (Seasonal Affective Disorder).

 

           

            Ndryshimi i stinėve mund tė ndikojė jashtėzakonisht nė shėndetin tonė mendor, duke na lėnė tė ngėrthyer me disponim tė ultė dhe pasivitet. Temperaturat e ulėta, ditėt e shkurta, mungesa e dritės sė diellit, mund tė kenė njė ndikim shumė mė tė madh nė disponimin dhe energjinė tonė. Shumė prej nesh e gjejmė vetėn duke ngrėnė mė shumė ose duke fjetur mė gjatė nė dimėr. Me kėtė rast, edhe me disa kilogramė mė tepėr. Nė anėn tjetėr, ne jemi mė tė gėzuar dhe energjik kur dielli ndriēon dhe ditėt janė mė tė gjata.

            Pėr disa njerėz ndryshimi nė gjatėsinė e ditės dhe mungesa e diellit mund tė ketė njė ndikim shumė mė tė madh nė disponimin dhe energjinė e tyre dhe tė ēojė nė njė formė tė depresionit tė quajtur Ērregullim Emocional Sezonal (Seasonal Affective Disorder). Kjo formė e depresionit zakonisht shfaqet nė fund te vjeshtės ose nė fillim tė dimrit, ndėrsa simptomate tilla si humbja e energjisė, gjumė i tepruar, tė ngrėnit e tepruar, humbje e interesimit nga aktivitetet e mėparshme, fillojnė tė zhduken mė ardhjen e pranverės.

            Periudha ndėrmjet Dhjetorit dhe Shkurtit, gjithashtu mund tė jetė mė e vėshtirė pėr t’u pėrballur, pėr personat qė edhe nė periudhėn tjetėr tė vitit kanė vėshtirėsi emocionale ose sėmundje mendore, tė tilla si ankthi, depresioni ose ērregullimi bipolar.

            Mė poshtė janė disa mėnyra tė cilat mund tė ju ndihmojnė pėr tė pakėsuar efektin qė mund tė ketė dimri nė shėndetin tuaj mendor:

 

            Ekspozohuni mė shumė ne dritė ose diell

            Rekomandohet qe ju tė ecni ose qėndroni nė ambientet jashtė shtėpisė suaj, nė natyrė, sė paku pėr njė orė nė ditė, sidomos nė mesditė. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur, atėherė uluni pranė dritareve  tė shtėpisė, me mė shumė ndriēim.  Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pasi qė drita e diellit e rregullon orėn tonė biologjike (ritmin cikardian), sistem ky i cili e rregullon gjumin tonė dhe gjendjen e zgjimit nė periudhėn 24- orėshe. Po ashtu ekspozimi nė dritėn natyrale, rregullon nivelin e substancės kimike nė trupin tonė tė quajtur serotonin, e cila ėshtė pėrgjegjės nė ngritjen e disponimt dhe energjisė.

 

 

            Shpeshtoni kontaktet shoqėrore

            Ėshtė shumė e lehtė tė izoloheni mė shumė gjatė dimrit. Mirėpo tė qenit i rrethuar me njerėzit tuaj tė dashur, mund t’ju bėjė tė ndiheni mė mirė. Bisedoni me ata pėr mėnyrėn se si ndjeheni. Edhe pse mund ta keni mė vėshtirė tė largoheni nga shtėpia, dhe do tė preferonit komunikimin nė mėnyrė elektronike ose pėrmes rrjeteve sociale, jepni prioritet kontakteve fizike mė tė afėrmit tuaj. Forma elektronike e komunikimit nuk mund t’ua jep, ngrohtėsinė dhe kualitetin e komunikimit tė drejtpėrdrejtė.

 

            Pėrpiquni tė bėni sa mė shumė aktivitete fizike qė mundeni

            Edhe pse kjo mund tė jetė gjėja e fundit qė do tė dėshironit tė bėni, aktiviteti fizik mund tė ndihmojė nė ngritjen e disponimit dhe energjisė. Hulumtimet sugjerojnė se stėrvitja nė natyrė, si ēiklizmi apo vrapimi, mund tė jetė po aq efektiv sa antidepresantėt nė trajtimin e depresionit.  Aktivitetet fizike po ashtu ndikojnė nė prodhimin e endorfinave, tė cilat janė substanca kimike nė tru qė veprojnė si qetėsues natyral, pėrmirėsojnė aftėsinė pėr tė fjetur, gjė qė redukton stresin dhe jep ndjenjėn e rehatisė dhe mirėqenies.

 

            Hani ushqime tė shėndetshme dhe shmanguni karbohidrateve

            Ngrėnia e karbohidrateve siē janė ėmbėlsirat, makaronat rrisin nivelin e sheqerit nė gjak dhe ju duket qė jeni ngopur, por do tė uriteni shumė shpejt. Ėshtė nė pėrgjithėsi njė ide e mirė pėr tė shmangur ushqimet qė shkaktojnė ngritjen dhe uljen e shpejtė tė nivelit tė sheqerit nė gjak, pasi kjo mund tė ndryshojė gjendjen emocionale dhe tė rrisė ndjenjėn e irritueshmėrisė. Reduktoni ushqimet e pėrpunuara, si orizi i bardhė dhe makaronat, ushqimet qė pėrmbajnė sheqerna tė rafinuara, alkoolin dhe kafeinėn. Hani mė shumė proteina, siē janė fasulet, bizelet, brokoli, mishi I kuq dhe yndyrna tė shėndetshme si peshku dhe vaji i tij. Po ashtu mė shumė fruta dhe perime tė ndryshme nė dietėn tuja do tė balancojė nivelin e sheqerit nė gjak, gjė qė do tė ndikojė edhe nė pėrmirėsimin e gjendjes suaj emocionale.

 

            Nėse vėreni se simptomat tuaja janė keqėsuar, dhe asgjė nga ajo qė bėni vetė nuk po ju ndihmon, flisni me psikologun pėr ndihmė.

 

            Autorja ėshtė specialiste e Psikologjisė Klinike dhe Psikoterapisė