Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - SIKUR... KOHA TĖ KTHEHEJ PAS

www.bota.al

      

SIKUR... KOHA TĖ KTHEHEJ PAS

 

      Nė realitet, simetria midis tė shkuarės e tė ardhmes nė ligjet e fizikės duket se nuk ėshtė perfekte, e cila do tė thotė qė duke u kthyer nė tė shkuarėn, nuk do ta rigjejmė identike siē e kemi jetuar, tė paktėn pėr atė qė ka tė bėjė me sjelljen e disa thėrrmijave tė quajtura "mesoni".

 

 

          Ligjet e fizikės nuk e pengojnė. Pėrkundrazi, nė njė kuptim tė caktuar ka ndodhur tashmė: nė njė laborator, nė Univers dhe ndaj njė meduze

 

            Edhe nėse fizika e pranon qė ngjarjet mund tė ecin "nė tė dy drejtimet", kozmosi zhvillohet duke ndjekur njė drejtim tė  mirėpėrcaktuar...

            Imagjinoni tė lexoni kėtė artikull duke u nisur nga fundi e duke u kthyer fjalė pėr fjalė nė fillimin e tij, duke e ndėrtuar tė kuptuarin me njė proēes tė kundėrt. Do tė filloje me kėrkimet mbi ekuivalenten moderne tė eliksirit tė jetėgjatėsisė, do tė lexoje pėr meduzėn Turritopsis dohmii qė do tė rigjenerohet si feniksi arab, nga eksperimentet e fizikės nėnatomike e do tė arrije "nė fund", tek fillimi, nė tė cilin imagjinohet njė botė ku koha vrapon nė tė kundėrt.

            Jo bota e rrėfyer nė filmin me Brad Pitt-in, «Rasti interesant i Benjamin Button-it", nė tė cilin protagonisti rinohet ndėrkohė qė tė gjithė tė tjerėt plaken. Por njė botė nė tė cilėn ēdo gjė zhvillohet sikur tė ishte shtypur ēelėsi «rewind" i njė videoregjistratori; nė tė cilėn njerėzit "ngjallen" nga varret, thonė "mirupafshim" kur takohen e, kur kthehen tė sapolindur, kėrkojnė barkun e njė gruaje qė i mbart nė momentin e ngjizjes.

            Njė botė qė, thotė shkenca, mund edhe tė kishte ekzistuar. Kur? Para fillimit. Domethėnė, para Big Bangut.

            Gjėja e parė pėr t'u bėrė, nėse mendojmė tė kthejmė nė tė kundėrt drejtimin e ingranazhit tė kohės, ėshtė tė bėjmė pyetjen: por me tė vėrtetė a e vėmė re? "Ndoshta jo" vėzhgon fizikanti Carlo Rovelli, njė nga themeluesit e "Loop quantum gravity", njė teori modeme qė revolucionarizon konceptet e hapėsirės e tė kohės, "sepse ligjet e fizikės nuk influencohen nga drejtimi i rrjedhjes sė kohės".

            Me fjalė tė tjera, do tė ishte si tė jetoje nė njė pasqyrė: nuk do tė ndryshonte asgjė duke kėmbyer gjithandej tė djathtėn me tė majtėn. Nė fakt, edhe proceset biologjike do tė ktheheshin nė tė kundėrt. Do ta jetojmė jetėn tonė ekzaktėsisht nė tė kundėrtėn, duke rigjurmuar tė njėjtat situata e nuk do tė kuptojmė asnjėherė asgjė! Sepse truri ynė do vazhdonte tė kishte kujtesė, vetėm atė qė e konsideron tė shkuar.

 

            Univers i pamundur

 

            Nė realitet, simetria midis tė shkuarės e tė ardhmes nė ligjet e fizikės duket se nuk ėshtė perfekte, e cila do tė thotė qė duke u kthyer nė tė shkuarėn, nuk do ta rigjejmė identike siē e kemi jetuar, tė paktėn pėr atė qė ka tė bėjė me sjelljen e disa thėrrmijave tė quajtura "mesoni".

            Ky tė paktėn ėshtė konkluzioni nė tė cilin kanė ēuar disa eksperimente si BABAR, duke pėrfshirė pėrshpejtuesin linear tė thėrrmijave tė Stanfordit, qė ka lejuar tė kthejė nė tė kundėrt fluksin e kohės pėr mesone-t. Eksperimentet bazohen megjithatė mbi supozimin qė ekziston njė veēori themelore e cila mbetet e pandryshuar, e ashtuquajtura "simetria CPT": nėse e kthen kohėn, ngarkesa e thėrrmijave (ato pozitive kthehen nė negative dhe anasjelltas) e barazia (qė ėshtė ndryshimi i njėkohshėm lart e poshtė, djathtas e majtas, para dhe pas), nė fund kthehet tė ketė njė simetri perfekte.

            Meson-et janė shumė tė rėndėsishme pėr shkencėtarėt, por jo pa lidhje nė jetėn tonė tė pėrditshme. E nė fund mbetet dyshimi: pse tė gjitha proēeset nė natyrė zhvillohen megjithatė gjithmonė nė njė drejtim tė vetėm, qė do tė thotė nė mėnyrė tė tillė qė energjia e harxhuar nė fėrkim, nuk rigjenerohet mė, e gjėrat e vjetra nuk kthehen nė tė reja? Pėrgjigja kėrkohet nė rrėnjė: "Universi ka lindur nė njė gjendje shumė tė veēantė", shpjegon Rovelli, "nė tė cilėn energjia ishte e shpėrndarė nė mėnyrė uniforme". Ishte njė gjendje shumė e rregullt, kėshtu qė shumė e pamundur, paksa si njė gjilpėrė qė gjendet spontanisht nė ekuilibėr nė majė. Por mė pas gjilpėra bie: ērregullimi i kozmosit ėshtė shtuar, duke ndjekur njė evolucion qė ka sjellė lindjen e Diellit, tė planetėve, tė jetės. Ligjet e fizikės, nė pėrmbledhje, mbeten si tė pandryshuara, nėse kėmbehet e shkuara me tė ardhmen, por evolucioni i kozmosit ndodh nė njė drejtim tė saktė, qė pėrkon me shtimin e rrėmujės.

            Motivi? "Nuk e dimė", e pranon Rovelli. "Pėrgjigja mund tė fshihet nė formulat e relativitetit. Nė kėtė teori, hapėsirė e kohė ngatėrrohen dhe problemi i shigjetės sė kohės ndryshon gjithēka, nė krahasim me vizionin tradicional, nė tė cilin koha ecėn nė njė drejtim tė vetėm".

 

 

            Universi nė pasqyrė

 

            Sfida pėr shkencėtarėt, nė fund, mbi tė gjitha ėshtė kjo: tė kuptosh pėrse universi ka lindur nė njė stad kaq tė veēantė. Fizikanti Indian Abhay Ashtekar ka njė ide: ishte e nevojshme qė kjo tė ndodhte. Sepse sipas pėrllogaritjeve tė tij, tė bazuara gjithmonė mbi "Loop quantum gravity", Big Bangu nuk ishte me tė vėrtetė moment fillestar: Para universit tonė ishte njė tjetėr. "Ishte ekzaktėsisht i njėjtė, qė do tė thotė qė kishte tė njėjtėn masė e tė njėjtėn energji", thotė Rovelli, "vetėm se nė vend se tė zgjerohej kontraktohej, deri sa u bė kaq i vogėl sa filloi tė pėrhapej me shpejtėsi nė vetvete, e tė kthehej e tė zgjerohej".

            Rovelli nuk pėrjashton qė nė kėtė univers "spekullimi", edhe shigjeta e entropisė tė drejtohej nė sens tė kundėrt, duke i dhėnė origjinėn nė realitet njė bote nė tė cilėn fėrkimet do tė gjenerojnė energji, gazet e shkarkuara dalėse do tė hyjnė nė marmitė, tregtarėt do tė dhurojnė para pa rivendosur taksat, dhe pensionistėt do tė paguajnė pensionin, kėshtu qė tė rinjtė tė marrin kontributet kur kthejė rrogėn.

            Ky tip paradoksesh tėrheq edhe shkrimtarėt. Pėr shembull Giulio Gianelli, qė njė shekull mė parė ka shkruar historinė e Pipinos, i lindur plak e i vdekur fėmijė. Ose Martin Amis, me "Shigjeta e Kohės", apo edhe Luciano Ligabue, me romanin e vet " Bora s'do t'ia dijė". E nė fund, "Rasti i ēuditshėm i Benjamin Button", tregimi i Francis Scott Fizgerald i vitit 1922, qė midis tė tjerave ėshtė paksa ndryshe nga filmi me tė njėjtin emėr: ėshtė krijuar duke nisur nga 1860-a (nė vend qė tė niste nga 1918-a), Benjamin nuk refuzohet nga i ati, martohet me njė grua me emėr Hildegarde, shkon nė luftė kur ėshtė i ri e nė fund, ėshtė nėn kujdesin e tė birit Roscoe, qė gjithsesi e pėrēmon.

 

            Polipi-meduza-Polip

 

            Interesante nė natyrė ėshtė me tė vėrtetė njė specie qė tė kujton Benjamin Button e, akoma mė shumė, feniksin arab, zogun mitik qė rilind nga hiri. Quhet Turritopsis dohrnii, dhe ėshtė njė polip (si ata qė jetojnė nė korale) qė, nė fazėn madhore tė jetės sė vet, transformohet nė meduzė. Por pastaj, nė raste tė caktuara kthehet nė polip.

            Maria Pia Miglietta, biologe nė Universitetin Shtetėror tė Pensilvanisė (SHBA), e cila ka publikuar njė studim gjenetik mbi pėrhapjen e kėsaj specieje, shpjegon: "Polipet riprodhohen ne mėnyrė aseksuale, duke formuar koloni individėsh tė gjithė tė ngjashėm midis tyre, kur arrin sezoni i duhur, zhvillojnė njė 'perlė medusoide' qė rritet dhe kur ėshtė pjekur, shkėputet. Fillon kėshtu faza pasuese, ajo prej meduze. Meduzat hanė plankton e riprodhohen seksualisht: lėnė nė ujė spermė e vezė, nga tė cilat formohet njė zigot, pastaj njė larvė, qė depozitohet e transformohet nė polip".

            Kėshtu rifillon cikli. Meduza nė fund, vdes. Po tė mos pėrjetojė njė ngjarje traumatike: mungesė ushqimi, njė ndryshim tė papritur kripėsie ose temperature, njė plagė. "Nė rast tė tillė kafsha thahet, depozitohet nė fund e formon njė top qė quhet cist", shpjegon Miglietta. "Brenda 24 orėve, qelizat e saj riorganizohen plotėsisht, e lind njė polip i ri".

            Dikush ka imagjinuar qė kėto studime mund tė sjellin nė njė tė ardhme tė largėt kurėn pėr kancerin ("duke riprogramuar" qelizat tumorale), ose pėr metoda pėr zgjatjen e jetės. Por studiuesja vė theksin qė ėshtė shumė shpejt pėr tė bėrė parashikime: nuk dihet asgjė pėr mekanizmat molekulare tė pėrfshira, e pėr mė shumė, njeriu ėshtė vendosmėrisht mė shumė kompleks nga meduzat.

            Si eliksiri i jetėgjatėsisė. Ndėrkohė, njė mekanizėm molekular potencialisht i pėrshtatshėm pėr tė zgjatur jetėn ėshtė zbuluar me tė vėrtetė nga njė grup kėrkuesish qė pėrfshin Ariela Benini-n e Giuseppe Remuzzi-n nga Instituti "Mario Negri" i Bergamos: mjafton tė ēaktivizosh gjenin pėr receptorin e angiotensinės (njė hormon), sepse nė kėtė mėnyrė aktivizohen dy gjene tė jetėgjatėsisė tė quajtur "Nampt" dhe "Sirtuina 3."

            Tek minjtė gjenetikisht tė modifikuar metoda funksionon: ata me gjen tė ēaktivizuar jetojnė nė 30% mė shumė tė rasteve. "Kėto studime, pėr sa tė zhvilluara tek minjtė, kanė pasoja shumė praktike" shpjegon Remuzi. "Kemi tashmė ilaēe qė lidhen me receptorėt e angiotensinės e frenojnė funksionin".

            Prandaj nė tė ardhmen, do tė kemi ndoshta ilaēe pėr tė zgjatur ekzistencėn tonė deri nė njė shekull moshė. Pas universit, Benjamin Button-it e meduzės - feniks, me pak fjalė, shkenca premton tė dhurojė edhe tableta - eliksir - tė jetėgjatėsisė.

 

 /LeScienze/